Prodhimi i energjisë nga TEC-et lundrues – KESH synon blerjen e 21 mijë ton karburant, bën gati tenderin ndërkombëtar

12 Gusht 2024, 21:20Ekonomia TEMA
Prodhimi i energjisë nga TEC-et lundrues – KESH synon blerjen e 21

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare do blejë 21 mijë ton karburant, që do të shërbejë për prodhimin e energjisë nga 2 TEC-et lundrues, që ndodhen në Vlorë.  Ky dikaster po kërkon një media ndërkombëtare për publikimin e tenderit, teksa në dokumentet shoqëruese jepen specifikimet teknike për lëndën djegëse, sasinë e kërkuar dhe afatet për sigurimin e saj. Sipas këtyre specifikimeve, konsumi i parashikuar i lëndës djegëse për 1 mWh është rreth 229 kg, çka do të thotë se sasia e karburantit që synohet të blihet,do të shërbejë për prodhimin e një totali prej 91,700 mWh energji.

Po ashtu, përcaktohet se për qëllime të funksionimit, asetet termike kanë nevojën e furnizimit me lëndë djegëse të llojit HFO, me përmbajtje të squfurit jo më të madhe se 0.5%, si dhe sasi të vogla të lëndës djegëse hidrokarbure LFO. Kjo lëndë djegëse e kërkuar për furnizim, është lëndë e cila nuk prodhohet në vend apo gjendet lehtësisht brenda vendit, për shkak të sasisë së përcaktuar të squfurit.

Ndërkaq, pas marrjes së ofertave nga kompanitë e interesuara KESH synon të nënshkruajë kontratën jo më vonë se data 5 shtator 2024, ndërsa dorëzimi i lëndës djegëse pranë Petroliferës Italo – Shqipatre, që ka fituar tenderin e depozitimit, duhet të përfundojë deri në 5 nëntor 2024.  TEC-et lundrues u pozicionuan në Portin e Triportit në shtator të vitit 2022, pas një procedure të ndërmarrë në kuadër të krizës energjetike, por deri më tani nuk janë vënë në punë. (Ola Mitre)

3 Komente

  1. K
    Kuituzovi

    Qeveria Rama ka punuar mire dhe ka bere gjera shume te mira,por me keto mjetet lundruese te prodhimit te energjise ne Vlore,eshte deshtim total.Qendrojn prej kaq vitesh kot,paguhen kot se ka kontrate, eshte nja harxhim i kot fare pa asnje lloj leverdie. Se si e duron kete Edi Rama dhe qeveria e tij nuk e kuptoi. Pa le pastaj TEC-i i Vlores,nje veper e madhe,rri kot pa asnje pune ku kendojne kukomjaçkat. Venia ne pune e kasaj vepre eshte e mundur. Disa inxhinjer naftetar i kane dhene medime shume te mira qeveris por qeveria nuk i ka degjuar fare.

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pet

      Ketu qendron problemi, Kryeministri asnjehere nuk merr vendimet duke u bazuar ne mendimet e specialisteve te fushes, por gjithnje vendos vetem me intuite dhe per mendimin Tim ka deshtuar me kohe ne qeverisje.

      Përgjigjjuni
    2. t
      trojan

      Keto jane cudite e Belindes ,ta cojne ne SPAK hajduten

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje