Aeroporti i Vlorës, shpëtimtar i turizmit në Jug

15 Gusht 2024, 10:22Ekonomia TEMA
Aeroporti i Vlorës, shpëtimtar i turizmit në Jug

Nga Fatos Çoçoli

Për shkak të çmimeve të rritura ndjeshëm në Jug, që nga çmimi i shezloneve e deri tek ai i pjatave që serviren për drekë e darkë, shumë prej nesh janë pesimistë dhe parashikojnë se turizmi në Rivierën shqiptare do të vijojë të shtrenjtohet. Kjo mund të ndodhë me destinacionet e luksit, por për qytetet, fshatrat, hotelet dhe shtëpitë në Jug që pranojnë turizmin masiv, do të ndodhë e kundërta. Po si kështu?! Gjithkush prej nesh mund ta bëjë këtë pyetje. Duket e vështirë ta besosh se do të ulen çmimet, pasi në turizëm këto tri dekada, Shqipëria e ka pasur shkallën e çmimeve nga Veriu në Jug me rritje. Arsyeja kryesore e çmimeve është se Jugu ka shumë më pak sipërfaqe bregdeti dhe mjedise pushimi se Durrësi apo Shëngjini. Arsyeja tjetër qëndron në atë që Jugu është më i vështirë për t’u arritur se Durrësi apo Shëngjini, megjithëse veprat e mëdha infrastrukturore, si tuneli i Llogarasë apo autostrada e kategorisë “A” të BE-së ThumanëKashar, e kanë afruar shumë. Jugu është në moment të vështirë sot. Pronarët e hoteleve në Gjirokastër thonë se në qershor vunë para nga të tyret për të mbajtur hotelet hapur. Korriku ishte 40 për qind më pak se korriku 2023, në nivel të klientëve të hoteleve të tyre, të huaj apo vendës.

Gjirokastritët nuk i kishin ngritur çmimet këtë vit. Edhe pse kishin më pak klientë. Por gjëmën ua kishin bërë Saranda dhe Ksamili, pasi shumicën e klientëve i marrin nga vizitorët në Sarandë dhe Ksamil. Rrinin me shpresë që gushti do të ishte mirë. Dhe gushti është mirë, shyqyr Zotit! Me këtë shpresë në fund të korrikut rrinin edhe pronarët e hoteleve dhe restoranteve në Gjirokastër. Jugu rrezikon të kthehet sërish me një sezon turizmi të fortë vetëm një muaj e pak: 10 korrik-20 gusht. Agjencitë e makinave me qira të thonë se përtej 20 gushtit nuk kanë prenotime nga vizitorë të huaj apo vendës, ndërkohë që në shtator 2023 puna e tyre vlonte. Ne presim vizitorë të huaj, shumica e të cilëve mëngjesin e hanë te byrektoret e lagjeve të qyteteve tona. Duhet të tregohemi të kujdesshëm me çmimet, pasi kemi fituar emër si vend turistik me çmime të ulura. Duhet ta ruajmë fort këtë emër. Ndryshe, lamtumirë turistë të huaj në rritje të fortë çdo vit. Ndërkohë, Jugu e ka një shpëtimtar.

Po kë? Ai është Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës. Operatorët turistikë me eksperiencë gjykojnë se çmimet, sidomos në Rivierën e Jugut, do të fillojnë të ulen apo të barazohen brenda pak viteve me Shqipërinë e Mesme apo të Veriut, sapo të fillojë nga funksionimi aeroporti i Vlorës. Janë tri arsye kokëforta, që operatorët turistikë ata mendojnë se do të ndodhë kështu. Së pari, operatorët turistikë shprehen se ky aeroport do e sjellë turizmin e Jugut më afër me turistët e huaj. Prenotimet e tyre do të fillojnë që nga muajt mars e prill për të mbaruar në tetor. Më shumë turistë nuk do të thotë çmime më të kripura, përkundrazi.

Së dyti, rrugët më të përshtatshme do të shtyjnë gjithnjë e më shumë emigrantë shqiptarë të planifikojnë pushimet e tyre në atdhe në Jug. Së treti, një pjesë e mirë e emigrantëve tashmë kanë blerë apartamente në Vlorë, por edhe në të gjithë bregdetin e Rivierës, deri në Ksamil. Në dhjetor të këtij viti, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës përfundon fizikisht së ndërtuari. Që tani është konfiguruar qartë pista e tij, më e gjatë se ajo e aeroportit të Rinasit, e cila do të ketë edhe një pistë paralele, për të kontrolluar përpunimin e avionëve. Ka filluar certifikimi ndërkombëtar i stafit, ndërkohë që aeroporti pritet të nisë fluturimet në muajt mars ose prill të vitit 2025. Me një sipërfaqe prej 309 hektarë dhe një investim prej 104 milionë euro, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është i kategorisë 4E, një nga kategoritë më të larta në Ballkan. Kjo kategori mund të përpunojë edhe avionë transatlantikë.

Nga SHBA-të mund të vijnë vizitorë për pushime në Shqipëri drejt e nga ky aeroport. Pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës do të jetë e gjatë 3.2 km me gjerësi 60 metra. Terminali i pritjes dhe përpunimit të pasagjerëve do të ketë një hapësirë 20 mijë metër katrorë, e mjaftueshme për të përpunuar edhe 3 milionë pasagjerë në vit. Eksperienca e ndërtimit të aeroporteve të rinj kërkon 3 faktorë kryesorë në ndërtimin e një aeroporti. Ato janë transporti i zhvilluar, tregtia dhe turizmi. Me veprat e reja infrastrukturore, Jugu i vendit ka sot një kurorë rrugësh më të zhvilluar dhe shumë premtuese. Edhe pse tregtia me Greqinë nuk është e zhvilluar sa duhet në Jug, sërish ajo është një faktor ndihmues. Faktori përcaktues është zhvillimi i turizmit te ne.

Turistët e huaj që do të duan Rivierën dhe në tërësi Jugun e Shqipërisë për të vizituar, me aeroportin e Vlorës kanë portën e duhur për të hyrë dhe kaluar në destinacionet që duan. Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është praktikisht më i gjati në Ballkan. Futja në veprim e tij në mars apo prill 2025 do t’i japë oksigjen të plotë turizmit në Jug të vendit. Aeroporti pritet ta rrisë ekonominë rajonale të Vlorës me mbi 11 për qind çdo vit, ndërsa ekonominë e Shqipërisë me mbi 0.4 për qind. Ai do të nxisë ndërtimin e hoteleve të reja përgjatë gjithë rrugës nga aeroporti deri në Vlorë. Kjo duhet shpallur zonë e lirë ekonomike dhe çdo strukturë biznesi në këtë zonë duhet të ketë taksat zero për 5-8 vitet e para të aktivitetit.

17 Komente

  1. T
    Toni

    Si ai I Kukesit o Tos. Je djale I mire por nuk e shpeton nje aeroport turizmin. Mos ler nam.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kuksiani

      Ai i Kukësit nuk shkoi kot. Aty bëhen gara me makina dhe biçikleta.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Andreas

        Problemi i shqiptareve qendron ne faktin se kane nje raport jo te mire me te verteten! Shqiptaret preferojne te krijojne nje te vertete komplet te tyren, edhe kur jane perballe te vertetave absolute me referenca te qarta matematike. Autori p.sh. thote "Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës me nje piste 3,2km është praktikisht më i gjati në Ballkan"!!! E jep kete si aksiome te pakundershtueshme. Nuk eshte perpjekur fare as ta verifokoje me ndonje kerkim te thjeshte interneti. Aeroporti i Athines p.sh. ka dy pista, njera e gjate 3,8km dhe tjetra 4,0km. Aeroporti i Rodit e ka pisten te gjate 3,3km. Po per autorin, matematika eshte nje opinion dhe kushdo mund ti interpretoje numrat si i pelqen.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shkodrani

          Me fal por edhe "Andreas" krijoi nje te vertete te tijen duke futur te gjithe shqiptaret ne nje thes. Sepse autori i artikullit ishte i pasakte ne te shprehurin kjo nuk do te thote se ne ne menyre kolektive krijuam nje te vertete absolute. Per me teper duke ditur se cfare amatoresh shkruajne ketu, ndoshta artikullshkruesi donte te thonte "pista me e gjate ne Ballkanin perendimore". Megjithate ajo cfare eshte e rendesishme qe nje pune e mire po behet dhe shpresojme te ndihmoje ne permiresimin e gjendjes ekonomike te shqiptareve te asaj zone.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Andreas

            Serbia 3,3km, Bukureshti, 3,5km, Sofia 3,6km. Patjeter qe nuk jane te gjithe shqiptaret, po eshte evidente qe eshte nje virus mendimi teper i perhapur.

            Përgjigjjuni
      2. N
        Never Again

        Shqiperia pati nje sezon me Turista nga Covidi se hapi dyert dhe kujtuan se kapen Vezen e Arte..Uje deti dhe plazhe ka dhe ne Afrike.kushtet ne Shqiperi Jane skandaloze,rruget jane zoti te rruajt,plehra kudo,dhe sherbime neper lokale ku kamarieri kujton se ai eshte Zoti e ti je nje loqe qe nuk di gje dhe se ai eshte Pronari I Qytetit apo I Turizmit.Ushqime medikore dhe transport urban tip Afghanistan sidomos Vlora .si mund te kete Autobuz te tille me te keq dhe se ne Komunizem….Aeroporti do sherbej te sjelle disa linja Charter dhe nga aty ne Hotel dhe anasjelltas,,per 2 vite do behet me keq se ai qe do bente namin ne veri ai I Kukesit…sot as qe punon fare.gabimi me fatal eshte te lejosh njerez te politikes te pa shkolluar tip Rama ,apo apo me shkolle komunizmi Kumbaro ti prijne nje industrie aq sensitive ..Nuk eshte Turizmi I Partise o Rama se te dalin rrenat sado te manipulosh numurat duke numuruar nga 3 here shqiptaret.Aeroporti I Tirana’s eshte nje skandal aeroport I piste I shtrenjte dhe akoma nuk dine se ne Aeroporte ka Tunele por I lejne njerezit ne 38c duke pritur.sa del nga Aeroporti eshte si ne Afghanistan.me mire ato lek po I jap aty qe me japin sherbim dhe cilesi dhe respect ..Patriotisem me porotofolin Tim nuk ben dot as Rama as Kumbaro.Shqiperia nuk mund te quhet vend evropian turistik ,ndoshta aty me Uganden apo afriken por ne Europe nuk kam pare kaq zhgenjim dhe kaq xhungel

        Përgjigjjuni
        1. ?
          ???

          Me mir se Kumbaro e ben Ferdinand Xhaferi,rit cilesin e ajrit,ujit dhe te diellit.

          Përgjigjjuni
        2. P
          Po mero po

          Nje shkrim qe te ben te mendosh: 1- Autostrada thumane kashar e ka afruar Jugun shume!!! 2- Ksamili i ka marre turistet Gjitokastres!! Pa shqiptare ska turizem. PIK.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Po mero po

            Nje shkrim qe te ben te mendosh: 1- Autostrada thumane kashar e ka afruar Jugun shume!!! 2- Ksamili i ka marre turistet Gjitokastres!! Pa shqiptare ska turizem. PIK.

            Përgjigjjuni
            1. D
              Daullxhiu

              Aeroporti i vlores lere qe ska lidhje me turizmin po do behet nje ngarkese e madhe e buxhetit te shtetit se eshte be me korrupsionin rama-pacolli. Pse e kishin problem turistet te vinin ne shqiperi? Apo e dhjene turizmin çobanet e jugut?

              Përgjigjjuni
              1. e
                enter""

                Ahahahahm shpetimtar? Po a nuk eshte jugu Maldivet e Europes? A nuk po mbushet jugu me 50 meleone turista? ahahahahaha

                Përgjigjjuni
                1. J
                  Jugori

                  Aeroporti i Vlorës nuk u bë për turizmin po për Oligarkët e Palasës. Aroport turistik duhet në Sarandë se Vlora 2 orë është nga Rinasi po si lë Greku se marrin pasagjerët e aeroportit të Korfuzit. Shtet vasal

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Andreas

                    Me fal po cili eshte ai turisti apo tipologji turisti, qe do te zgjithte aeroportin e Sarandes ne vend te atij te Korfuzit, nese ekzistonin te dy?

                    Përgjigjjuni
                    1. i
                      inxhinjeri

                      Kjo do varej nga destinacioni i turistit. Nese ke destinacion Shqiperin dhe veriun do preferoje Saranden, ne te kunderten do shkoje ne Korfuz. Argumenti kryesor kunder Sarandes nuk eshte Korfuzi, por pamundesia e nje turizmi masiv ne Sarande dhe rrethinat qe nuk do e justifikonin aspak investimin per nje aeroport ne Sarande.

                      Përgjigjjuni
                  2. Z
                    Zan Lapraka

                    Me i madhi ne rajon. Ja kalon edhe stambollit,Romes dhe Athines. Si sheshi Skendebej ne Tirane qe u shpal me i bukuri ne Europe. Nuk eshte cudi qe airoporti i Vlores te quhet Edi Rama dhe sheshi Erion Fiku!

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Altin

                      Shkrim krejt kot me thene re drejten se ca deshi me thene nuk u mor vesh, i vetmi lajm se nje gazetar qe perpiqet per te lyer fytyren e qevereise cdo dite po pranon se ka probleme turizmi ne jug, Eshte gjithshut deficienca e tije qe kutjon se ofertat tursitke e vendit mbaron ne SHengjin nderkohe qe nuk permend Alpet qe jane motorr per terheqjen e tursiteve te huaj

                      Përgjigjjuni
                      1. G
                        Gezim

                        Shpresoj te pakten ti kenë dhënë nje luge çorbë këtij fatziut per hajvanllëqet që shkruan. Po nuk u bënë 600 000 udhetarë Shqiperia duhet ti paguajë Pacollit demshperblim.Kjo eshte aresyeja pse u ndertua per te ndare ryshfetet. Nuk eshte çeshtje skicofrenie eshte hajduteri e ligjeruar me skemat qe bie don Agaci nga Roma

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje