Nga Ilir Ikonomi
Në korrikun e vitit 1924, liberali Fan Noli ishte kryeministër në Tiranë. Ai kishte ardhur në pushtet me kryengritjen e qershorit, që kishte rrëzuar konservatorin Ahmet Zog.
Ky i fundit kishte lënë Shqipërinë dhe banonte në hotel Bristol të Beogradit, ku përgatitej për të rrëzuar qeverinë revolucionare.
Një korrespondenti të huaj që i erdhi për ta intervistuar në Bristol, Ahmet beu i tha:
“Isha unë që themelova muzeun e parë kombëtar, krijova ligje në frymën e reformës agrare dhe ndalova poligaminë, e cila ishte në modë edhe midis fiseve katolike.
Përdora ligjet e taksave për të mos lejuar shpenzimet e mëdha të luksit, urdhërova që nëpër dasma dhe vdekje të shërbehej vetëm kafe me sheqer, cigare dhe limonadë, në vend të festimeve që zgjatnin tetë ditë, ku thereshin 50 dele dhe shpenzoheshin mijëra franga.
Për shembull, dasma e tim eti, Xhemal pashës, zgjati 41 ditë dhe zija për vdekjen e tij 40 ditë. Isha unë që krijova ligjin për martesat civile, e largova më shumë Kishën Ortodokse nga Kostandinopoja, ndërkohë që shqiptarët u bënë të parët ndër 42 popuj që u shkëputën nga Kalifi dhe krijuan një bashkësi të pavarur myslimane.
A mund të quhet kjo një politikë konservatore? Do të isha i lumtur dhe mirënjohës nëse kundërshtarët e mi do të ishin më liberalë se unë!”
Ahmed Zogu megjithe propoganden fashiste e pasuar nga ajo komuniste qe vazhdon edhe sot ne pseudo demokracine shqiptare, mbetet themeluesi i shtetit modern shqiptar., pervec te tjerash, per heqjen e perces me ligj, shkeputjen e besimit fetar nga influencat e huaja, sidomos ato greko-serbe, duke ngritur Kishen Autoqefale Shqiptare te shkeputur nga investimet e huaja , ndertimin e nje administrate te nivelit bashkekohor, ndertimin e nje sistemi ligjor perendimor.
Ca thu o derdimen, 1. Zogu erdhi ne fuqi me grusht shteti i mbeshtetur nga forcat ushtarake Serbe ti na thu shkeputjen nga influencat e huaja 2. Ky mut muti i fali Shen Naumin mbreterise Serbo-Kroato-Sllovene 3. Ky hajdut pulash deboi Fan Nolin, kryeministrin e shtetit te pare e te vetem demokratik shqiptar 4. Shtetin modern Shqiptar e themeloi Qeveria e Vlores dhe Kongresi Lushnjes jo ky maloku me ushtar Serb 5. Cfare administrate mor tutkun? Ate qe dha Shqipterine me koncesion me keq se ky zullapi 2 metrosh sot?