Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka nënshkruar kontratën me kompaninë fituese që do të zbatojë punimet për ndërtimin e bypass-it nr. 1 nga Vlora në Orikum. Kontrata me kompaninë FUSHA ka një vlerë prej rreth 3.5 mln USD dhe është firmosur në datën 31 korrik 2024, ndërkohë që punimet parashikohet të përfundojnë pas 2 vitesh.
Aksi Vlorë – Orikum është një nga segmentet rrugorë me trafik të ngarkuar gjatë muajve të verës. Gjatësia e këtij aksi është 10.6 km dhe fillon nga tuneli në Ujin e Ftohtë, deri në portin e Jahteve, që ndodhet në Orikum. Ndërkohë që, tenderi u zhvillua nga BERZH, duke qenë se kjo bankë ka akorduar një kredi për të këtë projekt.
Ndërtimi i këtij aksi pritet të lehtësojë kalimin e automjeteve, drejt jugut të vendit gjatë sezonit turistik, ndërkohë që duke marrë në konsideratë pozicionimin e tij, ai do të bashkohet me aksin e rri rrugor Orikum – Dukat. Ndërkaq, paralelisht me bypassin Vlorë – Orikum, Fondi Shqiptar i Zhvillimit po zbaton punimet për projektin e quajtur lungomare 3, që është një vazhdimësi e lungomares së Vlorës. Për këtë projekt që synon riformësimin e vijës bregdetare është marrë edhe një kredi prej 30 mln USD nga Fondi Saudit për Zhvillim.
Ok , shume bukur , por fjala eshte se baipas quhet ai nga larte se, ndryshe kush eshte rruga?! Problemi eshte se dhe baipasi nga Kanina nuk ka perfunduar:pardje shkova andej dhe asfalti i pa perfunduar . Pa ditur bie ne pragje asfalti . Pa vijezime etj.
2 vjet 10km por… nja 20 here do veje kumandanti dhe nja 30 here bela llastica… do na duket orikum-vlore si rruga e mendavshit
Kredin për Lungomaren e Vlorës kush do ta paguj???? Durrsakëëëët...!
Dakord jemi të bëhet, por mbaroni dhe baipasin nga Kanina dhe të afrohet në kohë se dy vjet 10km, nuk ka ura e tunele, lekët i ka, të punoj, si dhe të ketë kontroll serioz gjatë punimeve
Me pelqen shume zhvillimi por fatkeqesisht asnje fjale per Qytetin e Qrikumit ku vuajme per dita akoma ziejn pompano dhe fatkeqesisht pa punetore pastrami u befte me e mira qe Rinna te kete shpresa perpara