Zbulohet dokumenti Sigurimit shoqëruesin e Enver Hoxhës: Kapaciteti i tij është mjaft i ulët...

2 Nëntor 2025, 08:50Dossier TEMA
Zbulohet dokumenti Sigurimit shoqëruesin e Enver Hoxhës: Kapaciteti i

Sulo Gradeci për 19 vjet (1966-1985), ishte komandant i grupit për sigurimin fizik të Enver Hoxhës. I lindur në vitin 1922 në fshatin Gradec të rrethit të Skraparit, (prej nga trashëguar dhe mbiemrin), ai nuk kishte mundur të kryente më shumë se 2 klasë fillore. Në vitet 1939-1940, punoi shërbëtor në Berat dhe në vitet 1940-1942, punëtor krahu në Durrës e Tiranë. Dëgjon për komunizmin për herë të parë nga Mane Nishova e Gjin Marku. Nga maji 1942, del vullnetar në çetën partizane të Skraparit, ndërsa pranohet si anëtar i Partisë Komuniste Shqiptare më 20.8.1943. Në vitet 1945-1947, është me forcat e Divizionit të Mbrojtjes së Popullit në Elbasan e Berat. Në mars-shtator 1947, është me detyrë në Rumani, për llogari të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit për Zbulimin me Jashtë.

Në vitet 1947-1949 është me funksione deri kryetar në DPB Berat. Më 1949-1950 zëvendëskryetar i Degës së 8-të në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit. Më 1950-1953 kryetar i DPB Përmet. Në vitet 1953-1966 kryen detyra të ndryshme në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit.

Në një letër drejtuar Drejtorisë së Kuadrit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë, Komiteti i PPSH-së së qytetit të Beratit, ankohej për emërimin e shokut Sulo Gradeci, për të cilin kishte një varg pakënaqësish që buronin nga formimi, mungesa e shkollimit, si dhe fakti se ai dhe libri nuk ishin takuar ndonjëherë me njëri-tjetrin.

Çështja i kaloi për shqyrtim drejtorit të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, Beqir Ndou, por në vend që të ulej, Gradeci ngjiti shkallë në karrierë!

RAPORT-INFORMACIONI I KOMITETIT TË PARTISË SË QYTETIT TË BERATIT, DREJTUAR KOMITETIT QENDROR TË PPSH, KU I ANKOHET PËR EMËRIMIN E SULO GRADECIT SI KRYETAR DEGËS SË BERATIT

                                     Berat, 13.12.1948

Para një jave nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme u emërua si kryetar i Degës së Brendshme të Beratit, shoku Sulo Gradeci, i cili më parë ishte shefi i Rrethit të Beratit. Ngritjen e këtij shoku nuk e kanë pritur mirë shokët e Sigurimit, janë të pakënaqur dhe thonë se puna nuk ka për të shkuar mirë se është Suloja përgjegjës që këta nuk kanë aspak simpati për të.

Nga ana tjetër ka shokë që kërkojnë të largohen nga Sigurimi dhe nga Berati për të mos punuar me Sulon. Opinioni jonë është se Suloja ka këto të meta: Kapaciteti i tij në lidhje me punën është mjaft i ulët, nuk është i qartë për situatën politike dhe shumë i ulët teorikisht mbasi nuk ka zënë libër me dorë. Është i rrëmbyer në punë.

Nuk gëzon simpatinë e inferiorëve të tij mbasi nuk u imponohet dot, por kërkon që me anën e autoritetit si përgjegjës t’i imponojë shokët. Ky shok ka bërë pjesë në organizatën e partisë së Rrethit të Beratit dhe nuk di konkretisht se çfarë gjërash të brendshme mund të ketë, por këto ne i ne i kemi në bazë të konstatimeve tona e thënieve të shokëve.Memorie.alNga Kastriot Dervishi

Lutemi të merret në shqyrtim.

                              Për Komitetin e Partisë

                                    Gaqo Ligori

10 Komente

  1. S
    Sa për info

    Sulo Gradeci është personazhi me emrin "Sillo" komedia "Gjuetia e fundit", ku luajnë Koço Devole dhe Vasillaq Vangjeli.

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beqiri

      E kam njohur personalisht(ne fakt une kam qene i vogel),se kishim miqesi te vjeter familjare ,ai vertet nuk kishte shkolle ashtu si 90 % e kuadrove qe dolen mga lufta,,por ishte mjaft inteligjent,elokuent,organizatot i zoti,i gjindshem ,dhe si shume kuadro te tjere te nivelit te mesem dhe te lart ai doli shkelqyeshem ne disa kurse kualifikimi qe kryeshin ne vitet e para mbas clirimit.Me thene te drejten ai u largua nga shoqeria dhe miqesia kur filloje pune te Enver Hoxha duke ju rritur mendja,,,di qe mbas vdekjes se Hoxhes donte te afrohej me shoqerin e vjeter,por shumica nuk ja varen me.Dhe meqese per sa me siper ne artikull,mos kujtoni se anetaret e byros politike kishin me shume mend dhe shkolle se Sulua.Me thoni se ca shkolle ka bere Kadri Hazbiu,Beqir Balluku,Pilo Peristeri,Adil Carcani,,etj,etj,pervece disa kurseve dhe ndoshta nonji vit ne BRSS qe ashtu si shkonin edhe vinin.

      Përgjigjjuni
      1. k
        k

        Sulo Gërdeci ishte injorant-spiun-kriminel po t'ja kerkonte padroni ,siç ishin 99% e servilëve pa karakter,moral dhe dinjitet ,siç ishin komunistët e degraduar që u shëndrruan në antikomunistë të nesërmen e rrëzimit të sistemit diktatorial. Braktisja dhe mohimi i sistemit dhe vetes me aq shpejtësi,janë treguesi më i mirë i degjenerimit të tyre.

        Përgjigjjuni
        1. T
          Tini po qe kuptohet pse Saliu i frigohej keq Sulos

          Prandaj Saliu dhiste gjak nga Sulo Gradeci! Nuk ja mbjti bythe Saliut ta permendte nje here te vetme Sulon, sepse ky e dinte kush ishte Saliu i vertete, dhe po te fliste Suloja duhet te arratisej Saliu per ne Beograd.

          Përgjigjjuni
        2. Z
          ZYBER

          po helbete keta pa shkolle bejne karriere se ashtu i duan krietaret

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shkodrani

            Nuk mund të ishte ndryshe!

            Përgjigjjuni
            1. e
              edmond (koder rreshen)

              Keta te dy kuadrot ne foto duhen dekoru se paskan "arrestu" Enverin !!!

              Përgjigjjuni
              1. L
                Lol

                Po per mend Enveri kishte te vetat per cfare I donte mendte e Sulos.

                Përgjigjjuni
                1. K
                  Km

                  Sulo Grade I ishte pergjegjes I grupit per ruajtje e jetes se ENVERIT. Nuk ishte zevendesoi I ENVERIT. Ishte apo nuk ishte shkolle, shikoni dosjen personale, jo nje shkrese te vitit 1948.Nga KY vit, derisa vdiq Enveri sa shkolle ka bere. Sot, ne 2025,gjukoni nje njeri me ne shkrese te 1948,qe mund te jete edhe per shkaqe te tjera. E nxirrni nga konteksti kohor dhe e gjukoni sot pas80 vjetesh. Une nuk e njoh fare personalisht, vetem si emer. Detyren qe ka patur ka kush e gjukon si è ka kryer. Ne 1958,ka qene drejtor I sigurimit te udheheqjes(drejtoria E dyte e MPB.) Pra ka bere nje karieres te caktuar. Por kjo karieres behej me kritereve, me karakteristika te gjukuar a ne organet emertese, jo me deshira personale, zgjedhjet me gishtin drejtuese sic ndodh sot. Hap I, pra, dosjen e tij dhe pastaj gjukoni.

                  Përgjigjjuni
                  1. p
                    pollogu

                    KËNAQËSI. 90% e komunistave ishin si ky. SI KUPTONIN KËTA MANIFESTIN POLITIK, TEORITË E MBIVLERËS, KAPITALIN. JA DALLIMI NË MES ARISTOKRACISË MENDORE (JO MATERIALE) DHE INJORANCËS - PRIMITIVISMIT PARTISAN. (TË FLAKIM "Z" SLLAVE NË FJALËT E HUAJA DHE TË KTHEHEMI FORMAVE AUTENTIKE - FASHISMI, JO FASHIzMI, PARTISANI, JO PARTizANI I BEOGRADIT; EKSISTENCIALISMI, JO EKzISTENCIALIzMI e gomarllëqe trajtash që na servir akademia e leshkarit të shkencave primitive

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje