Sali Onuzi: Historia e Tomas Stefan, lidhja e tij me Enver Hoxhën dhe romanca me vajzën balliste

28 Nëntor 2024, 11:00Dossier TEMA
Sali Onuzi: Historia e Tomas Stefan, lidhja e tij me Enver Hoxhën dhe

Historiani ushtarak Sali Onuzi i ftuar në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV tregoi historinë e shqiptaro-amerikanit Tomas Stefan, që erdhi në Shqipëri si shefi i Ndërlidhjes amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Onuzi tregon çfarë marrëdhënieje kishte Stefani me Enver Hoxhën e Shtabin e Përgjithshëm dhe historinë e dashurisë me një vajzë balliste.

“Tomas Stefani ishte shefi i Ndërlidhjes amerikane në Shqipëri.

Babai i tij ishte nga Korça, ndërsa Stefan jetonte në Amerikë dhe kishte bërë shkollën si jurist.

Kishte gradën e kapitenit dhe iu dha detyra e shefit të Ndërlidhjes amerikane në Shqipëri.

Zbriti në Gramsh, nga aty erdhi te Shtabi i Përgjithshëm. Ai ishte edhe në Kongresin e Përmetit sepse bëri një raport shumë interesant.

Ai e shihte me sytë e tij që në Shqipëri po luftohej. Pra nuk ishte i njëanshëm. Nuk kishte lidhje personale me Enver Hoxhën, por i qëndronte afër sepse e shihte që Shtabi i Përgjithshëm dhe partizanët po luftonin.

Ai ka dhënë informacione pozitive për ta. Nga marrëdhënia e Hoxhës me Stefan u bënë xhelozë britanikët sepse e dinin që Hoxha shkonte në krahun e Tomas Stefan dhe bisedonin bashkë shqip edhe ata nuk e kuptonin bisedën.

Në fund të luftës Tomas Stefani shkon në një nga ballot që bëheshin në Tiranë. Aty njeh një vajzë. I thotë Enver Hoxhës dhe ai i thotë që ajo është balliste.

Enver Hoxha donte ta mbante në Shqipëri, Tomas Stefanin, dhe t’i jepte detyra të rëndësishme sepse i duheshe për marrëdhëniet me SHBA-në.

Por ai vazhdoi marrëdhënien me vajzën dhe një ditë iku në Amerikë pa lajmëruar. Kur shkuan në Amerikë u martuan.

Pak kohë punoi në Amerikë sepse nuk i vajtën punët mirë. Ai vdiq para vitit 1960. Ndërsa e shoqja jetoi deri në vitet 1990, ishte spikere në Zërin e Amerikës.

Kjo është historia e Tomas Stefanit, një burrë që mund të kontribuonte më shumë për Shqipërinë.”, thotë historiani.

Gjermanët e kapur rob, punuan në ndërtim pas lufte

Sali Onuzi ka treguar se gjermanët që u mbajtën rob në Shqipëri pas çlirimit, u burgosën dhe punuan për vendin tonë në bujqësi dhe ndërtim.

“Në orën 02:00 të mesnatës së 29 nëntorit forcat gjermane luftuan me Brigadën e 22-të Tiranës. Partizanët zunë rreth 30 robër. 

Një nga njerëzit e kapur rob më 29 nëntor 1944 quhej Hans dhe ishte komandant dhe ka bërë burg në Shqipëri deri në 1953-shin. Lirimi përfundimtar i tij ndodhi në 1956-ën. Mes robërve gjermanë ishte edhe sekretarja e gjeneralit më të madh këtu në Tiranë.

Ajo u zu rob ndërsa po shkonte në Kosovë. U zunë rob 3 gra. Gjermanët bënë përpjekje që të mund t’i shkëmbenin.

Partizanët ranë dakord. U kërkua që të liroheshin 104 shqiptarët që kishin marrë rob gjermanët dhe i kishin çuar në Kampin e Prishtinës. Bisedimet mes tyre nuk shkuan siç duhet edhe gjermanët i vranë shqiptarët në kampin e Prishtinës.

Vetëm 2-3 mund të kenë mbijetuar. Ne i mbajtëm robërit gjermanë, deri sa u shkëmbyen. Robërit që qëndronin në burg në vendin tonë punonin në bujqësi, ndërtonin ura”- tha ai.

A e drejtoi Enver Hoxha, Luftën Nacionalçlirimtare?

Sali Onuzi foli për rolin e Enver Hoxhës në këtë luftën kundër nazifashistëve.

“Enver Hoxha ishte komandant i përgjithshëm i ushtrisë Nacional-Çlirimtare dhe drejtues i Partisë Komuniste Shqiptare. Gjithashtu ai u ngarkua me detyra të rëndësishme në komunitetin qendror. Ai ishte komisar i shtabit të përgjithshëm, edhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Komuniste.

Partia Komuniste nuk ishte një parti që kishte në planin e saj krijimin e një qeverie klasore, programi i saj ishte një plan antifashist që përfshinte çlirimin e Shqipërisë dhe vendosjen e demokracisë.

Nuk ka kuptim që të flasësh për luftën nacionalçlirimtare dhe të mos flasësh për Enver Hoxhën. Ai është një figurë e rëndësishme e asaj periudhe. Ka njerëz që e kritikojnë dhe shkojnë deri në disa ekstreme; Po ai Komandant i Përgjithshëm dhe nuk ka shkrepur një pushkë.

Duhet kuptuar se nuk i kërkohet një komandanti që të hapë zjarr e as të drejtojë beteja, e as të vrasë 10 apo 100 kundërshtarë. Komandantët drejtojnë në bunkerët e tyre 16 kate poshtë, ashtu siç drejtonte Stalini, Churchill apo Roosevelti”- tha Sali Onuzi.

Pse janë 28 mijë dëshmorë në Shqipëri nga Lufta e Dytë Botërore!

Sali Onuzi shpjegon se përse pas Luftës së Dytë Botërore u raportua se në Shqipëri pati 28 mijë dëshmorë.

Zoti Onuzi thotë se në këto 28 mijë shqiptarë të vrarë gjatë LIIB janë partizanë, ballistë, nacionalistë dhe shifra zyrtare u vendos pas një studimi të qeverisë dhe komisionit të UNRRA-s.

“Janë 28 mijë dëshmorë të Shqipërisë. Ky numër i të rënëve në luftë ështe kudo problematik. Sepse të gjitha palët duan t’i paraqesin shifrat në favor të tyre. Është thënë që gjatë Luftës së Dytë Botërore ishin 28 mijë të vrarë, nga çdo anë.

Pra në këto 28 mijë janë shqiptarë partizanë, ballistë, nacionalistë. Qeveria shqiptare bashkë me një komision të UNRRA-s panë të gjitha dokumentacionet dhe informacionet, nga të gjitha brigadat, komandat e qarqet, për të ditur rezultatin e luftës. Sa shtëpi u shkatërruan, sa u vranë, sa u plagosën.

Në bazë të këtyre të dhënave ata krijuan idenë që janë 28 mijë të vrarë. Ky është numri që është përdorur për herë të parë zyrtarisht në Konferencën e Paqes. E ka thënë Hoxha atje se janë 28 mijë të vrarë dhe 2600 të plagosur, mijëra shtëpi të shkatërruara”, tha zoti Onuzi.

2 Komente

  1. T
    TRAPA JANE.

    Je sharlatan ,Sali.Po,ne rradhe e dashnoreve jane komuniste e nazionaliste antifashiste,qe motren pjese ne luften per clirim nga pushtuesit.Po,mund te diten ketu edhe ata ish balliste qe iu pergjigjen thirrje se Frontit Antifashist Nac.Cl.Per keto thirrje,dhe nuk jane nje e dy,ka dokumenta te botuara me kohe,jo se i zbulove ti sot.Por te thuash qe numurin e caktoi UNRA ne akord me qeverine,kjo eshte mashtrim,nese ti nuk paraqes nje dokument ku eshte diskutuar dhe jane numuruar te vrare nga UNRA dhe Qeveria.Nje vendim,nje protokoll duhet te jete.Ke gjetur gje ti?Sali,do te futesh ne nje the viktima dhe herojte luftetare antifashiste me balliste e vrare ne Dushan e beteja krah per krah me okupatoret nazifashiste.Si nuk hoqe dore Sali,nga pafytyresite e tua.Ne 1997 shkrive dhe mblidhe mercenare ne kukes dhe Has kunder jugut,ne cilesine e Antarit te shtabit te pergjithshem te Ushtrise.Me vone kete antaresine shtet e kufizove deri ne 1992.Sigurisht,per ti shpetuar pergjegjesine,si nje nga drejtuesi e 1997.Sharlatan i madh je ,Sali.

    Përgjigjjuni
    1. S
      SKËNDEBEGASI I SHK.USHT.

      Ç'FARË DHE Ç'ËSHTË LUFTA CIVILE O S.JONUZI?NUK E DI KU DHE KUR 4 VOLUMET E HISTORIS TË LUFTËS PARTIZANE FLASI DHE LLOGARISIN SI TË RËNË(DËSHMOR) BALLISTO-LEGALISTËT. GJYNAH O SALI QË KE QËNË PJESË E U.P.tëR.P.S.SH. PAS FJALËVE TË BUKURA KA HIPOKRIZI.Kam dhe më o sali për 97 e shërbimet ndaj fashistëve tëP.D.SH.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje