Mjeku dhe akademiku i njohur, Prof. Dr. Ylli Popa, me origjinë nga një familje e njohur me tradita intelektuale nga qyteti i Elbasanit, i diplomuar për Mjekësi në Bukuresht dhe në Moskë, në fundin e viteve ’50-të, pedagog i Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë dhe themelues i shkollës shqiptare të Kardiologjisë, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë, nga viti 1997 deri në 2007-ën, ish-deputet i Kuvendit Popullor para viteve ’90-të, i dekoruar me medalje dhe urdhra të ndryshme, si dhe me titullin e lartë “Hero i Punës Socialiste”, në vitin 2007, një rrëfim të gjatë për jetën dhe karrierën e tij si mjek dhe akademik, ka treguar për gazetarin Blendi Fevziu. Në rrëfimin e tij, Prof. Popa, është ndalur gjatë, duke treguar si u bë mjek i Enver Hoxhës, si mjekohej diktatori, takimi me Nexhmijen e Ramizin natën e fundit kur vdiq Enver Hoxha dhe si u njoftua lajmi, etj. Për më shumë rreth kësaj etj., na njeh intervista e tij.
Z. Popa, në cilin vit jeni diplomuar për mjekësi?
Në vitin 1954.
Pse zgjodhët mjekësinë? Kishte ndonjë lidhje të ngushtë mes jush edhe këtij profesioni?
Po kishte një lidhje shumë të ngushtë.
Që ishte…?
Sepse unë jam prej një familjeje elbasanase, ku në rrethin tim të ngushtë, madje shumë të afërt, kisha pesë mjekë”.
Pesë mjekë në Shqipëri në vitet ’50-të?!
Po.
Para viteve ’50-të?
Po, para ‘50-ës, sepse unë e fillova fakultetin në vitin 1948 dhe e mbarova në 1954, gjashtë vjet ishte mjekësia në atë kohë, në Rumani, Bukuresht.
Si ishin pesë mjekë në familjen tuaj?
Vëllai i gjyshit tim nga nëna, ishte mjek. Filip Papajani, quhej. Ka qenë një nga mjekët e Pogradecit, unë kështu të paktën e mbaj mend atë, të vendosur në Pogradec. Prej Elbasanit kishte shkuar në Pogradec, ishte zhvendosur atje. Filip Papajani ishte mjek, ndoshta mjeku i parë i Pogradecit për atë kohë.
Ai edhe shkruante, ishte edhe shkrimtar, poet domethënë, me pseudonimin “Lipi”. Janë librat e tij të kohës që ka shkruar. Pastaj kisha vëllanë e babait, mjek, ishte mjek ushtarak, ishte major që në kohën e Zogut, Petraq Popa. Pastaj kisha një mjek tjetër, Simon Popa, ishte i ati i Kol Popës, që ka qenë nënkryetari i Akademisë së Shkencave më parë.
Pastaj kisha një mjek tjetër, i cili ishte, Stilian Nosi, nga familja e njohur Nosi të Elbasanit, që ishte mjek edhe ka qenë shumë i dashur, i preferuar nga populli, shumë zemërmirë, dëshironte të ndihmonte njerëzit. Pastaj kisha vëllanë e Kol Popës, i cili ishte mjek në Nju-Jork. Një nga anesteziologët e parë të Amerikës. Ai mbaroi fakultetin në kohën e luftës italo-greke, e mbaroi në Bolonjë e, nuk erdhi më në Shqipëri, po iku drejt në Amerikë dhe u vendos atje.
Pra, kishit pesë mjekë në familjen tuaj dhe ju shkuat në atë që mund të quhet rrugë familjare…?
Po, pak a shumë.
E përzgjodhët vetë mjekësinë?
Po, madje kur unë bëra kërkesën për bursë në atë kohë, kërkoheshin tre degë, ku duhet të zgjidhje, unë që të tre i vura për mjekësi. Mjekësi, mjekësi dhe mjekësi. Dhe fitova mjekësinë.
Fati solli që të ishit student i mjekësisë?
Ka edhe një fenomen tjetër, është për të qeshur kjo. Ne në Elbasan, e kishim zakon, nuk e di a është më sot apo jo, që fëmijët e vegjël, ditën kur bëhen motakë, ata vihen në syni, dhe në një çarçaf të madh të bardhë, ku në mes vihej fëmija e rreth tij viheshin objekte të ndryshme, të profesioneve të ndryshme, një çekiç, një fletore, një stilolaps. Meqenëse një nga xhaxhallarët e mi ishte mjek, dikush nga ato vuri stetoskopin. Unë, fëmija, lihem në mes edhe njerëzit janë rreth e përqark dhe shikojnë se ç’do të kapi fëmija në ato momente.
Dhe ju kapët stetoskopin?
Unë kisha kapur stetoskopin, ma thanë ata. Unë që fëmijë, kur nuk e mbaj mend, mua më thërrisnin mjeku i vogël dhe psikologjikisht, unë isha i përgatitur për mjekësi.
Profesor, ju shkollën e mesme e keni mbaruar në Elbasan?
Po, në Elbasan.
Edhe nga shkolla e mesme në Elbasan, shkuat në Bukuresht, apo jo?
Po, shkova në Bukuresht.
Cila ishte diferenca midis Shqipërisë dhe Rumanisë në atë kohë?
Kishte diferencë të madhe.
Në ç’kuptim?
Në sensin se Elbasani në atë kohë, kishte 14 mijë banorë, kurse tani është rritur disa herë më tepër. E dyta është se në kohën e Zogut, kishte një varfëri të madhe, kështu që, kjo ndjehesh. Por, kishte nga ana tjetër një korrektësi të madhe nga njerëzit, varfëria përballohej me dinjitet. Familjet, kishte shok të mi në shkollë atje, të cilët e dija që ishin të varfër shumë, e vinin të arnuar, por ishin të pastër si të thuash. Mësoheshin nga familja, nga nëna e nga babai, mënyrën e sjelljes së tyre, me korrektesë. Edhe mësuesit në atë kohë ishin shumë të përkushtuar.
Cila ishte diferenca me Rumaninë?
Rumania ishte goxha e zhvilluar. Bukureshti në atë kohë quhej Parisi i vogël.
A ishte e vështirë për një djalë që vinte nga Elbasani me 14 mijë banorë, të orientohej në një qytet të madh, siç ishte Bukureshti?
Jo, nuk ishte shumë e vështirë.
Përse?
Sepse kurioziteti të bënte të shëtisje, të shikojë, të regjistroje. Në atë kohë që vajta në Rumani, dija italisht. Që në moshë të vogël, unë e kisha praktikuar italishten dhe e dija mirë. Rumanishtja është gjuhë neolatine, shumë e ngjashme, shumë e afërt, edhe unë me të thënë të vërtetën, as nuk e mbaj mend se sa kohë zgjati që unë të mësoja gjuhën rumune. Kështu që, ato i kapa shpejt. Pastaj edhe komunikimi, me shokët rumunë në fakultet, ishte pak a shumë e njëjta psikologji, si e jona.
Ju jeni kthyer në Shqipëri në vitin 1954?
Po.
Cili ishte niveli i mjekësisë në momentin që ju u kthyet nga Rumania?
Sigurisht, po ta krahasosh me sot, është shumë më mbrapa. Edhe sot mund të jetë shumë mbrapa me vendet e tjera, shumë më të zhvilluara. Mbrapa për sa u përket pajisjeve, por se dija e mjekëve, është më përpara sesa ajo që ka qenë në ato vite.
Në 1954-ën, si ishte gjendja? Sa mjekë kishte Shqipëria në atë kohë?
Nuk e di me të thënë të drejtën. Nëpër spitale, unë isha në spitalin qendror, ose më mirë me thënë, se unë sa erdha këtu, mua më thërret ministri i Shëndetësisë në atë kohë, Medar Shtylla, i cili më njoftoi që unë do të emërohesha në Fakultetin e Mjekësisë, për të dhënë biokiminë. Kiminë biologjike. Unë kiminë e kam dashur shumë në atë kohë.
Veçanërisht kimia biologjike mua më shkonte shumë, sipas shijes sime, sepse ajo më sqaronte shumë mekanizma, shumë gjëra, nga sëmundjet mjekësore. Kishte shumë mekanizma, që po të dije biokiminë, e kuptojë më mirë. Prandaj unë iu përkushtova kësaj. Megjithatë, unë i thashë që kam mbaruar për mjekësi, por ai më tha që dua që ta bësh.
Si u specializuat për kardiologji?
Mbas 4 vitesh, në 1958 deri në 1962, në Moskë.
Pra, keni kompletuar atë që mund të quhet kuadri i vendeve të Lindjes, Rumani dhe Moskë, keni shpenzuar 10 vjet të jetës suaj, apo jo?
Po, po.
Ku u specializuat në Moskë?
Është interesante, sepse unë u specializova në një klinikë që quhej “Pjataja Savjetskaja Balnica”, që në shqip do të thotë “Spitali i Pestë Sovjetik”, ku profesor ishte një shumë i njohur atje, Llukomski, ishte polak me origjinë. Edhe thoshin se ishte nga një familje e ngritur poloneze, përveç asaj, ai kishte qenë në atë ekipin e mjekëve të Stalinit.
Në atë ekipin që u pushkatua apo, në ekipin tjetër?
Jo, ky nuk u pushkatua, sepse ky erdhi pas zbulimit të komplotit të mjekëve në atë kohë. Erdhi grup tjetër mjekësh, por unë nuk e di nëse ajo është e vërtetë apo jo, sepse është shumë misterioze. Por, ky Llukomski, ishte një njeri me autoritet dhe ishte një njeri që jetonte vetëm, ishte i përkushtuar ndaj mjekësisë. Por, unë tentoja të zhbiroja, të kuptoja dhe gjëra të tjera nëpërmjet tij. Madje, një herë e pata pyetur; pse Stalini e mban një dorë në gjoks, nga krahu i majtë, e pata parë edhe në fotografi dhe filmimet e kohës.
Më shpjegoi që Stalini vuante nga një sëmundje hipertensioni arterial, sëmundje hipertonike. Hipertensioni në atë kohë nuk kishte mjekim, kishte barna të cilat kur erdha unë këtu, i gjeta edhe ato ilaçet, të cilat sot as nuk përdoren më. Sipas tij, Stalini bënte hemorragji të vogla cerebrale, si pasojë e hipertensionit edhe këto shkaktuan ndryshime të karakterit të tij, ndryshime që konsistonin në shtimin e mosbesimit të tij, ndaj njerëzve të afërt.
Pra, kishte një shpjegim shëndetësor mosbesimi i tij?
Po, edhe të izolimit të tij, u bë shumë rrezik domethënë, më i egër, nuk qe pa pasoja për popullin në atë kohë.
Profesor, cilat ishin diferencat midis Bashkimit Sovjetik dhe Rumanisë, ju i njihnit të dyja vendet në atë kohë…?
Rumania në atë kohë ishte një vend i lidhur shumë me Perëndimin, veçanërisht me Francën. Unë kisha profesor, të cilët shkonin edhe jepnin mësim, që në atë kohë në Paris, që jepnin mësim atje edhe njiheshin, edhe librat që kishin botuar, ishin të shtëpive botuese franceze”.
Ndërsa Bashkimi Sovjetik, ishte më i izoluar?
Ishte më i izoluar për të paktën nga ana e tyre, pastaj Bashkimi Sovjetik në atë kohë, thoshin këta që kishin rrëmbyer tokë nga Rumania, kishin një armiqësi të madhe. Pavarësisht se kur erdhi regjimi komunist i asaj kohe, u bë një propagandë e madhe, për t’i afruar, për t’i sheshuar mosmarrëveshjet.
Në cilin vit u vendosët pranë grupit që merrej me mjekimin e Enver Hoxhës dhe si ndodhi kjo?
Kjo ka ndodhur gradualisht, sepse unë më përpara, kam zbatuar disa porosi nga Enveri. Për shembull, profesor Fejzi Hoxha, i cili ka qenë një mjek nga Gjirokastra, shumë i mirë dhe profesionist, e më duket se ka pasur një miqësi me Enver Hoxhën të mëparshme, pasi ishin pothuajse të së njëjtës moshë, pak a shumë. Më thonë që duhet të shkojmë në Korçë për të vizituar profesor Kondën.
Profesor Konda, ishte një profesor që merrej me albanologjinë dhe veçanërisht ai punonte për origjinën tonë pellazgjike dhe kishte mbledhur argumente në këtë drejtim dhe i kishte botuar në një libër, që kishte bërë emër. Për këto arsye, Enverit i takonte të interesohej për shëndetin e tij. Si i tillë, Enveri donte që të tregohesh karshi tij.
Ju nisi direkt Enver Hoxha, për ta vizituar?
Po. Jo direkt, por dërgoi haber domethënë. Ajo që ishte më interesantja ishte se Enveri kishte edhe të ëmën gjallë, aty në shtëpi, në atë kohë. Ishte e moshuar, kishte disa probleme shëndetësore, e një ditë, mjekët që e mjekonin, më thanë që do të bëhet një konsultë, për mamanë e shokut Enver. Shkoj dhe unë atje dhe mora vesh që është sëmurë, e vizitova edhe u thashë: çfarë ka këtu ndonjë gjë të veçantë, se mua më duket e thjeshtë diagnoza këtu. Kjo ka qenë, mbasi isha kthyer nga Bashkimi Sovjetik, si kardiolog.
Ç’kishte ndodhur?
Ajo në kuadrin e sëmundjes së zemrës, kishte bërë edhe një grumbullim likuidi, uji në pleurë, – tha radiologu që e kishte marrë në Spitalin Ushtarak, për ta ekzaminuar. Në fakt jo radiolog, por një ndihmës që lante filmat. Ai i dërgon një letër Kardi Hazbiut dhe bën një lloj denoncimi, që mjekët nuk po e mjekojnë mirë, të ëmën e Enver Hoxhës, edhe sepse ai dyshonte që kjo të ishte tuberkulare, pasi edhe ndodhte që grumbullimi i ujit, ishte me origjinë tuberkulare, kurse për mua, ishte kardiake.
Edhe për mjekët e tjerë që e mjekonin, ishin për nga ana kardiake e saj. Por, ky denoncimi mori rrugë, e ata më thirrën për të sqaruar diagnozën. Unë pa e ditur këtë, sepse pastaj më thanë se si ishte puna. E kuptova pastaj, që ishte nga zemra, pasi ishin shenjat, pulsi, rrahjet e zemrës, mëlçia e zmadhuar, marrja e frymës e, kështu me radhë. Edhe i thashë që kjo është një diagnose, për studentët të viteve të larta të mjekësisë.
Dhe nga ky moment, ju vendosën pranë grupit të Enver Hoxhës?
Jo, iku kjo, pastaj pas kësaj, në vitin 1973, Enveri bën një krizë kardiake, sepse ai vuante prej vitesh nga diabeti i sheqerit, domethënë që nga 1948, ndoshta. Mirëpo, diabeti njihet si një sëmundje, që i godet enët e gjakut kudo qofshin, në zemër, në tru, në veshka, në aortë e, kështu me radhë. Përveç asaj, ai pinte duhan shumë, ai kishte edhe mbipeshë të trupit. Për ne, mjekët, këto janë tre gjendje, që predisponojnë për sëmundjet e zemrës.
Në cilin muaj, pësoi atak Enver Hoxha?
Në kohën që vajta unë. Më thërrasin në klinikën speciale dhe atje rastin e Enverit, ma paraqiti Nexhmije Hoxha, e shoqja e Enverit. Më bëri përshtypje në atë kohë, se Nexhmija që fliste kur drejtohesh për Enverin, i drejtohesh shoku Enver. Për mua, ishte anormale, që bashkëshortja t’i drejtohej ashtu, sikur ishte nëpunëse, në atë familje! Në fakt, aty kam kaluar 12 vjet ndoshta.
Keni qëndruar 12 vjet pranë Enver Hoxhës?
Po, edhe Nexhmija ka qenë gjithmonë shumë e kujdesshme, si nëpunëse në shtëpi.
A është e vërtetë, se ajo që e drejtonte realisht Enver Hoxhën, ishte Nexhmija?
Jo. Ajo e ndihmonte. Për shembull, Enveri për shkak të diabetit, kishte probleme të syrit, të leximit, e duhej dikush që t’i lexonte letrat që vinin nga ambasadat e huaja, apo të tjera.
Sa i rrezikshëm ishte ataku që Enver Hoxha kaloi në 1973?
Infarkti i miokardit, është gjithmonë i rrezikshëm në fillim. Përveç asaj, Enverit sëmundja iu zgjat një çikë. Ai ishte vendosur në vilën numër 4, nga liqeni, rezidenca qeveritare aktualisht. Atje ishte edhe Garda e Republikës. Ai u bllokua atje, se ndërkohë po ndërtohej shtëpia e re këtu dhe nuk kishte ku të kthehej. Ne vazhduam të qëndronim atje, i gjithë ekipi mjekësor.
Prej sa vetash ishte i përbërë ekipi mjekësor?
Shumë ishin. Ishte Fejzi Hoxha, që ishte kryemjeku. Ishte Nikolla Shurbani, që ishte një kardiolog i mirë edhe në spital drejtonte klinikën, i cili ishte gjithmonë i pranishëm aty. Pastaj ishte mjeku i familjes, që ishte Isuf Kalo. Pastaj ekipi erdhi duke u shtuar.
Sa ishte numri maksimal i ekipit që mbani mend ju, i kalonte 10 vetat?
Jo nuk i kalonte 10 vetat.
A është e vërtetë, që në vitin 1973, kur Enveri kaloi infarktin e miokardit, profesor Fejzi Hoxha, i dha një mjekim gabim?
Jo, nuk është e vërtetë.
Gjë që është komentuar në shtyp, si një gjë për ta eliminuar…?
Fejzi Hoxha, në asnjë mënyrë. Për herë të parë e dëgjoj këtë…!
Ka qenë e shkruar më parë, në gazeta!
Gazetat duan sensacione.
Sa kohë Enver Hoxha mbeti i pamundur, për të ndjekur zhvillimet në vend?
Ne atje vazhduam deri në muajin prill të vitit 1974, katër muaj.
Që nga kjo kohë keni vazhduar ta ndiqni rregullisht gjendjen shëndetësore të Enver Hoxhës?
Po, po, me shumë kujdes.
A ishte e vështirë, të ishe mjek i Enver Hoxhës?
Shumë prej mjekëve të Stalinit, apo të diktatorëve të tjerë, kanë pasur një fat tragjik. Por, Enveri dinte t’i krijonte vetë marrëdhëniet e mira me mjekët e tij, sepse në dorë të mjekëve ishte. Nuk kishte aty për të treguar as superioritet, as kokëfortësi, as mosbindje. Ai ishte i bindur në porositë tona. Ai nuk donte që të ekzagjerohej në këtë drejtim.
Ju personalisht, a kishit frikë?
Kisha frikë.
Nga se?
Në një krizë të Enverit, kjo vazhdoi edhe më tutje. Vendosëm ta ndiqnim nëpërmjet monitorit të elektrokardiografit dhe iu vendosën elektrodat në gjoks. Në ekran, aktiviteti i zemrës, regjistrohet, çdo rrahje e zemrës regjistrohet.
Memorie.al
E çuditëshme, se të gjithë ata që kanë punuar pranë Enverit, e tregojnë atë njeri shumë të thjeshtë, shumë të komunikueshëm dhe që i respektonte ata që i shërbenin....... . Ndryshe nga Stalini, Dimitrovi, Tito, apo udhëheqës të tjerë të Europës lindore......... . Përveç Sali Berishës, që u trajtua keq dhe u torturua duke peshkuar me djemtë e Enverit dhe duke ngrënë darka e dreka, me zor, me ta, të tjerët nuk kanë asnjë ankesë.
Eh mor doktor...po Saliu ishte atje si qen i UDB jugosllave,ndaj edhe i dilte e i del edhe sot ne gjume hija e Enverit !
Nuk po kuptoje,,ka ndonje Ylli Popa tjeter doktor qe jep intervista , se dr Ylli Popa ka ndruar jete me sa di une 7-8 vite te kaluara. Ose gazeta te informoje daten e intervestes,apo ajd mo futja ,,dava shqiptaresh.Me sa duket kjo interviste duhet te jete bere te pakten 10 vite te shkuara,,eshte botuar njehere dhe nuk merret vesh arsyeja pse jepet perseri.
Respekt për Ylli Popën dhe kolegët e tij të mrekullueshëm! Ai guxon të thotë të vërtetën. Nuk është sharlatan si Blendi Fevziu.
Duket normal jo si saliu qe genjen si gamori ne duhan
Nuk kishe frike, e para, sepse ta kishte siguruar karierën mbasi kur mori pushtetin eleminoi të gjithë ajkën e doktorave që kishin dalë nga universitetet perendimore dhe i zëvëndosoi me doktorat që zbritën si Partizanë nga malet, mos të ishin eleminuar këta doktorë , ky doktor që prallis tani do të ishte bishti i kavallit i atyre doktorave dhe e dyta, nuk kishe frikë se frikën ta kishte futur në palcë …..
O pseudonimi "doktor", njeriu i rralle Ylli Popa thote: "Kisha frike", lexo me mend ne koke ...
Lindita, mos merr kot. Nuk kishte frike fare, ishte i privilegjuar. Ishte ai Enver Hoxha qe e çoi ne Bukuresht dhe ne Moske, dhe i dha mundesine te behej kreu i kardiologjise. Nuk tha njeri qe nuk ishte i zoti. Puna eshte pse genjen kot kur nuk ka nevoje te genjesh. Ai me shumë kishte frike nga Saliu se sa nga Enveri. E cilin doktor vrau Enveri? Besim Elezin, Pellumb Bitrin, Ylli Popën, Ylli Shtyllën, Petrit Gaçen, apo Petro Canin? Apo futja kot se e kemi per detyre te shajme Enverin? Me mire mos shkruani, se sa shkruani idiotesira.
Nuk di nga puna jote doktorr saliu po ne Shqiperi nuk u zhduk asnne doktor dhe ata qe ishin balila moren nga fiat ???? Dukesh qe qenka si saliu non grata
Një gjë duhet të dimë që po pe korba që fluturojnë në tufë e në formë rretbore duhet të dini që poshtë është nkë kërmë.Ju do të pyesni përse e tregova këtë:-1)QË SI NUK JU GAZETARË NUK ARRINI TË KUPTONI NJË GJË QË KUR BOTA PO BËNTE PËRPIEKJE PËR TË SHKUAR NË HËNË NË VËNDIN TONË LUFTOHEJ MALARIA, ANALFABETIZMI, DHE PËR TË MOS E ZGJATUR NË 1957 U HAP UNIVERSITETI, E KUPTONI..... ETJ.2)ATO NOK ARRINË TI BËJNË SHUMË NGA ATA QË NË KOHËN E PAS 1990 JAN HERONJ,PATRIOTË,KANË EMRAT E TYRE KUDO .3)POR MË VJEN KEQ (MIRË P.D.,PR,PLSH,PL,PBK, ETJ.)POR PËR PARTIN SOCIALISTE MË VJEN TURP QË KA FRIKË NGA E VËRTETA. QË ENVER HOXHA NUK KA PUNUAR PËR ATDHEUN.KJO NUK ËSHTË E VËRTET AI LINDI E VDIQ NË SHQIPËRI DHE JO SI HAJDUTI AHMET ZOGJI, ABAZ KUPI,MEHDI FRASHËRI APO DHE NJËRËZ QË DOKUMENTA HISTORIKE TREGOJN SE ATA TRADHËTAR LUANIN ME DY KARTA, ME PARIMIN ME ATË QË FITON,E MË MBËSHTET QË TË TË JAP NESËR ATË QË DO.MË GJENI JU NJ UDHËHEQËS TË SHQIPËRIS QË KA BËRË SHTET(ME INDUSTRI,BUJQËSI,SHËNDETËSI,POLICI,DHE NJË USHTRI TË FORTË, KËTU EDI QË KA PËRALLA PËR SHPËRBËRIEN ESAJ NË 1997,POR NUK MEREM ME ATË S.P.S NUK U SHPËRBË USHTRIA POR SHTETI DHE RENEGATËT OFICERË QË P.D. VURI NË KOMANDË.UNË DI VETËM KËTË PA POLITIK PËRSE NUK E SULMUAN SHQIPËRINË HAPUR USHTARAKISHT???.KA DHE MË.UNË JAM KREAR QË KAM SHËRBYER.
Zoti officer. Respekte. Dukesh qe vjen nga familje me taban, dhe jo si keta rronxhbonxhot e PD/PS. Por ne PS eshte Edi Rama qe ka futur friken ndaj te kaluares tone. Është ne mode te shash Enverin per çdo gjë. Me hapi zorret e barkut nje Debil ne nje emission me ate burrin e Mesila Palmës, so e ka emrin ai qe thoshte se ka rrahur Edi Ramën kur ishin ne shkollë fillore.Ky debili i ftuar, thoshte qe ne Shqipëri dy tre makina ishin gjithesej, dhe na çonte edukatorja te rruga qe te shikonim nje makinë. Shqiperia ishte diktaturë komuniste, por dihet qe diktaturat sjellin zhvillim, sidomos ne 20-30 vitetve para. Pastaj diktatura behet frenuese. Diktatura nuk mund te vleresohet nga ata qe kane qene ne burg. Po ti pyesesh keta qe deklarohen te persekutuar, thonë qe na persekutoi Enveri, pavaresisht se Enveri nuk jus dinte as emrat. Ne spiunonim njeri tjetrin. Edhe tani e bëjmë, por nuk na pjerdh më njeri per spiunime. Dhe spiunet e djeshem apo pinjollet e tyre i ke sot ne proteste para bashkise ne Tirane duke hedhur molotovë, per ti rene në sy te mire Udheheqësit te Partisë, Sali Katunar Komunistit. Se çfare ka bere diktatura enveriane ne drejtim te zhvillimit te shqiperise mund ta vleresojne vetem ata qe punuan dhe derdhen djersen ne ekonomine e vendit, si ne industri, bujqesi, aresim, e shendetesi. Edhe ky Ylli Popa eshte treguar maskara sepse ishte ajo diktaturë qe ngriti shendetesine dhe aresimin nga hiçi, qe ky te behej shef katedre, shef pavioni, dhe professor-doktor, bashke me atë rrumpallën e Viçidolit.
Faleminderit per kete interviste. Ishte kenaqesi e rralle te bisedoje me Profesor Ylli Popen. Ishte njeri i rralle, i jashtezakonshem, shume i ditur dhe shume i thjeshte. Intervista e tij nuk duhej te shoqerohej me foton ku ka dale me megallomanin llafazan, kryekriminelin dhe kryehajdutin Sali Berisha.
Respekt per te madhin Profesor Popa.
Ne ate kohe te ishe Mjeke ishte krenari jo vetem ne shqiperi por kudo ne Bote.. Shume Mjeke qe e kane patur me pasion ate prefesion te nderuar si ne rastin e Prof. Yllli Popen njeri me vlera nga te gjithe njerezimi qe flasin shume mire per te...edhe sote ka Mjeke kudo te nderuar dhe te Respektuar.....perjashto ndonje palaco qe e shfrytezon per Interesa pasurie...
Ne ate kohe te ishe Mjeke ishte krenari jo vetem ne shqiperi por kudo ne Bote.. Shume Mjeke qe e kane patur me pasion ate prefesion te nderuar si ne rastin e Prof. Yllli Popen njeri me vlera nga te gjithe njerezimi qe flasin shume mire per te...edhe sote ka Mjeke kudo te nderuar dhe te Respektuar.....perjashto ndonje palaco qe e shfrytezon per Interesa pasurie...
Ne ate kohe te ishe Mjeke ishte krenari jo vetem ne shqiperi por kudo ne Bote.. Shume Mjeke qe e kane patur me pasion ate prefesion te nderuar si ne rastin e Prof. Yllli Popen njeri me vlera nga te gjithe njerezimi qe flasin shume mire per te...edhe sote ka Mjeke kudo te nderuar dhe te Respektuar.....perjashto ndonje palaco qe e shfrytezon per Interesa pasurie...
Z.Mero nuk thonë kotë që oreksi vjen duke ngrënë,dhe unë falenderoj stafin e ju që e pasqyruat mendimin tim.Faleminderit. Njërzit kur punojnë bëjnë dhe gabime por ti thuash njm historiani me titull që ngjan më shumë gjerman. ..por historiani i tha që ishteSHQIPTAR.BËJ ÇUDI SE SI KA GAZETAR QË NË NJË EMISION SHKOJNË TË PA KËNDUAR, PRA TAPË TOPI.POR JO VETËM KAQ TENTOI ME 'KYLTYRËN, e tij të tjetërsoj dhe historin e BARMASHIT që për rrjedhoj solli diegien e Borovës.Ai desh të tjetërsoj të vërtetën,njëlloj si pseudo historianët e pas 1992që nuk jan gjë vetëm se pjella të humbësve,të kolaboracionistëve.Unë atë betej e di nga im atë ejo nga historian.
Po ai ne foto aty pas, mos eshte gje doktori i PD?
Dr Popa jep jntervisten e jetes Shkollore e Profesionale Karkomentuesit flasin oer Saliun,o si nuk mbyteni ne shurren tuaj o Budallenje ….. te shekullit….
Me sa di ishte Dr Popa qe i dha mundësinë Berishes,per te vajtur ne France per studimin e koronagrafise qe nuk kishte hyre tek ne.Dhe ky ja propozoi Enverit,i cili dha urdhër qe te blihej aparati e te vendosej te kardiologjia e jo ne bllok.Per hir te vertetes Berisha ka qene mjek i mire dhe nga ajo kohe u fut ne bllok por pasi u studiua nga Nexhmija nuk e mori ne grupin e Enverit,se duket e pa ambicien e Sales dhe e lane me Hysni Kapo e me pas Simon Stefanin.Kur iku Sala nga spitali shpërthyen nje grup shume i mire mjekesh,qe me sa duket tulateshin.
Saliu ka qene nje siun i rendomte ne spital i kolegeve te tij o noc rroku. Njeri malok indoktrinuar nje ne dy fjale i kishte partia enver sic flet tani shif per te tjere. Skizoid o noc rroku.
Po njerzit gjithmone dhe ata spiunat ndyresirat ndihmes laresit e filmave te grafive qe nuk ishin pak ja veshin Enverit...Un nuk mbaj mend qe intelektualet te ishin te keti formati. Po ata qe spiunonin bejne tani viktimen. Shyqyr ka akoma intelektuale si Prof Popa qe jane racional ne historine retro. Njerzit duhen infirmyar realisht çka ka ndodhur.
Nuk e kuptoje perse njerezit duhet te komentojne jashte kontestit te artikullit? Nuk kane se si te shtyne kohen apo paguen nga dikushe vetem per shashka tymuese. Dr Ylli flete thjeshte dhe qarte. Ka pasure deshire dhe ne gen punen e mjekut. Ka pasure frike kur punonte atje. Nuk do konflikte sepse frika ju shtua kur Sala shkoi atje dhe me shume ket fshiu Dr Margariten dhe Kristaqin e kardiologjise se udheheqesve. I internoi ne Gose te Kavajes. I gjithe fisi qe ai permende prej 5 doktorash kishin studiuare ne perendim, ne vitet 50 nuk munde te shkoje ne perendime sepse dulla te bente synete. Qe te vleresoshe nje njeri duhet te njohesh idhullit e tije. Ai flete per Dr Nosin. Nuk ka mjeke ne bote qe te kete vizituare te gjitha familjet e qytetit me nje biciklete kineze 28. Dhe po keto njerez e spiunuan deri sa vdiqe ne menyre misterioze. Ai nuk permende Miri Popen qe sheronte falas dhe pa hilace, vetem me ane te henes disa si kokra ( lythe). Historite bamiresve ne mjeksi te Popave dhe Nosve nuk kane te mbaruare, duhet nje nate dimri. Nuk ka vende per asnje kritike. Dhe kur erdhi demokracia ai I tha Sales, duhet ta fillojme me autokritike nga vetja dhe jo me shprehjen " bashkefajtore, bashkevuajtes. Si munde veshe shenjen e barazimit midis Saliut me valixhe druri dhe Verlacit qe e derguane te punoje ne komunale.
Por tani, ??? qe doktoret e emeruar nga Sali Berisha edhe Ilir Meta ???? me diploma fallce NE te Vetmin Spital Burdello qe Ka Shqiperia ime qe quhet QSUT Cfare te beje Rama me keta zagar,
Grupi i mjekeve te Stalinit:- eshte shkruar ne shtypin shqiptar,Jo atehere,po' keto vite,qe J.B.Tito Ka pranuar se gruppi i mjekeve te Stalinit ,qe realizoi vdekjen e Tij,ishte pergatitura nga UDB jugosllave. Po' gruppi i mjekeve te Enverit? Sa here Ka folur ai dhe te tjere per " grushtin e shtetit te tipit hrushovian?Si shpjegohet qe tani Pasi Kane vdekur te gjithe mjeket e Enverit Kane filluar te flasin kunder tij?Isuf Kalon dhe Ylli Popa Jane dy prej tyre.Me gjendjen shendetsore te Enverit mjafton qe ne vend te aspirines ti jepej paracetamolo,Pra nga hollies gjaku ne mpikses te gjakut,dhe Enverit nuk kish nevoje per helmin me veprim te vonuar qe pruri Fiqeretes Shehut nga Franca.Ndaj dhe Kadriut ia Kerkon dhe e hodhi ne WC Duke i thene se nuk kemi nevoje per te.E keni degjuar regjistrimin e deponimit te Fiqeretes ne hetuesi?Degjojeni ose ti lutemi gazetes ta publikoje.Por...te plotesuar ama.Madje ate ku hetues eshte nipit i Kadriut,Pirro Dauti
Km! Qenke nje idiot i lindur. Per cfare deponimesh te Fiqretit flet, o derdimen? Per deponimet e marra nen torture? O zot, cfare mban toka shqiptare sot.
Ermut,flash per ate qe kam degjuar ,te plote,me hetues qe bente pyetjen ,nipit e Kadri Hazbiut,Pirro Dauti.Sic sheh ,po' te flash me emra.Pyeteni Pirro Dautin Nese eshte marre deshmia nen presion ,apo e servirur.Atje jepet qarte cdo gje.Fiqeretja fliste sikur jepet leksion ne Shkollen e Partise.