Ish zv.ministri i Brendshëm dhe kreu i Sigurimit të Shtetit në periudhën e fundit të regjimit komunist, Zylyftar Ramizi, ka dërguar në 2015 në redaksinë e gazetës DITA një material ku flitet për ngjarjet e ambasadave në 2 korrik 1990 në Tiranë.
Ramizi deklaron se situata e mbingarkuar e qytetarëve që donin viza të huaja për t’u larguar, pasi ishin pajisur me vizën shqiptare, u provokua në mënyrë shpërthyese nga vetë regjimi me urdhër të Ramiz Alisë.
Por një rol të dorës së parë, ish shefi i Sigurimit i jep njëherësh jugosllavëve dhe agjenturës së tyre. Për këtë, Zylyftar Ramizi ofron disa hollësi interesante. Një ndër to është përgjimi që i është bërë shefit të UDB-së në Kosovë, Rahman Morinës, me eprorin e vet në Beograd lidhur me një agjent të vetin në Shqipëri.
Ai flet edhe për dizinformacionet që ka përhapur ambasada jugosllave ato ditë, që nisin nga qershori 1990 dhe vazhdojnë edhe pas 2 korrikut. Atëherë kur udhëheqja komuniste organizoi një miting të madh ku “dënoi të ikurit, tradhtarët”, rrugën e të cilëve në fakt Alia e kishte hapur vetë.
Cilët ishin Stana e Vojo Bilbija që hynë në ambasadën jugosllave. Ramizi: “I telefonova Alisë dhe i thashëse mitingu i madh ku u dënuan të ikurit e ambasadave, ishte farsë pasi udhëheqja e lejoi vetë këtë gjë”.
Nga Zylyftar Ramizi
Hapja e ambasadave lidhet me ndryshimin e ligjit për hyrje-dalje jashtë shtetit. Ngjarja e ambasadave ka lidhje direkte me Kryesinë e Këshillit të Ministrave, ai u dha zgjidhje problemeve që lidheshin me hyrje-daljet jashtë shtetit. Kur qytetarët tanë nuk do t’u krijoheshin mundësi takimi, ata – sipas Kryesisë së Këshillit të Ministrave – të gjenin vetë rrugë për t’u futur në ambasada nga të donin e si të donin.
Më datën 26 qershor 1990, qytetarët e pajisur me pasaporta dhe vizën tonë, u lanë të lirë të kërkonin vizën pranë ambasadave. Më datën 2 korrik, kur situata u rëndua së tepërmi, u fut policia dhe ajo siguroi rendin e qetësinë pranë ambasadave. Në vitet 1989-1990 u bënë ndryshime në legjislacionin ekzistues: Ligji i agjitacionit e propagandës pësoi ndryshime në themel; ai i arratisjes jashtë shtetit u bë kalim i paligjshëm i kufirit. Ndryshime pësoi ligji për hyrje-daljet jashtë shtetit, ai u kap në parametrat e ligjit italian e atij francez. Sipas ligjit të ri, qytetarët pasi të pajiseshin me pasaportën dhe vizën tonë, do të kërkonin vizën pranë ambasadave, kur me ligjin e mëparshëm këtë shërbim e kryente Dega Konsullore e Ministrisë së Jashtme.
Me këtë rast u bënë ndryshime edhe në strukturën e degës së dytë, reparti i specializuar i policisë, që deri në atë kohë siguronte rendin dhe qetësinë pranë ambasadave. Kaloi në varësi të Drejtorisë së Policisë. Momenti kur u bënë këto ndryshime qe mbushur me probleme mjaft të mprehta, ato kërkonin zgjidhje, ndër to qenë dhe hyrje-daljet jashtë shtetit.
Për shkak të demonstratave në Kosovë, Jugosllavia kishte ndërprerë hyrje-daljet me vendin tonë qysh në vitin 1981. Ishin me qindra qytetarë të pajisur me pasaporta dhe viza dhe Ambasada Jugosllave nuk u dha qoftë edhe një vizë për qytetarët tanë. Edhe pse u bënë përpjekje për t’i futur qytetarët tanë në Kosovë nëpërmjet vendeve të dyta e të treta, problemi nuk u zgjidh.
Edhe hyrjet nga Kosova në vendin tonë qenë ndërprerë. Në këto vite të mbrapshta në vendin tonë dërgonin spiunë në vend të vizitorëve. Në këtë situatë të rënduar ishin me qindra të rinj dhe të reja kosovarë që kanë kaluar ilegalisht kufirin, të cilët u sistemuan në shkolla të mesme e të larta në Elbasan, Shkodër dhe Tiranë.
Në situatën konkrete, si mundësi komunikimi ngeli loja me agjenturat. Organet tona të zbulimit kapën një bisedë telefonike të Rahman Morinës (shefit të UDB-së për Kosovën) me Dragon, eprorin e tij në Beograd.
Rahman Morina: E përgatitëm njeriun tonë, këto ditë do ta dërgojmë matanë.
Dragua: Kur të kthehet na raportoni.
Personin në fjalë e identifikuam, ai ishte D. M., nga Dragashi, agjent i hershëm i UDB-së jugosllave. Dërgimin në vendin tonë të spiunit D. M., e justifikonin me takimin e K. M., (vajza), e cila ishte futur ilegalisht në vendin tonë me shumë të rinj kosovarë. Ajo vazhdonte mësimet në Fakultetin e Mjekësisë. Agjentin e UDB-së jugosllave D. M., e kontrolluam me llojet dhe mjetet e punës operative, zbuluam qëllimin dhe detyrat që i patën ngarkuar. Kur i plotësuam detyrat tona, atë e lamë të lirë të largohej nga Morina. Nuk vonoi shumë kur Rrahman Morina e dërgoi përsëri udbashin D. M. E lamë të lirë, e shoqëruam me masa agjenturore operative dhe kur vërtetuam gjithçka, me spiunin D. M., biseduam në gjendje të lirë, i vumë në tavolinë materialet e grumbulluara, i cili pasi i lexoi, pohoi “jam fajtor”. Kërkuam hollësi për pasojat që i pati sjellë Kosovës dhe kosovarëve zanati i spiunëve të UDB-së jugosllave…
Në datën 26 qershor 1990 thirrëm në Tiranë qytetarët e pajisur me pasaporta e vizë. Pasi u dhamë porositë e nevojshme, ata i çuam në “Rrugën e Ambasadave”, fillimisht në ambasadën Jugosllave, pasi me të lidheshin problemet shqetësuese. Në këto takime të qytetarëve tanë kam qenë edhe unë i pranishëm. E gjithë kjo lëvizje është filmuar nga Televizioni Shqiptar. Në këto rrethana qytetarëve tanë askush nuk u hapi derën në ambasadë. Në këto kushte ata u futën nga muret e kangjellat e ambasadave.
Nga data 26 qershor, deri më 2 korrik 1990, kur Kryesia e Këshillit të Ministrave urdhëroi rivendosjen e rendit e qetësisë, në ambasada patën hyrë 5720 vetë, nga të cilët: Në ambasadën e Gjermanisë Perëndimore 3700 vetë, në Ambasadën Franceze 540 vetë, në Ambasadën Italiane 1400 vetë dhe me radhë deri tek Ambasada e Jugosllavisë, me numër më të vogël, 6 vetë.
Në Ambasadën Jugosllave hyri Stana Bilbija me fëmijët e saj. Stana ishte agjente e zbulimit jugosllav, ajo dhe burri i saj Vojo Bilbija, me kombësi e shtetësi malazeze, vite më parë patën hyrë ilegalisht në vendin tonë. Vojo Bilbija (mjek), qe dënuar si agjent nga organet e drejtësisë. Sa thashë më lart pasqyrohet në dosjet agjenturore, hetimore dhe gjyqësore për Stana e Vojo Bilbijan. Por edhe pas 2 korrikut 1990 pati organizime dhe presione me tendencë futjen në ambasada. Kështu, një turmë e formuar në Kombinatin e Tekstileve, mori rrugën drejt ambasadave. Ajo u godit nga forcat e policisë pa arritur akoma tek Ministria e Tregtisë. Dhe kur situata u qetësua, kur nuk kishte presione të dukshme, filloi organizimi i punës për largimin e qytetarëve nga ambasadat, në vendet ku qe ofruar emigrimi.
Rasti i ambasadës kubaneze
Persona të paidentifikuar tentuan të futen në Ambasadën Kubaneze; kur nuk ua hapën derën, ata hodhën lëndë eksplozive. U dëmtuan dhoma të godinës. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 të mbrëmjes. Për ngjarjen e pazakontë, shefi i protokollit të Ministrisë së Jashtme i kërkoi takim ambasadorit kubanez, i cili e pranoi. Në bisedën e bërë midis ambasadorit kubanez dhe shefit të protokollit shqiptar, kam qenë i pranishëm. Ai na dha informata me interes, sidomos për qëndrimin armiqësor të ambasadorit jugosllav, që në atë kohë kishte radhën e dekanit (të trupit diplomatik). Ishte ambasadori jugosllav ai që furnizonte me “të dhëna”, se policia shqiptare kishte arrestuar shumë persona, se disa prej tyre i kishte pushkatuar e varrosur në “Malin me gropa”. Në këtë rast ambasadori jugosllav nuk thoshte asgjë të vërtetë, ato ishin dezinformacione të UDB-së, të cilët i përhapën e propaganduan me aq zell në shtyp, radio e televizionin jugosllav nga ambasadori gënjeshtar. Dezinformacioni i zbulimit jugosllav dha efekte negative. Persona të veçantë këto gënjeshtra i morën për të vërteta, disa të tjerë me qëllim dashakeqës komentuan sa deshën dhe si deshën. Propaganda jonë heshti. E bëri këtë se kështu ja donte puna apo u tremb, cilidoqoftë varianti, kjo është e vërteta. Këto gënjeshtra të zbulimit jugosllav kanë ardhur në ditët e sotme, ato përdoren edhe sot si të vërteta. Një nga këta mjeranë është gjenerali pa grada (Q.Duraj).
Për menaxhimin e situatës, kryesia e Këshillit të Ministrave ngarkoi ministrin e Punëve të Jashtme, ministrin e Komunikacionit, ministrin e Punëve të Brendshme dhe Komitetin Ekzekutiv të Tiranës.
Për kohën e qëndrimit në ambasada, qytetarët tanë janë furnizuar rregullisht me ushqim dhe ujë. Ndihma mjekësore ka qenë pranë çdo personi që ka pasur nevojë. Këtë detyrë e kreu Komiteti Ekzekutiv i Tiranës, Seksioni i Tregtisë dhe ai i Shëndetësisë. Në kohën kur gjithçka u bë gati, kur qytetarët qenë pajisur me pasaporta e vizë, filloi lëvizja e autobusëve drejt “Rrugës së Durrësit”. Në Vorë u bë një pushim disa orësh, derisa mbërritën të gjithë autobusët. Në orën 05:30 të mëngjesit mbërritëm në Portin e Durrësit, ku priste Ilir Mustafaraj.
Mitingu
Pasi u boshatisën autobusët, u organizua mitingu, atë e quajtën miting të madh, miting madhështor, kur ai përcolli në popull gënjeshtra të padëgjuara më parë.
Në tribunë, në radhën e parë ishin rreshtuar ata që morën vendimin që qytetarët tanë të futeshin në ambasada nga të donin dhe si të donin. Aty “oratorët” folën sa deshën dhe si deshën. Ata gënjyen sa mundën, ditën në qendër të Tiranës. Unë së bashku me Hekuran Isain e ndoqëm mitingun nga Komiteti Ekzekutiv i Tiranës. Ministrit tim i kam folur hapur: “Këto që po bëni nuk flasin për mirë, ato janë marifete për të larguar të keqen nga vetja, fshihni të vërtetën dhe gënjeni popullin”. Në këto rrethana ministri u justifikua: “Është porosi e shokut Ramiz, po deshe fol vetë me të”. Nga zyra e Hekuran Isait fola me Ramiz Alinë, i thashë se në miting u fsheh e vërteta, se hapja e ambasadave u bë me vendim të Kryesisë së Këshillit të Ministrave, se këtë vendim e ka firmosur Kryeministri (Adil Çarçani), se për ligjin e ri të hyrje-daljeve jeni informuar dhe ju me shkrim nga MPJ etj. Biseda ishte në prezent të Hekuran Isait, Ilir Mustafarajit, Sefer Ramës e ndihmësit të ministrit. (DITA)
Kot tregoni tani,kosovaret kanë qenë në dijeni që më 1990 se futjen në Ambasada e ka organizuar UDB,meqenëse bëhej fjalë për 2.Korrik kur në Kaçanik shpallej Kushtetuta e Kosovës dhe Seria donte të tërhiqte vëmendjen e opinionit nga Shqipëria dhe do u tregonte kosovareve të mos shpresojnë në Shqipëri ë se atje e ka situatën në dorë siq e ka edhe sot.Po UDB organizoi shkatërrimin e Shqipërisë më 1997 ,në kohën kur Kosova përgatitej për luftë.
Perendimi refuzonte te hapte deren per Shqiperine nga frika e tmerri qe kishin nga Bashkimi Sovjetik dhe nga zemerimi i Jugosllavise qe kishte nje pozicion shume delikat ne Evrope. Nga 1981 Jugosllavia ishte praktikisht ne gjendje lufte me Shqiperine dhe lufta nuk eshte vetem plumba e raketa. E vetmja rruge per Ramizin ishte shqyherja e deres se ambasadave qe rruga ne Evropen perendimore te hapej. Pavaresisht se pati shume te meta Ramizi ja arriti qellimit dhe koha do vertetoj qe ishte dhe dhe do ngelet ne histori nje diplomat dhe politikan i klasi te larte.
Zylyftar Ramizi nuk e kuptoi se pse Enver Hoxha e detyroi Mehmet Shehun te vriste veten dhe ia pastroi rrugen e pushtetit absolut ish-agjentit te SIM-it fashist italian dhe agjentit jugosllav e sovjetik ne veprim, Ramiz Alise. Dhe Ramiz Alia ia kaloi stafeten Sali Berishes.
Përpos shumë efakteve pozitive që ka demokracia në jetën e një individi, ajo i jep të drejtën çdo kujt që të shpreh lirshëm mendimin e tij, për këdo dhe kurdo. Pa replikuar me asnjë komentus, si person që e kam jetuar vetë atë periudhë kohore, do të thosha se: Enver Hoxha mund të ketë patur 1000 gabime, por ishte burrë, ndërsa Ramiz Alia që në 1985 pati shansin e artë të na çonte drejt perëndimit pa asnjë kosto, do të ngelet, në histori si politikani, më i paburrë që ka patur ky vend.
Ne shqiptaret te shikojm perpara! Se edhe globi dhe superfuqite po shikojn perpara!
JAZËK. E çfarë duan tani Zylyftarët e Ramizët. Ku ishin deri…? Turp!
Ju qe keni bere kete shkrimin nuk di cilen figure doni te pastroni ? Ngjarjet dihet nga ne qe i perjetuem dhe cdo njeri me intelekt nga populli e ka kuptiar qe ne 90-ten se nga I erdhi e keqja ??? Figuren e Ramiz Halese nuk mund ta pastroni dot ,ai do ngelet njeriu me HIPOKRIT me Historine e Ketij vendi qe dite te SABOTOJ me gjithcka dhe mund te quiet pa frike nje KMELEON kjo eshte MERITA e tij dhe me menyre te mencyr djallezore di ti ti mare mendjen Enver Hoxhes dhe te zhduke tere ata Trima qe ben Luften duke i quajtur tradhetar dhe ky zoteri vetem ishte I PASTER te tjeret jo besnike ???? Stafeten ja dorezoj kriminelit Sali se e dinte qe do i conte me vend te gjitha porosite e Ramiz Halese
Greket dhe jugosllavet kane qene historikisht armiqte tane te betuar e mbeten edhe sot e kesaj dite te tille ( e nuk dihet se deri kur ) , pa as me te voglin ndryshim , bile jane bere shume me te sofistikuar . Agjentura e tyre ka kapur postet me te larta shteterore , pa folur per mizerine ne te gjithe pozicionet e tjera te piramides shteterore . Nuk ishte aspak rastesi qe e gjithe lufta , urrejtja dhe mllefi brenda e jashte u zbrazen tek ish sigurimi i shtetit . Ka mbi tre dekada qe flitet vetem per te dhe glorifikohen e ngrihen ne qiell kriminelet me te rrezikshem te agjenturave te huaja !
Shqiperia eshte i vetmi vend,ku armiqte tane,sllave-serbe dhe greke,e quajne Al Dorado,per perfitimin e tyre kombetar dhe shteteror,me syne,rrezimin e Shqiperise per dhe ose,inegzistencen e saj! Tani,deri kur do te vazhdoj kjo gjendje e shqiptareve antishqiptare,me mbetet te besoj se nuk do te zgjate!
Shume pikepyetje ka per ate qe ndodhi ate kohe. Permbysja e madhe qe ndodhi ne gjithe lindjen dukej sikur nuk po ndikonte ne Shqipni. Pastaj bam, u hapen ambasadat. Ishte nje proces i dirigjuar, ashtu si dhe pardesyte e bardha. U beme dhe ne si te tjeret, por jo si rumunet me Causheskun. Kontrolli ketu ishte me i rrepte. Turma u manipulua, dhe "demokracia" ishte qe ne pjellje e manipuluar nga ata qe ishin ne fuqi. Teatri vazhdon!!!
eshte per te ardhur keq po kjo histori eshte nje pjese e vogel e asaj qe qeverite shqipetare ne te kaluaren dhe ne te tanishmen jane ne kontroll te "miqve " tane serbo-greke prandaj shqipetare mos u lodhni shume me brohotje sepse padronet e hapin dhe e mbyllin siparin si ta duan , shikoni nje kriminel Beleri lirohet per te bere betimin ... nuk ka fjale me ......