
Kreu i aviacionit civil Maksim Ethemaj gjatë një interviste për emisionin E-ZONE tha se këtë janar nis puna për zgjerimin e pistës në aeroportin e Rinasit, për të mundësuar fluturime transoqeanike. Paralelisht me punimet në Mars një ekip nga aviacioni amerikan do të jenë në Shqipëri për të certifikuar nga ana e sigurisë aeroportin për linja të tilla.
“Po ecim paralelisht me dy drejtime. Pas pak ditësh nisim punën për ndërhyrjen në pistë e cila nuk do të ketë ndikim në fluturimet ditore. Nga ana tjetër, ana teknike e kritereve do të certifikohen nga një ekip i aviacionit amerikan, i cili do të mbërrijë në pranverë për të parë kushtet dhe kriteret”, tha Ethemaj
Por kur pritet të kemi fluturimet e para me SHBE-të?
“Parashikimet tona janë që në 3-mujorin e parë të vitit 2025 ne do të kemi fluturimet Tiranë-New-York”, shtoi ai.
Ndërkohë gjatë këtij viti, aeroporti ka pritshmëri se numri i pasagjerëve do të arrijë në 8.4 milion. Ndërkohë parashikohet se do të shtohen 4 linja të reja ajrore me minimalisht me 8 destinacione të reja.
Shume mire me prurjet e turizmit do te behet mire ekonomia. Po a ka menduar kush se gjithe keto prurje nuk kane infrastrukturen e duhur qe ti mbeshtese. A mendon kush ku do te parkohen gjithe keto makinae e udhetarve sic i ka gjithe bota. Nuk ka aeroport ne bote qe nuk ka godine me kate per parkim.Ne katin e pare qendrojne makinat me qira dhe ne katet e tjera per njerezit qe duan te parkojne. Kur do ta mendoni kete ju qe merreni me kete pune. Eshte nje katraure kur zbret ne aeroport ose kerkon makine me qira.Shpenzoni per kete se vec fitime do keni.Hiqni shtepiat perreth aeroportit . Askund ne bote nuk sheh te kesh shtepi ne perimentrin e aeroportit vec tek ne. Jepini vleren qe ju takon ketyre banoreve dhe aeroporti te marri fryme . A ka inxhiniere apo manaxhere qe mendojne per kete pune aty.Se besoj se aty shikohet vec fitimi maksimal perndryshe do ishte bere e do kishte filluar kjo eshte imperaive per nje aeroport.Nuk eshte lluks eshte nevoje.
Dakort 100%