Thirrja e Pëllumb Xhufit: Mos e harroni LANÇ-in, shënoi historinë në Luftën e Dytë Botërore!

29 Nëntor 2024, 11:28Dossier TEMA
Thirrja e Pëllumb Xhufit: Mos e harroni LANÇ-in, shënoi

Duhet të krenohemi për rezistencën që kemi bërë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kështu u shpreh historiani Pëllumb Xhufi në Shqip nga Dritan Hila.

Zoti Xhufi rrëfeu rëndësinë që ka pasur Lëvizja Nacional Çlirimtare që luftoi në Luftën e Dytë Botërore.

“Një historian shumë i njohur britanik e rendit Shqipërinë dhe Jugosllavinë, ndër dy vendet e para që kanë pasur numrin më të madh të viktimave në luftën për liri, në raport me popullsinë.
Po ashtu një nga historianët më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore e rendit Shqipërinë në 4 vendet e pushtuara nga nazi-fashizmi që kanë shprehur rezistencën më të madhe në Evropë. Jemi ne, Franca, Greqia dhe Jugosllavia.

Duhet t’i ruajmë vlerat që kemi, është bërë luftë për ekzistencë, jo luftë për të fituar vetëm territore. Mirëpo, çfarë ndodh. Më ftuan në një aktivitet për Luftën Nacional Çlirimtare në një shkollë, ku do të flisnin pedagogë. Tema ishin; ekonomia në Shqipëri gjatë luftës, kultura, sporti, etj.

Iu përgjigja: “Më fal vendosi edhe s*ksin. Po Luftën Nacional Çlirimtare ku e keni?”
Më erdhi keq që iu përgjigja kështu, pasi nuk e kishin me qëllim që e kishin lënë në hije këtë teme. Edhe Akademia e Shkenca para 5 vitesh kërkoi të rikujtojë ditën e çlirimit me temën: “Rezistenca antifashiste pa armë dhe uniformë”.

Ka një “përthyerje” konceptuale për këtë ngjarje të madhe, të cilën mund ta evidentosh nëse shkon nëpër bibliotekat e shkolla. Shko nëpër këto biblioteka dhe do të kuptosh se çfarë lexohet", tha Xhufi.

Historia e 28 mijë dëshmorëve që luftuan për çlirimin e Shqipërisë

Historiani i njohur Pëllumb Xhufi foli për 80 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë dhe partizanët që morën pjesë në luftë.

Zoti Xhufi tha se në vendin tonë kanë humbur jetën 28 mijë dëshmorë në krye të detyrës atdhetare, si dhe përpos kësaj shifre mund të ketë persona të tjerë të humbur gjatë betejave.

“Kemi 28 mijë dëshmorë sipas dokumenteve, por mund të jenë edhe më tepër. Mos harrojmë që ka qenë luftë dhe ka shumë persona të humbur. Këta 28 mijë dëshmorë janë kryesisht partizanë të organizuar në njësitë partizane nga më të vogla si Çetat deri tek Divizionet. Përveç këtyre ka dhe pjesëtarë të Çetave territoriale (pjesë integrale e Ushtrisë Nacional Çlirimtare), por mos të harrojmë dhe ata që e filluan, që dhanë alarmin të parët.

Ishin pikërisht anëtarët e njësive guerile që organizuan fillimisht rininë shqiptare në qytet dhe më pas në të gjithë trevat. Janë të gjithë ata që nuk zgjodhën të ishin indiferentë por t’i vënë shpatullat një detyre atdhetare, sfide të jashtëzakonshme siç ishte ajo e Luftës së Dytë Botërore, e cila u bën nën moton që e vulosi, Winston Churchill.

Churchilli më 22 qershor 1941, një ditë pasi u sulmua Bashkimi Sovjetik, mbajti një fjalim të rrallë që gjithmonë përmenden për përmbajtjen dramatike. Ai aty shprehet:

“Unë jam antikomunisti më i madh. Më njohin të gjithë, nuk kam çfarë fsheh. Por sot unë jam me popujt e Bashkimit Sovjetik, të cilët luftojnë jo vetëm për lirinë e tyre por edhe për lirinë tonë.
Prandaj ne u themi të gjithëve që, kush në këtë luftë për ekzistencë rreshtohet me ne kundër nazizmit është aleati ynë. Kush rreshtohet në krah të gjermanëve, është armiku ynë”.

Ky fjalim e ka ndjekur dhe qëndrimin që mbajtën aleatët e mëdhenj si; britanikët, amerikanët, sovjetikët ndaj popujve që u pushtuan nga nazistët.

Ndaj është turp i madh që të shtrembërohet historia e luftës. Një historian duhet të citojë faqen ku i merr dokumentet, jo të fshehë të vërtetën. Apo të grisen dokumente siç ka ndodhur në Arkivën Shqiptare, të cilat 40 vite më parë i gjeje, sot nuk janë më”, tha historiani.

9 Komente

  1. U
    Ushtaraku

    Keta qe denigrojne luften e bejne per para! Jane nje tufe idiotesh e sharlatanesh qe paguhen me taksat tona per te bere libra, shkrime e dokumentare qe nuk i blen kush apo sheh kush dhe jane bere milionera. Ikni shkoni kerma qe i thone veten institute me sharlatane e skutha qe bredhin pas parase dhe fondeve te huaja. Kete plehra kane ushqyher percarje, propaganden serbe e greke qe i quan shqiptaret fashiste e naziste vetem per tu pasuruar vet. Turp per kete shtet qe ushqen anti vlerat me parate tona.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Ema

      Per vete flet ky fosil komunist.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kirurg

        Nuk janë idiotë, janë mercenarë të paguar nga agjenturat e huaja.

        Përgjigjjuni
      2. D
        DRENICA E KUQE

        Sa te drejte ke, o Pëllumb Xhufi!... Ju lutem, po ç’histori eshte ajo histori qe nuk i njeh vlerat e popullit te vet!!! Jane çmendur te gjithë ballistet ne Prishtine dhe ne Tirane... Keta ne Prishtine nuk njohin vlerat e luftës se UÇK-se e ata ne Tirane nuk njohin vlerat e LANÇ-it... Sa poshtërsi e sa marre e madhe, o popull!... DRENICA E KUQE

        Përgjigjjuni
        1. a
          astrit

          Jo shoku Pellumb nuk e harojme dhe e respektojme luften e shqiptareve per lirine e tyre nga pushtuesit, si nuk harojme dhe persekutimin mizor te enveristeve ndaj popullit te tyre, nuk harojme mjerimin ekonomik,pabarazine krahinore ku jugu komunist ushtronte dhune ndaj jugut antikomunist e pjeses tjeter te Shqiperise pa piken e meshires. Nuk ju harojme dhe juve si pjese e kesaj nomeklature qe shkataroj shqiperine e perçau ekstrimisht shqiptaret.Nuk harojme Pellumb!!

          Përgjigjjuni
          1. M
            Meri

            Ne kohen e Nevila Nikes ne AQSH eshte bere nami me dokumentat. Turp tu vije. Po ashtu dhe ne hipoteke, kane grisur dokumenta dhe i kane bere lemsh pronat. Ua mori pushteti popullor pronen, pir dokumentacionin e ruajti. Kush kerkoi dokumenta qe ne fillim i gjeti, pastaj……

            Përgjigjjuni
            1. I
              ISH USHTARAK.

              Moj e uruar dhe e ç'deruar Ema je pjellë e keqe.Kur të kundërshtosh ushtarakun ki forcën e mëndies.Po këtu dua të them dhe dy fjalë për një farë të keqe njëNevila Nika që tërë kohën i ka shërbyer pushtetit e së bashku me B.Metën,dhe së fundëmi e P.Milotë ç'bëjnë historin e LAVDISHME TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONAL-ÇLIRIMTARE POR -DUHET MORE TË PA UDHË TË NGRINI NGA VARET DHE TË RRIVRISNI TË RËNËT KA THËNË NJË SHQIPTAR I MADH. JU QË KËRKONI TI JEPNI NGJYRAT E NJË LUFTE CIVILE A MUND TË MË JEPNI DËSHMI TË PAFAJËSIS SË BALL-LEGALISTËVE.ATA KAN VETËM NJË PAFAJËSI QË JETONIN NË FILLIM NË GAZERMAT USHT. TË NAZISTO - FASHISTËVE.DHE MË PAS NË KAMPET E PËRPUNIMIT PËR TU HEDHUR SI DIVERSANTË KU PËRSËRI LANË KOKAT.

              Përgjigjjuni
              1. Z
                ZYBER

                IK O PELLUMB SE BOLL DEGJUAM PROPAGANDE PER 45 VJET. VEPRIMET GUERRILASE-TERRORISTE TE LANC TE SPONSORIZUARA NGA MBRETERIA E BASHKUAR NUK I BESON ME NJERI SI LUFTE E LAVDISHME KU EDHE NUMRI 28 MIJE DESHMORE BEN TE QESHIN PULAT. BOLL ME ME GENJESHTRA SE NJEREZVE NORMALE U JANE HAPUR SYTE

                Përgjigjjuni
                1. D
                  Druni

                  Nuk të mbushet mendja se një "Zyber" mund të ketë mendje...

                  Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje