FOTOT/ “Një Princ në Tepelenë”

20 Mars 2026, 18:25Dossier TEMA

FOTOT/ “Një Princ në Tepelenë”

Nga Auron Tare

Për t’u larguar pak nga zhurma e përditshme politike dhe për t’iu kthyer historisë, po rrëfej një ngjarje me interes historik, vdekja e një Princi në Tepelenë.
Më 19 mars 1941, në malin e Trebeshinës, në mes të një beteje epike që ende përmendet në manualet ushtarake si Beteja e Kuotës 731, u vra princi italian Giorgio di Borbone-Parma, në moshën 41-vjeçare.
Oficer i ushtrisë mbretërore italiane dhe aristokrat, ai kishte marrë pjesë në disa nga fushatat ushtarake të Italisë fashiste, veçanërisht në Etiopi dhe Libi.
Komandant kompanie me gradën kapiten në një nga njësitë më të njohura speciale fashiste, “Arditi”, princi zbarkoi në Durrës dhe u vendos në kampin e Tepelenë.
Aty ku sot ndodhet stadiumi i Tepelenës ishte vendosur Divizioni i 51-të i Këmbësorisë “Siena”, ku njësia që ai drejtonte kishte bazën e saj.
Gjatë dimrit 1940–1941, forcat italiane kishin ngecur në vijën e frontit përgjatë Lumi Vjosa. Edhe vizita e Benito Mussolini në front nuk arriti të motivonte mjaftueshëm trupat për t’i shtyrë grekët mbrapsht.
Më 9 mars 1941, forcat italiane nisën një ofensivë të madhe përgjatë frontit për të marrë lartësitë strategjike të mbajtura nga grekët në zonën e Trebeshinës, ku ushtria greke kërcënonte gjithë trupat italiane të vendosura përgjatë Vjosës.
Sipas kujtimeve të pjesëmarrësve, Kuota 731 u bombardua për ditë të tëra aq fort sa peizazhi përreth u transformua. Njësitë speciale “këmishëzinj” dhe Arditët ndërmorën sulme të përsëritura për të larguar grekët nga kjo lartësi.
Pikërisht këtu komandanti i njësisë, princi Giorgio Borbone-Parma, u vra nga një plumb në kokë, gjatë luftimeve trup më trup pranë llogoreve greke. Beteja duket se ka qenë jashtëzakonisht e ashpër dhe zona përreth u mbush me trupa ushtarësh italianë të vrarë.
Me hyrjen e trupave elitë gjermane në Greqi në prill 1941 ( Pushtimi gjerman i Greqisë ), ushtria greke u tërhoq me shpejtësi duke braktisur pozicionet e saj.
Maja e Trebeshinës e njohur si Kuota 731 u shpall zonë e shenjtë nga Mbretëria Italiane në nder të ushtarëve të rënë. Në verën e vitit 1941 u ngrit një monument i madh për t’i përkujtuar ata. Ndër varret ndodhej edhe varri i thjeshtë i princit Borbone-Parma.
Me vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri dhe kthimin e mëvonshëm të eshtrave të ushtarëve italianë në Itali, me shumë gjasa edhe trupi i princit mundet te jete rikthyer. Nga kerkimet e mija modeste nuk kam gjetur asnje info se cfare u be me eshtrat e Princit Bourbone-Parma. Ndoshta mund te jene ende aty ne Kuoten 731. Nderkohe Monumenti italian, ashtu si shumë të tjerë të ngritur për luftën Italo - Greke u shkatërrua gjatë periudhës komuniste.
Ngjarja u harrua gradualisht dhe, përveç shoqatave si ajo e veteranëve "Alpini" që vizitojnë herë pas here zonën për të nderuar të rënët, ajo kujtohet rrallë sot.
Disa vite më parë, unë vetë jam ngjitur në Kuotën 731 dhe nuk kam gjetur asnjë gjurmë të monumentit. Ruajtja e këtyre vendeve do të kishte vlerë të madhe historike. Përveç kujtesës, përplasjet italo-greke në këtë zonë mund të përbëjnë një mundësi të rëndësishme për turizëm kulturor.
Rreth familjes Bourbon-Parma
Shtëpia e Bourbon-Parma është një degë italiane e familjes mbretërore spanjolle. Anëtarët e saj kanë sunduar dikur si Mbretër të Etrurisë dhe Dukë të Parmës, Piacenzës, Guastallës dhe Lukës.
Familja rrjedh nga dinastia franceze e Kapetëve në linjë mashkullore. Emri “Bourbon-Parma” bashkon emrin e familjes (Bourbon) me titullin e Dukës së Parmës.
Sot, kjo familje lidhet me familjen e Dukatit të Madh të Luksemburgut, dhe anëtarët e saj mbajnë titullin Princ/Princeshë me predikatin e Lartësisë Mbretërore.

19 Komente

  1. K
    Kendoni kengen....

    "Ruajtja e këtyre vendeve do të kishte vlerë të madhe historike......" !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigjjuni
    1. k
      kasemi

      ne fakt ne te gjithe europen vendet e betejave historike ruhen si shenja te rendesishme. tek ne i zhdukin prandaj jemi ne kete derexhe.

      Përgjigjjuni
    2. S
      Shqipëria

      Iko o fashist mjaft me këto rrena fashist !

      Përgjigjjuni
      1. C
        Ccc

        E kujt i plasi për ushtarët e fashizmit Asnjë vlerë për historinë tonë Kanë bërë mirë që i zhdukën Edhe varret e grekëve të vrarë duhen hequr

        Përgjigjjuni
        1. .
          .

          Po ky kari kishte ngelur pa vemendje dhe na servir histori qe ka rrezik nuk eshte e vertete.

          Përgjigjjuni
          1. f
            fiku lali

            kot per kuriozitet ti qe kenke edhe bilbil nga goja na jep nje variant qe eshte i vertet? he te keqen te degjojme pak

            Përgjigjjuni
          2. N
            Nivica

            Narcisist i papare. Vdes per icik vemendje.

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fshatari

              Ndryshimi i lufterave dikur me lufterat sot. Ne lufterat dikur ata qe mernin vendime per lufte mernin pjese vete ( ose femijet e tyre, nese ata vete ishin shume te moshuar) ne lufte. Mbreti qe fuste mbreterinee ne lufte ishte vete ne krye te ushtrise ne fushe beteje, dhe rreth tij ishin pleqesira qe mbesheti luften. Femijet e atyre qe aprovonin luften ishin ne vijen e pare te frontit. Sot? Sot ata qe marin vendime lufte dhe familjet e tyre rine pas tavolinave ne zyra te shtruara me karpete te shtrenjta, ndersa ata qe jane ne frontin e luftes jane femijet e shtresave te mesme te shoqerise. Gjithmon ne historine e qenies njerezore ka pasur e do te kete luftera, por lufterat e dikurshme ishin me te ndershme kur dikush ( mbret, princ apo parlament) shpallte lufte. Sespe ata qe mernin apo perkrahnin vendimin ishin vete ne vijen e pare te frontit te luftes.

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatari

                Fuck off kopjac dhe bastard.

                Përgjigjjuni
                1. k
                  kasemi

                  qenke tamam fshatar e paske zgjedhur mire pseudonimin tamam per lopate qenke

                  Përgjigjjuni
              2. S
                Sadiu

                Historia e shkruar komplet e përfshirë nga mediokriteti dhe mungesa e historisë së vërtet. Garnizonet italiane kanë qënë më i madhi në Ballaban dhe tjetri në gryken e Këlcyrës ku sot "shqiptaro-grekët" kanë vendosur barakat për gjetjen e e vareve grekeku. Aty mbi xhade ka qënë monumenti i ushtrisë italiane ulkonja me dy këlyshët e saj ku dhe sot pranë një fiku janë dhe mbetjet e saj pas prishjes. Sipas gojëdhënave ai monument përfaqësonte kufirin italo- grek. Në malin e Trebeshinës nuk ka patur monument të ndërtuar, në veri të Ballabanit aty në një shesh deri para 40-50 vjet dallonin vendqëndrimit e Italianëve, te rrethuara me gurë. Lufta më e ashpër është zhvilluar në faqen e Trebeshinës nga krahu i Përmetit ku ka patur shumë të vrarë italian e sidomos grek ku pleqtë e parë thoshin që për mbi një muaj nuk përballonim dotë erëne keqe të dekompozimit të trupave të vrarë. Janë përdorur në luftime edhe avionët, ku një avion italian është rrëzuar nga gekrit dhe ka rënë në perëndim të fshatit Sukë. Mosha që i ka përjetuar këto histori por edhe vuajte nuk jeton më të cilët thoshin ushtarët Italian silleshin mirë me fshatarët, kurse ushtarët grek u rrëmbenin me forcë bagëtinë dhe drithin e pakët të bukës që kishin në shtëpi. Unë dhe Auron Tarja jemi për të treguar realitetin e historive të vonuar. Tarja është edhe më kërthi se e mbaj mënd 6-7 vjeç kokë bardh kur loste në oborrin e shtëpive të tija njëkatëshe tek "rruga ura" poshtë kinostudios, pra dhe i rritur në Tiranë larg vëndit të ngjarjes. Me të thëna i kam edhe unë dhe kurioziteti më ka shtyrë interesin në kohën që italianët po kërkonin varret e ushtarëve të tyre në Deshnicë.

                Përgjigjjuni
                1. a
                  artani

                  duke qeene se une e njoh ate zone mire po ju bej nje pyetje. kot per kuriozitet po ato kazermat ne Tepelene kush i ndertoi apo kush e di thuaj? po mire mo figure po ti e di qe pas 1940 ne te gjitha vendet e betejave italianet ngriten permendore? mjafton te shikosh arkivin Luce per te kuptuar qe je nje medioker i vogel.

                  Përgjigjjuni
                2. L
                  Lexues

                  O gjenerali i ushtrise se vdekur, eshtrat e ushtareve te huaj e kane vendin pertej detit dhe ne Greqi. Monumentet i meritojne trimat shqiptare qe luftuan fashizmin dhe popullsia civile e zones qe ka vuajtur tmerret e verteta te luftes: bombardimet, plaçkitjet, mungesen e ushqimeve, ilaçeve etj.

                  Përgjigjjuni
                  1. .
                    .....

                    O Auron check your sources,quhej Gaetano jo Giorgio personi ne fjale......

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Arden

                      Shkoj shikoji per vete, se emri eshte shkruajtur sakte. Ju edhe nuk dini te kerkoni, lexono, kuptoni, edhe shisnin mend. https://it.wikipedia.org/wiki/Giorgio_di_Borbone-Parma

                      Përgjigjjuni
                    2. J
                      Jim

                      Ndoshta e lexon kete mesazh. Merru edhe me oficeret shqiptare qe kishin studiuar ne Itali dhe drejtonin trupat Italiane ne frontin Italo_Grek. Nje figure e shquar eshte majori i ushtrise Italiane Ahmet Mullahi i dekuruar me medaljen Argendo Secondo Grado, qe ushtria italiane ia atribonte te reneve ne lufte, ai e mori kete dekorate kur ishte gjalle. Sduioje kete personalitet historik shqiptare.

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gjergj Fishta I riu

                        Ne veri-lindje te Shqiperise levizte nje brigade e madhe italiane per te kaluar Drinin e zi drejtim Kosoves e Shehrit te Dibres. Nje brigade puntoresh shqiptar qe ishin te punesuar nga pronar italian per te hapur rrugen qe t'ju vinte ushtrise italiane ne ndihme me logjistik, punonin ne kilometrin e fundit e rruga i afrohej ures mbi Dri qe dhe ajo ishte gati ne mbarim. Puntoret shqiptar kishin mbushur vrimat me dinamit kur shohin nje kolone te madhe te ushtrise italiane qe vinte neper trasen e hapur. Ata koshient per rrezikun qe po shkaktonin, thone po i ndezim minat, pa asnje lajmerim e te shohim se çdo behet. I ndezen dhe ushtria neper trase e shperthimet filluan. Kolona italiane rane barkas. Shperthimet mbaruan, komandanti italian dha urdher te ngrihen. Pastaj thirri drejt malit, brigadiere, brigadiere. Merrzia e dyte e puntoreve, ata dolen dhe erdhen para komandantit. U ba bilanci: 6 te vdekur. Komandanti italian kerkoi arken e flamujve te vegjel dhe filloi t'ju shpjegoi 8 puntoreve shqiptar se si duhet vepruar kur ndizen minat. Pastaj ju dha nje arke me flamuj qe heret e tjera te banin kujdes. Varrosen ne nje lendin posht trases 6 italianet e vrare. Ushtria italiane vazhdoi rrugtimin per te kryer detyren ne tokat shqiptare te lena nga vendimi i kufijve, gabimisht Serbise kurse 8 pizevenget shqiptar shkuan ne shtepit e tyre pa kurrnjifar linçimi. Italianet nuk u hakmorren me durimin se nje e treta e italise me keta jemi gjaku i Kastriotit. Po ne kete fshat u shperndan arme, vshembathje e ushqime per 5 mije vete(luftetare). Ne vitin 1967 ne shtepine ish sekreterit te administrimit e shperndarjes se arsenalit italian te luftes u gjeten 3 sharrsa, automatik gjerman, ne graso dhe nje makine me fishek. Sekretari(komunist e kryetar lokaliteti) kishte vdekur, njoftimin e beri djali i vellait te tij. Sekretari ishte ba i famshem se kishte vrare nje njeri me pare (fshatarin e tij me 1937) dhe kishte perfunduar fira tek Haxhi Lleshi ne Diber te Madhe. Ne Diber te Madhe Haxhiu e kishte organizuar si celule komuniste dhe e aktivizonte çdo nate te ju hedhe bomba per oxhaku nacionalisteve te Shehrit qe ishin kunder levizjes komuniste, pra bash dora sllave e varrit te Shqiperise, pa ju dridhur dora se brenda kishte femij e gra. Pastaj po kete person, bashke me celulen e tij, ja vune ne ndjekje Ahmet Camit deri kur e eleminuan. Kur italianet, ku nje e treta e saj ishin pasardhes te luftetareve te ISCANDERBEG, ERDHEN, ne shqiptaret luajtem ne menyren me te keqe me ta dhe pas saj, ne rame dhe vete viktime e komunizmit serbo-sllave. Kush krenohet se ka luftuar italianet, ai nuk asht gja tjeter veçse nje armik i Shqiperise me kufij natyral. Nacionalizmi shqiptar diti te manovroj ne kaosin e luftes, MBROJTI JUIVET, dhe ndihmoi ne lirimin e tokave te mbetura matan, ku hapi shkollat shqipe dhe Shqiperia funksionoi si nje e plote. Dhe ne shqiptaret ne ka ndjekur fati i JUIVEVE mbi bote por kur shansi serish na ka ardhur nuk dime ta manovrojme ate, ne dobi te fatit tone. Respekt per komunistet e pinjollet e tyre qe e pranojne kete gabim me ne krye Edi Ramen dhe Posht komunistet e pinjollet e tyre qe krenohen me luften e zeze nacional çlirimtare dhe jane pjestar te partise se Edi Rames. Pjese e nje tregimi nga nje dibrane, treguar ne burgun e hajduteve ne Bulqize.

                        Përgjigjjuni
                        1. V
                          VK

                          "fushatat ushtarake të Italisë fashiste, veçanërisht në Etiopi dhe Libi".. edhe ne Shqiperi o Auron se nuk erdhi per turizem.. Ishte pushtues fashist, nje koloniziator qe mendonte se popujt barbare dhe primitive shqiptare e grek nuk meritojne pavaresi, dinjitet dhe te kene kulturen dhe traditen tyre. La kockat ashtu si mijera te tjere qe mendojne se jane race superiore. Jam shume krenar per ate djem te rinj shqiptare apo grek qe megjithese nuk kishin tituj mbretore i dolen per zot vendit dhe familjeve te tyre.

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            .

                            Te tera komentet qe jane shkruajtur ketu kuptohet qarte nga permbajtia e tyre, te influencare nga fantazma greke.

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje