Nga Henry Kamm
Në largimin e ftohtë nga armiqësia e gjatë e tij me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria shpëtoi (çliroi) një jaht privat, të një amerikani që kishte hyrë në ujërat territoriale të saj, gjatë një stuhie që kishte ndodhur në qershor 1987, duke i strehuar katër udhëtarët e tij për tri ditë me radhë dhe duke i lejuar ata më pas, që të vazhdojnë udhëtimin pasi ishte përmirësuar moti.
Në një mënyrë krejt të jashtëzakonshme, kur ekzistonte një atmosferë mosnjohjeje mes dy vendeve, që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, ambasada shqiptare këtu, kishte njoftuar ambasadën amerikane, për shpëtimin e tyre, si dhe marrjen e një shprese formale diplomatike të falënderimit, nga Shtetet e Bashkuara.
Të dyja ambasadat konfirmuan shpëtimin e tyre dhe shkëmbimin e shkresave zyrtare, për transferimin e personave të shpëtuar, por thanë se incidenti nuk kishte shënuar ndonjë shenjë domethënëse, në marrëdhëniet midis dy shteteve.
Megjithatë, një diplomat shqiptar tha se ai e dinte, por nuk kishte dërguar ndonjë shkresë tjetër, në drejtim të autoriteteve amerikane, ku të shprehej kërkesa për viza, nga delegacioni në Kombet e Bashkuara.
Një zbutje nga pozicionet
Një nga katër personat e shpëtuar, ishte një femër belge, por që pa asnjë njoftim, ishte dërguar tek ambasada e Belgjikës. Një diplomat perëndimor tha; se rasti i shpëtimit nuk ishte në pajtim me veprimet e shkuara, të autoriteteve shqiptare.
Më tej ai vijon, se dërgimi i një mesazhi njerëzor tek Shtetet e Bashkuara, i cili nuk ishte ndodhur, ndikoi në zbutjen e klimës së marrëdhënieve, krahasuar me pozicionet e mëparshme.
Shqipëria është ekstremisht vigjilente, për ruajtjen e vijës bregdetare të saj në Adriatik, e cila kufizohej në Veri, me Jugosllavinë, ndërsa në Jug, me Greqinë.
Në papërkulshmërinë e saj, qeveria e Tiranës, kishte mbajtur nën kontroll të gjithë shtetasit prej 2.9 milionësh, që të jepnin sinjale të vazhdueshme për spiunët e dyshimtë dhe kishte mosbesim për këdo, që i afrohej territorit të vendit.
Po në fundin e vitit 1987, një anije e rojave tregtare shqiptare, në vendin ku ndodhi shpëtimi, qëlloi dhe vrau dy pushues francezë, të cilët kishin ardhur nga ishulli grek i Korfuzit, në një ekskursion për zhytje në ujë, për të nxjerrë perla.
Diplomati thotë duke përshkruar incidentin e qershorit, se; “Koha e keqe bëri që velat ta çonin anijen drejt bregut dhe ata të kërkonin ndihmë. Ata ishin shpëtuar dhe iu ishin dhënë të gjitha ndihmat e nevojshme dhe më pas, kishin vazhduar qetësisht udhëtimin në det”.
“Ne nuk mund t’i linim ata të mbyteshin”, – vazhdonte diplomati. Çdokush mund të kishte bërë të njëjtën gjë. Unë jam i sigurt se edhe amerikanët, mund të kishin bërë të njëjtën gjë”. Një ambasador europian tha: “Ky është një rast i veçantë, kur shqiptarët bëjnë gjëra të zakonshme”.
Brenda në jaht ishte pronari amerikan, një çift amerikan dhe një femër me shtetësi belge. Ambasada amerikane tha, se ndalimi dhe marrja e emrave të tyre, ishte bërë në mënyrë të rregullt.
Një diplomat shqiptar pohoi se incidenti i shpëtimit, nuk është një sinjal për ndryshimin e qëndrimit ndaj Shteteve të Bashkuara. Për këtë ngjarje, një zyrtar i vjetër amerikan, mendon se është shenjë afrimi dhe se Shtetet e Bashkuara, duhet të ndërmarrin hapat për një marrëdhënie normale me Shqipërinë.
Por ai thotë që di, se nuk ka iniciativë nga pala tjetër. Që nga vdekja e udhëheqësit kryesor komunist shqiptar, Enver Hoxha, në vitin 1985, edhe pasardhësi i tij, Ramiz Alia, e ka çuar vendin e tij në drejtim të ngadaltë, për hapjen e madhe me Europën Perëndimore.
Lidhjet e pakta kanë qenë krijuar me Gjermaninë Perëndimore, me shpresën se marrëdhëniet diplomatike, do të hapen shumë shpejt, edhe me Francën, Italinë dhe Greqinë, me të cilën marrëdhëniet tashmë ekzistojnë.
Artikulli është botuar në New York Times, më 13 shtator 1987.
Përgatiti: Albert Gjoka.
Në këtë rast tregohet humaniteti i shqiptarëve për të shpëtuar jetë njerëzish edhe kur ata janë nga një shtet që për 40 vjetë ka stërvitur, organizuar e futur diverzant në Shqipëri nga dy shtete armike të Shqipërisë Greqia dhe Serbia për interesa të këtyre të fundit,për të nënshtruar e ndar edhe më tej Shqipërinë.Kjo është e vertet sado që tani Amerikën e kemi mike dhe ka ndihmuar dhe krijuar Shtetin e Kosovës.Të verteten historike gjithmonë duhet ta themi.Veprimet dhe provokacion e tilla edhe sipas të drejtës nderkombtare paraqesin krim.Shqipëria nuk ngacmonte kend,ishte në të drejtën e saj .Të qenurit komuniste nuk i jep të drejt ta sulmojnë dhe ndrrojnë rendin shoqëror apo qeverinë.Pse nuk e sulmonin Kubën apo qeverinë e saj ,sepse duhej konfrontuar me Rusinë,ndersa Shqipëria ishte jetime.Msoni nga kjo histori ndonjë gjë o politikanët shqiptarë në Shqipëri e Kosovë se një ditë të mirë ,për ndonjë interes më madhor Amerika ti len lugët në qafë si thot populli.
Ne rastin e kesaj ngjarje duhet besuar qe vertete Ramizi filloi zbutjen e avashte edhe brenda per brenda me popullin....Si ne rastin e blerjes te trurit te shqiptareve per Demostratene heshtur qe filloi ne fund te shukrtit por nuk u mblodhen shume njerez tek pallati i kultures...Por ne fund te marsit u perserite thirja per Demostrate te heshtur dhe u mblodhen vertet goxha njerez.... Ne kete raste te gjithe qe ishin te ftuar,pervece njerezve qe kishin njohuri per kete Demostrate te heshtur,, nje pjese e madhe .... neve ju premtuam duke bere cdo dite,dhe tere mjuajn Mars propagante neper cdo levizje qe benim.... me parrullen...te Djelen ka Koncerte te bukur me kengetare te njohur ....(Luan Zhegu, Alida Hisku e te tjere kengetar....ne fakte kjo ishte vetem thirje per te thithur qytetaret qe erdhen pleqe e familiare dhe me femije te vegjel dhe me karoce me femijet..Aty Survejimi mori masat dhe filluan te filmonin njerezit qe ishin te njohur kundra rregjimit.....i kam perjetuar vete...deri sa ika....me Ambasadat....Por Dikatuar nuk mabroi me rrezimine Bustit te Dikatorit Hoxha se na u zevendesua me nje tjeter Diktatore me te eger se ata qe ishin...Tani ky Dikatori i fundit Revciton vjershet e Naimit nga kati i tete....sebashku me ata te tjerete .Njeri te thyhen ne mese si djali Tirone dhe tjetri haroi valixhen e drurit dhe haroi preqrdhjen nga kishte zbritur saqe dhe en vendelindje e ka te ndaliuar et shkoje nga hasmerite qe beri...jane shume eshume te tjere....qe jane kthyer e Biznesmene qe kane kapital sa per te mbajtur te tere shqiperine ne shekuj...Faleminderit USA Faleminderit Evropes dhe Drejtesise se re SPAK...Shpresa vdes e fundit...