Legjitimiteti i Luftës Antifashiste dhe Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar

19 Nëntor 2024, 13:15Dossier Paskal Milo

 

Me rastin e 80 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë nga pushtimi nazifashist janë duke u organizuar aktivitete nga më të ndryshmet në traditën e njohur dhe kundërthënëse të ballafaqimit aktual por me rrënjë historike.Duke i ndjekur me vëmëndje jo thjeshtë për shkak të profesionit por edhe të angazhimit qytetar kam konstatuar se tashmë taboret ndërluftuese për thelbin e Luftës Antifashiste e për rrjedhojat e saj janë pakësuar dhe janë reduktuar në një numër të vogël individësh të njohur e të panjohur që përsëritin ritualin e përvitshëm të akuzave të ndërsjellta.

 

Gjithësecili është në të drejtën e vetë të shkruaj atë që mendon.Por ka një pikë që duhet të qartësohet përfundimisht e që përmblidhet në përgjigjen ndaj pyetjes: Lufta Antifashiste ishte e drejtë apo e gabuar? Dëgjohen e lexohen përgjigje nga më të ndryshmet, nga më të çuditshmet, ekstreme por edhe qesharake.

Për mua Lufta Antifashiste ka qënë një luftë e drejtë dhe legjitime.Si çdo ngjarje historike edhe Lufta e Dytë Botërore në Shqipëri ka shumë aspekte që janë bërë objekt i studimeve më të thelluara e në një vështrim kritik të cilat kanë sjellë kontribute në interpretime më objektive dhe në qëndrime më të balancuara.Kjo është në natyrën e historiografisë shkencore, detyrë e saj.Të shkruarit dhe të rishkruarit e historisë është nje proces objektiv, i gjallë, i domosdoshëm e dinamik.Por jo të gjithë e kuptojnë këtë, ose më saktë jo të gjithë e pranojnë këtë metodologji shkencore në studimet historike.Për  rrjedhojë në proces gjatë këtyre mbi 30 vitet e fundit vihen re tre fenomene historiografike përtej rrymës së mirëfilltë profesionale të shkrimit apo rishkrimit të historisë.

         Fenomenin e parë historiografik unë do ta quaja analfabetizëm historik në trajtimin e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri.Ai është i lidhur me botimin e një numuri jo të vogël librash të formateve e gjinive të ndryshme historiografike të cilat janë shkruar dhe shkruhen nga njerëz jo historianë e jo kopetentë, me dëshirën e mirë nga një pjesë e tyre për të përjetësuar kontributin e gjyshit, babait, familjes, fisit, fshatit, çetës, brigadës, etj.Në këto shkrime në shumicën e rasteve ka subjektivizëm, mungesë faktesh, saktësie historike dhe interpretimi profesional historiografik.

Fenomenin e dytë do ta quaja konservatorizëm historiografik.Ai përfaqëson një kategori tjetër njerëzish, historianë ose jo, të cilët e kanë shumë të vështirë që të shkëputen nga tradita e vjetër historiografike në interpretimin e ngjarjeve e të personazheve të Luftës, nuk bëjnë përpjekje për tu shkëputur nga disa dogma të së shkuarës në interpretimin e aspekteve të veçanta të saj dhe e quajnë herezi çdo tendencë që mund të shfaqet  për të rishikuar në mënyrë objektive dhe shkencore interpretimin e ndryshimin e  gjykimit rreth tyre.

Fenomenin e tretë do ta konsideroja revanshizëm historiografik, synimi kryesor i të cilit ka qenë e mbetet përmbysja e historisë, ç’bërja e fakteve dhe e ngjarjeve, interpretimi i tyre mbi baza ideologjike e politike ekstreme.Përfaqësuesit më në zë të kësaj rryme rezistencën antifashiste dhe Luftën Nacional Çlirimtare i cilësojnë fatkeqësi kombëtare sepse u shndërruan në luftë civile dhe u bënë shkas për vendosjen e regjimit komunist në Shqipëri.Një pjesë e këtij grupimi është shumë agresiv dhe narrativa e tyre historiografike u ngjan traktateve të pararendësve biologjikë e politikë të kohës së Luftës.

          Çdo njëri prej këtyre fenomeneve historiografike në mënyrën e vetë dëmton kuptimin realist dhe interpretimin objektiv të historisë dhe bëhet pengesë për një proces rishkruarje shkencore të historisë.Ka ardhur koha dhe   është e nevojshme që pa cënuar lirinë akademike, shteti të mbroj ato që njihen si vlera themelore kombëtare.Jo duke ushtruar censurë por përmes institucioneve të tij që paguhen nga taksapaguesit shqiptarë të bëj politika të posaçme që inkurajojnë studime të mirëfillta dhe të programuara në interes kombëtar.Lufta Antifashiste NacionalÇlirimtare njihet zyrtarisht si e tillë, ashtu sic njihet edhe 29 nëntori si dita e çlirimit të Shqipërisë.Janë të pamjaftueshme disa aktivitete të vakëta që po bëhen në kuadrin e 80 vjetorit të çlirimit dhe ka mbetur pa zë dhe pa  aktivitete edhe Komisioni i famshëm qeveritar që është krijuar.Ndërkohë që institucione të posaçme që  financohen me para nga buxheti i shtetit për aktivitete e botime që kanë për objekt studimin e krimeve të   regjimit komunist, në thelb me tematikat e tyre përfshijnë qëllimisht edhe kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe  godasin Luftën Antifashiste NacionalÇlirimtare.

Shteti duhet të investohet shumë fortë në studimin e historisë kombëtare.Projekti i financuar për Akademinë e Shkencave për të shkruar historinë gjithëpërfshirëse të shqiptarëve është në drejtimin e duhur.Por është i pamjaftueshëm kur historia kombëtare, një nga instrumentet e edukimit atdhetar të brezave të rinj jepet si lëndë alternative dhe me orë të reduktuara në arsimin parauniversitar ose kur muzeumet dhe objektet e kujtesës historike lihen në harresë e në vend të monumenteve e të lapidareve për ngjarjet kryesore të Luftës Antifashiste kanë mbirë nëpër sheshe e rrugë buste dhe përmendore kriminelësh e bashkëpunëtorëve të pushtuesve fashistë .

        Lufta Antifashiste është vlerë kombëtare.Në gjykimin tim ka tre argumente kryesore pse ajo është legjitime, pse duhet mbrojtur e nderuar si ditë kujtese kombëtare.

 

I.  LANÇl u mbështet nga shumica e popullit shqiptar.Kjo mbështetje erdhi graduale përmes pjesëmarrjes në aktivitete të thjeshta antifashiste, në protesta e demonstrata të rinisë antifashiste, të intelektualëve antifashistë, të nacionalistëve atdhetarë.Kjo ka qenë faza e parë dhe përgatitore e kësaj Lufte që përfshiu vitet 1939-1941 dhe që është njohur me emrin Lëvizja Antifashiste.Në këtë Lëvizje morën pjesë njerëz me bindje antifashiste që ishin nga shtresa të ndryshme shoqërore, nga krahina të ndryshme, të arsimuar e pa shkollë dhe me besime të ndryshme fetare.Krijimi i PKSH në nëntor 1941 dhe i çetave të para të armatosura antifashiste shënoi fillimin e organizimit të rezistencës në një shkallë më të lartë.Konferenca e Pezës në shtator 1942 krijoi bazën e platformës nacionaliste të Luftës dhe nxiti segmentet nacionaliste antikomuniste që të organizoheshin në grupimin e tyre të moderuar antifashist dhe në krijimin e çetave të armatosura të Ballit Kombëtar.Në klimën e përgjithshme të rivalitetit programor dhe jo të ballafaqimit të armatosur midis PKSH dhe çetave të armatosura të saj  si dhe  Ballit Kombëtar  e çetave të tij u  ravijëzuan disa elemente bashkëpunimi të cilat erdhën duke u rritur dhe si përfundim çuan në Konferencën e Mukjes, 1-2 gusht 1943.

Dështimi për të zbatuar Marrëveshjen e Mukjes dhe pushtimi gjerman i Shqipërisë thelluan ndasitë dhe rrugët e PKSH e të Ballit Kombëtar dhe ato u ndanë përfundimisht.Qëndrimi ndaj pushtuesve gjermanë ishte guri i provës finale.PKSH dhe FNÇl dhe nën udhëheqjen e tyre UNÇl u deklaruan pa ngurim kundër pushtuesve të rinj dhe u bënë thirrje shqiptarëve të bashkoheshin në luftën kundër tyre.Në të kundërtën, Balli Kombëtar hezitoi dhe për më keq kryetari i kësaj organizate u bëri thirrje komiteteve qarkore dhe çetave të tij që të pushonin çdo aktivitet kundër pushtuesve.Ky ishte momenti kulmor kur shqiptarët bënë diferencën dhe u orientuan në mënyrë masive nga FNÇl dhe UNÇl. Pranvera e vitit 1944 do të përmbyste çdo iluzion për raportin e forcave dhe për mbështetjen e popullit.Kjo e fundit erdhi gjithnjë në rritje dhe çoi në krijimin e formacioneve të reja, gjithnjë e më të mëdha partizane, duke çuar në radhët e tyre rreth 70 mijë njerëz, mes të cilëve 6000 gra dhe vajza.

     

II.  Luftën Antifashiste NacionalÇlirimtare e bën legjitime në mënyrë të padiskutueshme njohja de facto e saj nga Kombet e Bashkuara Antifashiste në krye të të cilave qëndronin tre Fuqitë e Mëdha të kohës: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik.Manifestimi më i qartë i këtij argumenti janë deklaratat e këtyre tre Fuqive në dhjetor 1942  që njohën rezistencën dhe luftën antifashiste të popullit shqiptar dhe u angazhuan për pavarësinë e Shqipërisë.Në vijim ato do të bënin deklarata të tjera të veçanta inkurajuese për këtë Luftë.

         Shprehje konkrete e njohjes së kësaj Lufte dhe nxitje e ndihmesë për të ishte edhe dërgimi në Shqipëri, pranë Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl të misioneve ushtarake britanike, amerikane e sovjetike duke filluar nga prilli i vitit 1943. Këto misione u bënë njësi ndërlidhëse të Shtabit të Përgjithshëm me Komandën Aleate të Mesdheut dhe ura komunikimi për ndihmë e konsultime.Përmes këtyre misioneve kalonin të gjitha ndihmat në armatime, veshëmbathje e materialet e domosdoshme të mbështetjes.Përveç tyre ka patur ndihma të konsiderueshme financiare që janë të publikuara e të njohura.

       Një moment shumë i rëndësishëm i këtij legjitimiteti të Luftës është edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ushtarake të nënshkruara mes Shtabit të Përgjithshëm të UNÇl dhe përfaqësuesve të Komandës Aleate të Mesdheut në gusht 1944 në Bari të Italisë për furnizime ushtarake për UNÇl dhe për organizimin e operacioneve luftarake kundër gjermanëve në Shqipëri.Rjedhojë e këtyre marrëveshjeve ishin operacionet e përbashkëta kundër gjermanëve në korrik 1944, në Himarë, në shtator - tetor në Sarandë dhe në mënyrë të veçantë kordinimi i veprimeve për çlirimin e Tiranës në nëntor 1944.

 

    III.   Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare e kreu misionin e saj të çlirimit të Shqipërisë me sukses dhe si të gjithë çlirimtarëve në histori i takon një vend nderi e respekti. Jehona dhe ndikimi i kësaj Lufte nuk u mbyll në kufirin e vitit 1944. Ajo i dha Shqipërisë për herë të parë si subjekt ndërkombëtar një mbështetje që nuk e kishte gjetur më parë.Pavarësia dhe integriteti territorial i Shqipërisë kishte mbetur në të kaluarën peng e projekteve coptuese të Fuqive të Mëdha dhe të vendeve fqinje.Pas çlirimit të Shqipërisë ndonëse u tentua të ripërsëriteshin pjesërisht skenarët e vjetër të coptimit, ishte pozita e qartë antifashiste dhe çlirimtare që morri shumica e popullit shqiptar në Luftë, ishte vepra e atyre dhjetra mijra partizanëve dhe e mijra e mijra dëshmorëve e viktimave që e ndalën ripërsëritjen e historive të hidhura të së shkuarës jo të largët.

Ishte pikërisht kjo Luftë çlirimtare në aleancë më Kombet e Bashkuara Antifashiste që i dha të drejtë Shqipërisë të ulej në Konferencën e Paqes në Paris në verën e vitit 1946 jo si viktimë dhe as fajtore siç u ulën mjaft vende të tjera që kishin bashkëpunuar më fuqitë e boshtit fashist dhe që u penalizuan me të drejtë nga kjo Konferencë.Shqipëria më të drejtën e saj si kontributore në luftën kundër fashizmit u ul në radhët e fituesve të Luftës dhe vuri firmën e saj në Traktatin e Paqes me Italinë si Fuqi Shoqe.Ajo gjithashtu si vend antifashist u ftua dhe mori pjesë në Konferencën e Dëmshpërblimeve të Luftës me Gjermaninë në dhjetor1945 - prill 1946, nënshkroi aktin përfundimtar të saj dhe u dëmshpërblye me shuma modeste për dëmet që i ishin shkaktuar.Duke qënë në të drejtën e saj, Shqipërisë iu kthye ari monetar i grabitur nga pushtuesit gjermanë në vitin 1943.

         Po qe se shqiptarët në Luftën e Dytë Botërore do të kishin dëgjuar Mehdi Frashërin e Mithat Frashërin dhe bashkëpunëtorët e tyre duke u bashkuar me gjermanët nazistë apo duke ndenjur e bërë sehir nga kafenetë, ata do të kishin shkuar kokëulur në gjyqin ndërkombëtar të paqes e të historisë.Kjo për fat nuk ndodhi prandaj ne sot përulemi me respekt para gjithë atyre që luftuan e u vranë që Shqipëria të radhitej me dinjitet në këtë sfidë të madhe të historisë së njerëzimit.

14 Komente

  1. F
    Fuat Cela

    Doli ky robe qimi Pasgomari i historise , burre pederast me ze gruaje , portret i neveriteshem perdridhet si ato prostitutat pas tubit . Nga ka mbire ky byth qire qe ka 50 vjetvqe i thur lavde Enverit dhe komunizmit.............!!!!!!!!@@@ Pasgomari ka 50 vjet qe ha qyl me servilizem e leprije parapanicash dhe i thote vetes burre ; por o Pasgomar cdo gje je buurre joooooo ..

    Përgjigjjuni
    1. F
      Fuat Cela

      Doli ky robe qimi Pasgomari i historise , burre pederast me ze gruaje , portret i neveriteshem perdridhet si ato prostitutat pas tubit . Nga ka mbire ky byth qire qe ka 50 vjetvqe i thur lavde Enverit dhe komunizmit.............!!!!!!!!@@@ Pasgomari ka 50 vjet qe ha qyl me servilizem e leprije parapanicash dhe i thote vetes burre ; por o Pasgomar cdo gje je buurre joooooo ..

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tung

        Fuat Cela, injorant funksional, shko shkerdheu tek Sala maje ballkonit dhe kallepi i ballisto-fashisteve. Nuk dini gje tjeter vetem te shani dhe te pasqyroni dhune.Jeni mjerane dhe injoranter qe s'keni lexuar asnje germe se cila eshte hitoriografia e shtetit shqiptar dhe Lufta Antifashsite e shqiptareve. Lexo dhe meso o injorant dhe idiot dhe mos u merr me gjera qe nuk i kupton. Bravo Prof.Paskalit, qe iu jep pergjigje te gjithe antishqiptareve kolaboracionist te fashizmit, te djeshem dhe te sotem si ne qeveri, apo majtas dhe djathtas.

        Përgjigjjuni
        1. L
          L.M

          Faleminderit per analizen shkencore mbi luften Nacinal Clirimtare ndaj pushtuesve te huaj i nderuari Prof.Doc. Paskal Milo!!! Respekte !

          Përgjigjjuni
          1. L
            L.M

            Faleminderit per analizen shkencore mbi luften Nacinal Clirimtare ndaj pushtuesve te huaj i nderuari Prof.Doc. Paskal Milo!!! Respekte !

            Përgjigjjuni
            1. B
              BumBum

              Ky Fuat Cela është tipiku i demokratit të sotëm Gojështhurrur, injorant, i paedukatê, llum, etj etj. I mungon tërësisht aftësia mendore t'i kundërvihet me fakte dhe argumenta shkrimit të Paskal Milos, (nga një tru trumcaku çfarë mund të presësh)?! dhe merret me zêrin e Paskal Milos. Sa janë shtuar debilat gjatë kêtyre 30 vjetëve të fundit!

              Përgjigjjuni
              1. l
                luzati

                Te lumte Paskal ke shkruar nje te vertete te madhe ....

                Përgjigjjuni
                1. a
                  astrit

                  Lufta Nac. Çl. Ishte nji udhë e drejtë që bani populli kundra okupatorëve por neve nuk u bashkuam, mbasi nuk mund të delshim të gjithë për të marë pjesë në luftë. Duhej të veprohej me çdo mënyrë nga jashtë e nga brënda. Fronti Nacional Çlirimtar e kam pa si një Parti Kombëtare Shqiptare po në fjalimin tim kam folur kundra komunistave ketë e kam thënë dhe e them akoma sot pse unë s’kam qenë dhe nuk jam i mendimeve ekstremiste. Gjermanët nuk e kanë ba në Shqipëri atë që kanë ba në Beograd e në Athinë. Unë në fjalimin tim jam shpreh kundra vlla vrasjes. Vlla vrasje banin Nacional Çlirimtarët me Ballin. Të luftosh kondra gjermanit nuk është vëlla vrasje, unë në fjalimin tim nuk kam thanë se Nacional Çlirimtarja po vrasin Ballin Kombëtar ose Balli Kombëtar po vret Nacional Çlirimtarët, por kam thanë se është dam me u vra vllau me vllaun. Unë për veten time thom se më parë duhet me formue ndërgjegjen kombëtare e mandej ndërgjegjen ndërkombëtare. Komunistat ishin ekstremista. Pader Anton Harapi

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    E VERTETA

                    Ne gjysmen e pare te majit, 1943 Enver Hoxha eshte takuar ne Mallakaster me dy nacionalist.. Te pakten njeri prej tyre kish qene per 96 dite e net me arme ne dore ne Luften e Vlores dhe plagusur rende. E. Hoxha pa ju prezantuar dhe pa permendur lidhjet e celikta me Jugosllavet, u kerkon qe te perfshihen ne lufte kunder fashisteve?! Ky i thote, fashizmin e kemi luftuar qe ne embrion dhe tashti po ivjen fundi, por problemi eshte qe ne te mos lejojme qe te filloje lufta vellavrasese, dhe qe kejo te mos ndodhi duhet te largoni misjoneret jugosllave. Ne korrik aleatet invaduan Siciline dhe me 8 shtator 1943 kapitulloi pa kushte dhe Italia fashiste. Sër (Sir) Rexhinald Hibert (Reginald Hibbert) në librin e tij Lufta Çlirimtare Kombëtare e Shqipërisë. Fitore e Hidhur (1991) shkruan për këtë çështje: “...më 8 Gusht 1943 u lëshua një qarkore me porosinë e përgjithëshme që çfarëdo bashkëpunimi me BK duhej ndërprerë. Kjo ishte pika në të cilën Lufta Civile ndërmjet LNÇ dhe BK u bë e sigurtë dhe e pakthyeshme.” (f. 93). Më tej, duke iu referuar kolegut të tij Kristofer Stil (Cristopher Steel) të SOE (Drejtoria e Operacioneve të Posaçme) shkruan: “..në BK ishin disa njerëz që ishin në mbrojtje, kundër komunizmit, po ashtu si të tjerë që ishin agresivë.” Ai përmend “Syrin e Detit” (Sea View) në jug të Vlorës, që mendohej se do të shërbente për furnizime për ta. Dhe thotë: “ Pjesa e territorit aty rrotull ishte nën kontrollin e BK (Balli Kombëtar), por BK në këtë rast ishte mbrojtës, jo agresiv dhe ata kishin qëndrim miqësor ndaj oficerëve ndërlidhes britanikë. LNÇ (Lufta Nacional Çlirimtare) bënte kërcënime se do ta sulmonte atë zonë me qëllim për të siguruar ushqime. … Në fakt partizanët (Mehmet Shehu dhe Brigada e Parë Sulmuese ) i dhanë goditje BK në zonën e “Syrit të Detit” para se të arrihej ndonjë gjë.” Ne dy libra të të oficerit të Drejtorisë së Operacioneve Speciale, britanikut Entoni Kuejl 1944: 8 Orë larg Anglise, Londër, 1945 dhe Autobiografia e Kueilit “Është koha për të folur”, botuar në Londër në vitin 1990. Në mënyrë shumë të përmbledhur per keto njgjarje thuhet: Dy ditë pas mbërritjes në bazën e “Syrit të Detit”, Entoni Kuejli, nëpërmjet Xhelil Çelos, përkthyes, ndërlidhes dhe përfaqësues i Ballit Kombëtar, kërkoi një takim me pleqësinë e krahinës së Dukatit. Takimi u bë siç përshkruan ai ”pak javë pasi ata ishin goditur nga partizanët e prisnin një goditje tjetër”. Kerkesa e Majorti Kuejli per fshatin ishte qe ata tu benin prita autokolonave gjermane qe alonin permes fshatit .” Natyrisht që aleatet do t’i mundnin gjermanët, dhe ata do tërhiqeshin... Dukati duhej të mbrohej nga komunistët... Vërtet ata nuk po bënin prita e sabotime kundër gjermanëve, por po kontribuonin shumë duke mbrojtur bazën e “Syrit të Detit” dhe vetë ata nga gjermanët. Sidoqoftë Kuejli kishte një dilemë që do t’ia shprehte në Maj 1944 përfaqësuesit britanik në Italinë e pushtuar nga aleatët, Harold Macmillan (Herold Mekmilan): "Pse na detyroni ne oficerët e ndërlidhjes si unë, të shtyjmë fshatarë injorantë ballkanas të godasin armikun, duke e ditur mirë me çfarë çmimi do ta paguajne ata, me vdekjen dhe shkatërrimin e fshatrave të tyre..." Kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe pas Luftës së Dytë Botërore, do t’i përgjigjej : "Po, është e dhimbshme. Por duhej bërë. Ti dhe shokët e tu mbajnë atje 40 deri 50 divizione gjermane. Aleatet e ndihmuan LANC ne maksimum me armatime, vesh-mbathje, sterlina floriri..... Te nesermen e 29 Nentorit 1944 E.Hoxha kerkoi nga te gjithe misionaret amerikan dhe englez te largoheshin urgjentisht nga Shqiperi ... Shqiperia ihte caktuar brenda perdes e s hekurt te Moskes.... deri me 1990..

                    Përgjigjjuni
                    1. G
                      Gjergj Fishta i riu

                      Permbysi Toska t'paret e vet/ Shpejt e shpejt bani ushtri/ terrorizem e ukubet/ Me force te armeve bani n'veri/ ***** N'njanen ane Toska, n'tjetren Serbia/ U gjete veriu pa rruge e shteg/ Keshtu u zu ne çark Gegnia/ Shpirti kreshnik u mposhte e trete/ ***** Qe per pajtim t'ulemi nje dite/ Te denohet jugu(partizane) per gjenocid/ Jemi dy dege, njana me prish tjetren/ Kurre n'te ardhmen ta kete te drejten/**** Ju lutem segmenteve irrituese te komunizmit, te ndalojne propoganden per te mirat qe solli lufta partizane, para se nje dite te ndodhe si midis Ukraines e Rusise. Enver Hoxha ka bere ne Veri te njejten gje, si Stalini ne Ukrain. Dhe sa kohe do ju durojme me keto teori se gjoja italianet e gjermanet do ta rrezikonin Shqiperine. Asht si te thuash sot se Rusia do te rrezikoj Serbine.//// Si denohet brenda nje populli per gjenocide. Asht shume e thjeshte dhe bene qe te ulin koken komunistet dhe femijet e tyre per nje shekull. Ne çdo komune Duhet te vendosen ne stenda ne hyrje te saj, emrat e komunisteve dhe te aparatit te represionit. Dhe taksen per shtetin ta kene sa dyfishi i popullit te thjesht. çkusure ka populli te paguaj per viktimat qe kane shkaktuar ata!!!??? Mitat Frasheri i tha Enverit ne kohen kur erdhen gjermanet: punet e Shqiperise shkojne vaj, duhet te zhvillojme tregetin dhe te marrim masa te mbrojme Shqiperine qe do na lene me tokat e lirueme, kur te largohen.

                      Përgjigjjuni
                      1. S
                        Sio.....

                        Koha do ta nxjerrë të verteten në shesh. Sekush zgjedh të perqafoje të vërtetën ose të rremen... Ne Luften e Parë Boterore, Ismail Qemali beri thirrje: mos i luftoni ushtrite e huaja, qe do të thonte: mos luftoni krah një ushtrie të huaj kunder një tjetre, sepse ushtrite do të largohen vetë sikunder dhe ndodhi, dhe mbrapa, duke u larguar, do të lënë ndasi dhe vellavrasje, gjë që nuk ndodhi sepse shqiptaret e degjuan Plakun... Kjo është arsyeja qe midis dy luftrave, në Shqiperi nuk pati vellavrasje... Te njejten thirrje beri dhe Mit'hat Frasheri por nuk e dëgjoi kush, dhe vellavrasja gjate luftës u mbart mbas saj, madje duke u përsosur përmes teorise te luftes se klasave, vellavrasje apo ndasi qe vazhdon dhe sot... Botë me hile...

                        Përgjigjjuni
                        1. E
                          E VERTETA

                          SAFE HOUSE- SHTEPIA E SIGURTE Nga materjale te deklasifikuara por dhe nga librat me kujtime te Agnes Mangerich nje nga 13 infermjeret e shpetuara ne Shqiperi gjat L2B2, 2006; Peter Lucas, 2007 Entony Quale,… a sidomos intervista me James Hudson (An American Secret Service Captain in 1943 in Albania: An Account of Harry Fultz, Mehmet Shehu and Enver Hoxha An American Secret Service Captain in 1943 in Albania: An Account of Harry Fultz, Mehmet Shehu and Enver Hoxha . Auron Tare, 2023) permendet “Safe House” (Shtepia e Sigurte). Shtepia e Sigurte eshte shtepia e Xhelil

                          Përgjigjjuni
                          1. E
                            E VERTETA

                            SAFE HOUSE- SHTEPIA E SIGURTE Nga materjale te deklasifikuara por dhe nga librat me kujtime te Agnes Mangerich nje nga 13 infermjeret e shpetuara ne Shqiperi gjat L2B2, 2006; Peter Lucas, 2007 Entony Quale,… a sidomos intervista me James Hudson (An American Secret Service Captain in 1943 in Albania: An Account of Harry Fultz, Mehmet Shehu and Enver Hoxha An American Secret Service Captain in 1943 in Albania: An Account of Harry Fultz, Mehmet Shehu and Enver Hoxha . Auron Tare, 2023) permendet “Safe House” (Shtepia e Sigurte). Shtepia e Sigurte eshte shtepia e Xhelil

                            Përgjigjjuni
                            1. E
                              E VERTETA

                              Ne librin autobiografik te Entoni Kueilit “Është koha për të folur”, botuar në Londër në vitin 1990, ne nje faqe te plote eshte nje pikture panoramike, e perpiluar nga vet ai, ku tregon zonën e fshatit të Dukatit, mes së cilës kalonte rruga e Dukatit, qe kontrollohej nga BK dhe zonën larg rrugës, nga lartësitë e fshatit Tragjas deri thellë pas malit të Tragjasit, në Gjorm, Gumenicë ku ndodheshin komunistët (partizanët). Ne pikture tregohet qarte shtepia e Çeles (Çela’s House).

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje