"Nuk ishte dasmë ajo imja! Unë u vesha me fustan të bardhë dhe bëra një xhiro rrotull kampit, nëpër dyert e familjeve bashkëvuajtëse aty"

4 Korrik 2024, 18:50Dossier TEMA
"Nuk ishte dasmë ajo imja! Unë u vesha me fustan të

Nga Ermira Isufaj

Është historia e Klara Merlikës, simboli i mbijetesës në kampet e internimit, atje ku shkoi fëmijë e kaloi 45 vite të jetës, ku pa të vdisnin bashkëmoshatarët e saj. Atje ku dashuroi e veshi fustanin e bardhë të nusërisë, atje ku la nënën e saj përgjithmonë. Një fustan i bardhë dhe një shëtitje nëpër dyert e familjeve të internuara, janë të paktat çaste që mban mend Klara Merlika, në ditën e shënuar të jetës së saj, atë të martesës.

Ajo ditë nuk do të bënte asnjë ndryshim nga ditët e zakonshme të jetës së saj të mundimshme në kampet e internimit, nga Berati në Tepelenë e, deri në Savër…! Kishte mbërritur në kampet e internimit, kur kishte ende përparësen e shkollës fillore dhe është larguar prej andej, 45 vite më vonë.

E kanë quajtur simbol të mbijetesës, pasi e kanë degdisur thuajse në të gjitha kampet e internimit të Shqipërisë. Është Klara Merlika, nusja e djalit të ish-kryeministrit shqiptar të periudhës së pushtimit italian të vendit, Mustafa Merlika Kruja. Është një ndër ato që ka vuajtur më së shumti terrorin komunist, që kur ishte fëmijë.

Ja si e kujton ajo fëmijërinë në kampet e internimit, atje ku shumë bashkëmoshatarë të saj, humbën jetën në mënyrë tragjike.

“Duke qenë pjesë e familjeve të mëdha, në fillim dhe në fund të kampit ishin banjot, dhe ne të Mirakajve (gruaja e xhaxhait, ishte grua ministri), bashkë me Bardha Gjon Markagjonin, na vendosën në fund, në një hapësirë jashtë çdo kushti normal…! As mbijetesë nuk e quaje dot.

U desh shumë mund nga nëna ime e nuset e xhaxhallarëve për ta pastruar vendin rrotull, deri sa mori një pamje të pranueshme. Në Berat ne qëndruam nga viti 1944, deri 1949-ën, gati pesë vjet. Shumë herë aty në kamp ra sëmundja e malaries, tifoja, dhe fëmijët e vegjël, vdisnin njëri pas tjetrit.

Brenda një nate kanë vdekur mbi 20 fëmijë, dhe unë nuk kam për ta harruar kurrë një grua shtatlartë shkodrane, Cuklina e quanin, së cilës i vdiqën të dy foshnjat binjake nga tifoja. Buzët e thara të atyre fëmijëve i kam përpara syve (qan).

Unë gjithë kohës rrija pranë nënës e familjarëve të mi, ndërsa mamaja, bëri të pamundurën që të më regjistronte në klasë të katërt, në një shkollë pranë kampit, sa për të kaluar disa orë të ditës.

Mbaj mend që disa herë rresht e kam shoqëruar time ëmë, në Burgun e Kuçovës, sepse aty pranë po ndërtohej nga të burgosurit kanali Kozarë-Kosovë, ndërkohë që ata merrnin edhe njerëz nga kampe të tjera internimi”, thotë Klara.

Po, në internim Klara përjetoi edhe momentin më solemn në jetën e njeriut, atë që praktikisht duhet të ishte çasti më i paharruar: fustani i bardhë dhe nusërimi, deri edhe lindja e nipërve dhe mbesave.

Martesa me Fatosin, të birin e ish-kryeministrit Mustafa Merlika Kruja, do t’ia rëndonte dënimin, sidomos edhe pas kërcënimit që vetë Mehmet Shehu, i kish bërë në burg të shoqit. Janë 45 vite internim, dhe sot 90 vjeçarja Klara Merlika (Mirakaj) ka shumë për të rrëfyer…!

“Nuk ishte dasmë ajo imja! Unë u vesha me fustan të bardhë dhe bëra një xhiro rrotull kampit, nëpër dyert e familjeve bashkëvuajtëse aty. Të nesërmen direkt u kthyem në punë dhe vetëm një ditë pas martesës Fatosin, e detyruan që të shkonte për të punuar në kënetën e Gradishtit.

Gjatë ditës troket një oficer i Sigurimit dhe i kënaqur nga vendimi për të degdisur tim shoq, më pyet nëse do e lija apo do e ndiqja kudo, ku shteti do ta transferonte. Unë isha martuar me Fatosin, dhe kisha vendosur që ta ndiqja në çdo vend ku atë do ta caktonin.

Në kampet e internimit, kam kaluar momentet më të bukura dhe më të trishta të jetës. Martesa është vetëm një kapitull…! Në kamp më vdiq ime më, e varrosëm aty. Në kamp më lindi vajza dhe vendosëm me Fatosin, që të kishim vetëm një fëmijë, për të mos i hyrë në hak jetës, vuajtjeve…! Nuk mund të torturoje veten dhe fëmijën në ato kushte në të cilat jetonim”, thotë Klara. (Memorie.al)

3 Komente

  1. N
    Ne nderim dhe Respekt te gjithe atyre qe kane vuaj

    Dhimbje dhimbje dhe vetem dhimbje nga Histori te pa fund qe gjithmone lexojme.....por dhe si kjo qe Lexova disa here ....Respekt dhe shume vetem Respekt per kete Familie dhe shume familie te tjera qe kane vuajtur ne ate kohe dhe ne ato vite te egra... Zoti ju dhente shendet dhe lumturi pejstareve qe jetojne dhe ne Respekt per ata qe nuk jetojne me ne kete jete... Fatekeqesia me e madhe per ata kriminele te asaj kohe.... qe me duart e tyre te gjakosura ndaj njerev te pafajshem.... nuk perjetuan si keto Histori qe perjetuan keta njerez te pafajshem...Nje pjese e krimineleve te atyre viteve jetojne ! me vone mbas 90 linden po kriminele te tjere dhe keta akoma jetojne....fatekeqesia me e madhe .... qe skam fuqi si indivite....se nuk do tju beje asnje gje me teper sec kane bere me njerezit e thjeshte qytetare..

    Përgjigjjuni
    1. N
      Ne nderim dhe Respekt te gjithe atyre qe kane vuaj

      Dhimbje dhimbje dhe vetem dhimbje nga Histori te pa fund qe gjithmone lexojme.....por dhe si kjo qe Lexova disa here ....Respekt dhe shume vetem Respekt per kete Familie dhe shume familie te tjera qe kane vuajtur ne ate kohe dhe ne ato vite te egra... Zoti ju dhente shendet dhe lumturi pejstareve qe jetojne dhe ne Respekt per ata qe nuk jetojne me ne kete jete... Fatekeqesia me e madhe per ata kriminele te asaj kohe.... qe me duart e tyre te gjakosura ndaj njerev te pafajshem.... nuk perjetuan si keto Histori qe perjetuan keta njerez te pafajshem...Nje pjese e krimineleve te atyre viteve jetojne ! me vone mbas 90 linden po kriminele te tjere dhe keta akoma jetojne....fatekeqesia me e madhe .... qe skam fuqi si indivite....se nuk do tju beje asnje gje me teper sec kane bere me njerezit e thjeshte qytetare..

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kukesiani i revoltuar

        E dime te gjithë që diktatura fashiste dhe diktatura komuniste jane dy extremet. Nje shoku im e vendoste spektrin politik ne nje rreth, dhe Kudo që të vendosësh qendren (e majte dhe te djathte) nuk ka rendesi fare. Kur fillon largohesh nga qendra, majtad apo djathtas, duket nje fare ndryshimi politik. Por kur shkon ne extreme, ne nje rreth extremet Jane shumë after njeri tjetrit. Ai shoku I'm thoshte "më i mençuri dhe më budallai Jane shumë afer njeri tjetrit. Edhe keta bashkepunetoret e fashizmit. U bashkuan me fashizmin, por komunizmi vetem nje hap me tutje ishte. Te mos qahen se vetes ja bene. Po te ishin bashkuar familje e medha me kampin antifashist, do kishin nja 70-80 vjet demokraci deri tani. A zgjodhe fashizmin? Epo, ha mutin e komunizmit tani. Por, ne fakt, nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Me serbin, me turkun, me grekun, me dreqin dhe të birin bashkoheshin keta derra, vetem per të ruajtur pozitën. Ja, shiko derrin Sali. Sa me serbin, sa me grekun. Kete shfrytezoi Enver Hoxha gjatë luftes dhe mori pushtetin. Tani dalin debilet per te na treguar sa i keq ishte komunizmi. Mos more? Vertet? Po pse ja dhate Enverit pushtetin ne tepsi duke u bashkuar me Hitler in dhe Duçen? Me e forte eshte kur flasin PD-istet që kane qenë bsdhkepunetore te Sigurimit.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje