Atentati i 3 shkurtit 1944 para hotel ‘Dajtit’

31 Tetor 2023, 18:49Dossier TEMA
Atentati i 3 shkurtit 1944 para hotel ‘Dajtit’

Kadri Cakrani e tregon në mënyrën e mëposhtme atentatin komunist të datës 3 shkurt 1944 para hotel "Dajtit". Të njëjtën ditë u vra edhe nipi i Xhafer Devës. Në të dy atentatet, komunistët nuk i shquan objektivat e tyre, xhafer deva dhe Kadri Cakrani, por qëlluan ndaj njerëzve të tjerë.

Nipi i Xhaferit arriti t’i mbijetojë plagëve, por komunistëve e dënuan një vit më pas me gjyq dhe e ekzekutuan. Ja pjesa e atentatit para hotelit, ku objekt ishte Kadriu:

“E kisha pirë kafenë për gjysmë kur dëgjova disa të shtëna e krisma dhe një breshëri plumbash, jo shumë larg. Nxora Walterin dhe shkallëve dola jashtë. Te dera e jashtme e oborrit po vazhdonin të qëllonin dhe unë ashtu përkulur pashë se kishin sulmuar makinën time. Me siguri kishin kujtuar se isha unë kur po dilte. Pashë në krahun e djathtë të makinës tim nip, Isa Xhindolen, i cili ndërroi pozicion dhe po qëllonte me pistoletë. Dy xhandarë që patrullonin aty afër, po ashtu.

Nxitova, si do që qëllonin dhe u afrova tek makina, po nga dera e hapur shoferi im, i goditur nga afër, ishte vrarë mbi timon. Isa Xhindole duroi deri sa shkova dhe ra në tokë i gjakosur dhe pa ndjenja. Kishin kujtuar se më kishin goditur mua, pasi makinën e njihnin dhe kishin qëlluar shoferin nga drejtime të ndryshme një herësh. Por shkëmbimi i zjarrit kish bërë që ordinanca të kish vrarë në vend njërin, një djalë të ri që ishte jo shumë larg.

Tjetrin që mbështeste me zjarr shokun e tij, ai që goditi nga afër, ish qëlluar nga shoferi. Të gjithë kishin ikur me vrap dhe dy xhandarë që patrullonin aty afër, filluan të shtinin dhe atentatorët nuk ikën dot si e kishin bërë planin. Mbase nuk ishin nga Tirana dhe mund t’i mbështesnin gueriljet nëpër rrugët e qytetit. Sulmi ishte i shkurtër dhe që nga makina me të vrarin qëllova dhe unë një karikator pistolete në atë drejtim. Këto më shumë për zjarr, se po ngrija në atë moment nipin tim të plagosur.

Shpërtheu befas dhe një bombë që më bëri të ulesha, pasi mund të dukej ndonjë atentator pas tymit. Ata do të më njihnin me një herë nga që isha i gjatë, prandaj kur pushuan të shtënat dhe u shpërnda tymi, pashë që xhandarët shkuan të parët. Ishin 4 vetë, po unë nxitova për në spital me nipin e plagosur”. (Kastriot Dervishi)

9 Komente

  1. A
    Andon

    Atentatoret ishi guerilas komuniste por sipas dakumentave te mevonshme vepruan ne koken e vet dhe jo me urdher e dijenine e drejtuesve komuniste te kohes . Kjo eshte 100% e vertete . Atentati do i beheshte Kadri Cakranit sepse dhe atentatoret ishin nga zona e tij dhe ngaqe nuk njihnin terrenin deshtuan dhe vrane radtesisht njerez te tjere midis tyre dhe nipin e Xhafer Deves qe skishte lidhje fare me luften dhe ishte radtesisht ne Tirane ate dite . Fatkeqesisht ngaqe ishin amatore vrane dhe nje tjeter qytetar komplet te pafajshem qe ishte ne rruge te vet . … Te nesermen ndodhi 4 shkurti ku forcat e Xhafer Deves bashke me ato te Kadri Cakranit u bene bashke me pretekstin e hakmarjes ku pa gjygj vrane (15-18) qytetare qe dyshoheshin sipas tyre qe ishin terroriste. Nr 84 i te vrareve ka qene propagande e clirimtareve me vone po 84 emra si nxoren kure . Per te qene sa me i vertete kryeministri i asaj kohe Rexhep Mitrovica komanda gjermane prefekti Mulleti dhe komanda e xhandarmerise nuk kishin gisht fare por ishin te pafuqishem te ndalonin egersine e Xhafer Deves e Cakranit qe ishin te verbuar nga hakmarja e momentit

    1. G
      Gaqiu

      Mjaft mashtruat shqiptaret dot ne dhjerokraci. Ky Dervishi mashtrues trillon si Cakrani. Lexoni historine e vertete ne dokumentat e CIA: https://www.cia.gov/readingroom/docs/DEVA, XHAVER_0068.pdf

      1. X
        Xen Bolja

        Kjo eshte rene e kriminel Cakranit. Ja historia e vertete sipas CIA: https://www.cia.gov/readingroom/docs/DEVA, XHAVER_0068.pdf

        1. X
          Xen Bolja

          Historia e vertete sipas CIAs: https://www.cia.gov/readingroom/docs/DEVA, XHAVER_0068.pdf

          1. D
            Deda...

            Për komentuesin Xen Bolja : Nuk ka asnjë fakt që Balli Kombetar dhe Kadri Cakrani të kenë keqtrajtuar dhe nje femer te vetme sic bënë komunistet ndër të tjera dhe me motren e Kadri Cakranit... Ky fakt flet shumë se kush ishin ballistet dhe kush ishin komunistet...

            1. D
              Deda...

              Zoti Andoni, Ju thoni pa dijenine e drejtuesve te lartë komuniste, po e pranojme : Mirepo si shpjegohet qe asgjekund PKSH nuk e denon këtë veprim ne koke te vet të njesitit gueril! Përkundër, e perkrah, duke genjyer, duke e ngritur numrin e fatkeqeve te ekzekutuar nga 18 ne 84... PKSH duhet ta denonte ashpër veprimin e njesitit sepse akti i saj u bë shkak per vrasjen e njerezve te pafajshem. . Ka fakte plot se taktika e PKSH ishte: hidh gurin fsheh doren...

              1. A
                Andon

                Deda . I nderuar faktet kane dale mbrapa viteve 90 . Normal per te jystifikuar propaganden e tyre komunisteve nuk i leverdiste qe keto dokumente ku kritikonin veprimin qe ato i quajten anarkiste ti publikonin per 45 vjet . Ashtu si manipuluan nr e te vrareve qe nuk e kaloi kurre 15 emra por qe atyre i leverdiste per agjitacionin e tyre 84 . Jane dokumenta te botuara pas viteve 90 dhe te botuara gjithsesi . Po e riperseris 3 shkurti qe terrorizem i komunisteve shqiptare ndaj dy njerezve te pafajshem qe ishin rastesisht para Hotel Dajtit pavaresisht se njeri qelloi qe ishte nipi i Xhafer Deves (min i brendshem i qeverise Mitrovica) . Ne fund te fundit gjaku kerkon gjak dhe Xhafer Deva ishte burre i mencur e nuk vepronte pa logjike . Un personalisht e justifikoj pothuajse per ate qe ndodhi me dt 4

                1. X
                  Xen Bolja

                  Alo Dede lexo se cthote CIA per Deven and co. Pastaj komento. Lexo o njeri te ndricohesh. CIA ne atr kohe nuk qe mike me kamunistet.

                  1. M
                    Martin Iden

                    Ku lexojme fakte neve, mor i dashur.. Neve na mjafton mendja jone. Kujtoj qe kam lexuar edhe nje shkrim te asaj kohe nga Qazim Mulleti, ku konfirmoheshin kaq viktima (me shume se 80). Edhe dokumentat e CIA-s dhe te gjermaneve (qe ate nate ndenjen neutrale) e konfirmon. Pjesa tjeter eshte ''diamante per derrat'', nese me kupton.

                Lini një Përgjigje