Një prej debateve më të diskutuar që ka ndodhur ndonjëherë nëpërmjet dy mendjeve të ndritura të kombit Shqiptar, është ai midis Ismail Kadaresë dhe akademikut Rexhep Qose, ku midis tyre pati polemika se çfarë jemi ne shqiptarët, të krishterë apo myslimanë?
Këtë debat na e risjell edhe njëherë Euronews.al nëpërmejt gazetares Esiona Konomi, ku në librin e Kadaresë “Identiteti europian i shqiptarëve” shpërfaqet debati mes dy akademikëve.
Botimi i këtij libërthi 18 vjet më parë, do të provokonte debatin më të madh, ku dy mendjet më të ndritura të shqiptarisë, Kadare e Qosja do të përfshinin për rreth 4 vjet të gjithë elitën kombëtare, në përgjigje të pyetjes: çfarë jemi ne shqiptarët?
Ismail Kadare lartësonte tezën se shqiptarët, duhet të kapërxenimin 5 shekujt nën thundrën otomane, dhe të riktheheshin si princër të Evropës, tek ADN-ja e Skënderbeut.
Nën diellin pranveror të Prishtinës, Rexhep Qosja replikoi duke marrë në mbrojtje myslimanët shqiptarë, të cilët, ishin sipas tij, po aq shqiptarë, e po aq evropianë sa të krishterët e përqafuar nga Kadare.
Pyetjet e ngritura ishin therëse: A është feja identitet? A ka kombi vetëm një të tillë?
Kadare nuk e fshihte në sprovën e tij bezdinë dhe kundërshtinë ndaj politikës shqiptare e cila qysh në vitet e para të demokracisë hodhi sytë, krahas Perëndimit, edhe në Lindje.
“Krejt si një shpend i verbër, një dërgatë shqiptare fluturoi me avion për në Xhedal, fluturim pas së cilit Shqipëria u gdhi në Ligën Islamike. Hotelet e shtrenjta të Dubait, të shoqëruar, ndoshta, nga dhurata të shtrenjta, ishin mjaft joshëse gjithashtu edhe për të majtën”, deklaronte Ismail Kadare.
Në repikë me Kadarenë, akademiku nga Kosova lëvronte një tezë tjetër, teksa shkruante esenë e tij ‘Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare”.
“Shqiptarët i takojnë qytetërimit ismalik, hiç më pak se qytetërimit të krishterë”, deklaronte Rexhep Qosja.
Ky ishte vetëm fillimi i një sage të gjatë përplasjesh ku dy mendjet e ndritura të trojeve shqiptare nuk do të kishin mëshirë t’i preknin njëri-tjetrit edhe plagët e së shkuarës, e duke udhëhequr kështu debatin më të madh e më të gjerë intelektual të zhvilluar ndonjëherë në diskursin publik shqiptar.
Kësisoj Qosja nuk do të kursehej e t’i quante tezat e Kadaresë, raciste.
“Sprova e Ismail Kadaresë, është e mbështetur në premisa të gabuara: në përpjekje për të dëshmuar, në njërën anë kundërshtitë kulturore midis Evropës e Lindjes myslimane, kurse, në anën tjetër sipërinë e identitetit evropian ndaj identiteteve të tjera, para së gjithash, ndaj identitetit mysliman! Dhe, kjo sipëri është, sipëri raciste”, deklaronte Qosje.
Thirrjet e Kadaresë për tu rikthyer tek origjina kristiane evropiane duke zhbërë ndikimet e pushtimit shumëshekullor turk, për Qosen ishin thirrje për të ndërruar fe, si një mobilizimin politik të krishterimit.
“Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur çasti i dëshiruar që të dëgjohet për disa oktava më lartë zëri i tij, më parë i pëshpëritur, kundër identitetit mysliman, në të vërtetë kundër përbërësve myslimanë në identitetin e përbashkët, të shqiptarëve! Për këtë arsye është shumë e nevojshme që këto ide të Ismail Kadaresë të hidhen poshtë me kohë dhe pa hamendjesime”, theksonte Rexhep Qosja.
Rexhep Qosja me klas, por pa mëshirë, e sfidonte Kadarenë, tashmë të vendosur në Paris, si luftëtar i krishtërimit, se çfarë kish qenë dikur, kur bashkëjetoi me sukses me sistemin diktatorial.
“Unë, natyrisht, nuk po e akuzoj Ismail Kadarenë tani se, para 34 vitesh, duke predikuar veçimin e Shqipërisë dhe identitetin stalinist, në të vërtetë predikonte kundërevropianizimin! Unë vetëm po vë në dukje se perëndia i shndërrimeve Protej, e ka dhuruar Ismail Kadarenë edhe me dhuntinë e nxitimshndërrimeve për të qenë politikisht sa më i koniunkturshëm”, deklaroi Qosja.
Kadare e fajësonte Qosen, po e ndante “identitetin evropian” të shqiptarëve në “identitet mysliman” dhe në “identitet të krishterë”. Dhe, kjo ndarje Kadaresë ngjante me një muzikë e njohur, të dëgjuar shumë herë, e të rrezikshme.
“Përçartje të tilla, në prag të afrimit të portave të Evropës, përpara se të ishin komike, janë thellësisht tragjike. Si të tilla, ato kërkojnë një përgjigje të qartë, serioze dhe pse jo, të prerë. Në raste të tilla parimi kryesor është se një popull është ai që është dhe s’ka nevojë as për pudër zbukurimi e as për blozë përçmuese”, deklaronte Kadare.
Dhe siç e kërkoi, përgjigjia i erdhi flakë për flakë, duke provokuar guximshëm një gërrmim mu në brendësinë e njeriut, aty ku besimi fetar dhe gjaku ngrohin njëri-tjetrin deri në vlim.
“Kur e zbukurojmë një popull me pudër zbukurimi? Kur e quajmë evropian dhe të krishterë, pa dyshim. E kur e shëmtojmë me blozë përçmuese? Kur e quajmë joevropian dhe mysliman, pa dyshim! Domethënë: pudra zbukuruese mund të qitet vetëm në fytyrën evropiane dhe të krishterë, kurse bloza përçmuese vetëm në fytyrën joevropiane dhe myslimane”, nënvizonte Qosja.
Kadare trumbentonte identitetin evropian të shqiptarëve si një dokument historik e të pandarë nga projekti politik i Shqipërisë, integrimi në Bashkimin Evropian.
Për Qosen kjo ishte një tezë e gabuar, e pasaktë pasi sipas tij, Ismail Kadare e njëjtëson edhe me krishterimin. E kontinenti evropian në sytë e akadmikut nuk ka prejardhje vetëm të krishterë.
Kadare kundërshtonte gjithashtu qasjen e adakemikut për përcaktimin e Shqipërisë si një e mesme e artë mes Lindjes dhe Perëndimit.
“Klisheja krejtësisht e gabuar e përftimit të Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes dhe Perëndimit, një qytetërim as shtu, as kështu, thënë ndryshe një “vend i as-as-it”, s’na bën kurrfarë nderi. Së pari, sepse nuk është e vërtetë, së dyti, sepse të lakmosh një cilësim të tillë, është njëlloj si të vetëshpallesh “gjysmak”, që në shqip midis të tjerash do të thotë “tarrallak””, theksonte Kadare.
Përkundër etiketimeve si “delirant”, Qosja u kundërpërgjigj me fshikullime ndaj Kadaresë dhe krijimtarisë së tij gjatë regjimit komunist.
“Çfarë margaritari politik! Çfarë margaritari diplomatik! Çfarë margaritari historik! Çfarë margaritari gjuhësor-stilistik! Sa kap numri i vjershave, tregimeve, romaneve, sprovave, artikujve, referateve, intervistave me të cilat ti i ke shërbyer posaçërisht shumë asaj kapardisjeje të Shqipërisë në kohën e komunizmit për kinse misionin e saj planetar për mbrojtjen e marksisëm-leninizmit?”, deklaronte Rexhep Qosja.
E kështu përplasjet vazhduan e u thelluan në kundërshti ku dy kolosët, gati-gati e etiketonin njëri-tjetrin, si kalorës të Perëndimit apo të Lindjes.
“Idetë e tilla po shkaktojnë çoroditjen kryesore në politikën shqiptare. Një pjesë e madhe e politikanëve flasin gjithë ditën për Evropën dhe Perëndimin, por mendjen, me sa duket, e kanë nga Lindja. Nga Lindja në të gjithë gamën që ajo ngërthen: Lindja e Mesme, ish-lindja sovjetike, e po të mos mjaftojë kjo, edhe ajo kineze maoiste”, kundërshtonte Kadare.
Në një prej artikujve të tij, botuar në shtypin e Tiranës, “Realiteti i Shpërfillur” ju vendos këtyre mendime të Kadaresë, etiketën e një islamofobi.
“E pabesueshme! Vërtet delirante! Lindjefobi! Myslimanofobi! Myslimanofobia e Ismail Kadaresë, vërtet, është delirante! Dhe, është e leverdishme!”, akuzonte Qosja.
Qindra intelektualë, për 4 vite rresht u përfshinë në këtë debat duke u rreshtuar më së shumti o me njërin e o me tjetrin, e rrallë në mes. Gazetat e shkruara fillimisht në Tiranë, e më pas edhe ato në Kosovë, thithën ligjëratat e mëndjeve më të ndriçuara të kombit tonë, duke u përpjekur të hedhin dritë se çfarë jemi ne, lindje, apo perëndim.
I athët me të dy, ishte Kasëm Trebeshina kur komentonte debatet mes të dyve.
“Unë jam i mendimit se shqiptarët duhet të mbesin brenda tyre edhe kur të shkojnë në Evropë. Nuk kanë pse të nxitohen, duhet të jetë edhe Evropa e denjë edhe ata të jenë të denjë. Kërkojnë të djegin prapë njerëz këta, që janë fetarë apo s’janë fetarë? Ne që nuk besojmë duhet të zhdukemi? A duhet të ndezim një luftë fetare? Duan të mbesin ata të dy se duan të shkëlqejnë se janë të ditur”, deklaronte Trebeshina.
Përballja e ngjizur nga viti 2006 e që vijoi me intensistet deri nga viti 2010, nuk u shua, e njerëzit e shquar të letrave dhe mendimit, pyeteshin herë pas herë për të, se kush nga të dy kish të drejtë. Qose apo Kadare. Ja çfarë deklaronte për ta në një nga intervistat e tij të fundit para vdekjes, Dritëro Agolli.
“Në këtë debat nuk jam dakord as me Qosjen e as me Kadarenë. Ose jam dakord me të dy, sepse dhe Qosja ka të drejtë kur ngulmon se shqiptarët kanë marrë dhe përfituar shumë nga 500 vite të sundimit otoman, siç kanë pasur dhe shumë pasoja nga prapambetja që na ka lënë pushtimi i tyre. Po ashtu dhe ngulmimi i Kadaresë se ne duhet të shohim drejt Perëndimit është i drejtë, aspiratë e hershme e shqiptarëve, që u nis nga princat shekuj më parë”, deklaronte Agolli.
Poeti lëshonte mesazhe paqtimi, se shqiptarët nuk kishin pse zgjidhnin, ose Lindjen ose Perëndimin, por duhet të ishin të vetëdijshëm e krenarë për atë çfarë janë.
“Por nga ana tjetër nuk mund të kemi kompleks veset dhe zakonet që kemi marrë nga bashkëjetesa e detyrueshme me sunduesit otomanë dhe nga të gjithë popujt e tjerë. Lindja nuk është krejt zi. Ka vlera pa fund dhe ne disa prej tyre i kemi marrë. Pastaj ne kemi vlerat tona. Kemi identitetin tonë dhe duhet ta ruajmë me fanatizëm”, theksonte Agolli.
Ishin kohë të arta për shtypin e shkruar të asaj kohe. Ethet me të cilat priteshin replikat mes dy intelektualëve, për gjuhën e sotme mund të krahasoheshin me padurimin shikuesve për seritë e reja në Netflix.
Aleksandër Çipa, në atë kohë kryeredaktor i gazetës Shqip, e kujton këtë proces, si të rrallë dhe sfidues.
“Ky debat vlerësohet edhe sot si ndër më të mëdhenj të e elitës kombëtare, i pangjashëm me asnjë tjetër, ende i papërmbyllur. Sipas studiuesve, ai vinte në një moment kyç për politikën shqiptare dhe busullën e vendit, pikërisht kur Shqipëria sapo kish firmosur marrëveshjen e stabilizim asoçimit duke konfirmuar perspektivën evropiane. Në të njëjtën kohë, në Evropë ngroheshin pikëpyetje të forta për kombin tonë”, thotë gazetari Aleksandër Çipa.
Kërkimi i rrënjëve të identitetit kombëtar, tek përkatësia apo transformimet fetare ishte jo vetëm një akt i guximshëm, por mbartte me vete edhe riskun për radikalizëm e shfrytëzimin e këtij debati nga grupime dashakeqe. Ndaj Kadaresë u ngritën akuza, se ai po ju kërkonte myslimanëve shqiptarë të ndërronin fe.
Studiuesit, gazetarët dhe historianët, një zëri e konsiderojnë veprën e Kadaresë si prova më e madhe se shqiptarët janë evropianë.
Sot, gati 2 dekada më pas, shkrimtari Fatos Kongoli nuk ka ndryshuar mendje. Si në atë kohë, edhe sot, bash në funeralin e Kadaresë, ai ju jep një shuplakë të dyve.
Gazetari Blendi Fevziu ju rikthehet këtyre letrave me një konkluzion të qartë.
“Sot njëri prej dy polemistëve nuk është më mes të gjallëve, ndërsa tjetri, në letrën e fundit bashkë me lamtumirën, e lartëson dhe e mbyll këtë ndeshje me barazim”, tha Fevziu.
Rexhen Qosja deklaroi pas vdekjes së Kadaresë: “Mes Ismail Kadaresë dhe meje kohë pas kohe ka pasur edhe gjykime e vlerësime polemike si pasojë e pikëpamjeve tona të ndryshme për çështje të ndryshme kulturore dhe letrare në përgjithësi. Në letërsinë evropiane është bërë historike bindja e pranuar prej krijuesve më të shquar evropianë se ata që polemizojnë me njëri tjetrin ata polemizojnë sepse e nderojnë dhe e duan njëri tjetrin.
Kjo paqe e vënë pas vdekjes, nuk e mbyll debatin, por vetëm sa kujton edhe një herë, se idetë ngelin përtej vdekjes, dhe duele të tilla janë një dorashkë sfide për elitën kombëtare aktuale”.
Erdogan ( gyzelave): yok yok qafirat e mi, tourkalvanoi muk jane kaurre por gjaku jon turk....kete pabesi nuk ka per tua fal padishau i modh Atatürk Kemal.
Kush je ti o koqe
Kur ishim te vegjel, mengjes per mengjes na vinte budallai i lagjes edhe na shpjegonte se si nje nate me pare kishte bere debat me televizorin per çeshtjen e nderzimit artificial. Zakonisht i fitonte te gjitha debatet… me pergjigje rrufe e flak per flake. Ishin kohe te lavdishme kur dy kolloset e lagjes, Lake budallai dhe Zheleznovi perplaseshin per çeshtje parimore..
Shume e cuditeshme, 2 koka te kombit kane bere debat per mbi 10 vjet per fene e shqiptareve, por asnjeri prej tyre nuk pati kurajon per t'i deklaruar fete si mashtrim per popullin, keto 2 fe, si edhe shume te tjera, ngrihen mbi mashtrimin dhe trillimin, jo mbi te verteten, mbasi e verteta i varros nje here e pergjithmone. Feja eshte pjelle e fantazise dhe injorances, gje e cila eshte e patolureshme ne shekullin e 21°. Tani shkoni e falunin te baba Mondi, tek hoxha Muhamed Estrefi, apo tek Janullatosi ...
Arberleshi eshte e sigurt se je korrak turkoshqipfoles dhe ne menyre te paskruppullt hiqesh si i pa fe!!!! Ti mer plehre arabe,mohon origjinen tende,te paret e tu,gjakun tend turk (qe fundja nuk perben mekat me qen turk,arab, UFO etj)ok Imagjinoni nje pako asortiment ne nje raft supermarket qe nuk ka asnje etikete.....pra je nje bastardhos. Pse mor car me syze, Hasoni apo hallo Naxhije qe te nxorri koken pse i shkel me kembe...!?
Origjina e grekerve eshte nga Anatolia ose Anadolli (Turqia) dhe Siria. Pra, ti komentuesi me lart po hedh balte mbi rrenjet e tua arabo-aziatike. ADN-ja e skeleteve te lashte ne zonat e Greqise tregon qe origjina e tyre eshte Anatolia ose Anadolli dhe Siria. Jo vetem kaq, por studimi shkencor i botuar ne 15 Maj 2022 me 20 autore perfshire greke, amerikane, gjermane, madje edhe nga Koreja e Jugut dhe me autoren e pare Eirini Skourtanioti konkludon se ADN-ja e lashte greke eshte e lidhur me Anatolian (Anadollin). Por, ajo qe eshte interesante dhe e peshtire per ne shqiptaret, eshte qe ky studim i ADN-se tregon qe greket martoheshin me kusherinjte e pare dhe te dyte (pra, praktikisht me motrat dhe vellezerit e tyre). Te njejten gje kane bere edhe arabet. Ne nje vizite ne Egjypt disa vjet me pare nje person qe takova per pune me tha qe do te martohej dhe e pyeta me ke. Me tha me vajzen e xhaxhait. E pyeta edhe nje here duke i thene qe do te martohesh me vajzen e vellait te babait tend. Me tha: Po. U habita! Pra, ti komentuesi me siper mos hidh peshtyme mbi paraardhesit e tu anadollake dhe arabe. Leri shqiptaret, se shqiptaret kane ADN- te paster illire.
ADN-ja ime eshte 100% Ilire e jam teper krenar, mbasi trashegoj racen e paster te te pareve te mi per te cilet feja me e rendesishme ishte kombi, ndersa ti, qofsh shqiptar foles apo grekfoles, je nje vemje sunite, pjelle e spermave arabo/afghane qe kane ndotur trojet ballkanike!
Arbereshet jan orthodhoks ,,,shqiptaret ,,,shumica myslyman ,,,
Ndjehem i plote dhe i vendosur ne bindjet e mia kur shoh se ka shqiptare te mencem e objektive qe i shpejgojne edhe nje here kaq thjesht , qarte e sakte probleme kaq te komplikuara e rrenjosura ne botkuptimin njerezor . Te falenderoj me gjithe zemer z. komentues Arbereshi . Ke folur pike per pike ate qe ndjej e desha te them une dhe qe eshte e tepert ta perserit .
Qosja si shumica e kosovarve, ështe i dhënumë mbasë Fesë dhe jo mbasë kombit. Qosja ështe një intelektual normal i shoqrise tonë, por vitë dritë larg Kadaresë. A dinë Qosja që të na thotë një vend të vet në botë, që ka shumicën e popullsie Muslimanë, dhe ai popull jetonë në demokracië, paqë, liri dhe mirë qënjë ekonomikë? Ne mund të marrim veç kët shembull a po fakt, dhe mund të ju japim përgjigje dhe zgjidhje të gjithave pytjeve dhe dilemave që ne kemi si shoqrie. Ne duhët të krahasomë lindjen me perëndim, ku njeriu jetonë më mire dhe me shpresë për jetën, në vendët Muslimanë, a po në ato të Krishtera? Dhe çfarë synimi ka vendi i jonë të bëhet si Vendet e lindjes? A po si Vendet e perendimit? Unë e di që për sundimtaret dhe një elitë të caktumë ështe më mirë në vendet e lindjes se pse ata që janë të perviligjumë i shtypin me këmb dhe i lën injorant shumicën e popullsie. Njeriu që ështe njeri, kurrë nuke duhët të pajtohët më të keqën, por duhët të luftonë kundë sajë, jo prapambetje dhe shtypje nga disa ndajë kombit tonë nga disa hajdut islamo-komunist lindor, siç na kanë bër në të kalumën, dhe po na bën edhe sot. Pushofshë në paqë i madhi Kadare.
indonezia. Përderisa vendet me shumice myslimane ndëgjojnë urdhërat e perendimorëve janë demokratike. Edhe Iraku i Saddamit ka qenë demokratikë deri në momentin kur ky nuk pranojë t'iu bindet perendimorëve. Na jep argumente tjera se aspak bindës nuk je.
EJ ! O GAZETA TEMA ! KA CA KOHE QE NE VERSIONIN ONLINE BOTONI TITUJ DHE FOTOGRAFI PA TEKSTET PERKATESE. A KENI REDAKTOR APO DREJTUES SEPSE PO FYENI LEXUESIT DHE PO I DETYRONI T,JU BRAKTISIN ? KU ESHTE TEKSTI I KETIJ SHKRIMI ?!
1- Vite me pare dikush me pyeti nese une do e pranoja qe femija ime te martohej me nje te fese tjeter . Pergjigja ime : Mendoj se te krishteret nuk ndihen me te krishtere se sa ndihen vete muhamedanet , por as edhe muhamedanet nuk sillen me myslymane se sa sillen vete te krishteret . Nje besimtar i vetete duhet te respektoje edhe besimet e njerezve te tjere . 2- Per sa i takon origjines fetare duket qe Xhamite jane mbi themelet e kishave dhe per te kunderten une nuk kam degjuar ndonje rast te vetem . 3- Dikur te paret tane ishin Lindja e Perendimit por per 500 vjet u detyruan te behen Perendimi i Lindjes . 4- Nje komb qe sigurisht ka nje teresi tokesore i duhen tre "rrathe buti" qe te mund te unifikohet fuqishem ne nje te vetem : 1- nje flamur i vetem si simbol i kombit ; 2- nje gjuhe kombetare e unifikuar ; 3- dhe pse jo edhe besimi tek nje fe , kjo si nevoje per unifikim te shpreses shpirterore te te gjitheve kundrejt ndjesise pragmatiste (interesit) qe mbart ne vet-vete njeriu ne vecantine e tij .
Shumica e Shqipove ,Gjenetikishte s'ka ndjer shume per Fe . Shqipot kuptuan me heret se shume popuj te tjere ,se Feja , s'ishte vertet nji Religion por nji Mipulim Trushplarje e Kishav qe Ushtronin epokave te Erreta te Njerzimit ,Pushtet duke shfrytezuar paditurine e popujve .Shqiptareet njihen per Shpirtin e tyre te mosNenshtrimit ne Shekuj dhe ben dllimin ng Turmat e tjrera dhe mbijetuan fale zgjuarsise duke e perdorur Fen per t'i reezistuar zhdukjes nga, Mortaj Turke , e cila, kerkonte shdrimi ne Mysliman qe ti si popull te gezoje Te Drejtat e Prone . Sot ,shikojme se Feja - sidomos kjo Ortodoks domiohet ng Djalli greko-serb, dhe s'i duheet kujt me .
I nderuar, nuk besoj se te kundershton dot njeri. Logjika e aresyetimeve te tua tregon edukatë, kulture, dhe njohje. Besimi tek Zoti eshte nje gjë. Besimi qorrazi tek disa kulte fetare te perkoheshme, ne njerez si prifti dhe hoxha, dhe tek idiotesia se "feja ime eshte me e mire nga e jotja", eshte injorance e permasave biblike. Shumë të krishtere kujtojne se se feja e krishtere eshte më e mira nga te gjitha fetë, pa ndonje fakt per ta vertetuar kete. Shumë myslimanë jo vetëm qe besojne te njejten gjë per Islamin, por jane edhe injorante, sepse nuk e dinë që në Mekë, atje ku shkojne vit per vit për haxhillek, para viteve 600 te Eres Sonë (mbas Krishtit), nuk ka ka patur asgje myslimanë, dhe ai vend ne fakt ka qenë tempull indian. Feja Hindu, duke qene shumë, shume më e vjeter se Islami, kishte depertuar deri ne Arabi. Muhameti e shfrytezoi ate vend kulti duke e kthyer ne objekt fetar myslimanë. Injorantet kujtojne se çfaredo qe ka aty e ka prure Allahu dhe ka qene pergjithmonë aty, kur ne fakt ata nuk dinë as origjinën e tyre. Feja izraelite eshte shumë më e vjeter se feja e Krishtere. Vete Krishti nuk pretendoi te krijonte nje fe te re. Ai vdiq si pretendent i fronit mbreteror izraelite, duke qene nje trashegimtar i Davidit. Fene e krishtere e perhaps dy vete, por Krishti nuk ishte nje nga ata. Ata ishin Sauli qe nuk ishte pasues i Krishtit, por persekutor. Ai me vonë u be pasues i doktrines kristiane dhe ndryshimi emrin ne Paul. Ne fene Ortodokse njihte si Shën Pavli. Ky e perhapi krishterimin ne Perandorine Romake. Ndersa tjetri ishte vellai i Krishtit, Shën Xheims, qe perhapi krishterimin ne lindje deri ne Indi e me tutje. Te dy doktrinat e krishtere kane ndryshime. Pra mjafton te lexosh, dhe kupton qe Krishterimi dhe Islami jane fe te reja, dhe nuk krahasohen me besimin te Zoti qe është aq i vjeter sa njerezimi. Po ta kuptojne kete myslimanet dhe te krishteret nuk do zihen si idiotë se cila eshte fe me e mire, por do respektojne njeri tjetrin, sepse asnjera nuk eshte me e mire nga tjetra. Unë ne fakt do preferoja Zeusin dhe besimin e grekërve te vjeter, ose besimin e egjyptianeve tek Ra (Dielli). Krishterimi dhe Islami kane shumë krime dhe periudha te erreta mbi vete, sepse janë vrarë shumë njerez ne emer te Krishtit dhe Allahut. Dhe këtu nuk kane faj as Krishti dhe as Allahu, por idiotet fanatikë. Prandaj edhe debati Kadare/Qose nuk ka kuptim, sepse identiteti shqipetar eshte me i rendesishem se identiteti fetar. Nuk ishte budall ai qe tha "mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit asht shqiptaria." E tha mor e tha, por kujt ja tha. Kujt ja tha!
Bravo per komentin. Por doja te shtoja dicka, qe Zeusi ishte egjyptian. Helenet plagjiaruan Perendite dhe filozofite egjyptiane dhe i shpallen si te tyre. Pasi ke bere nje paraqitje te detajuar te feve te ndryshme ke harruar se gati gjysma e botes eshte hinduiste dhe budiste, por ka gjithashtu edhe taoiste, sufiste, zoroastroniste, dhe bahaulliste e me shume. Mesazheret (ose profetet) qe sollen mesazhet per popujt e ndryshem nuk bene gje tjeter vecse ju prezantuan doktrinen e krijuesit popujve te tyre dhe fqinjeve ose botes. Doktrina dhe mesimet jane te njejta. Nuk ka rendesi se cfare beson dhe ke fe ndjek. Mjafton qe te besosh. Madje Budha tha qe nuk ka Zot; nje fe per ateistet. Mesazheret e Perendise dhe fete qe i ndoqen nuk jane gje tjeter vecse rruge qe te cojne ne nje vend te vetem, Krijuesin.Sic thoshin latinet: 'Te gjitha rruget te cojne ne Rome'. E thene ndryshe, te gjitha besimet fetare te cojne tek Krijuesi. Prandaj nuk ka rendesi se ke doktrine fetare njerezit besojne. E rendesishme eshte te respektojne njeri tjetrin. Une e kuptoj se perse Ismaili anonte nga feja e krishtere, sepse donta ta inkuadronte Shqiperine nga bota perendimore, thjeshte pragmatizem. Ndersa Rexhep Qosja me teper i meshonte faktit qe shqiptaret jane perendimore, por me kulture dhe besim fetar tjeter, mysliman (sigurisht jo te gjithe). Ka nje dicka, ne shqiptaret perqafuam krishterimin te parert ne bote (Kujtoni Konstandinin e madh), por nje pjese u shnderrua ne islam, qe eshte i mevonshem. Fqinjet tane greke ose sllave perqafuan krishterimin dhe nuk u kthyen ne nje besim tjeter. Kjo ishte zgjedhja e tyre. Nje pjese e shqiptareve treguan qe nuk e kane problem divorcin nga nje fe dhe martesen me nje besim fetar tjeter, per pragmatizem. Per fat te keq shqiptaret nuk dinin anen ezoterike te besimit fetar. Librat fetar jane folklor, jane mesime per popullin e thjeshte. Ajo qe njerezit e thjeshte nuk dine eshte ana e fshehte e cdo besimi fetar, ose ana ezoterike. Feja e krishtere ka anen e fshehte gnosticizmin, islami ka sufizmin, judaizmi ka kabbalah, hinduizmi ka vedanten dhe tantren, budizmi ka Zen-budizmin, Taoizmi ka alkimine e brendeshme. Te gjitha kane te perbashket zvillimin e brendeshem shpirteror dhe transformimim personal. Ata qe jane gati duhet te eksplorojne anen ezoterike te te gjitha besimeve fetare, dhe do te shikojne qe mesazhi eshte i njejte, nga te gjitha doktrinat.
Respekte. Ezoterika e feve është diçka që duhet ta studjojne të gjithë. Por per kete fillimisht duhet dashuria per librat dhe per të lexuar. Ezoterika aty ka qenë, dhe aty është. Por duhet lexuar që të ndriçohet mendja. E ç'pret nga fetare fanatike që nuk kane lexuar as Kuranin dhe as Biblen, por vetem e kane degjuar nga hoxha ose prifti, të interpretuar sipas qejfit.
Komenti me i sakte.
Nuk kam patur mundèsinè qè nè kohèn qè lindi ky debat tè ndiqja vèmèndshèm palèt. Kadare, pèr mendimin tim qèndron mè lart si talent e si iluminist. Qose ka mè personalitet pasi èshtè i drejtèpèrdrejtè dhe origjinal. Nèse mè duhet tè shkruaj nè lidhje me debatin midis tyre qè sè pari lidhet me fenè, pa mè tè voglin hamèndèsim do tè rrjeshtohesha me Kadarenè, pèr shumè arsye. Ne shqipètarève pèr tè na pèrçarè e nènshtruar na kanè pèrdorur Fetè dhe janè tre a katèr tè tilla. Fati e ka sjellè qè nuk kanè rrènjè tè thella, pèrjashtuar kètu atè katolike qè shèrben dhe si guri i parè i identitetit.... Larmia e besimit tè ndryshèm fetarè nuk ka kontribuar nè zhvilimin dhe emancipimin e shqipètarève, pèr kundrazi. Pèrse na duhet gjithçfarè lloji besimes utopike?! Kur mund tè mbajè njè tè vetme si tè gjithè popujt e europès! Mè e mira qè duhej tè kish ndodhur nè vitet '90 do tè ishte njèhèsimi i besimit unik kombètarè, pra kthimi nè Identitet, tek rrènjèt e arbèrorève. Njè gjè e tillè nuk ndodhi, pasi dihet qè armiqtè tanè na duan tè nènshtruar nè islamizèm dhe jo anèn pozitive tè fesè por atè tè intefralistave. Pèr idenè time Qosja èshtè njè rilindas qè duhet tè mbèshtesè si gjènè mè tè vogèl Nismèn e Deçanit. Europa filloi tè humbasè lidershipin e sajè kur nè kètè botè u shfaq Muhameti me doktrinèn e tijè qè rrethon Kontinentin tonè e nèpèrmjet territorit qè ndodhemi lakmon zemrèn e Europès......
Te kerkosh fatin dhe te mundohesh te gjesh vetvehten nje kontinent larg pragut te shtepise tende ka dy shpjegime: Ose ti je pjese e asaj politike armmiqsore qe kerkon t’i paraqese bashkkombasit si te ardhur prej large, te lene pas nga nje pushtues barbar dhe si rrjedhoje duhet te qerohen e zhduken ne ndonje kontinent tjeter, atje ku kane te njejten kulture e te njejten fe. Ose je i trashe dhe siperfaqsor. Ne ne menyre naive mendojme qe Kadareja ishte thjesht nje shkrimtar i talentuar. Ne harrojme luften heroike dhe te pergjakshme te rilindasve per t’a nxjerre Shqiperine nga kthetrat e erresires osmane dhe ortodoksise greko-sllave. Kadareja nuk eshte veçse vazhdim i atij vizioni te ndritur per t’i vendosur Shqiptaret aty ku u takon, ne Evurope si vendas dhe jo si miq. Fete as I kane shpikur dhe as i zgjedhin shqiptaret. Per fat te keq ato jane perberes themelor i politikes. Kush nuk e kupton qe feja dhe besimi jane dy gjera te ndryshme u ben keq vetem shqiptarve
Kel mendi, nèse shkruan pa kuptuar, kthehu dhe njèherè, ky, nuk èshtè provim por thjeshtè post shkrim.Nuk kam as "sigurinè e as kohèn" tuaj, ndaj mos mè prit tè tè shkruaj. Katolikèt nè trojet tona e ruajtèn fenè dhe Atdhenè si Shqiponja folenè.
Për hirë të vërtetës. për aq sa kam lexuar histori nuk qëndron ajo që thua ti. Po të donte pushteti i perandorisë osmane ti konvertoj ata që thua ti i mbetën besnik fesë së të parëve do ti konvertonte. Jo vetëm ti konvertonte po edhe ti zhdukë nga faqja e dheut. Siq ka bër aty këty kur e ka pa të nevojshme. Nuk ka këtu vend për krenari. Nese flasim për identitet kombëtarë atëherë barrën më të madhe e bartën shqipëtarët që i takonin besimit musliman. Shumica e shqipëtarëve të feve tjera u asimiluan dhe u distancuan dhe luftuan kundër muslimanëve shqipëtarë dhe atëdhedashësve krishterë . së paku matematikishtë.
Zotrote ke problem mosdijen. Po te ishte vetem per myslimanet, Shqiepria do kishte mbetur nen Turqine. Harrove Haxhi Qamilin dhe kryengritjen e tij? Te krishteret shqiptare te te dy degeve kane dhene kontributin e tyre ne pamvaresine dhe ne ruajtjen e gjuhes dhe kultures sone.
Ky debat eshte I nje niveli shume te larte. Une nuk kuptova pjesen ku Kadareja e ngatarrone qellimisht lindjene myslimane me European lindore komuniste, Ruse ku Ruset jane te krishtere.
Do të ishte interesante sikurse të kishin polemizua Noli me Fishtën Faik Konica vetëm ishte këthye krishterë. Mjer ai që shkel në varrezat evtë parëve
Fare e thjesht ,,,,kur fshati ka xhami ,,banoret jan myslyman sunit ,,,,po ka teqe jan myslyman shiit ,,bektashi ,,,po ka kish grekorthodhokse ,,jan kaur ,,orthodhoks ,,,,po ka kishe latine ,,jan katolik ,,,
Rexheo Qose nje gjigand me mendje te ndritur dhe ide shume te qarta baskekohore,qe nuk shitet apo blihet si disa te tjere qe lane atdheun e tyre per nje jete me te mire per familjen e tyre
Qelbesh ere turku....
Ore po si nuk u ngope njehere duke ngrene mutin e shqiptareve? Boll tani se na duhet ca mut edhe per serbet, turqit dhe ndonje tjeter nga keta bukeshkalet tane ...
Qosja eshte nje dyzim islamiko-komunist
Mos fol shume garda pretoriane. Se do te behesh edhe ti synet siç bene Skenderbeun.
ik mer Con evgjit sunit kom palare!
Po por Skenderbeu me vone ua q..u ate meme osmaneve. Nese ke kunder shkrimit tim repliko per shkrimin e mos u merr me dokrra.
Feja percakton identitin e njeriut per nje musliman. Nuk mund te jesh musliman e shqiptar. Je musliman nga Shqiperia. Pra, nje musliman nuk eshte shqiptar.
O Abaz. Po ti ç'ne këtu? Ky debat nuk eshte per rrota trapi.si.puna jote. Ti ieke vellezerit ne Arabi, sepse tet'eme ta ka shkerdhyer nje Arab. E ç'pune kemi ne me problemet e families tënde? Shko mër pallë gjeje vellezerit ne Arabi Saudite se nuk ke punë ne Shqipëri. Këtu ka vetëm shqipetarë qe besojne ne zot ne tre menyra te ndryshme. Por ne radhe te parë jemi Shqipetarë. Ti qe je ne radhe te parë koqe kandari, shko ne Arabi tek babai.
edhe feja krishtere e sidomod ortodokse e definon mjeriun si ti
megjitheate them se ne temat kryesore te debatit me kadarene eshte perpjekur ti rreshkase s gjitthmone edhe ne kosove ne anen e gabuar te historise dhe te mires se kombit
debati midis Kadaresël dhe rexhep Qoses nuk është debat midis dy personalitetesh shkencore edhe artistike, por debati midis një personaliteti kombëtar e ndërkmbëtar- siç ishte Kadareja- dhe një akademiku nga Kosova Rexhep Qosja, i cili bën dy gabime skandaloze: E para: Ai thotë: "Turkun e kam vëlla dhe Islami fe"! Bëhet pyetja: Kush ja bëri vëlla turkun, që na ka mbajtur skllevër 500 vjet Rexhep Qoses? Si u bë vëlla me turkun e ardhur nga Mongolia? Thonë na ka mbrojtur turqia, se do ishim zhdukur. Turku na mbrojti, kur na kishte asimiluar e na kishte çuar në pakicë. Po të mos na kishte sulmuar turku, po të mos kishim bërë beteja të gjata e të pabarabarta me turkun , ku u vranë qindra mijëra shqiptarë, po të mos kishte bërë turku me serbin e grekun shpërngulje masive të miliona Shqiptarëve- shqiptarët do të ishin superfuqi me numur popullsie në ballkan dhe nuk kishin nevojë t'i mbronte turku. E dyta: Përse e bën këtë deklaratë antishkencore e anti historike Rexhep Qosja, kur e din shumë mirë, se feja islame është e vendosur në hapsirën shqiptare me dhunë dhe, shfrytëzohet nga Turqia për turqizimin e Shqiptarëve? Përse e bën këtë deklaratë Akademiku Rexhep Qosja, kur e din shumë mirë, se Feja islame nën urdhëri e turqisë është ngritur kundër Skëndërbeut e flamurit kombëtar? Për këtë ka dy përgjigje: Ose Rexhep Qosja ësht agjenturë e Turqisë dhe punon për turqinë, ose ai është paguar për këtë deklaratë! Kjo e ka bërë akademikun Rexhep Qosja kundërshtarë të Kadaresë, që ka mbrojtur kombin Shqiptar, të cilit Turqia ja kishte ndaluar edhe me ligj përdorimin e gjuhës, që ai të asimilohej e të zhdukej. Pra, për të mos e quajtur ANTISHQIPTAR REXHEP QOSEN THEMI, SE AI ËSHTË PAGUAR PËR KËTË QËNDRIM ANTISHQIPAR!
Po jap dhe une nje mendim modest ,brenda njohjeve qe kam ,se te kujt besimi jane shqiptaret.Duke u nisur nga realiteti shekullor dhe censusi i fundit ,se si deklarohen shqiptaret ,une mendoje se feja e shqiptarit ka qene shqiptarija . Ceshte shqiptarija TE GJITHE ATA QE KANE FOLUR GJUHEN ORGJINALE SHQIPTARE, brez pas brezi . Nga ato pak dokumente qe ne zoterojme dhe sipas disa arkivave te huaja ,shqiptaret jane popoull pagan qysh ne shekujte e hershem . Nuk kane patur nje fe sic kane shume popuj te tjere qe u krijuan pas shqiptarve .Dyndjet sllave dhe ato nga Lindja e largeme kane bere qe shqiptaret te ndodhen nen presjonin e kulturave fetare qe ato perfaqsonin . Ne fillimet e hershme te Perandorise Romake ,nuk kemi fakte qe shqiptaret te kishin simbole fetare Perandorise Romake .Edhe ne vitet e shperberjes se kesaje Perandorije, ne trojet shqiptare nuk ka patur fe.Fete u bene prezente kur tokat tona u pushtuan nga sllavet dhe turqit .Detyrimishte shqiptaret per arsyje te ndryshme perqafuan fete e te tjerve . Nuk mendoje se ky ka qene nje debat i rendesishem per ne shqiptaret . Me ato pak fakte ,qe kane lene shqiptaret ,kuptohet se ne jemi pa besim fetar, cilesi e vetme e kombit tone . Cdo debat i ketije lloji ,eshte ne dem te ceshtjes kombetare,qe eshte manipuluar nga qarqe te huaja perte na luftuar ,sic na luftojne dhe sot .Kur nuk na duan Evropjanet na bejne osmanllinje te Turqise .Kur na kercenojne ,fqinjet tane te feshitizuar si ortodoks apo katolik,ne dalim me teza myslymane . Ky debat, apo shume ceshtje te tjera ,qe lidhen me besimin fetar te shqiptarve, jane ne dem te ceshtjeve tona kombetare . Ajo qe qendron si perle, per shqiptaret ,eshte uniteti dhe respekti brenda ketyre feve qe na jane imponuar sot . Kjo harmoni e ka burimin tek geni shqiptare qe respekton cdo qenje njerzore, qe egziston ne bote pamvarsishte frymers fetare .Fakte qe tregon se sa njerzor jane shqiptaret, ne kete bote te trazuar, ku njeriu eshte ujke per njeri tjetrin. Shqiptaret kane vlera hyjnore qe si ka asnje popull tjeter .Po te ishim perfaqsuar si shtet, nga ky lloje brumi ,shqiptaret do ishin pika referuese e qyteterimeve boterore . Pikerishte keto fe, te imponuara na kene lene disi mbas, shume popujve ,qe dhe sot na duan te ham kokat e njeri tjetrit .
Cfar feje kishin shqiptaret para krishterimit, si erdhi dhe u vendos ktishterimi ne shqiperi. Cpasoj pati krishterimi ne Shqiperi, a u dha me shume identitet shqiptareve, apo u pedor kjo nga vatikani per te gllaberiar toka shqiptare. Te jesh musliman, sdo te thote te jesh nga lindja apo lindor. Sot me shume se kurre muslimanr ka ne cdo cep te globit. Pa lufte e pa dhune. Luftrat me te pergjakshme ishin kryqezatat, a lavderohen te krishteret me to.. duhet te jesh shum psikopat. Te jesh shqiptar musliman apo i krishtere, kjo nuk ia ul aspak askijt identitetin shqiptar, madje kudo qe shkon mer me vete identitetin e tij si shqiptar por edhe identitetin fetar. Feja nuk esht kostum qe e nderron per tju pershtatur ambjentit apo aktivitetit ku mer pjes. Kte mund te kete ber i ndjeri Kadare, kur nga nje ushtar i marksizem leninizmit ne Shqiperi, u be me eiuopian se eiropinaet, .madje kete ua kerkon edhe shqiptareve te ngrate (siaps tij) qe nga "padituria kishin perqafuar padashur islamin" dhe kjo eaht shenje e nje inferioriteti qe Kadareja shpreh, gjithashtu kjo u vu re edhe ne faktin qe e shihte si problem emrinne tij Ismail. Qosja me duket me me kembe ne toke dhe esht me aktual duke e mare te mirqene identitetin fetar si pjese inegrale e identitetit shqiptar. Fakti qe mund te jesh musliman apo i krishere, nuk na ben me pak shqiptare e atdhetare. Sa per europen qe flet Kadareja, nese osmanet (jo turku) e mbajten Shqiperine ne prapambetje, europa pervecse e ka tradhtuar e lene ne balte sa her qe esht dashur perkrahje, ajo edhe e cungoi pa meshire duke i hequr pjese te rendesishme Shqiperise meme. Vk
Ti duhet ta dish qe kryqezatat linden 450 vite pas xhihadit. 450 vite rresht myslimanet me xhihadin kryen masakra, dhunime, perdhunime, trafikime qenjesh njerezore, plackitje etj. etj. dhe si pasoje e xhihadit linden kryqezatat!
Haku-ketu nuk po bejme vleresime te feve se kush eshte me e mira dhe kush me e keqja. Ashtu sic thote edhe komentuesi me siper, kryqezatat linden ne pergjigje te krimeve te myslimaneve qe sulmonin qendrat e banuara te europianeve duke vrare e plackitur. Sidoqofte, perseri duke u kthyer tek pyetja qe beni se "Cfar feje kishin shqiptaret para krishterimit, si erdhi dhe u vendos krishterimi ne Shqiperi dhe cfare pasojash pati ai ne vendin tone". Ne paranteze po te kujtoj se sipas historise, iliret ashtu si edhe te tjere popuj antike kane qene pagane; pra qe besonin ne me shume se nje zot, njesoj si edhe greket antike qe besonin po ashtu ne zotera te ndryshem sic i dime nga mitologjia greke. Po ashtu, duhet te te kujtoj se Krishtin e kryqezuan romaket, te cilet i luftonin te krishteret. Feja e krishtere u perqafua vullnetarisht nga popujt dhe hyri fillimisht ne ushtrine shumekombeshe romake ne menyre ilegale. I pari qe e pranoi fene e krishtere si fe zyrtare te Perandorise Romake ishte Perandori ilir Kostandini i Madh, i cili e ndau edhe perandorine ne ate te perendimit me kryeqytet Romen dhe lindjes me kryeqytet Kostandinopojen, qe e mori emrin pikerisht nga Perandori ilir Kostandin, i lindur ne Nish-in e sotem qe ndodhet ne territorin e sotem te Serbise. Ashtu si edhe ne popujt e tjere, feja e krishtere hyri vullnetarisht nder iliret. Pra shqiptaret e sotem, si pasardhes te ilireve kane fe te tyre origjinale fene e krishtere. Vatikani nuk kishte lindur akoma ne ate periudhe, prandaj mos perdor fjale pa kuptim per "gllaberimin e tokave shqiptare" prej nje entiteti qe nuk ekzistonte ne ate kohe. Sa i perket pjeses tjeter te komentit tuaj, keni nje vleresim totalisht te gabuar, sidomos kur thoni "myslimani shqiptar". Per ata qe prezantohen si "myslimani shqiptar" une kam nje shprehje: "Ose zotrote nuk njeh historine e Shqiperise, ose ate te familjes tuaj, ose te dyja sebashku". Nese juve jeni pasardhes i atyre osmaneve qe pushtuan Shqiperine mbas vdekjes se Skenderbeut, atehere keni te drejte te quheni mysliman, por jo shqiptar. Ne te kunderten do ju sugjeroja qe te studjoni Historine e Shqiperise ku do mesoni se cfare feje kane patur te paret e tu si dhe menyra se si u fut me force feja myslimane ne vendin tone. Ne kemi qene te fundit qe u pushtuam prej osmaneve, por qe ne 500 vjet, asnjehere nuk u pajtuam me regjimin pushtues te cilit i kemi shkaktuar humbje te vazhdueshme me kryengritje te njepasnjeshme. Ne si popull jemi rast unik ne bote qe jemi konvertuar ne fene e armikut tone dhe paraqitemi si myslimane, kur te paret tane kane qene te gjithe te krishtere. Nese per kedo popull tjeter, feja eshte dicka private, per ne shqipot ajo eshte subjekt nga ku ndahen shqiptaret patriote nga ata te kategorise injorante apo bukeshkalesh. Nuk eshte e mundur, qe nga njera ane ti falesh Skenderbeut dhe nga ana tjeter ti falesh fese se atyre qe ai i luftoi tere jeten. E thene shkurt, zgjidhni e merrni miku im, jeni mysliman apo shqiptar. Te dyja bashke nuk mundet qe ti kesh, pasi jane dy gjera qe nuk mundet te bashkejetojne tek shqiptaret e vertete.
Shqiptarët në Ballkan janë në fakt një shoqëri laike. Kjo do të thotë se feja ka kaluar në opinion privat. Feja është përdorur gjithmonë për qëllime politike nga udhëheqësit dhe politikanët për të fituar simpatinë dhe mbështetjen e popullit të tyre. Përdoret gjithashtu për të forcuar ndjenjën e përkatësisë ndaj kulturës së dikujt duke shënuar dallimin me kulturat e tjera dhe fetë e tyre. Ekzistojn autoritet shtetëror që mbështet komunitetet fetare. Ligji i Diskriminimit ndalon diskriminimin e bazuar në fe. Kjo do të thotë se punëdhënësit, institucionet arsimore dhe organizatat e tjera nuk mund të diskriminojnë askënd bazuar në bindjet e tyre fetare..........
Ku i keni 45 komentet,qe shkruani dhe ekspozoni vetem 7.Si gazete jeni fare jo seroze,jo vetem kur paraqitni numra,por kur ekspozoheni dhe si ´´demokrat´´,duke ekspozuar,ne menyre konstante sharje gjirizi,qe vijne si angullima,pa germa tek lexuesi.Dhe ne te kundert,nuk botoni mendime te paaneshme qe kane brenda faktin dhe argumentin,thjesht kjo,se ato shkojne ne kundershtim me interesat e vogla te pronarit te gazetes.
T Edhe Ismaili edhe Rexhepi jane njerez te medhenj me kulture jane shkrimtare jane njerez qe e duan Shqiperine.Ata jane ne kete histori me puben e mendjen e tyre me bashkimin egjithe dijeve qe kane per kete ceshtje duke u kujdesur qe te mos jem suvjektiv mendoj se nisur nga momenti i disktimevethem se ka te drejte Ismaili dhe njekohesisht e larteson me tej shqiperine .Do te kishte qene gje e duhur dhe ralle qe edhe Rexhepi te kish dhene afersisht ose thelbin e mendimeve te Ismailit
Ca komentoni kot fakti a jemi vendi ma i varfer ne Evrope.Po.Arsyeja 500 vjet vllaznit turq 100 vjet sivellezerit turq Ahmet pashe Zogu Enver Hisen HOXHA dhe i fundit Sali efendiu i liges arabe.Shani e fyeni sa te doni kjo eshte e verteta vllazen me dhimbje.Ca doni me i ba ma ktij vendi ku doni me cu xhenet apo xhehnem?
Te dy fete erdhen ne shqiperi. Krishterimi lindi te paren fe.Mbas disa qindra vite lindi Islamizmi.Krishtrimi u leju nga Perandori romak Jutiniani.Nuk guxonte njeri te sulmonte besimtarin e krishter.Ky besim fetar u nda ne dy me ndarjen e perandorise romake te lindje me qender Konstantinopulin qe sundohesh nga peranori romak me origjine ilire KONSTANTINI.Perandoria e pare mbeti aty me qender ROMEN. mbas kesaj ndarje disa dhjetra apo qindra vjecare na erdhi besimi islam arab kur per ne shqiptaret e njohim nga pushtimi Turk jo pak po 5 shekullore.Ky besim fetar u vendos dhe u perhap ne shqiperi me force e dhune te pergjakshme.Por edhe me perfitime te shqiptarve per prone e lirie nga sulltanet e stambollit per ato qe do perqafonin besimin. Kadare ka shume te drejte qe te rikthehemi ne Krishterimin ROMAK.Ashte e drejte organike,natyrire. Qosja don te randoj Kadaren per kohen qe shkruante dhe jetonte ne diktature. Me vjen keq per filozofin Qose.Se nese kritikon joshjet e Kadares per monizmin,diktaturen.Si do justifikoj joshjet e shumices dermuse te shqiptarve,te atyre qe u kthyne pa dhune e gjakderdhje ne mysliman por ne interresin per te mbijetuar duke i bere joshje dashurie superfuqise osmane nga perfitinte prona liri,pushtet dhe taksa hiq fare ose qesharake Vetem e vetem te shpallen mysliman.Kur sot Shumica myslimane te Kosoves e quajne heroin kombetar SKENDERBEUN TRADHETAR.Kaq z.Qose a din te kuptosh te pakten pa filozofi.Dhe per ma teper une adhuruesi yt i perhershe kam konstatu qe ju keni mbeshtet mendimin e NDARJES se KOSOVES.Veriun e Isa Boletinit ta marrin Shkau i beogradit dhe Kosova krahinat ne juge te serbis;medvegj bujanos presheve. Nuk kem lyp cfare s'na takon! Trolli i t'parve kot s'na shkon! As e shesim,as kujt s'ia lame Per pa dek e shkri te tane. Per dijeni: Nuk besoj ne asnji fe as perendi.Ne vitet e para te 1990 kam shpreh mendimin qe asht shume rendesishme strategjikisht qe shqiptaret te rikthehen ne origjine. Ne besimin fetar Krishtrim katolik romake. Me erdhi nji kojshi i besilit mysliman per festen e pashkve.Me uroi dhe me tha:Dhe ti te vish ne gestat e mia.Po me shule qefe,iu pergjigja.Festa vete gezim e bollek ka.Por Ti duke rrespektu besimin katolik te pashkve.Nuk bene ndonji gje te madhe Ti po kthehesh,e te gjithe duhen te rikthehen ne besimin fillestat te krishter katolik me Romen!
Justiliani ka qene perandor shume kohe mbas Kostandinit, i cili ishte ai qe e pranoi fene kristiane si fe te Perandorise Romake.
Postova komentin. Nuk shifet gje kundi. Edhe po te du ta rishkruaj nuk mund ta shkruaj origjinal me nisjen e pare. Po te doni postojeni.Po te doni mos e postoni.Mos ngacmoni dhe nxitni ndjeksit qe ju lexojne botimet.Per shkrimet qe paraqitni!
Kombi shqiptar duhet te pastrohet shpirterisht. KADARE
Kur dy njerez te keti niveli boteror,debatojne per fe,eshte nje turp nencmim per te gjithe kombin tone ,kudo dhe ngado qe jeton.Dy meteor,te te njejtit komb,qe flasin te njejten gjuhe qe kane te njejtin gjak ,tradita,festa flamur ,trimeri ,koke fortesi ,me keqardhje them se eshte nje pa pjekuri .Per te dy (pamvaresisht qe njeri eshte i lindur dhe i rritur ne roberi sllave ,tjetri ne Atdheun e te gjithe shqiptareve) nuk e paskan lexuar Vaso Pashe Shkodranin,Papa Kristo Negovani,Pjeter Nini Luarasi ,Hoxhe Kadri Prishtina,Hoxhe Ramadan Govori At Gjergj Fishta,At Shtjfen Gjeqovi,Fan Stelian Noli dhe plote e plote te tjere,qe gjithmone kane punuar per Liri Clirim dhe Shqiperi te vertete = se feja e shqiptarit eshte SHQIPTARIA.Ata gazetare te cilet shkojne dhe e prekin debatin e ketyre dy figurave te ndritura,jane te qellimshme dhe plote pasoja.Kjo teme vret,mbyt percan demton si nje ciklon i vertete.Mendoj se eshte "gazetari i moskes me kuranin e moskes me kembanen e beogradit" per te njollosur dy krijesa shum te cmuara per mbare njerezimin.Eshte turp te diskutohet per tema te ketilla,popullit tone i duhet te luftoj me rusoserbet,dhe jo me kuranin ,me biblen ...turp i madh edhe bota tallet me ne.Per te pavdekshmin Ismail Kadare dhe per te madhin Rexhep Qosja,populli yne do ket vetem ditelindje per te festuar....
Flamur Struga, meriton vertet respekt. Faleminderit per komentin, vëlla.
Islamiku Qosja e vertetoje qe eshte nje mbeturine Jugosllave. Lexo historine Qose dhe do shohesh qe islamizizimi i Shqipetareve filloi mbas viteve 1800 dhe u be me dhune. Osmanet i kane perdorur trojet Shqipetare si mall kembimi per ineresat e tyre. Por ti nuk te pelqen,prandaj e definon veten si vella me Turqit, ndoshta ke te drejte per veten se te eshte mbarsur joteme me Turk. Ti nuk mund te perzish popullin Shqipetar me veten.
censusi i fundit paraqet muslimanet pakice ne albaniston posht 50% , duhen prishur gjithe ato minare turkosllave te paligjshme
albaniastani i sateme
ata qe quhen sot shqiptare te kosoves ose kosovare nuk jane gje tjeter pervecse kolone turq te sjelle nga sulltanet nder vite ne ato troje per te shtypur popullsite vendase ,akoma edhe sulltani i fundit, truprojet e tij i kishte kosovare me ne krye Isa Boletinin ,e gjithe bota keshtu e di vetem shqiptaret bejne teorira me ndrrim feje etj.
Kur ju jep ne dore nje kompiuter idjoteve, te tilla gjera qe ke shkruar do shikosh ne gazeta. Nuk ka kolone turq te ardhur ne Kosove sic thua zotrote. Ne asnje dokument osman apo te mevonshem turk nuk permendet kjo gje. Kete teze e kane nxjerre akademiket serbe dhe ato maqedone per te mbeshtetur tezen e tyre se shqiptaret jane te ardhur ne Ballkan. Nderkohe, i pari qe e vertetoi tezen e autencitetit shqiptar dhe lidhjen e tyre me iliret e lashte ka qene profesore kroat i historise Milan Shuflaj. Per vepren e tij qe hodhi poshte gomarlleqet e pabaza te sllaveve, ai u vra nga serbet. Sa i perket nderrimit te feve, ajo eshte realitet dhe po keshtu jane me mijera dokumente ne arkivat turke qe vertetojne kete fakt. Te jesh i paditur, nuk eshte mekat. Te jesh i paditur dhe te hiqesh si i ditur duke perhapur te paverteta, eshte maskarallek.
‘M’a vodhi’ @Spata.. komentin tim.
Pare kete polemike me gjakftohtesi, ka kaluar kohe e mjaftueshme, por, te drejte ka pase Ismail Kadare, sepse, Qosja (Qosiqi) i ka fryre jopak zjarrit antishqiptar te Beogradit, qe i akuzonte shqiptaret para krejt botes si ‘fundamentaliste islamike” dhe antiperendimore dhe t’i biesh telit antishqiptar te Beogradit nuk eshte pune aspak e hijshme... Po, kur e krahason njeriun shqiptar qe i ka sherbyer Shqiperise dhe popullit shqiptar me njeriun “shqiptar” e “patriot” qe i ka sherbyer pushtruesit serbo-jugosllav, dallimi eshte i madh, do te thoshim si nata me diten... Identiteti kombetar i shqiptarit eshte shqiptaria dhe identiteti fetar i shqiptarit eshte ai i Pashko Vases... Te jesh koke shqiptare e Shqiperise dhe te jesh koke “shqiptare” e Jugosllavise, eshte tjeter gje dhe dallimi eshte i madh nga çdo kenveshtrim!... DRENICA E KUQE
Rexhep Qosja flet te verteten ,,,Ismail kadare ,,,shqiptar,,,myslyman 24 karat ,,me emer dhe mbiemer ,,,po jetoj 20 vjet me ateizem te eger ,,,dhe prandaj flet kot ,,ndersa Rexhepi nuk kaloj ateizem ne kosove....
Edhe gomari do kishte lexuar nje liber para se te shprehej per dicka qe nuk e di. Zotrote ke mbetur mbrapa gomarit. Lexo ndonje liber historie so do vdesesh injorant dhe thone se nuk te pranon zoti ne parajse po qe se je i tille.
zoti i shqipfolseve myslyman ,,,eshte allahu ,,,dhe i ismailit dhe i rexhepit ,,,,respek per allahun ,,, ala ekber
Nje Fe qe nuk na lidh as raca, as alfabeti , as gjuha, as historia as ADN cfare muti duan qe mohuan fene e te pareve tane.