
Nga Ylli Molla
Udhëheqësi i Palestinës, Jaser Arafat, ka kryer stërvitje ushtarake edhe në Shqipëri. Gjatë vizitave të shpeshta në Tiranë, lideri me çallmë ka vizituar ushtarët e tij revolucionarë, që përgatiteshin në kazermat e rrethinave të kryeqytetit shqiptar, por është futur edhe vetë në kabinetet speciale e poligone. Jo thjesht për të shuar kureshtjen rreth metodave që përdornin pedagogët shqiptarë, që u mësonin të rinjve artin e luftës popullore. Ai ka ballafaquar me specialistët dhe drejtuesit e lartë të Ushtrisë Shqiptare njohuritë dhe shprehitë praktike në fushën ushtarake. Vizitat e tij u shtuan pas forcimit të marrëdhënieve midis udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxha, me drejtuesit e të ashtuquajturave lëvizje revolucionare në botë. Ndoshta për herë të parë stalinizmi nuk e pengoi Enverin të mbështeste nacionalistin Arafat, vetëm pse ky i fundit luftonte kundër Izraelit. Një shtet që Hoxha e kishte cilësuar si vegël të imperializmit amerikan. Kështu, si asnjëherë tjetër, Enveri mbante të njëjtin qëndrim me imperialistët ndaj liderit të Palestinës.
Një nga ish-pedagogët më të mirë të përgatitjes së zjarrit në vitet 1970-1980, sot me një funksion të rëndësishëm në Ministrinë e Mbrojtjes, ka qenë për pak kohë profesori i liderit palestinez për mësimin dhe realizimin e qitjes me armët e këmbësorisë në poligonin e Lanabregasit, pranë kryeqytetit. “Në vitin 1973 Jaser Arafat, bashkë me komandantin e ushtrisë palestineze, Abu Xhihad, i shoqëruar nga ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Petrit Dume, erdhi për të ndjekur një stërvitje treguese në poligon”, - tregon oficeri madhor që dëshiron të mbetet anonim për shkak të detyrës shtetërore. Më parë Arafati kishte vizituar klasat dhe kabinetet e përgatitjes luftarake në Akademinë Ushtarake, ku ishte interesuar për metodat e mësimdhënies dhe programet që zhvilloheshin atje për përgatitjen e oficerëve të niveleve të ndryshme. “Në poligon Arafati mbërriti me veshjen e tij tradicionale, xhaketë dhe çallmë në kokë”, - kujton pedagogu ushtarak. Bashkë me komandantin e Shtabit të Ushtrisë Palestineze ai tregoi interes të veçantë për qitjen kundër objektivave ajrore. Pikërisht për këtë, një togë oficerësh të rinj demonstruan me qitje reale në poligon. “Për nder të udhëheqësit palestinez u kryen të gjitha variantet e mundshme me të gjitha llojet e armëve të këmbësorisë”,- vijon oficeri madhor. Ishte një tregim interesant, për të cilin drejtuesit e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes urdhëruan të përgatitej edhe një film dokumentar, që do të shfaqej në të gjithë ushtrinë.
Arafati u kënaq shumë nga demonstrimi i oficerëve të akademisë. Gjatë bisedës së lirë që zhvilloi me drejtuesit e stërvitjes ai dha mendimin që shpejtësia e shenjës ajrore të imituar të ishte më e madhe. Ishte koha kur aviacioni kishte marrë zhvillim të madh dhe palestinezët kërkonin të zotëronin artin e luftës kundër tij. “I thamë se kjo mund të realizohej me anë të mekanizmit të shpejtësisë dhe nuk përbënte ndonjë problem”,- shton ish-pedagogu. “Shumë mirë atëherë”, - tha Arafati. Më pas ai tregoi interes të veçantë edhe për granatat- prodhim shqiptar. Bëri qitje me 3-4 granata dore të tipave të ndryshëm.
Arafati shprehu dëshirën të bënte qitje edhe me granatahedhës. “Sapo kishim marrë nga Kina granatahedhësit e lehtë kundër këmbësorisë me shënjestër të saktë, - kujton oficeri, që ia plotësoi menjëherë dëshirën Arafatit. Por, lehtësia me të cilën e përdorte granatahedhësin, tregonte se këtë lloj arme e kishte përdorur edhe më parë”, - vijon ai. Qitja e Arafatit me granatahedhës doli mjaft mirë.
Sipas rrëfimtarit, përkthyesi tregoi më pas se lideri palestinez kishte dëshirë të bënte qitje edhe me kundërtank. Por, meqenëse në poligon nuk kishte predha të tilla, u dërgua me ngut një makinë në magazinën e armatimit për të marrë disa predha kundërtanke. Ato erdhën për disa minuta, por nuk u përdorën. Kishte qenë një keqkuptim gjatë përkthimit me emërtimet e llojeve të granatave.
Gjatë kohës së qëndrimit në Tiranë, Arafat ka inspektuar edhe trupat palestineze që stërviteshin pranë detashmentit të zbulimit në Zall Herr. Grupi i tyre zhvillonte stërvitje me program të rregullt, për të cilën u angazhuan tre katedra, ajo e përgatitjes së zjarrit, taktikës dhe xhenios. “Ky është një program për shqiptarët e vuajtur”,- kështu e kishte vlerësuar një nga drejtuesit e lartë të ushtrisë stërvitjen me palestinezët, që përgatiteshin si drejtues të niveleve të ulëta. Toga e tyre mbahej me evidencë të rregullt dhe për çdo ushtar shënohej niveli i përvetësimit të programit, ku përfshihej taktika, lufta me eksplozivë, atentatet, aksionet diversioniste, sampo, zbulim e kundërzbulim. Por, oficerët shqiptarë që stërvitnin palestinezët kanë qenë të pakënaqur me interesimin e tyre. “Midis palestinezëve kishte vagabondë, që e kishin mendjen të shkonin në shtëpi publike”, - kujton një nga ish-pedagogët. Megjithëkëtë stërvitja me palestinezët dhe ajo me indonezianët janë të vetmet që janë zhvilluar për një kohë të gjatë me programin më të plotë në regjistër, ndonëse emrat e tyre nuk kanë qenë të vërtetë. Të gjitha veprimet e pedagogëve kryheshin në sekret të plotë. Në krye të listave të fishekëve që duheshin dorëzuar te kapteri i armatimit shënohej: “Për të huajt” ose “Delegacion i huaj”. Por, në asnjë rast nuk cilësohej se për çfarë të huajsh bëhej fjalë.
***
Drejtoria II (Zbulimi)
RELACION
Mbi zhvillimin e mbledhjes mësimore me grupin palestinez
Prej 16.1 deri 18.06.1971, pranë detashmentit të zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm, u zhvillua mbledhja mësimore me grupin e kuadrove palestinez. Në grupin mësimor gjatë gjithë periudhës së stërvitjes morën pjesë 30 veta.
Me mbërritjen e grupit në vendin tonë, u diskutua programi me shoqëruesin e grupit Abu Ziad dhe pastaj me gjithë grupin ku u bënë disa ndryshime në të, duke shtuar orët për punë politike, përgatitje zjarri (topat pa zmbrapsje 75, 85 mm, mortaja 107, 120 mm, mitralozat kundërajrorë 12,7 mm e 14,5 mm), topografi etj.
Kushtet për jetesë, punë, stërvitje, në bashkëpunim me drejtoritë e tjera në MM u krijuan para kohe dhe shërbyen si një bazë e mirë për realizimin e programit. Me qëllim që mbledhja mësimore të zhvillohej me nivel të lartë dhe të mos ndodhnin ngatërresa të ndryshme për zhvillimin e stërvitjes me ta, u caktuan kuadrot më të përgatitura të detashmentit, u instruktuan ata dhe studiuan literaturë për t’u njohur me problemin palestinez dhe luftën që bëjnë popujt arabë kundër zionizmit dhe imperializmit.
Pjesëmarrësit në grupin mësimor, kanë treguar interes të veçantë për përvetësimin e programit, kanë mbajtur një rregull dhe disiplinë të kënaqshme dhe në përgjithësi kanë pasur kërkesë ndaj vetes.
Përvetësimi i programit nga pjesëmarrësit ka qenë i mirë. Në përgjithësi ata janë në gjendje që këto mësime që muarën në këtë mbledhje mësimore ta vënë në jetë. Ata nuk kanë nënvleftësuar ndonjë lëndë, por më aktiv dhe më mirë janë paraqitur në përgatitje zjarri sidomos në përdorimin praktik të armëve, në përgatitje taktike e taktikë special dhe në përgatitje xheniere.
Gjatë qëndrimit të tyre pranë detashmentit pjesa dërmuese e grupit nuk ka treguar ndonjë interes të veçantë për t’u njohur ose biseduar me njerëz të veçantë që nuk kanë pasur lidhje pune me ta. Përpjekje për t’u afruar e biseduar me njerëz të tjerë ka pasur vetëm gjatë kohës së shtrimit të dy vetëve në spital.
Me qëllim që të njiheshin me sukseset e vendit tonë në ndërtimin e socializmit, ditët e diela kanë bërë vizita në objekte të ndryshme në Tiranë, Durrës dhe javën e fundit bënë edhe një turne në qytetet Vlorë, Sarandë, Gjirokastër e Berat.
Më 26.6.1971, me të gjithë pjesëmarrësit e grupit mësimor u bë një mbledhje e lirë, për të shfaqur mendime, sugjerime, vërejtje për programin, metodën e stërvitjes, organizimin e jetës, aktivitetit dhe për kushtet materiale për stërvitje e jetesë.
Lidhur me programin, pjesëmarrësit shprehën mendimin se ai siguron një përgatitje të mirë dhe u përgjigjet detyrave që ata do të zgjidhin. Megjithatë, ata shfaqën mendimin që në program të ketë më shumë kohë për përgatitjen xheniere, e sidomos për punën direkte me lëndët eksplozive, si një element shumë i rëndësishëm i përgatitjes së tyre. Gjithashtu, më shumë kohë kërkuan për mitralozat kundërajrorë 12,7 e 14,5 mm.
Instruktorët, sipas edhe të pohimeve të tyre, janë treguar vazhdimisht korrektë në sjelljet e tyre me pjesëmarrësit.
Pjesëmarrësit folën mirë për kujdesin e treguar për ta nga shokët e caktuar për këtë qëllim dhe shprehën mendimin se atyre u ishin siguruar kushte të përshtatshme për jetesë, punë, stërvitje duke bërë që ta ndjenin veten si në shtëpi të tyre. Periudha 6 mujore, sipas tyre, kaloi shpejt. “Kishim me çfarë të merreshim”, programi ishte i ngjeshur.
Nga vizita që bënë në jug të vendit tonë “krijuan një përshtypje më të saktë, më të plotë mbi sukseset tona në ndërtim. Më shumë përshtypje u kishte bërë Kombinati Mao Ce Dun dhe u shprehën se “ne nuk mendonim që një popull 2 milionësh të kishte një kombinat të tillë”.
Në fund të takimit ata falënderuan për gjithçka që ne kemi bërë për ta, për stërvitjen, kushtet e përshtatshme, kujdesin e treguar.
“Neve, thanë ata, na gëzon shumë fakti se ju armiqtë tanë i konsideroni dhe i keni dhe armiqtë tuaj”. Ata premtuan se do të vënë të gjitha forcat për të vënë në jetë ato çka mësuan këtu.
Në mbrëmjen e datës 28.6.1971, me rastin e mbarimit të mbledhjes mësimore, u dha një pritje në shtëpinë qendrore, nga zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm Rahman Parllaku.
Pjesëmarrësit në grupin mësimor, largohen nga vendi ynë më 30.06.1971.
Shefi i Drejtorisë së II,
Andon Sheti
(Pjesë nga libri “Guerilas made in Albania”, Botart 2016.)
Prandaj "i kemi xhan", terroristet palestineze! Ne emer te "internacionalizmit", apo "vellazerise"?!
Vend i cmendur legen,te gjithe brezat jane marre ne qafe nuk kane nje dite te bardhe. Eshte bere me hile qe ne fillim dhe keshtu do vazhdoj deri sa te shuhet se njerezit populli po ikin me turma
Palestinezet dhe Indonezianet ishin porosi e Kines e cila mbulonte dhe shpenzimet e tyre ne shqiperi
Po pse a fusni pordhes kur thoni qe nuk e permendi wmrin se punon akoma kush ky se I del qe ne ate kohe te kete qene 13 ose 14 vjec. Petrit Dume eshte pushkatuar ne 1974 I bie qe ARAFAT te kete qene dy vjet para dhe ky zotnia anonim qe punoka akoma 12 vjec. Se kuptoj kujt i plasi tani .
Ne 73 shin ka qene o bryl ….nuk lexon ?? Se qe u pushkatua ne 74 en dhe sdo ket qene ai ?? Apo desh shum Enveri ti conte perpara toges ….pse cqe atehere , demokraci e leshit e Sali kufomes qe i zvarisin denimet e i benin terkuze , me avukate e me 30 gjyqe ?? Brenda disa diteve shkoje per lesh ….e ke idene se ne csistem ishim apo ja fut pordhes ?? Kurse shpenzimet e te gjitha ketyre aventurave i paguante Kina , komentuesi me lart me emrin Kris ka shume te drejte ….bile jo vetem te Palestines , Indonezise , por dhe shume shtete afrikane, neper Kongrese te Enverit vinin rumat e zinj e flinin ne podium kur mbaronte fjalimin Enveri i kepusnin nje te duartrokitur dhe ishin ne regull…..kuptove ??
O te shkerdhefsha cte per mban pragu skam asgje me artikullin o rrote kari por me anonimin qe punoka akoma se I bie qe ne qoftese eshte ne pune atehere ka qene 12 vjec ne ate kohe.
Shqiperia jepte 1 miljon dollare ne vit per partite komuniste neper bote kur populli ne fshat as buke misri nuk kishte te hante se gruri nuk behej fjale se shkonte ne qytet!
po cfare hanit, nuke tallashi?
Pyet te afermit e tu qe e kane perjetuar ate kohe!Se sot duket cdo gje e pabesueshme!Vinte fshatari ne qytet per te blere buke gruri dhe qytetasit e shikonin me percmim megjithese ai e prodhonte vete ate!
Sapa e ke gabim , une kam sherbyer ne shendetesi ne disa fshatra te Beratit fushor dhe malor ?? Atje ku kishte kryetar kooperative te ndergjegjeshem te cilet ishin Agranom dhe puntore , misri dhe gruri prodhohej ne fshat ? Kur vinte koha e vjeljes shperndahej per antaret e kooperatives ne fillim pastaj I jepej shtetit sasia e duhur ??? Ku e gjente miellin fshatari qe bente ato cyrek gruri edhe sot e ndjej aromen e tij apo yshmeret me qumesht e veze me plot shije qe ky brez pas 90-tes nuk ja di shijen origjinale , as vezeve as qumshtit me ate aromen e mire palere gjalpit buro fresko i mrekullushem , sepse vareshin nga ushqimi qe hante lopa ??? Shteti ju kish lene antareve te kooperatives edhe nje pjese toke qe e kishin per vehte . Ai qe ishte puntor ne fshat jetonte shume mire nga ana ekonomike por kishte veshtiresi te tjera jo per te ngrene ? Keto i them me pergjegjesi se I kam perjetuar , kjo ekonomi u prish kur u be TUFEZIMI I bagetive qe per mua ishte nje sabotim per te renuar ekonomin , te mos ti lesh fshatarit ne maje te malit ku jeton bagetin qe e kishin me ligj ta mbanin nje lop per familje pluse dhe bageti te imta dele apo dhi deri ke shpendet nderhyn , ketu filloj renimi i ekonomise si per fshatin edhe per qytetin, ka qene viti 1967 kur u be tufezimi me aksion !!!! Nuk i hidhet pergjegjesia per mua Enver Hoxhes sabotatoret fillonin nga lart deri ne baze ata qe duhet te ishin zbatuesit dhe jo te genjenin per vuajtjet e fshatarit dhe qytetarit bashke ? U thellua lufta e klases nuk e linin njeriun puntor por germonin ne biografi mbrapa shpine qe te mos realizohej plani qe duhej ??? Ka plot gjera per te thene i kemi kaluar ne kuris prandaj sali krimineli e kishte te pregatitur terenin kur erdhi 90-ta se populli ishte shume i lodhur nga bemat e sekretareve te partise qe benin te kunderten dhe plot arsye te tjera qe sot eshte kollaj ta vertetosh me ndodhite e pas 90-tes ???
më duket se je pak si herët me tufzimin"ka qene viti 1967 kur u be tufezimi me aksion",ishte gati një dekadë më pas!!
Po ne vitin 1967 filloj tufezimi dhe u be me aksion , si lane gje fshatarit edhe ate cope toke ja moren i lane shume pak ? Ekonomia erdhi duke rene gradualisht sa ariti kulmin mbas vitit 1980 , filloj radha e qumshtit e mishit tolloni ? Vendi Po mbahej me rezervat se ra prodhimi i grurit pas 1985 ??? Renia u ndje ne shume sektore sidomos shendetesia ne Stomatologji ndaheshin materjalet me pikatore sidomos ortopedia protezat ? Filloj radha dy here ne muaj hapnim kartela per ata qe kishin nevoje per proteza si dhe terapi mbushje , kjo gjendje vazhdoj deri ne vitin 1994 kur u be privatizimi I stomatologjize kur e kujtoj ka qene nje krize e vertete se vetem urgjenca nuk ndaloj kirurgjia ? Cte zgjatem kemi perjetuar plot gjera dhe ata qe i krijuan nuk ju fut nje gjembe ne kemb , jeton sali krimineli per mrekulli si ne ate kohe pale sot qe nuk inumerohen pasurite , populli gjithmone viktime e ketyre plerave?
hudhi një sy dhe njëherë!!më duket se ka filluar ndërmjet 74-78!!
Sigurisht qe ne disa zona malore renia e ekonomise u ndje shume keq qe pas vitit 1970 ??? Me kujtohet ne pune se kam qene ketu ne Tirane lexonim ne menyre kolektive disa broshura per perdorim te brendshem nga fjala e Enver Hoxhes ku bente vrejtje atyre qe kishin bere tufezimin ne forme aksioni ka qene vit 1972 ku thoshte : Une thashe te behet tufezimi , atje ku ka mundesi por jo ne ato zona sa te ngelen kalamanet pa qumesht ? Kjo thenie me ka ngel ne kujtese ????Ndersa per qytetin viti 1980 filloi kriza dhe Radhat , mbas vitit 1985 pas vdekjes se Enver Hoxhes dihet qe mezi shtyhej derisa sa erdhi 90-ta me teorine e demokracise dhe cekun e bardhe , njerzit e hengren sapunin per djath se thane mbaruar hallet ? U zgjata shume dua te them u qam nga shiu Rame ne bresher se dihen bemat e saliut dhe mashtrimet ku njerzit i besuan verberisht .....! Duhet me thene shyqyr qe mbijetuam...
Replike, ka të drejtë Cenua. https://www.google.com/url?sa=t
Përralla me mbret....me shume gënjeshtra se te verteta.. Ky ushtaraku i lart anonim qe shërbesa dhe sot ne ushtri...sa vjec mund te jete... Nje perllogaritje: nga 1971 deri ne 2016 i thone 45 vjet,plus 30 vjec ka qene ky kurishtepedagog...bejne75 vjet....pra ky eshte akoma ne ushtri 75 vjec..... Ka dhe plot mbrockulla te tjera...qegranatahedhesi kunder kembesorise....ajo eshte arme vetem kunder tanke dhe qendrave te zjarrit fortifikat..... Stërvitjet treguese nuk i bente akademia ushtarake,por shkolla e bashkuar.....
sale,ma merr mëndja se ky mund të ketë të drejtë!!jo se është akoma në punë,por thjeshtë se ky artikull mund të jetë i viteve '90!!pra direkt pas rënjes së komnuizmit!mero sot e paraqet pa e përpunuar dhe pa treguar se kur është botuar për herë të parë!!e publikon si të ri fare fare,të nxjerrë nga naftalin sot!!
Po te kete qene padagog ne vitet ‘70 ky kuadri “i rendesishem” do kishte dale ne lirim qe ne ‘91. A e ke idene ca shkruan o pallosh me llagapin dardha a molla. Ca jeni ju morra qe ia futni katundit mor jahu?!
Dhe me pas.......pothuaj te gjithe studentet palestineze dhe nje pjese e atyre luftetareve palestineze qe sterviteshin punonin per KGB .Seshte cudi qe sot ka palestineze qe punojne per MUSAD.Palestinezet jane problematike dhe te paqendrueshem, ne mbrojtjen e te drejtave te tyre qe bota e perparuar i ka mbeshtetur fuqimisht. Vete sasia e depozitave prej tre miiard dollaresh qe Arafati i la gruas se vet shume me tere , kur vdiq, tregon se asnjehere nuk jane udhehequr nga njerez seroioze ne kauzen e drejte te tyre, qe eshte kompromentuar e penguar me cdo mjet , duke e corientuar ate popull e lene nomad ne mes te kater rrugeve per atdhe e buken e gojes.
tre miiard dollaresh? Jo mo, ishin 300 miliard, eh mer nastradin ky te rruka bythen ..
xhote,pak a shumë për një shumë të tillë bëhej fjalë,pavarsisht se arafati iste trashëgimtar ni një familje të pasur!!
Pse sthoni qe ishte koha qe shqiparia nuk ipte asnji centimeter tok me koncesion pasurit kombetare miqve te sotem amerikano europjan Por flisni per palestinez
Shqipëria dikur ishte shtet i fortë me një ushtri solide, sot skemi asgja as një zjarr smund ta fikun shteti kukull.
Po Shqiperia ju ndihmoj ne ate kohe por sot ka ndrishuar ,Ambasadori Palestinez ne Beogras deklaroj haptas se ata kure zdo e njohin Kosoven si shtet Palestinezet nuk din tani se cilet jane miqt dhe armiku i tyre por si duket nuk i don askush dhe dote zhduken sot ata neser neve jemi ne radhe pse edhe neve nuk na don askush .
Kur sterviteshin gjakdhjeret gerrrko arbi servi afrikani ne Shqiperin e shenjte. Ata gjakdhjere qe sot nuk njofin Kosoven ton......
Udheheqesi .me callme, po cfare cell me o injorant ushtarak dhe artikull shkrues, ai eshte selling simbol I Palestines, si pjese e veshjes se Bedminster palestineze!?!?!!!
E Fani nuk stërvitet as ushtaret e vet,janë fut agjenturat serbe e greke,janë shtuar hajna e drogaxhi
Është mëse e vërtetë! Edhe në Batalionin e Vaut të Dejës në Shkodër janë stërvitur palestinezë në përdorimin e armëve të zjarrit dhe ushtrime taktike. Kjo ka ndodhur në mes të viteve 1970-1975!