"RTSH u rrëmbye pas vrasjes së Azem Hajdarit. Agresorët hynë brenda dhe u benin presion kolegeve të mia…"

18 Nëntor 2024, 12:05Dossier TEMA
"RTSH u rrëmbye pas vrasjes së Azem Hajdarit. Agresorët

Iva Hoxha, e cila për 30 vite ka qenë një nga figurat më të dashura të Radio Televizionit Shqiptar, është rrëfyer në Euronews Albania.

Ajo foli mbi karrierën dhe jetën, teksa tregoi dhe momente dramatike në punën e saj.

Bëhet fjalë për trazirat e vitit 1998, pas vrasjes së Azem Hajdarit, kur u sulmua RTSH me armë.

“Pas trazirave të vitit 1997 ishte një gjendje e jashtëzakonshme dhe televizioni ruhej me policë dhe mbaj mend kur në vitin 1998 ndodhi vrasja e Azem Hajdarit.

Në televizion hynë shumë njerëz të cilët i bënin presion kolegeve të mija në studion e lajmeve duke u thënë që të flisnin për gjërat që ata donin dhe ishin kundër pushtetit.

Atë ditë isha në turn dhe televizioni ishte i rrethuar prandaj vendosa të mos shkoja në punë sepse kisha frikë.

Por pasi ministri doli në deklaratë u riktheva në televizion. Ne na u duk sikur televizioni u rrëmbye dhe atë ditë siç isha e terrorizuar.

Nuk bëra as grimin por dola në anoncim duke thënë se kjo është shtëpia jonë”, u shpreh Iva Hoxha.

 

14 Komente

  1. T
    TRAPA JANE.

    Ajo qe ndodhi,nuk ishte thjesht rrembim,ishte grusht shteti i mirefillte.Hapni fjalorin shqip shqip dhe kerkoni cdo te thote grusht shteti.Fatkeqsi qe deri me sot ,as 1997,as 1998 nuk jane hetuar dhe gjukuar.Shkaku?Kur i sherben nje agjentura te rendesishme,shperblehesh per ate qe ke realizuar,duke mos u denuar per ate qe ke bere ne interes te te tjereve,sepse terhiqen bythet mbrapa.

    Përgjigjjuni
    1. R
      RTSHisti

      I vetmi qe shkoi ne pune ate dite ka qene Roland Roshi. Gjithe te tjeret paten frike me te drejte. Roland Roshi ka mbajtur transmetimin deri sa erdhi Perikli Teta ne ate kohe minister dhe gjendja disi u qetesua.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Deshira

        Po më po, por nuk ka asnjë kallëzim nga opozita e atehereshme për uzurpim të objekteve të rëndesisë sl veçantë, nga forca të armatosura nga grupe banditësh, të drejtuar nga ai gjeli ku kakaroset akoma maj pallatit.

        Përgjigjjuni
        1. R
          Real

          Shume trime kjo, e raporton ngjarjen ne kohe rekord.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Grant

            I've! Kujdes kur flet. Ate dite nuk ka pasur agresor! Vetem demokrat huligan b...q.. me Ekrem Spahi monarkun, qe donin te hapnin deren e KM me arkivolin te A.H. ( c'do te thote Makrabitet!). Pastaj arkivolin e AZ e kaluan me shpejtesi tek sheshi Skenderbej. 100 persona morren pjese ne varrim. AZ edhe I vdekur u perdor! Tosi I Nanos shkoi ne Dajt dhe nga aty ne Meqedoni. Per kushtet Tosi kuptoi we kjo we ndodhi ishte mendjelehtesi extreme e SB. Mbas 2-3 oresh situata u normalizua. Ate dite ose te nesermen FN u kthye. Shpalli situated e realizuar si grusht shteti. Sala pa's kesaj ne parlament e amortizoi. Ekrem Spahia we doli ne TVsh duke deklaruar se Qeveria ra nga purist u shpall I pafajshem. Gjithsesi Shqiperia fitoi por nuk ndeshkoi.

            Përgjigjjuni
            1. Z
              Zaza

              Grusht shteti qe nuk eshte gjykuar dhe ndeshkuar te njenjtet njerez qe bene gerdecin 21 janarin qe po destabilizojne vendinne rajonin ka kohe me ne krye saliun. Ne ate kohe ishte ambasadore Lino ???????? qe shpetoi kombin Ndeshkojni salinjte

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fajin e ka...

                Ate dite forcat e FARK ( Forcat e Armatosura te Republikes se Kosoves) kane hyre ne RTSH te maskuar dhe kane folur serbisht me njeri tjetrin dhe kane marre materiale nga arkivat te cilat i dinin me perpikmeri se ku ishin. A thua ishte rastesi pengmarrja e Rtsh-se? Cfare donte te hiqte Salii nga arkiva e Rtsh? Cfare materiale inkriminuese kishte Rtsh ne arkive ? Forcat e FARK ne vend qe te luftonin ne Kosove benin grusht shteti ne Shqiperi me urdher te Saliut dhe Bujar Bukoshit

                Përgjigjjuni
                1. A
                  A.G.

                  Gënjeshtër! Nuk është aspak e vërtetë që më 14 shtator 1998 njerëzit hynë dhe rrëmbyen TVSH-në. Ishin shtazët e pyllit e shpellarët që jo rrëmbyen, por përdhunuan jo vetëm TVSH-në po gjithë shtetin, me përjashtim të Ministrisë së Rendit. Se si trima sypatrembur që ishin aty nuk ua mbajti se Ministri nuk u arratis në Maqedoni por mbrojti Ministrinë me një grusht njerëz.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    A.G.

                    Dhe nuk u kërkuan të flisnin kundër pushtetit, por të shpallnin fitoren e kafshërisë mbi çdo ligj, çdo arsye dhe çdo logjike njerëzore.

                    Përgjigjjuni
                    1. k
                      km

                      Shpetoi kombit dhe Saliun,se po te donin e Kishit denoncuar vete ata.Ambasada Amerikane ishte percaktuar objekt sulmi,pra Saliu kerkon te incident terrorist edhe me SHBA.Jo vetem qe nuk e denoncuan,por e ricikluan ne 2005.Dhe krimet u perseriten .Shyqyr qe u kujtuan pas 30 vjetesh.

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        TRAPA JANE.

                        Nuk ishin thjesht shkalle te,ishin njeri militare e armatosur deri edhe me tanke e autoblinda,te mireorganizuar,te armatosur deri ne dhembe,me objekteve te caktuar.Grusht shteti i mirefillte.A ka pergjegjesi PS? Ka qe cke me te.1997 ,pergatitja e saj,nga brenda dhe jashte,nga shqiptare te shqiperise se veriut,te kosoves,te amerikes eshte paralajmeruar .Nje shkrim me titull " ku po e con shqiperine ti,Sali Berisha" ,me fakte,me deklarime te hapura ne gazetar e kohes, i eshte dhene ne dore Musa Ulqinit,kryeredaktor i ZP ne 1994,paralajmeronte ate qe ndodhi ne 1997,por nuk e botoi:-" eshte shume i ashper ndaj nuk e botojme dot",ishte pergjigja ndaj autorit.Djali i njerit prej atyre qe u dergua per mobilizim mercenaresh ne zonen kukes- Has ,ish militant ne rinine e PD ,sot eshte caktuar komandant i Gardes.Pra sot garda e Republikes eshte nen komanden e militantit te Saliut.E cfare presim ne prej kesaj larte qe ka uzurpuar vendin?

                        Përgjigjjuni
                        1. S
                          Sio.....

                          Nuk e di në Departamentin e lajmeve, por ne RTSH, atë ditë, ka pasur plot punonjes të RTSH, ardhur në punë rreth orës 09.00... Një redaktor filmi të huaj e mbaroi titrimin e flmit fiks disa minuta para se turma të shperthente brenda nga porta kryesore...

                          Përgjigjjuni
                          1. H
                            Heretiku

                            A quhet grusht shteti apo revolte e armatosur, pak rendesi ka. Ishte dicka anormale per nje shtet, demokratik apo cfaredolloj shteti tjeter. Problemi eshte tjeter, eshte nje turp qe rendon mbi te gjithe shqiptaret, sidomos per ata qe jetonin ne Shqiperi ne ate kohe. Si eshte e mundur qe asnje nga plehrat qe moren pjese direkt apo urdheruan per kete revolte te armatosur, nuk u pergjigj penalisht, per mynxyren qe kryen ? Si eshte e mundur qe asnje nga pergjegjesit e 1997-tes, ngjarje shume e rende, jo vetem per Shqiperine, por edhe per Europen, nuk mbajti pergjegjesi penale ? 97-ta edhe sot e kesaj dite nuk ka asnje pergjegjes. Si eshte e mundur qe Saliu, me papergjegjshmeri dhe paturpesi te skajshme, duke qene kryeminister I Shqiperise fut ne mbledhjen e Keshillit kombetar te mbrojtjes nje person qe jo vetem eshte i huaj ( Fazllic ), por nuk ka asnje lidhje me kete mbledhje ? Dhe perseri nuk i hyn asnje gjemb ne kembe. Ketu problemi eshte tek vete shqiptaret, qe nuk kane qene te afte te vene para pergjegjesise, keqberesit e sferave te larta, per fakte monstruoze. E verteta duhet thene dhe pohuar me ze te larte. Keshtu ka qene shume here edhe me pare. Vetem kur bie nga fiku, versulen te gjithe dhe behen "trima". Te kujton hyrjen e poemes te Sh. Musarajt, "Na ngordhi kali, i rane thonjte, po vrapojne "trimat", ti heqin patkonjte".

                            Përgjigjjuni
                            1. B
                              Brss

                              Te gjitha te "mirat" nga amerika na kane ardhur dhe salillku.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje