Nga Mitro Çela
Në vjeshtën e vitit 1994 i gjeta Kasemit telefonin.
E ftova për kafe.
Rrugës mu kujtua i vëllai:
Myzafer Trebeshina.
Ishim takur në Fier.
Ai kryetar Komiteti.
Unë gazetar.
Më pyeti për doktor Polikronin-vëllain tim.
E pyeta:
-Ke vëllezër?
Uli sytë. U mendua dhe tha:
-Kam vëlla Kasem Trebeshinën. Shkrimtar…
Të dy vëllezërit kishin paralele, që i bashkonte dhe i ndante.
Nxënës në shkollën Normale-Elbasan.
Myzaferi e mori diplomën.
Kasemi braktisi shkollën në vitin 1943.
Të dy dolën partizanë.
Të dy shkuan për studime në Bashkimin Sovjetik.
Myzaferi bëri kariere:
kryetar në komitetet ekzekutive në Berat, Vlorë, Fier.
Vdiq në vitin 1989.
Kasemi u burgos.
Pas burgut i erdhi internimi:
Gramsh, Shijak, Zvërnec…
U ulëm me Kasemin në një kafe buzë Lanës…
-Mitro! Kam lexuar disa artikuj të tutë.
Nuk më pëlqyen. I zgjat.
I bën tërkuzë.
Më dukej sikur lexoja gazetën sovjetike “Pravda”.
Shumë larg nga gazetaria e viteve ‘36-të, kur shkuante Noli, Konica, Nonda Bulka.
E di pse të lexova?
Nga kurioziteti që je përmetar.
-Ku ke lindur?
-Në Mbrezhan.
-Unë jam nga Vinokashi, fshat në Përmet.
Kur isha fëmijë mbaja si mbiemër “Vinokashi”.
Ma bënë Trebeshina, kur u bëra nxënës.
Kam lindur në Berat, në lagjen “Murat Çelepias”, në vitin 1925.
Por jam turk.
-Bën humor?
-Të parët e mi jetonin në Turqi.
Për hasmëri u vendosën në Vinokash në vitin 1417.
Kam gjetur një dokument.
Çudi!
Kam një parandjenjë: do vdes në Turqi!
Qeshi.
Por i doli fjala:
vdiq në Ankara në vitin 2017.
Ishte 91 vjeç.
Per 10 vjet jetoi me familjen e vajzës…
-E lexon Kadarenë?- Më pyeti .
-Sigurisht?
Në gjimnaz fillova me “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
Më vonë kam lexuar “Prilli i thyer”.
-Vazhdo e lexoje.
Por unë në një intervistë e quaj “Letërsi e shërbesës.”
Fjalën e kam për Kadarenë, Dritëronë dhe Shuteriqin.
Kam dhënë edhe një këshillë:
Për të kuptuar “Dimrin e Fundit” duhet lexuar paralel me “Mein Kampf”…
-Unë mendoj ndryshe…
-Normale.
Secili ka kokën e vet mbi supe!
Por edhe ti , Mitro, sipas meje je në “Listën e shërbesës”.
Gazetar në “ZP”?!…
-Sa vjet punove?…
15 vjet… në shërbim të partise?!
Po jeta e Kasemit?
Labirinth.
Në vitin 1945 u emerua kapiten i parë.
Punoi si oficer sigurimi.
Në vitin 1948: student në Institutin e Teatrit “Ostrofski”. Leningrad.
La studimet: ëndërronte karrierën në ushtri.
U kthye në Tiranë.
Nisi punën si aktor në Teatrin Popullor.
Boton poezi e prozë.
Kasemi ishte rebel.
Nuk i pëlqente si shkruhet letersia.
Pa ide.
Pa stil.
I zemëruar.
I thartuar.
Bën një marrëzi.
I dërgon një letër Enver Hoxhës.
I kërkon llogari për diktaturën që po vendosej në letërsi!
Hapu dhe te futem!
Fati i Kasemit si shkrimtar dhe njeri u vendos.
Shkrimtari u përjashtua nga “Lidhja e shkrimtareve….”
Njeriu u dënua me tre vjet burg.
Bën vetëm 11 muaj.
Nga burgu në internim: Gramsh, Shijak, Zvërnec.
Në vitin 1965 filloi punë në Biblotekën Kombetare.
Pastaj ne Shtëpinë Botuese “Naim Frasheri”…
Disa vjet në ndërmarrjen e bonifikimit.
Nga vitin 1975 i pa punë.
Gruaja punonte në Komisionin e Planit.
E kapi “reforma”.
E dërguan të punonte në fermë.
Kishte dy femijë: Artanin dhe Tatjanën…
Edhe pse i mbyllur në vetvete.
Pa miq e shokë.
Edhe pse rrallë e më rrallë e kapercente pragun e shtëpisë, sigurimi i shtetit e ndiqte si hije.
Në arkivin e shtetit gjendet dosja e Kasem Trebeshinës.
Dosjen e kanë “qëndisur” tre personazhë:
Një shok.
Një komshi.
Një kushëri i
gruas.
Ironi e kohës.
Sipas dosjes Kasemi del si “dele e zezë”.
Fisi i tij dhe i gruas, ishin komunistë dhe nënpunës të shtetit.
Pas viteve ‘90 botoi disa libra:
“Tregëtari i skeleteve”,
“Mekami”,
“Këngë për Kosovën”, “Më përtej kohëve”…
Shumë romane, drama, poezi ende kanë mbetur si dorëshkrime…
Duke pirë kafe më pyeti:
-Kam lexuar. Dikush të quan disident.
Të pelqen?
-Jo. Si mund te quhesh disident pa qënë në burg dhe me tesërën e komunistit në xhep?
-Unë kam qënë në burg.
Por nuk jam disident.
Ka shumë autorë që “gërmojnë” mes letrave, dosjeve të Sigurimit, vendimeve të gjykates për të më shpallur disident.
Më shumë janë lodhur Edi Rama dhe Adrian Klosi.
Shaka.
Disidenti nuk gatuhet.
Unë as jam e as dua të bëhem.
Kam një ëndërr: Ajo që kam shkruar të botohet!
thjesht dhe bukur.respekt o permetare!
Faleminderit qe na vidhni shkrimet e vitit 2004
cfare mund te presesh nga mero ziu i cili ka shteruar me kohe si njeri apo si shkruajtes(se gazetar eshte fjale e madhe per mero ziun)....
Pak nga ata njerez intelektuale qe tentuan te nderronin mentalitetin dhd qe as sot nuk ka nga ata qe mendojne te dalin nga skllaveria korruptive
Kasem Trebeshina eshte autor i librit "Mekami", nje liber qe do ta kene per zili edhe antishqiptaret me te medhenj. Nder te tjera ky far Kasemi thot per Heroin tone Kombetar se ai ishte nje hajdut kuajsh. Ndoshta nuk eshte mire te fyhet nje i vdekur, por per mua Kasemi eshte nje idiot dhe antishqiptar shume i madh qe kurre nuk kam deshire te ja degjoj zerin.
Akoma Mitro me garuzhde?
ky mitro cela eshte tipiku i individit "no face ne name no number" qe i "qepet" figurave te spikatura si miza pas bythes se kalit me qellim qe te terheqe vemendje te cilen smundi kurre ta beje me asnje pune te veten
Per comentin e zotit Garda Pretoriane. Clidhje kini you bijte e Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Dervisheve,Muhipeve etj me Kaurrin e Derrit Jeorgios Kastriotis? Te paret tuaj ishin Genitcere te turqizuar qe ishin Administrata Osmane. Historine nuk mund ta ndryshoji you Idiote te nevojshem te Fuqive te Medha. Edhe Flamurin e kini Greke te Perandorise se Romes Lindore o kaqola.
I shkreti ti per vehte.
Po si mendoni qe vellai i Kasemit kryetar dhe ky i internuar? Jo more zoterinj kete e quanin te lajthitur si bicim trapi te parrezikshem ndryshe nuk shpjegohet qe vellai vdiq kryetar.
Edhe Kasemi na duhej sot te Dielen...Boll kemi skizofrenet e gjalle.
Te dalin emrat e spiuneve ne shtepine botuese qe e percmonin Kasem Trebeshinen.
Boze, boze meli.