Në mars të vitit 2022, me urdhër të SPAK-ut, u arrestuan në pikën kufitare të Morinit 32 punonjës policie për akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Operacioni u zhvillua mes Kosovës dhe Shqipërisë. Nga ana e Kosovës operacioni preku rreth 40 veta, përfshirë policë dhe doganierë.
Nga hetimet dilte se policët merrnin 5 deri në 10 euro për të “lehtësuar” kalimin e shpejtë në kufi, ose në ndonjë rast për uljen e vigjilencës ndaj ngarkesave, apo tolerimin e kalimeve gjatë kohës së pandemisë.
Prokuroria e Posaçme deklaroi se kishte dokumentuar 312 episode të veprimeve korruptive të efektivëve të policisë gjatë një viti, ku ata merrnin si praktikë 5 euro për “nderet” që bënin.
Çfarë ndodhi më pas?
Policët u futën të gjithë në burg dhe për gati një vit u harruan aty, pa i marrë kush në pyetje. Disa prej tyre përjetuan drama të rënda familjare, pasi ishin njerëz pa mbështetje ekonomike dhe kryefamiljarë të vetëm. Arrestimi i tyre përfundoi pas më shumë se një viti, dhe për të ruajtur “nderin” e SPAK, shumë prej tyre u dënuan duke iu llogaritur vetëm koha e paraburgimit.
Koha dhe kostoja e qëndrimit të tyre në burg, nëse i llogarit, i ka kushtuar shtetit shqiptar dhjetëra herë më shumë sesa “dëmi” i tyre si policë abuzues me detyrën.
Ndërkohë që në Shqipëri ata u masakruan publikisht për të justifikuar paraburgimin, pala kosovare e policëve dhe doganierëve – numri i të cilëve ishte 40 – që bashkëpunonin me policët tanë në këtë “trafik”, nuk qëndruan në burg. Ata u liruan me detyrim paraqitjeje dhe procesi final përfundoi në shumicë me vërejtje për pushim nga puna dhe ndonjë rast tjetër largim nga detyra.
‘Krimi’ ishte i njëjtë, por sjellja e drejtësisë në dy shtete të ndryshme ishte krejt tjetër. Në Shqipëri paraburgimi ishte brutal dhe ata u lanë thuajse një vit brenda pa u pyetur asnjë ditë, ndërsa në Kosovë sjellja ishte më racionale dhe në përpjesëtim me “krimin” që kishin kryer.
Nëse qëllimi i drejtësisë është ndëshkimi i korrupsionit, ndëshkimi duhet domosdoshmërisht të jetë proporcional me veprën penale dhe nuk duhet të synojë vuajtjen fizike apo shkatërrimin e jetës së njerëzve që kanë gabuar në raport me ligjin.
Nga ana tjetër, kostot që paguan shoqëria për gabime të tilla të SPAK janë shumë herë më të mëdha se dëmi që kanë shkaktuar personat e akuzuar, dhe këto kosto janë kosto të drejtësisë, që mbesin gjithnjë pa u ndëshkuar.
Nëse, kur vjedh dikush, dënohet në mënyrë brutale në raport me dëmin e shkaktuar, kur dikush padit shtetin për shkak të padrejtësisë, fajtorët që janë në anën e drejtësisë jo vetëm që nuk preken, por shpesh promovohen për gabimet e tyre.
Në një analizë të saj, gazeta britanike “The Independent”, në një shkrim të një prej pedagogëve më të njohur shqiptarë në Britani të Madhe, Andi Hoxha, theksonte shqetësimin rreth politikave të paraburgimit në Shqipëri, ku ka rreth 166 të burgosur për 100 mijë banorë. Ajo që është më shqetësuese është se 61.3% e të burgosurve janë të paraburgosur, që ende nuk janë dënuar.
Pra, më shumë se gjysma e atyre që janë në burg ende nuk janë dënuar. Në pamje të parë të krijohet ideja se burgjet shqiptare janë mbushur me vrasës apo njerëz të kapur në krime flagrante, ndërkohë që në fakt 90% e atyre që mbahen në paraburgim janë njerëz që presin të dënohen për vepra penale që shpesh dënohen me një deri në dy vite burg – shumë më pak se sa koha që kanë qëndruar tashmë në burg.
Pjesa tjetër endet gjithë jetën duke kërkuar t’u vihet në vend padrejtësia e bërë nga drejtësia, por nuk gjejnë më zgjidhje. Ata janë pjesë e statistikave të “drejtësisë” që ka mbushur burgjet.
Ilir Meta mund të mos merrej seriozisht pa hyrë në burg për shkak të lajthitjeve të tij, por ajo që thotë – se në burg ka takuar njerëz shumë më dinjitozë se ata që janë jashtë – ka një të vërtetë. Dhe kjo lidhet pikërisht me njerëzit e thjeshtë të paraburgosur pa pikë mëshire, në raport me veprën e tyre ende të paformuluar penalisht.
Burgosja paraprake vlen për ata që vrasin apo kapen në flagrancë si njerëz me rrezikshmëri shoqërore, dhe jo për një polic që kapet se merr pesë euro në një pikë doganore. Ai padyshim duhet ndëshkuar, por ndëshkimi duhet të jetë proporcional dhe i drejtë, për të mos zëvendësuar një korrupsion endemik me një krim të ri ndaj qytetarit.
Nëse në Shqipëri ka ndjeshmëri kur arrestohen politikanë paraprakisht, nëse shoqërisë i bën përshtypje urrejtja patologjike e disa prokurorëve ndaj Veliajt, apo arrestimi paraprak i Ilir Metës ende pa iu ngritur akuza penale – për qindra shqiptarë të pafajshëm, të pafuqishëm dhe të pazë, që enden burgjeve – drejtësia është përgjegjëse për paraburgimin e tyre për vepra thuajse banale, të cilat mund të ndiqen në gjendje të lirë pa shkaktuar shkatërrime jetësh.
Edhe pse flitet vazhdimisht për këtë çështje, duket se drejtësia jo vetëm që nuk reflekton, por e ka burgosjen paraprake mjetin e vetëm për t’u dukur “e suksesshme” – nga njëra anë për statistikat dhe nga ana tjetër për ta përdorur si presion për të gjetur prova rrugës dhe për të justifikuar skandalet e veta.
Ndaj kjo gjë duhet të marrë fund nga ligjvënësit dhe jo të lihet në dorën e drejtësisë. Kjo histori duhet të përfundojë në Parlament, për t’u sanksionuar qartë se kush arrestohet në flagrancë, kush mund të mbahet në burg ende pa iu ngritur akuza apo pa u dënuar, dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi nëse ndodh e kundërta.
Kam frikë se nëse i hyjmë ndonjë studimi të thelluar dhe të kërkojmë dëmshpërblim për të gjithë ata që paraburgosen kot, rrezikon që drejtësia t’i ketë “vjedhur” më shumë lekë shtetit se “hajdutët” e akuzuar për korrupsion.
Por për fatin e keq të tyre – dhe fatin e mirë të shtetit – jo të gjithë e dinë që duhet të padisin prokurorët dhe gjyqtarët që i arrestojnë për qejf, këdo që u teket.
Jane te shumte rastet kur drdjtesia jone vepron si rrugaci I lagjes, duke shperdoruar kopetencat. Ndersa me te pambrojturit bejne te fortin, me non gratat tregohen lepuj dhe here I arrestojne e here I lirojne. Me pak fjale: drejtesi e pjerdhur.
Për rastin Gëllçi, që mori PAFAJËSI TË PLOTË nga Strasburgu, kush do të paguajë dëmin e shkaktuar këtijë njeriu të ndershëm, me personalitet dhe karakter të fortë ? A duhet të paguajë Shteti, apo PROKURORI që i fryrë nga thashethemet dhe mediat e ndyra, me njerëz tip Anesti ANGONI, denuan padrejtësisht njeriun e mirë Thanas Gëllçi ? Unë mendoj që duhet të paguajë Prokurori i pandershëm, tendencioz dhe i paftë që u muarr me këtë çeshtje. Për këtë, duhet të nderhyhet edhe në LIGJ, që kush demton (me ose pa dashje) nga PROKURORËT APO GJYKATËSIG, të zhdemtojnë lek më lek, arkën e shtetit dhe të hiqen menjëherë nga ajo punë, duke e larguar menjëherë e përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.
Prokuroret ne burg kur humbin ne menyre spektakolare, si Dumani apo Dado.
Po për rastin e Lulëzim Bashës për pallatin buzë detit dhe mbylljen e "Agon Channel" kush mendon se duhet të paguaj, Edi Rama? Po ashtu edhe për "Zogun e Zi", do paguaj Sali Berisha? Kam vënë re se ti "L.Xh" lëshon ca pordhë alla komuniste këtu në këtë forum, që dhe hundën po t'a zësh for me gishta përsëri u ndihet era e qelbur.
Loni pe betoni dhe Sala me prona përralla…
Flitet për Prokurorë e Gjykatës o zoti Loni. Nuk flitet për këto që thoni ju. Megjithë atë, ju me emër tuajin direkt, apo edhe me nick name, si Anesti Angoni, mund të bëni padi për Ramën për sa ngrini, për Zogun e Zi, për Pallatin e Bashës, apo për çfarë të gjykoni ju se qendron. Flitet kur drejtësia nuk bën drejtësi. Sa për pordhë me erë komunisti që thoni, do ta kaloja me humor, sepse ndaç pordhë komunisti apo pordhë demokrati, erën e qelbur e kanë njesoj. Prandaj, mund të mos jemi dakord me njeri tjetrin, por nuk kemi të drejtë të kalojmë në perifrazime që nuk tregojnë nivel e qytetari. Ju përshëndes i nderuar Loni.
Kohet e fundit qeveria ne Itali po mendon qe te beje disa ndryshime ne lidhje me gabimet e kryera nga prokuroret apo gjykatesit, do jene keta te fundit qe do paguajne demet e vuajtjet eventuale ndaj personave qe ne fund do rezultojne te pafajshem.
Shume dakort. Keshtu duhet te behet edhe tek ne!
Ka kohe qe drejtesia jone duhej te ishte ne banken e te akuzuarve. Po kush di ta perfaqesonte akuzen? Sot jane prokuroret fodulle qe duhet te hetohen dhe me kryesorja, duhet qe ata qe japin denime te gabuara, bashkarisht, prokurore e gjyqtare, te demshperblejne per gabimet qe bejne, materialisht, te mos paguajne taksapaguesit per paaftesine e tyre. Atehere do te mendohen njeqind here kur te futin nje te pafajshem ne burg ose paraburgim. Eshte urgjente, dhe jo prit ne burg ti sa te gjej une prova, dhe po nuk u gjeten provat, gjyqtari te denon me kohen e paraburgimit qe te mos e pesoj kolegu prokuror. Nuk luftohet as korrupsioni e as kriminaliteti keshtu. Drejtesia sa me pare ne banken e te akuzuarve.
Kjo e keqe ka ardhur se vettingu nuk vlerësoi sipas ligjit të vetti gut, të tre kriteret si profesionalizmi, integriteti moral dhe pasuris që një prokuror apo gjyqtar të mbetej në sistem, por në shumicën dërmuese të rasteve u përqëndrua vetëm në këtë të fundit, kur për një drejtësi të drejtë më shumë do vlenin dy të parat. Sa i takon asaj "drejtësia në bangon e të akuzuarve", përveçse një lajthitje emocionale, nuk e zgjidh problemin. Ky shqetësim për aq sa qëndron, sa s'është vonë, duhet korregjuar me ligj, ku gjyqtari dhe prokurori, individualisht, pa shkaqe të arsyeshme, sipas parimit "të gjithë të barabartë para ligjit", kur gabojnë dhe ata të ndëshkohen. Në fakt kjo ndodh apo petceptohet kështu, sepse institucionet e krijuara me ndryshimet kushtetuese në vitin 2016 e më pas, si KLGj, KLP dhe sidomos ILD, mesa duket nuk e kryejnë detyrën kushtetuese. Me rastin e çështjes "Veliaj" në muajin shkurt 2025, në një shkrim në Tema, me të drejtë pyetej, "Po drejtësinë kush e kontrollon?". Ndoshta mu për këtë arsye edhe këtë vakum legjislativ, Kuvendi duhet ta rregullojë me ligj. Korracimi në këtë far feje, i magjistratëve, sikur ata të ishin "zoti" vetë në tokë, është minues i madh për drejtësinë, pra dhe për demokracinë.
Te meresh me spak per ceshtje kostosh eshte muhabet kot ne ket moment. Spak ka mision shkaterrimin e ps. Te tjerat jane llafe pa lidhje e jashte teme
Kur gjenden gabime, atëhere është detyrë që të shpjegohen e të ndreqen. Por ... Merua po e tepron me këto analizat e gabimeve. Bën sikur i di të gjitha situatat e ligjet. S'merret vesh se në ç'dokument bazohet, nuk i referohet asnjë ligji ose rregullorje, nuk pyet asnjë specialist të fushës. Shkurt muhabet kafeneje për analfabetë funksional. Gjynah se ka pas shkruar mirë e pa mbajtur anë.
Fjalia e fundit ku shkruhet: "Për fatin e keq të tyre-dhe fatin e mirë të shtetit- jo të gjithë e dinë se duhet të padisin prokurorët dhe gjyqtarët që arrestojnë për qejf, këdo që u teket", mos duhet shkruar në invers: "Për fatin e mirë të prokurorëve dhe gjyqtarëve (kur për ta nuk ka ankesa) dhe fatin e keq të shtetit, (sepse duhet të paguaj kostot e gabimeve të të parëv)?! Kjo lexuar si në shkrim, nëse nuk bëhet fjalë ql fatkeqi është qytetari që vuan padrejtësinë, ngado që ajo i vjen, nga drejtësia apo nga shteti.
ben mire qe e ve ne dukje. por duhet te jesh me kembengules. me cfare kam vene re zeri te degjohet. duhet ta ngacmosh edi ramen, e merr shume lehte ai kete problem. jane lajthitje te vogla, thote. dhe fare nuk mendon se njerezve ju prishet pjesa e mbetur e jetes. per hicgje. drejtesia jone speciale nuk eshte gje tjeter vec drejtesia e njerezve medioker, e njerezve qe po fluturojne me pras dhe aspak trima sic promovohen. duhet ta shigjetosh mero mazhorancen. ne emer te atyre qe kalojne kalvarin e proceseve qe hapin keta prokurore te superpaguar dhe supermbrojtur, qe deri tani nuk kane denuar askend dhe qe fama e tyre e rreme ka marre dhene. edhe vete edi rama i druhet fames se tyre, nese do ishte kaq i ndjeshem edhe ndaj viktimave me e drejte ndoshta do ishte 'padrejtesia" jone speciale.
Si Drejtësi e Re kanë mentore dhe mësuese në Universitetin shtetëror të drejtësisë dhe magjistraturës Argita Berishën, që fërkohet si hajdute në një listë ndërkombëtare trupi me Mlladiçin. Kështu që vizioni që ndajnë për drejtësinë është ai i kulluvarit. Qeverisi Sali Berisha me fëmijët e tij duke vjedhur e vrarë, ja futën kulluvarit të gjorë. Mendojnë si kulluvarë, jetojnë si kulluvarë dhe shumohen vetëm me kulluvarë.
Ne, bëm mbretri dhe ajo ishte më e keqja! Ndërtuam socializëm - ai qe më I tmerrshmi! Demokraci - më e shëmtuara... Drejtësi tani - më e fëlliqura...
Oh sa bukur e ke thene mor Lad
Bravo Ladi.
Mero, mos i mbyll komentet tek analiste si Lutfi Dervishi qe ben komentim apo analiza mbi temat e rendesishme qe na prekin te gjitheve per te mashtruar njerzine dhe nuk do te degjoje komentet qe i bejne njerzia. Nqs nuk do te degjoje njerzit, nuk duam ta degjojme e lexojme edhe ne. Lutfi Dervishi eshte nje fundurine e Saliut dhe Metes qe do te hiqet si bythzgjyar, por vec nje cop trapi eshte.
Super analize,per fatin e keq vetem drejtesi nuk ka ne vendin tone
Sa vlerësim të "mënçëm" që i bënë shkrimit të Meros, e quan dhe "super analizë"! Ke shumë të drejtë, pse drejtësi është ajo që mban në burg "ëngjëjt" Veliaj, Metaj, Beqja, e kompani?!!!
Jam plotesisht dakort me Aron!
Gazeta jote dhe editorialet qe shkruan pos veliut vijne era mute ta kuptoj halin Ke ngelur pa bordoro dhe po i del krah policeve te koruptuar qe po i pijne gjakun shqiptareve dhe ty te duket normale kjo por As nje qindark nuk duhet ti mari shqiptareve nga xhepi por te punoj sic ponojme ne po na i ben krimin edukat.
Mero te gjithe temen e sterhollon me nje objektiv te qarte se pse mbahet Veliaj ne burg? Nuk jam ne gjendje te them eshte apo nuk eshte I fajshem Veliaj por je bere I bezdishem prej se eshte arrestuar ky I fundit. Arsyet I din ti. Une e kam te veshtire te besoj qe politikant shqiptar jane te pafajshem.
Si çdo gjë edhe paturpsia e ka një kufi, por kjo që thotë Mero këtu kalon çdo kufij të paturpsisë. I vjen më shumë keq këtij gazetari për lekët që shteti shpenzon për luftën kundër korrupsionit sesa për ato që vjedhin zyrtarët e korruptuar!! Por kam një pyetje të thjeshtë, nëse në këtë shtet nuk do kishte zyrtarë të korruptuar, sa do të ishin shpenzimet për burgjet në këtë vënd zoti Mero? Dhe për të vazhduar më tej, doja që Mero t'na shpjegonte, se përse ka lindur nevoja për sistemin e drejtësisë në një shtet? Por Mero, gazetari më i pafytyrë në këtë shtet, nuk e trajton problemin sipas teorisë "kush e bëri më parë, pula vezën apo veza pulën", por deklaron pa ju dridhur qerpiku, se na qënka më mirë t'na vjedhin zyrtarët, se ti mbajmë ata në burg me shpenzimet e shtetit!!! Atëherë, zoti Mero, me që t'u dhimbska prishja e fondeve shtetërore për mbajtjen në burg të megahajdutëve Erion Veliaj dhe Ilir Metaj e kompani, pse nuk kërkon dënimin me vdekje për të pakësuar shpenzimet shtetërore për hajdutët që mbahen në burg, pasi edhe kjo një mënyrë është për të mbrojtur fondet shtetërore, apo jo? Dhe kështu shpëton një herë e mirë nga ky shqetësim kaq i madh që të paska mbërthyer të gjithin.
Fajesine apo pafajsine e Veliajt e vendos vetem gjykata, jo prokuroria. Veliaj nuk eshte kapur ne flagrance, ka vetem dyshime, pra vazhdojne ta hetojne akoma dhe ne te njejten kohe e mbajne mbyllur sikur te kete bere vrasje masive dhe ka rrezikshmeri te madhe per shoqerine. Hetimi mund te vazhdoj te behet pa e futur ate tjetrin me vite ne paraburgim per dyshime korrupsioni. Kupton ku eshte problemi?
ARON SA IDIOTE QE JENI SI GJITHE PETALET E PS ,PO CFARE PRISNI JU QE LALI FIKU TE KAPET ME LEKE NE DORE,
O Arian, o kopan, a ha pyke a nuk ha? Lexoje me kujdes, eshte akoma ne dyshim, as nje akuze te ligjeruar. Te vetmen justifikim qe kane nxjerr gjoja se Veliaj ka "kercenuar" keta, po pse nuk i nxjerrin, se nuk kane lene brek pa nxjerr nga dosja, por nuk nxjerrin ate "kercenimin" qe u eshte bere. Nuk lihet ne paraburgim me muaj e vite tjetri se nje prokurorit i duhet te beje kariere me jeten e tjetrit derisa te gjeje faktet qe do ai. Ne cdo vend te botes korrupsioni hetoet derisa gjen fakte te pakontestuara dhe keto i con ne gjykate dhe perseri nuk kerkon arrestim per te korruptuarit derisa gjykata jep vendimin perfundimtar.
Mero, ky artikull analize kritike eshte ndoshta me i miri qe kam lexuar nga ty. Te lumte. Çdo veprim i drejtesise duhet te kete edhe analizen ekonomike qe ti e ke sqaruar shkelqyeshem. Po te shtosh edhe pagat, makinat, rojet qe marrin keta te “drejtesise” del qe “ndermarja” e tyre ka falimentuar ekonomikisht, eshte me humbje.
Sa me shume te shtyhet njevreforme tjeter e re e drejtesise, aq me kq do te jete.
Drejtesia e vonuar është drejtesi e munguar, kostot i paguan populli.
Per shokun Ymer paraburgimi ishte normal per ate te shkretin nga Lushnja qe nuk kishte lek te paguante dritat dhe vari veten ne burg. Normal ishte edhe per ate nga Kavaja qe humbi dy femijet ne aksident rruges teksa po shkonin te takonin babane ne burg per nje mur pa leje. Normal per Ymerin edhe kur futen brenda kardiologun me te mire qe ka Shqiperia e qe ka shpetuar mijera jete shqiptaresh. Tani qe duhet te dale Xhepist Velia nga qelia eshte problem paraburgimi per Ymerin. Paska nderruar mendje edhe per Ilir Meten me sa duhet se dhe per ate thote e kane arrestuar kot.
Titi...keshtu flasin vetem ata qe besojne verberisht SyXenPeshkaqeni TV. Kurre nuk ka thene Mero qe eshte ok me dy rastet e para, ne rastin e doktorit dretesia ka vepruar shume mire se ai eshte kokrra e hajdutit dhe jetet e shpetuara jane blere me leke. Ne rastin e Veliaj ai eshte ne paraburgim pa akuze e kjo nuk ndodh ne asnje vend te globit. Likja te pakten ka akuze.
Per ata dhjetera e qindra qe jane burgosur kot per lidhje dritash dhe mur pa leje nuk kemi pare Meron te beje as nje shkrim te vetem kunder prokurorise dhe gjykates si keto qe po ben cdo dy dite per Xhepist Veline. Sa per doktorrin nuk kemi degjuar ta kete denoncuar njeri se o paguaj o vdis. Ato leket qe ju gjeten doktorrit jane falenderim qe njerzit ja kane dhene sic kane bere dhe bejne cdo dite per cdo operacion dhe shtrim qe bejne ne spital dhe ne mos qofsha gabim atij ju gjeten sa gjysma e atyre qe Ajola e Xhepistit ka shpenzuar per fustane, kepuce, breke e sutjena. Keto jane te vertetat o trushpelaret rrenacake te Velines
Berisha asht baba i kombit... Ai nuk e ka dasht UÇK, se asht kon organizatë terroriste..... . Kte e ka thon Berisha. E thot edhe sot..... . Dhe fjalt e Berishës i ka vërtetua historia..... . Sot terroristat janë në biruce...... Berisha asht nga malcia e Gjakovs dhe nuk i tradhto kurr kosovart..... Vllau i Vuqiqit, Edvin Ramoviqi asht tradhtari i komit shiptar.
Ta mbash tjetrin ne paraburgim per nje vit a me shume sepse ka marre 10 a 100 euro bakshish, qofte edhe me shume, nuk eshte nje lajthije e vogel, por masakrim i atij njeriu dhe dem i madh ekonomik per shtetit, dem shume me i madh se 100 eurot e marra nga ai polici a nepunesi i shtetit. Per raste te tilla, njerezit duhet te hetohen ne gjendje te lire dhe te marrin nje denim proporcional me krimin: largim nga puna dhe moslejim per te pasur detyra a funksione shteterore per nje periudhe te caktuar, demshperblim, pune per komunitetin dhe,vetem kur behet fjale per shuma te caktuara ose raste te perseritura, te denohen me burgim. Ndryshe, burgjet mbushen plot me te paraburgosur dhe jeta e atyre njerezve nxirroset pergjithmone, vetem qe "drejtesia e re" te mburret se po ben namin kunder korrupsionit. Sic beri me ate funksionaren qe mori nje arke me peshq. Madje, nuk jam dakord as me paraburgosjen per nje kohe te pacaktuar te politikaneve, qofshin ata Meta a Veliaj, kur nuk paraqesin rrezikshmeri shoqerore ose nuk kane mundesi te zhdukin provat. Kesaj i thone "rri ti ne burg, derisa une te gjeje provat qe je fajtor dhe ta beje gati dosjen per te te denuar". Kjo eshte "drejtesia jone e re"? Nuk me duket e drejte. Ketu duhet patjeter nderhyrja e Kuvendit per te bere rregullimet e nevojshme ligjore.
Ska ne nevoje te ngacmoje Ramen , por ne populli duhet te ngrihemi e te kerkojme qe te denohen prokuroret e gjygjtaret per vendimet e pa drejta , ne rastin e Thoma Gellcit e shume te tjereve per padrejtesine parat e demit duhet ti paguaje prokurori me gjygjtaret
Z. Mero, ndonje shkrim per pulat me salmonella, ke byrazer, apo ç'e deshe?
Parlamenti ne se do te beje detyren ndaj qytetareve te vete duhet te marre ne analize te thelle drejtesine dhe ti jape nje zgjidhje perfundimtare me ligje efikase dhe te rrepte per te gjithe sistemin e drejtesise .Ndryshje kjo plage e lene ne dore te prekuroreve te PLEPAVE nuk ka per tu bere kurre dhe kjo eshte fatkeqesia e jone qe vjen nga ligjbersit dhe venesit.
Epo te tentosh te kafshosh mollaqet e atij Saliut pasi per shume vite i ke puthur kjo edhe deri diku te justifikohet or Mero (se bythlepires pushtetesh je) por te tentosh te peshtysh mbi kete Drejtesine qe e ke lartuar aq shume ti vete ne Editorialet e tua kjo eshte vertet qesharake! Jo per gje por se kur peshtyn perpjete ajo e shkrete te bie mbi surrat e te bo helaq.
Tashti qe u paraburgos Veliaj sponsori i Meros ky Nerua shkruen kete sulm ndaj prokurorve dhe gjykatesve. Mero ka hallin e Lali Erit se po te ishte per policet as qe kujtohej por ky artikull eshte porosite nga Lali ne Durres
Ju lumte Mero! Ata qe jane kunder artikullit te Meros lutem Zotit ta provojne ne kurriz vete paraburgimin padrejtesisht apo per nje kundravajtje penale. Prokuroret qe arrestojne dhe paraburgosin kot e bejne ose per lek ose per *fame* qe te mbulojne pislliqet tjera,ose se jane njerez qe e njohin jeten vetem nepermjet librave.
Po Veliaj nuk është kot, u faktua qe edhe ne burg bente presion e proshte provat, pse e ka mby gojen sot?
Me sa duket, tè "bèfshin mire pulat" Mero xhani...vetem perpara...
Mero tashme qe Rama eshte zene me angazhime rrenash ne Greqi, perfiton nga rasti te hedhe ndonje pordhe tymuese ne kujtim te Lali dhjEerit atje ne qeli.
NO COMMENTS BERO MAZE...!
Dmth....me i mire Salikerma, ka vetem angazhime reale, lum si ne, do te behet Shqiperia si ne 1997....Jeni shume mjerane dhe per te ardhur keq kur shkruani ca rreshta jo me mendjen tuaj por me ate babe doktor mortjes.
Më në fund një artikull që tregon qart papërgjegjshmërinë e drejtësisë (prokuror,gjykatës) që e përdorin ligjin për të rritur potencën e tyre
Degjojeni edhe Xhezo Smokthinen , qe te merrni pak fryme dhe nga lodhja duke mbrojtur " Engjejt " dhe duke nemur SPAKUN .
Spak eshte e keqja e ketij vendi ne keto kohe te turbullta. Po nuk mbyllen Spakun jemi si popull te mbaruar. Reforma qe po behet per prokurorin dhe gjyqsorin ne Itali duhet te kopjohet e zbatohet 100% edhe ne Shqiperi. Asnje prokuror i lindur para 1990 nuk duhet te lejohet ne drejtesi. Rama te haroje BE-ne me kete Spak dhe Gjkko.
MERO MORRI QEKUR LALI FIKU NA ESHTE PARABURGOSUR SE ZE GJUMI PER DREJTESINE,VETEM PER ATE MENDON
Mer0 mariano pse nuk I leshoni komentet per shkrimet e Malaj dhe Lytit(Lutfiu) qe ta masin veten me opionet.botoni komentin perndryshe........
Me u qu cubat e egër e me vra Shqiptarë sepse ata mendojnë se duhet eleminuar duke themelua nje uçk kundër presidentit kjo osht marria që ka me na shoqëru ton jeten dhe historia e marrueshme që lloj lloj lahperi e skruan dhe vet e demantuan para gjykatësve ma eminent që ka bota. Këta uçkurca e kulumunanta ish dasht me kan në burg në Kosovë për vrasje, falsifikim të fakteve, krime kundër njerëzimit, vëllavrasje, hajni organizative kriminale.....
I nderuar Zoti Baze, Si shume gjate i ke rene ne shtjellimin e kesaj ceshtje, e cila per hir te se vertetes ha diskutim ne te dyja anet e problemit. Thelle, thelle i gjithe ky shkrim i yti ka vetem nje problem, te cilin megjithse ju si gazetar nuk e permendni me emer. Ate te burgosjes se Erion Veliajt. Ndoshta do te ishte me e ndershme qe ju ta adresonit problemin e burgosjes se Erion Veliajt direkt me emer sesa ta kamuflonit me permendjen e rasteve te korrupsionit te policeve dhe doganjereve. Se tek e fundit vete Erioni ne listen e gazetareve te cilet duhet reagonin ne favor te tij ju kishte perfshire edhe ju zoti Baze. a thua qe te jete rastesi kjo perqasje! Cudi e madhe kjo perpjekje e rafinuar.
Koment nr 2. Si e thashe ne komentin e pare, artikulli eshte ndoshta me cilesori i shkruar ne Tema. Me kujton nje liber qe kam lexuar para shume vitesh (ne shqip), “Menyra Ekonomike e te Menduarit”. Te gjitha organet e drejtesise duhet te bejne analizen financiare te aktivitetit te tyre, dhe te jete publike. Mendoj qe AI (Inteligjenca Artificiale) duhet te futet ne drejtesi duke dhene vendime standarte per çdo rast te njejte. Si ka mundesi qe njeri vret dhe shpallet i pafajshem, tjetri per pak korrupsion denohet me birg? Edhe nje here, te lumte Mero! Me kete artikull je ne ne/mbi nivelin e shume gazetareve te medive prestigjoze boterore.
Um rrofsh nbothe.
Vetem vota kushtetuse e 11 Majit i jep fund kesaj metode te ndyre qe as ne komunizem nuk behej. Burgoset tjetri dhe i behet gjyqi ne media sociale apo televizive si hajdut nderkohe qe as akuze nuk ka. Ne Amerike per nje germe gabim ne akuze ta hedhin gjyqin poshte e te varrosin me gjyqe per demshperblim. E mat bythen mire prokurori para se te vendos firmen.
Merua hedh shashka kunder drejtesise dhe keto shashka tentojne ti kthejne ne zjarr po kunder drejtesise me shpresen mos e djegin ne turren e druve si Brunon. Po kush jane ata? Merret me mend, jane nga ata qe kane mekatuar dhe u djeg bytha nga drejtesia. Mero, kesaj kaste i sherben.
Mero po afrohet bashkimi i shkeljes me kontrollin e pasurise. Gjeni vrimë ku të futeni nëse vjen ajo ditë. Do iu duket Enveri i 1945 si ëngjëll. Do iu futen neper shtepi dhe t'ju peshojne edhe minjtë mureve. Merrni masat por duket se nga keto lloj shkrimesh te ketyre dy muajve te fundit nuk e dredh dot. As K/Peshkop Joani nuk do te te beje derman.
Ky eshte shkrim i turpshem kunder SPAK. Verteton gjithashtu qe mediat jo vetem jane te varura por jane pjese e piramides se korrupsionit. Ky shkrim ka qellim te mbroje Veliajn dhe Ramen.