Përfundimi i punimeve në lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, që përfshin segmentin nga sheshi Shqiponja te Bulevardi i Ri, do të kërkojë fonde shtesë. Autoriteti Rrugor Shqiptar parashikon të hapë tenderin, me fond limit prej 167 mln lekë, teksa ka bërë gati procedurën e prokurimit publik. Sipas të dhënave të fundit, të publikuara në muajin maj, loti 2 ishte në fazë të avancuar të punimeve, me 93% të volumit të punës të përfunduar.
Ndërkaq, në lotet e tjerë ku punohet aktualisht ecuria e punës varionte nga 36 -65%. Gjithsesi, që prej muajit maj vëzhgimet në terren tregojnë një intensifikim të punës nga firmat kontraktore, duke avancuar drejt përfundimit të kësaj vepre infrastrukturore, kryesisht në lotet 4, 5, 6 dhe 7 që përfshijnë unazën e jashtme të Tiranës.
Segmenti fillon në afërsi të Shkozës, duke zbritur në faqen veriore të Kodrës së Priftit, drejt zonës së Kinostudios. Më pas vazhdon drejt veriut, zbret drejt lumit të Tiranës e më pas bëhet bashkimi me segmentin Babrru – Bregu i Lumit – Kthesa Kamëz.
Ndërtimi i këtyre lot-eve do të shënojë dhe bashkimin me segmentet e përfunduar tashmë, duke sjellë lehtësim të trafikut në kryeqytet, teksa pak kohë më parë, autoritetet deklaruan se Unaza e Madhe e Tiranës do të përfundojë në datën 31 dhjetor të këtij viti. Kjo vepër infrastrukturore financohet nga buxheti i shtetit, ndërsa është konsideruar një ndër investimet publike më të rëndësishme.
Qeveria tha para 1 muaji qe Unaza e Madhe perfundon ne fund te 2024,por me sa duket nuk perfundon.Akoma nuk qenka berë tenderi per nje pjese te rruges.Mendoni,edhe 4 muaj vjen fundi vitit dhe kjo pjese nuk ka filluar.Pra,edhe kete here si perhere,ndoshta,me kismet, perfundon ne fund te 2025.
Nuk e kuptoj pse nuk spjegohen me skica ne media te gjitha rruget qe ndertohen, por vetem me fjale.
Nuk e kuptoj pse nuk spjegohen me skica ne media te gjitha rruget qe ndertohen, por vetem me fjale.
Unaza nuk përfundon plotesisht as ne 31 dhjetor 2025 jo e jo 2024. Ministresha na.mban me shpresa me ate zëtin e saj melodioz kur ecen dhe komenton nderkohe qe kamerat e regjistrojne. loti 93 përqind i përfunduar por duhen edhe 187 milion lekë ??????
Eshte e pamundur qe ne ndertimet qe behen te mos degjosh per nevojen e fondeve shtese. Apo projektet Jane bere me bythe.Vidh te vjedhim.
Opppaaa! Hidhu Bela KÇK. 16-17 milionë euro me shumë për një lot 2-3km... Po mirë merr jahu si vallë "të gabohet" kaq shumë ??? Tani e kuptoj unë se si kjo vishet përditë me Cavalli! Vidhni, vidhni se Shqiptarët e merritojnë atë rrugë jo për kaq po edhe 5 herë më shumë... Edi Rama dhe Belaja do thonë ata... Edhe sikur edhe të paguajnë për më ec në të, përveçse badërdisë !
Kalon tek Pallatet e Samir Manes.. te jete rastesi valle? Cfat qe ka edhe ky Samir Rakicka. Sapo nderton ky fap i shkon autostrada .. mu tek dera. Kur e bleu me zero leke si duket e dinte qe Ramazoni do tja conte unazen. Tani fillon te shese apartamentet shume lire....2800 euro/m2