Historiani rus: Enver Hoxha planifikoi operacion ushtarak në Jugosllavi pas vdekjes së Titos

6 Nëntor 2023, 09:38Dossier TEMA
Historiani rus: Enver Hoxha planifikoi operacion ushtarak në Jugosllavi pas

Historiani rus, Artjom Ulunjam, në tekstin e tij “Operacioni i fshehtë “Shpërthimi”, shkruan se udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, ishte përgatitur për ndërhyrje ushtarake ndaj Jugosllavisë, pas vdekjes së Josip Broz Titos.

Shkrimi i historianit rus është publikuar nga gazeta kroate “Jutarnji List” dhe është përkthyer dhe botuar në shqip nga gazeta DITA.

Sipas tij, Enver Hoxha mendonte se pas vdekjes së Titos në Jugosllavi do të shpërthente konflikti mes forcave politike pro amerikane dhe atyre pro ruse.

Për këtë arsye, në fund të viteve ’70 dhe në fillim të viteve ‘80 të shekullit të kaluar, në takime sekrete të drejtuesve komunistë shqiptarë u planifikua operacioni ushtarak “Shpërthimi”.

Përmes tij planifikohej marrja e Kosovës, pjesëve të Malit të Zi dhe Maqedonisë, në të cilat shqiptarët përbëjnë shumicën, – shkruan Ulunjam.

Udhëheqësit komunistë shqiptarë, sipas tij, kanë shpresuar në një skenar, sipas të cilit pas vdekjes së kryetarit të Jugosllavisë së atëhershme, Josio Broz Tito, do pasonte një luftë për pushtet mes  liderëve të ish republikave të Jugosllavisë, luftë nga e cila Shqipëria mund të përfitonte aneksimin e pjesëve të rajonit, me ndihmën e shumicave shqiptare që jetonin aty.

Ulunjam, i njohur si ekspert për lëvizjen komuniste të shekullit XX në Ballkan, punon për Institutin Rus të Historisë dhe informacionet i ka marrë nga memuaret e ministrit të atëhershëm të mbrojtjes.

Sipas fjalëve të tij, Enver Hoxha ishte përgatitur për “Kaos pas Titos”.

Edhe më herët është spekuluar se ekzistonte një operacion i tillë i fshehtë, i planifikuar nga udhëheqësi komunist shqiptar. Plani i plotë ushtarak i ishte prezantuar rrethit të ngushtë të bashkëpunëtorëve të Hoxhës në vitin 1977. Prej atëherë kishin filluar përgatitje serioze për çastin e vdekjes së Titos.

Në arkivat ruse, ekzistojnë prova se Enver Hoxha ka qenë i përqëndruar veçanërisht te rimarrja e Kosovës, gjë që u vërtetua edhe në Samitin e Helsinkit në vitin 1975, në të cilin Shqipëria refuzoi të nënshkruante dokumentin në bazë të të cilit definoheshin kufijtë e Evropës së pasluftës.

Historiani rus shkruan se burimet e tij citojnë Enver Hoxhën të ketë thënë se “nuk duhet kursyer asgjë për të marrë Kosovën, sepse në të ardhmen kjo do na shpërblehet”.

15 Komente

  1. S
    Shefki

    Kombetar,Strateg, Patriot,Vizionar e burre shtetas Nana Shqiptare zor se do lind ndoniher, Ah ta kishim tani fort po na duhet Lavdi per jete e mote Veprat e tia. Shefki Mexhani SH B A

    1. S
      Shefki kthehu ne memedhe cfare kerkon en USA !

      Me ne fund na dalin dhe ish Axhentte qe i dergoi Dikatori ne USA apo en Evrope ! dhe na mbrojne Dikatorin Hoxha ! sa zemer te madhe ka Demokracia qe i strehoi keta moracake dhe akoma i bejne Lavdi Dikatorit me te egere ne Evrope !

      1. S
        Shefki kthehu ne memedhe cfare kerkon en USA !

        Me ne fund na dalin dhe ish Axhentte qe i dergoi Dikatori ne USA apo en Evrope ! dhe na mbrojne Dikatorin Hoxha ! sa zemer te madhe ka Demokracia qe i strehoi keta moracake dhe akoma i bejne Lavdi Dikatorit me te egere ne Evrope !

        1. b
          ben

          Shto ketu qe vrau te tere shhoket, miqte dhe te afermit e vet, si dhe katandisi ne gjendje te mjeruar ekonomike tere shqitparet qe kalonin kohen neper rradha pa fund per te blere 7 kokrra veze dhe ca domate gjysem te kalbura ne jave.

          1. a
            anti25642654censurë

            ke të drjetë shefi ki,por mos harro të përmëndësh dhe të gjithë ata që nuk vrau,dhe që i konsultonte për veprimet që do të bënte!si ato ndërkombëtare dhe kombërtare,shokun hekuran isai,shoqen lenka çuko,shokun mali pizga,etje etje!!dhe ata kishin merita të pamohushme!shefo a mund të më thuash se si kanë përfunduar këto informacione në arkivat e rusisë??në atë kohë,pra që nga 1960ta ne nuk kishim asnjë mardhënje dipllomatike me BRSS??mos vallë ishin informacione agjenturore që janë pak a shumë, 1 1=11??me një fjalë"kam dëgjuar se dikujt ja ka thënë dikush që ishte pas derës së hales"??

          2. p
            per tru bunkeret

            Shefki duket qe ke ngelur tru pjerllur edhe pse jeton ne USA , vetem duhet te kujtosh qe thjeshte po te thoje ne Amerike jetohet mire komondanti ut shpirterore kjofte largu i mallkuar Nenver do te çonte diret ne Qafe Bari minimumi 7 vjet , e dy jave para lirimin partia e djallit do te denonte perseri gjoja per propagante kundr partise... plak matuf i pa turp ...

            1. a
              astrit

              Ne arkivat e ish Ministrise se Mbrojtjes dhe ish Ministrise se Brendeshme te Shqiperise egzistojne dokumentacione , harta projekte qe tregojne se teorikisht shqiperia e periudhes komuniste ishte e gateshme per nje mundesi lufte me ish Jugosllavine fokusuar ne trojet qe banoheshin nga shqiptare ne rrethana te pershtateshme gjeopolitike per kete plan. Ne to jane listat e bashkepuntoreve te tyre ne Ish Jugosllavi dhe te fuksionareve te te larte te Ministrise se Mbrojtjes dhe te Ministrise se Brendeshme te Shqiperise dhe çdo gje tjeter qe duhej per kete mundesi lufte. Deri diku perkrahja e plote e UÇK nga qeveria shqiptare e kohes eshte pjese e ketij plani.

              1. s
                shqip

                "... perkrahja e plote e UÇK nga qeveria shqiptare e kohes ..."- harrove more mik se Salih Berisha e quajti UCK-ne organizate terroriste? UCK-ne e perkrahu populli, se po te ishte per qeverine shqiptare do kishte vdekur qe ne lindje.

              2. S
                Shefki

                Astrit te pergezoi per sqarimin dhe njoftimin korekt e real. Shefki Mexhani SHBA

                1. k
                  km

                  Eshte plotesisht e vertete.Ka patur Plan te detajuar ,i mbajtur teper sekret ne kasaforten e ish ministri te mbrojtjes Mehmet Shehu.Per kete Kane punuar nje grup oficeash te Shtabit te pergjithshem te asaj kohe.Mbi kete baze eshte zhvilluar Edhe nje stervitje e njesive ne lindje e verilindje te shqiperise.Kuptohet ,Jo konkretizim i ketij plani teper sekret,por stervitje per kompaktesimin e veprimeve te ketyre njesive ne nje situate mbrojtjeje,Jo sulmi.

                  1. P
                    Plani i Enver Hoxhës

                    Enver Hoxha e ka parashiku luftën në Jugosllavi, gjë që edhe ka ndodhur. E ka ditur se serbët do tua marrin të drejtat shqiptarëve, do tua marrin autonominë, shkollat shqipe dhe do ti dëbojnë prej trojeve të tyre! Prandaj, ka planifiku intervenimin ushtarak për mbrojtjen e shqiptarëve.

                    1. L
                      Labeati

                      Si pjese e ketij plani jane parashikuar reservat logjistike ne disa rajone te veriut te vendit perfshi armatime municione karburante etj

                      1. B
                        Black Jack

                        Endrra ne diell. Ku kishim kapacitete dhe force ushtarake, ekonomike te sulmonim Jugosslavine . ata ishin super fuqi ne ballkan dhe east Europe per kohen , ah Miocene shqiptar , ju ja rrejt dhe ju rren menja akoma . Ne ushqim cope cope , me ca ekonomie do luftonim , me arme te vitit 50 and me gaveta me pras , Shqiptare me peshe mess tate 62 kg , ohhhh man ca na bot me qesh . Nejse , V K ktij muhabeti

                        1. R
                          Raimond Vlonjati

                          Ne lufte sa me i madh je aq me mire te mberthen plumbi, ndaj nuk ka lidhje fare pesha apo trupi. ato ajne karrlleqe per budallnj Jugosllavia ishte spuerfuqi per minjte qe e kane koken bosh,. Jugosllavia ishte e percare dhe atehere kur kish ndermend te godiste Enveri, Jugosllavia do ishte duke bere lufte midis popujve te saj. Ndaj Enveri e kishte gjetur tamam kohen .Dmth kur ata te fillonin luften , sic edhe e filuann luften me njeri tjetrin ,Shqiperia qe kishte armatim ne sasi me shume se Jugosllavia sebashku do futej ne lufte dhe do terhiqte Kosoven brenda saj. Por Enveri vdiq shpejt , ndaj nuk u zbatua plani i tij

                        2. k
                          km

                          Pyet mamin tend se ajo i Ka peshuar mire ATA shqiptare me uniforme.

                          Lini një Përgjigje