
Nga Emin Barçi
Opinioni publik prej kohësh po bombardohet me të ashtuquajturin “skandal të mikrokredive”.
Shumë referenca janë të pasakta, kanë formën dhe përmbajtjen e pretencës dhe vendimit gjyqësor dhe për pasojë janë një ndërhyrje në drejtim të ushtrimit të presionit mbi organet e drejtësisë dhe një mesazh që sipas meje cenon rëndë kredibilitetin e sistemit financiar, duke goditur Bankën e Shqipërisë.
Ato janë shkaktuar nga interesa financiare në kurriz të kreditorëve.
Pa diskutim që abuzime ka pasur, por duhet të presim gjykatat që thonë fjalën e fundit ligjore.
Në gjithë këtë zallamahi, ajo që nuk merret fare parasysh është fakti se nga njëra anë duhen mbrojtur 2.9 milionë llogari bankare ku janë depozituar 16 miliardë euro dhe nga ana tjetër duhen rikuperuar 1 (një) miliard euro dëme që bizneset kryesisht dhe individët i kanë shkaktuar sistemit bankar me mospagimin e detyrimeve, duke i mbrojtur këta të fundit nga abuzimet me të drejtat e tyre ligjore e kontraktore.
Për t’i ardhur në ndihmë publikut për sa më sipër duhet të kujtojmë disa fakte historike lidhur me krizat e borxheve, bazën ligjore të trajtimit të tyre, progresionin e detyrimeve të papaguara, masën reale të “viktimave” dhe kush e pse ka shkaktuar këtë zhurmë publike.
Nga viti 1991 e deri në vitin 2003, sistemi bankar kishte trashëguar mbi 250 milionë euro humbje prej 46 mijë debitorëve të bankave pronë publike. Disa banka falimentuan, kredidhënia u bllokua tërësisht duke i sjellë një dëm të madh ekonomisë kombëtare.
Lista me 46 mijë debitorë kaloi tek ATK (Agjencia e Trajtimit të Kredive), pronë shtetërore për mbledhjen e borxheve që funksionon edhe sot duke i mbledhur ato. Pse e krijoi shteti ATK-në? Për të mos krijuar precedentin që kredia bankare edhe mund të mos paguhet.
Në periudhën 2004-2014 vlera e kredive të papaguara arriti në 800 milionë euro.
Besoj se të gjithë biem dakord se kredia duhet shlyer, por shumë mendojnë se detyrimi për ata që nuk kanë paguar kredinë është i ekzagjeruar dhe rritur nëpërmjet mashtrimit nga kreditorët dhe përmbaruesit, duke goditur shtresat më të varfra të popullsisë.
Si qëndron e vërteta?
Për 97 mijë kredi të tregtuara me një vlerë detyrim principali 130 milion euro pothuajse për të gjitha ka urdhër ekzekutimi nga gjykata.
Mbi 90% e këtyre urdhrave janë pa vlerë detyrimi.
Kjo do të thotë se për të llogaritur detyrimin për çdo kredi me urdhër ekzekutimi para 1 dhjetorit 2016, referencë janë kushtet e kontratës së kredisë.
Një këst i papaguar kredie prej 450 euro në vitin 2014, me urdhër ekzekutimi pa vlerë të vitit 2015, nëse në kontratë interesi është 2% në muaj (24% në vit) dhe penaliteti 0.67% në ditë (3 euro në ditë), në vitin 2024 (dhjetë vjet ose 120 muaj) sipas kushteve të kontratës bazë të kredisë është 12,384 euro:
Principal i papaguar = 450 euro
Interesi = 1,080 euro = 450 euro x 2% x 120 muaj
Penaliteti = 10,854 = 450 euro x 0.67% x 120 muaj x 30 ditë
Totali i detyrimit pas 10 vitesh është = 12,384 euro = 450 + 1080 + 10,854.
Sot askush nuk mund të thotë se cili ligj apo rregullore e bankës qendrore është shkelur në këtë praktikë.
Banka e Shqipërisë në mënyrë të veçantë nuk ka asnjë tagër të dalë mbi gjykatat civile, pasi kontrata e huasë është lidhur dhe pasi ka dalë urdhër ekzekutimi prej tyre. Kjo është çështje ekskluzive e gjykatave dhe përmbaruesve.
Duke kuptuar problemin në vitin 2016, Kuvendi ndryshoi Kodin e Procedurës Civile duke stopuar llogaritjen e interesave dhe penaliteteve në momentin kur kreditori kërkon në gjykatë urdhër ekzekutimi.
Banka e Shqipërisë në vitin 2021 shkoi edhe më tej në mbrojtje të debitorëve, kur vendosi kufirin 30% për penalitetet mbi detyrimin e papaguar. Por asnjë nga këto masa nuk ka fuqi prapavepruese.
Pavarësisht vakumit ligjor para vitit 2017, pyetja është a kanë qenë debitorët të pambrojtur nga interesat dhe penalitetet e ekzagjeruara? Përgjigja është se ligjërisht kanë pasur mundësinë për tu mbrojtur.
Sipas ligjit civil, çdo debitor ka marrë dijeni për urdhrin e ekzekutimit të dalë nga gjykata sepse procesi përmbarimor nuk mund të vijojë nëse debitori nuk merr njoftim në format që përcakton ligji. Çdo debitor ka pasur dhe ka mundësinë për ta kundërshtuar urdhrin apo pjesë të tij në gjykatë.
Askush nuk raporton se sa urdhra ekzekutimi janë kundërshtuar nga debitorët në gjykata para se të japin pretenca, verdikte e mallkime. Nuk ka ansjë raport për të kuptuar sa nga paditë gjyqësore janë pranuar dhe sa janë rrëzuar nga gjykatat.
Shumica dërrmuese e borxheve janë ndaj bankave dhe janë dhënë për biznes. Thënë kjo, prej vitit 2002 Shqipëria ka një ligj të ndryshuar disa herë për falimentin. Në parim shpallja e falimentit nga një biznes çon automatikisht në stopimin e interesave dhe penaliteteve.
Nuk ka thuajse asnjë rast që biznesi në pmundësi pagese të kredisë bankare të ketë shpallur falimentin sipas ligjit dhe të ndalonte interesat e penalitetet.
Shpallje falimenti në gjykatë JO!!!
Kundërshtim urdhri ekzekutimi në gjykatë JO!!!
Ku hyn këtu Banka e Shqipërisë në cenim të të drejtave të debitorëve?
A janë goditur vërtet shtresat e varfra nga praktikat e rikuperimit ligjor të kredive?
Besoj biem dakord se i varfër është dikush që nuk ka para mjaftueshëm për të jetuar, ca më pak dhe pasuri.
Në këtë rast as banka as përmbaruesi nuk kanë ku të veprojnë me sekuestro dhe për pasojë nuk ka kush ankohet. Nëse ka abuzime nga përmbaruesit, kjo është lehtësisht e verifikueshme siç edhe ka ndodhur.
Fakti që shumica e rasteve të bëra publike dhe të shfrytëzuara nga Ministria e Drejtësisë për të bërë kallëzime penale ankohen se u janë sekuestruar llogaritë bankare dhe pasuritë, dëshmon se debitorët nuk kanë qenë aq të varfër sa pretendohet.
A mund të quhet i varfër një debitor për 4 mijë euro të papaguara bankës kur ka pasuri prej 24 mijë metra katrore tokë?
A mund të quhet i varfër një individ që merr kredi për të zhvilluar pronën dhe kur dështon do që pronën ta mbajë, por kredinë të mos e paguajë? A mund të quhet i varfër dikush që merr kredi për të blerë smartfonin më të fundit apo për të shkuar me pushime?
Ndërsa pretendimi për prekjen e “minimumit jetik” është i pavërtetë ligjërisht sepse Shqipëria nuk ka miratuar zyrtarisht këtë tregues i cili vazhdon të jetë pjesë e debateve politike.
A ishte kjo “goditje masive viktimash” siç pretendohet sa të zgjonte dhe nxiste reagimin e institucioneve?
Viktima e parë dhe e padiskutueshme masive janë bankat dhe klientët e rregullt të tyre (miliona depozitues dhe kredimarrës) sepse kanë përballuar 1 miliard euro humbje për 33 vjet.
Publiku duhet të dijë se nga 97 mijë debitorë të bankave private mbi 30 mijë nuk janë fare në Shqipëri.
Rreth 90% e atyre që janë në Shqipëri kanë ndryshuar nr. e telefonit dhe adresat e dhëna në kontratën e kredisë, duke shkelur ligjin dhe pamundësuar komunikimin për detyrimet apo marrëveshje lehtësuese me kreditorët.
Nuk ka asnjë shifër ende sesa nga këta janë “hallexhinj” dhe sa janë “mashtrues”. Por, të gjithë njohim ndonjë “të zgjuar” që ja “ka hedhur” kreditorit.
A ka mjaftueshëm raste që institucionet të reagojnë?
Raportimet në Kuvend të Guvernatorit dhe Ministrit të Drejtësisë thonë se Banka e Shqipërisë ka pasur vetëm 85 ankesa nga 97 mijë debitorë në total ose 0.08%.
Kjo do të thotë se në 10 mijë debitorë, vetëm 8 janë ankuar tek Banka e Shqipërisë. Të gjitha rastet ankohen për procesin përmbarimor.
Ndërsa Ministria e Drejtësisë raportoi 700 ankesa ose 0.7%. Kjo do të thotë se në 1 mijë debitorë vetëm 7 janë ankuar.
Ministria e Drejtësisë i konsideroi ankesat shqetësim dhe në vitin 2020 nisi një kallëzim penal që në thelb kishin ankesat nga debitorë që u ishin sekuestruar llogari bankare apo pasuri. Pas 4 vjetësh, kemi dy qëndrime kontradiktore të Prokurorisë dhe Gjykatave:
një që nuk gjen elemente të veprës penale dhe pushon çështjen duke e adresuar zgjidhjen tek legjislacioni dhe Gjykata Civile dhe;
një tjetër – për momentin vetëm Prokuroria – që e konsideron vepër penale ristrukturimin, rifinancimin apo vënien në ekzekutim të urdhrit të gjykatës.
Pra, organet e drejtësisë që po merren prej 4 vitesh me këtë çështje, ende nuk kanë dalë në një vendim të unifikuar dhe të formës së prerë!
Fakti është se me gjithë zhurmën dhe akuzat e pabaza të disa portaleve gjobëvënëse dhe disa segmenteve të politikës për ca vota të dëshpëruarish, sistemi bankar është në gjendjen më të mirë të mundshme në 33 vitet e fundit.
Komuniteti i miliona klientëve të bankave dhe subjekteve financiare ka besim të plotë tek sistemi, ndryshe nga zhurmuesit që me qëndrimet, akuzat dhe shpifjet e tyre me apo pa dashje po minojnë sadopak këtë besim faktesh kokëforta, të cilat janë:
rritje e pandërprerë e depozitave dhe kreditimit duke i çuar në vlerat maksimale historike,
ulje në nivele historike e kredisë me probleme, 5 herë krahasuar me 2015,
ulje me 3 herë të interesave të kredisë konsumatore,
kufizim në 30% i penaliteteve
dalje nga monitorimi për pastrimin e parave nga MONEYVAL dhe
prag anëtarësimi në SEPA.
Çfarë dhe kush e shkaktoi zhurmën?
E shkaktoi një burim fitimi nga 20 milionë euro në 70 milionë euro që përmbaruesit duan t’i marrin me hir apo pa hir nga kreditorët.
Nga viti 2009 deri në vitin 2017, bankat mund të bënin rikuperim ligjor nëpërmjet përmbaruesve duke paguar një tarifë fikse prej rreth 200 euro për çdo dosje.
Kreditorëve privat që kishin humbur 800 milionë euro po iu kërkohej t’u paguanin përmbaruesve paradhënie tarifën fikse edhe rreth 20 milionë euro për të rikuperuar diçka. Në vitin 2017, Ministrat e Drejtësisë dhe Financave vendosën të rrisin tarifat fikse përmbarimore në përfitim të përmbaruesve dhe në dëm të kreditorëve 3.5 herë.
Kjo e çoi faturën potenciale të kreditorëve në rreth 70 milionë euro. Në vitin 2018, qeveria ndërhyri sërish duke ulur tarifat fikse (paradhënie) të përmbaruesve gjyqësorë, të cilët reaguan shumë ashpër duke bërë ankesa e padi të panumërta dhe duke furnizuar portale e media të caktuara me të dhëna e fakte të rreme apo të deformuara.
Aq e vërtetë është kjo sa udhëzimet e vitit 2018 të Ministrave të Drejtësisë dhe Financave me padi të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve kaluan në filtrin e Gjykatës Administrative (2018), Gjykatës së Lartë (2022) dhe asaj Kushtetuese (2023) duke rrëzuar pretendimet e përmbaruesve. Por tregu 70 milionë euro është i konsiderueshëm dhe këto vendime lanë të pakënaqur krerët e përmbaruesve, të cilët paralelisht hapën padi penale për drejtuesit më të lartë të qeverisë, drejtësisë dhe Bankës së Shqipërisë.
Mjafton të kujtoj se edhe kalimi në SPAK i disa rasteve mashtrimi nga një prokuror i Tiranës është bazuar (cituar) në kallëzimin e kreut të përmbaruesve.
Të vënë përballë këtyre situatave (të shtojnë humbjet me 20 deri 70 milionë euro apo të rikuperojnë nga humbja 800 milionë euro), kreditorët vendosën të rikuperojnë pa paguar dhe duke u bazuar në Kodin Civil dhe rregulloret e Bankës së Shqipërisë.
Ato i shitën portofolet e kredive me probleme tek subjektet kredidhënëse të licencuara nga Banka e Shqipërisë.
Duhet sqaruar për të gjithë se procesi i kredidhënies nis me gjenerimin e kredisë dhe përfundon me mbylljen përfundimtare të saj (statusi 5 në Regjistrin e Kredive). Procesi i kredidhënies është:
Gjenero (kredinë)
Mirëmbaje (kontrollo zbatimin e kontratës në bazë të planit të amortizimit dhe pagesave faktike)
Mblidh (kontakto me klientin kur është në vonesë të pagimit të këstit – collection)
Rikupero – çoje në gjykatë për urdhër ekzekutimi dhe aktivizo përmbarimin
Për këtë shkak, shitja e portofolave aktive ishte dhe është tërësisht legjitime brenda subjekteve të licencuara nga Banka e Shqipërisë. “Zbulimi” se rregullimet e Bankës së Shqipërisë të vitit 2016 – duke e konsideruar “kredidhënie” blerjen e kredive me probleme – dëshmojnë se kjo më parë paska qenë veprimtari e paligjshme nuk qëndron sepse nuk është kuptuar thelbi i ndryshimeve.
Asnjë subjekt i licencuar nga Banka e Shqipërisë para 2016 nuk ka marrë shtesë licence për blerjen e kredisë me probleme sepse nuk kishin nevojë; ishte një veprimtari organike brenda licencës për gjenerimin dhe mbylljen e kredive.
Asnjë subjekt i licencuar nga Banka e Shqipërisë para 2016 nuk është afektuar nga ajo që i referohen si neni 4 germa “j” e rregullores nr.1 datë 17.01.1013 e ndryshuar në mars 2016.
Ndryshimet e vitit 2016 erdhën si pasojë e planit kombëtar të masave të vitit 2015 që u mundësoi bankave t’i riklasifikonin jashtë bilancit kreditë me probleme për të ndalur shpenzimet (provigjonimet).
Por këto kredi dolën automatikisht edhe nga regjistri i kredive, duke rrezikuar që debitorët të riktheheshin në sistem bankar duke dëmtuar veten nëpërmjet mbingarkimit me borxhe ose kreditorëve për shkak të mospagimit.
Mbi këtë bazë, Banka e Shqipërisë vendosi t’i rikthejë këta debitorë në regjistrin e kredive, duke e konsideruar në mënyrë eksplicite blerjen e kredive me probleme pjesë të kredidhënies. Gjithashtu detyroi ATK (pronë shtetërore) të fusë në regjistrin e kredive 46 mijë debitorët e saj që nuk kishin mbyllur detyrimin. Ky ishte ndryshimi i parë.
Ndryshimi i dytë kishte të bënte vetëm me subjekte të reja që do dëshironin të merreshin ekskluzivisht me trajtimin e kredive me probleme, pa ushtruar veprimtarinë e kredidhënies. Sqarova se asnjë subjekt i licencuar nga 2016 nuk u afektua nga ky ndryshim se nuk kishte nevojë.
Zhurma u bë. Çfarë do të ndodhë tani me “të mashtruarit”? A do t’u kthehen paratë apo do t’u zvogëlohet apo shuhet detyrimi?
Për të gjitha rastet individuale që gjykata penale me vendim të formës së prerë do vendosë se ka pasur mashtrim, do duhet të shprehet edhe për pjesën civile për të rrëzuar urdhrin e ekzekutimit.
Nëse gjykata penale nuk do të shprehet për pjesën civile (që shumë gjasa ka të ndodhë), çdo i dëmtuar do duhet që vendimin e formës së prerë të gjykatës penale (Apelit) ta çojë në gjykatën civile – shkalla e parë – për të anuluar urdhrin e ekzekutimit.
Dhe ky proces do zgjasë rreth 8 vjet me ritmet që po punojnë aktualisht gjykatat. Debitorët do duhet të pajtojnë dhe paguajnë avokat ose do t’i drejtohen Ministrisë së Drejtësisë për avokat falas
Ke shkruar shume , dhe lexohet pak. Por vetem 1 fraze e Jotja tregon ate qe duhej te bente Banka Qendrore :"Banka e Shqipërisë në vitin 2021 shkoi edhe më tej në mbrojtje të debitorëve, kur vendosi kufirin 30% për penalitetet mbi detyrimin e papaguar.". Kete ta bente para se te fillonin problemet, pasi supozohet qe drejtuesit e Bankes Qendrore jane njerez qe e njohin boten e biznesit. Pra nuk kane asnje justifikim per mosveprimin ne kohe.
Pet. Qe te behej ndryshimi duhej te ndryshohej fillimisht kodi i prcedures civile. Sapo ai ndryshoi Banka beri ndryshimin. Po ta bente me pare shkelte ligjin.
Pet. Qe te behej ndryshimi duhej te ndryshohej fillimisht kodi i prcedures civile. Sapo ai ndryshoi Banka beri ndryshimin. Po ta bente me pare shkelte ligjin.
Funksionimi i mikrokredive në Shqipëri është nje skemë e Qartë kriminale që preku pjesën më në nevojë dhe më të.painformuar të Shqiptarve. @ @@@@,,,,@@@@,,, Çdo përpjekje për ta justifikuar me teknikalitete, si bën ky Bastardi i shkrimit, tregon se sa e thellë është futur kjo skemë korruptive. Funksionimi i skemës, që përfshin Kërcënimin,, dhunimin, bllokimin e aseteve dhe shtëpive të banimit, madje edhe mjeteve minimale të jetesës, tregon se Këto Skema janë në nivelin e një Grupeve të strukturuara Kriminale. ...... ..... Dhe, besoj se, shum nga këto shoqëri të mikrokredive, apo fajdeve shërbejnë si pika të pastrimit të parave të pista.... Ndërsa bastard, si ky bari, guvernatori me të gjith stafin e vet, ministri dhe ministria e drejtësisë, financave, ekonomisë, thonë që fajin e kanë varfanhakët debitor që duhet të paguajnë 10 fishin e asaj që kan martë. . . . Këta të paudh e të pander nëpunës sillen i shokët e tyre në kohën e Piramidave të Saliut: ;;; Qiverriu nuk di gjë, thoshin. Është faji i qytetarve që i japin lekët Vebi Vegës!!! Është e njëjta Skemë, e përmbysur, që po shkatërron familjet shqiptare......dhe shteti e barrikadave me birçin nuk paskan përgjegjësi Palo njeri të flliqur
Dridhe Lelo, dridhe, bashke me kete Shajlokun qe e dashka pagesen me mish njeriu. Disa gjera jane te qarta: 1. Eksperimenti me permbaruesit private deshtoi. Thjeshte krijoi nje klase gangsterresh gjobavenes. Te abrogohet ligji per sherbimin permbarimor privat! 2. Vendi nuk ka nevoje per institucione mikrokredie qe iu japin kredi me 25% te papuneve, te semureve dhe bixhozçinjve. T‘u ndalohet veprimtaria ketyre kioskave te mbushura me mashtrues ordinere! 3. Duhet ligj qe i lejon individet e mbytur ne borxhe personale te deklarojne falimentin ne gjykate. 4. Duhet ligj per kredidhenien e pergjegjshme. Bankat nuk duhet te lejohen te krijojne produkte kredie qe shenjestrojne njerezit ne veshtiresi ekonomike. Shteti duhet te vendose limite strikte mbi sa kredi konsumatore mund te japin bankat. 5. Bankave duhet t‘iu kerkohet te mbajne me shume kapital. Ne kete menyre nuk do t‘iu dridhet dora per te fshire kredi qe nuk mblidhen dot as me hir as me pahir. 6. Duhet shkundur e gjithe kupola drejtuese e Bankes se Shqiperise. 7. Kush ka bere pislleqe, qofte ne Banke te Shqiperise, qofte neper banka private, qofte neper kioska mikrokredie, duhet te shkoje ne burg. Edhe te kihet parasysh qe peshku qelbet gjithmone nga koka.
Në momentin që ky kompetenti përshkroi minimumin jetik si diçka të pacaktuar e të diskutueshme - nënkupto e pa marrshme në konsideratë - u kuptua çfarë qelbësire është. Thelbi i diskutimit të tij është që ka kreditorë vërtetë të këqinj, por "harron" që jo të gjithë janë njerëz mashtues, apo që penalitetet dhe interesat e llogaritura për rastet e proçesit përmbarimor janë një ferr i prodhuar prej hienave të sistemit, jashtë thelbit dhe frymës së ligjit. Deri tani mendoja që pika më e ulët e "universit Tema" ishin nja dy komentues provokatorë të ndyrë grekofilë, por ky Emini ua marrka në kthesë.
Me cfare cilesie flet ky robi (qe i lidhte kepucet Fatos Nanos)? Po pra ,i shendoshe eshte sistemi bankar dhe plot i kane xhepat te gjithe keta te angazhuar ne kete rrjet e sistem qe kane ngritur,sepse e kane ngritur pikerisht ne kurris te qindra mijerave familjeve te tjera.Per te realizuar qellimin e tyre,kane blere politikane per te bere ligje favorizuese per ta,kane blere gjyqtare edhe media qe mos e ngrene si shqetesim
Fitimi i bankave cdo vit vertitet tek 250 mln € dhe ky karagjozi na mbush mendjen pse te varferit nuk duhet te ankohen edhe pse e kane ne bythe...me ligj
Pervec Reiffaisen ne Shqiperi nuk ka asnje banke nderkombetare dhe te njohur.
Po pra kte themi qe per 500 mije leke kredi u jane marre 24 mije m 2 toke...ky eshte pislliku o Emin.
Sipas ketij sqarimi na dalka qe banka e permbaruesit nuk kane asnje "gabim" dhe fajin e kane vetem klientet.Qe klientet nuk kane paguar kredine e marre,faj kane edhe bankat.Banka ne asnje rast nuk mund te jape kredi pa pasur garanci ne kthimin e saj.Banka ne momentin kur fillon mungesa e likujdimit te kesteve,duhe ti bej te qarte klientit se cfar penalitete ka dhe te mos prese deri sa klienti te zhytet e te mos dale me.Cdo klien qe merr kredi duhet te vendos garanci per rastet e mos shlyerjes dhe jo te vazhdohet pafundesisht me penalitetin.Autori i shkrimit na thote se bankat kane humbur aq e kaq por,haron se ata miliona njerez qe kane vendosur te ardhurat e tyre ne banka u mbahet nga parat e tyre miliona cdo muaj.Harojne qe te levizesh pak leke nga nje numer llogarie ne nje tjeter ,brenda te njejtes banke,kerkojne deri ne 1000/leke te reja.Qe te mbyllesh llogarin te mbajne deri 1000-leke (te reja) ndryshe penalizohesh.Veprimet arbitrare te bankave ne shume raste te thone komisjonet.Cfar jane keto "komisjone mujore" kur ne llogari nuk ka veprime?E ne shume raste vlera mujore e komisjoneve ndryshon pa u njoftuar klienti.Veprimet arbitrare te bankave ,qe per te zhvatur ndonje leke me shume ta kthejne pa asnje shkak llogarin ne "llogari bisnesi" kur sasia e lekeve eshte e paket dhe nuk ka asnje levizje ne ate llogari.Keto gjera jane disa probleme pasi qytetari eshte i detyruar ti depozitoj leket e tij se nuk mund ti mbaj ne shtepi.Grabitja nga bankat ka dhe mbeshtetjen e "shtetit"
Emino ke shkruar shume dhe ke shpjeguar vetem pake. Po mbron banken dhe shtetin, nderkohe qe keta njerez jane qytetar dhe shumica pa arsim shume, dhe institucionet shteterore dhe private i kan perdorur, i kane genjyer, ju kan marr firmat me lezet, dhe i kane ber te vrasin veten. Ti, ne ven te mbrosh te pa mbrojturit dhe te varferit, na can derrasat me nje shkrim te gjate dhe me shifra vetem per tju ber qejfin drejtuesve te tu.
Njerez, kujdes nga kredia qe merr, ruaju nga bangat se kete mission kane , zhvatjen! Me mire buke me domate e fli i qete, se stresi i borxhit bankar, nemos te merr jeten, ta nxin ate!
ky zotëria që po I merr në mbrojtje mikrokreditë nuk përmend fare për sekuestrot pa vendim gjykate si dhe rastet akoma më të rënda kur bankat kanë sekuestruar shtëpinë dhe pas disa viteve të thonë që je debitor se nuk eshitëm shtëpinë për shumën që deshëm dhe mca pa vendim gjykate bën bllokim llogarie të rrogës dhe ky zotëria na u del në m rojtje me pallavra ose do jetë paguar nga ata
Pershkrimin ideal mbi lidhjen banke-kreditor e ka bere Keko Zalone ne nje film, ne nje dialog me te birin:Biri im, ke shume per te mesuar ne lidhje me bankat, Nese u ke nje borxh te vogel bankve, ato te persekutojne dhe te ulin perfund , ndersa nese borxhi yt eshte i madh , ato te marrin me te mire dhe te perkrahin (sepse borxhi yt mund t'i coje drejt falimentimit),
po pse mor kar, bankat qe punojne leket tona pse sna japin ndonje interes, ndersa per 450 euro u dashkan paguar mijra. po principali yne ku eshte. Dhe ne kohen e Enverit interesi ishte me i madh. Po kredite ne gjithe boten jane te perballueshme ketu tek ne VL te rrjepin. po kontratat pse i bejne me germa mikroskopike apo kursejne leter.
O kllouni i Fatos Nanos nuk po te marr vesh a je i paafte apo ashtu ta do puna? Qeni leh aty ku ha dhe ti nesa duket po ushqehesh o nga mikro kredite o nga Banka e Shqiperise qe eshte fajtore koke e kembe. Sipas Kodit Civil interesi i kredise nuk mund te jete me i madh se principali (shuma e kredise se marre). A eshte shkelur ky ligj? Padyshim qe po. Vete kompanite e mikro kredive e kishin te qarte se oo te shkonin ne gjykate e kishin te humbur ceshtjen dhe i vendosnin klientet nen presion duke u bllokuar e madje edhe duke ua shitur pronat. E vetmja rruge per ti shpetuar keto prona ishte qe te lidhje nje kontrate te re me kompanite ne vleren e detyrimit qe ato te kishin llogaritur. Ne kete menyre ti humbje cdo te drejte per tju drejtuar gjykates me pretendimin se interesi ishte me i madh se principali sepse kishe nenshkruar nje kontrate te re dhe cdo llogaritje fillonte nga fillimi.
Ti qenke super hajdut o shok. . . Duhet të kesh paguar ndonjë lekë këtu, se nuk ka mundësi Gazeta TemA, të t'a ketë dhënë mundësinë kaq lirshëm. Ti këtu tregove fund e krye anën formale procedurale, dhe e kalove topin e përgjegjësisë me të drejtë tek Përmbaruesit, por u lodhe shumë duke na e nxjerrë Guvernatorin të pafajshëm. Guvernatori, është një dhemje, këtë gjë e kam vërtetuar kur bëra ankesë për komisionin e mbylljes së llogarisë në Credins Bank në vlerën 21 €uro, komision për mbylljen e llogarisë. Dhe Banka e Shqipërisë më përgjigjet paturpësisht siç u është përgjigjur edhe viktimave që tarifat e Komisoneve janë të publikuar dhe shprehje e vullnetit të klientit. Sikur nuk e dija Unë këtë gjë. Pra Banka e Shqipërisë më bëri edhe debil, ndërkohë që Unë i kërkova të më njihte me masën e komisioneve sesi burojnë ato, sesi del vlera e tyre etj në funksion të kësaj. Ti që ke bërë këtë shkrim, ke konflikt interesi, pra mësuam vetëm anën formale që dihej, dhe që fajtor bëre 100 % përmbaruesit, ndërkohë Banka e Shqipërisë që flinte gjum, më e pakta, nuk paska faj fare. Pse kaq debila i di njerëzit Ti. Apo ngaqë të kanë funksionuar dallaveret sipas portaleve që i kanë të vërtetuar dallaveret e tua. https://prapaskena.com/2024/07/17/zagaret-e-bandes-se-mikrokredive-pse-emin-barci-spiro-brumbulli-deniz-deralla-e-shalsi-perdhosin-viktimat-e-mashtrimit-si-pal-trashaj-disa-fije-te-tjera-te-kartelit-emra-dhe-makthi-i-hetimeve/
Ti qenke super hajdut o shok. . . Duhet të kesh paguar ndonjë lekë këtu, se nuk ka mundësi Gazeta TemA, të t'a ketë dhënë mundësinë kaq lirshëm. Ti këtu tregove fund e krye anën formale procedurale, dhe e kalove topin e përgjegjësisë me të drejtë tek Përmbaruesit, por u lodhe shumë duke na e nxjerrë Guvernatorin të pafajshëm. Guvernatori, është një dhemje, këtë gjë e kam vërtetuar kur bëra ankesë për komisionin e mbylljes së llogarisë në Credins Bank në vlerën 21 €uro, komision për mbylljen e llogarisë. Dhe Banka e Shqipërisë më përgjigjet paturpësisht siç u është përgjigjur edhe viktimave që tarifat e Komisoneve janë të publikuar dhe shprehje e vullnetit të klientit. Sikur nuk e dija Unë këtë gjë. Pra Banka e Shqipërisë më bëri edhe debil, ndërkohë që Unë i kërkova të më njihte me masën e komisioneve sesi burojnë ato, sesi del vlera e tyre etj në funksion të kësaj. Ti që ke bërë këtë shkrim, ke konflikt interesi, pra mësuam vetëm anën formale që dihej, dhe që fajtor bëre 100 % përmbaruesit, ndërkohë Banka e Shqipërisë që flinte gjum, më e pakta, nuk paska faj fare. Pse kaq debila i di njerëzit Ti. Apo ngaqë të kanë funksionuar dallaveret sipas portaleve që i kanë të vërtetuar dallaveret e tua. https://prapaskena.com/2024/07/17/zagaret-e-bandes-se-mikrokredive-pse-emin-barci-spiro-brumbulli-deniz-deralla-e-shalsi-perdhosin-viktimat-e-mashtrimit-si-pal-trashaj-disa-fije-te-tjera-te-kartelit-emra-dhe-makthi-i-hetimeve/
Z.Braci..Artikullshkrues:I lexova me Interes te jashtezakonshem ato qe shkruani me siper...por i Nderuar:Nuk na thate:Me c´are te Drejte Ligjore ose jo qe tu jepni "Klienteve Bankare"..Kredi vetem duke Paraqitur nje Karte Identiteti?? 1-Pse nuk kerkohet nga "Klienti"..me mire te themi VIKTIMA-AT,te Ardhurat Mujore..ku Punojne??KOntrata e Punes Bruto,si dhe sa Marrin NETTO??NGa Punedhenesi apo vete-punesimi??? 2-Skema e Bankave te Quajtura te nivelit te dyte, jane Krejtesishte KRIMINALE,sepse jane keto qe Japin Kredi, qe ne te vertet nuk jane Kredi Por Rjepin NJerezit Hallexhinje....dhe KURTHI i Ngritur nga Bastradet Drejtues te ketyre Bankave Fillon pikerishte te dhenja e Kredive pa asnje Garanci nga Klienti kerkues i Kredise....thjeshte sa do ??Merri, dhe nuk Ngurrijne te te shiten edhe si Bamires dhe me Buzeqeshje "JOshese" te thone Mireupafshem ti "Peshku" i radhes se gjate. 3-KRIMI_Vazhdon, sepse jane po keto Banka te nivelit te dyte, qe Orjentojne Klientet e tyre te Mbytur ne Borxhe..qe si "Shpetim" re gjejne dhe marrin nje Kredi te re, po ne nje Banke te nivelit te dyte, me favorin se me marrjen e Kredise Nr.2..shlyen te Paren..por bejne sikur Harrojne dhe nuk i thone Viktimes qe tashme i mbytur se i mbytur eshte..qe perqindja e Kamates...eshte me e larte se e para ,dhe ASKUSH nuk Pyet Hallexhiun se ku do ti gjeje Parate qe do ti Shlyej???????? 4-Skema e Kredive eshte Teresishte Mashtruese, sepse ky "Karabushi" qe thote se 30% e Kredimarresve nuk jetojne ne Shqiperi Genjen si nje Bire BUshtre, sepse edhe kjo pjese Kredimarresish jane Shqipetare qe me "Ndihmen " e ketyre Kredive muaren Rrugen e Kurbetit, mendimin se duke shkuar Ne Europe-Angli do ti benin Parate dhe do ti Kthenin ,,por KJo eshte shume pake e arritshme...dhe kjo Pjese Emigrantesh jane Rjepur ne menyren me te Tmerrshme..dhe krimi-Kercenimi nga keta Bastarde te Kredive ..vazhdon.. @@@pse nuk ngrihet dikush dhe pyes:Si jepen Kredite ne Gjermani???? juathem une:NUk te jepe asnje Banke Para ne Gjermani apo edhe vendet e tjera te Eu-s....pa patur nje KOntrate Pune....pa patur FAKTE..qe ke te Ardhura.. qe ke nje Llogari Rrjedhese..qe nuk je ne Listen e zeze..ect... Ky Kurva dhe Birbo qe kerkon te na mbushe mendje eshte per ta "Tredhur"..mase eshte edhe "Pushtrako".....sepse Asnje Banke e Nivelit te dyte NUK I PYET klientet ne kane marre Kredi te te tjerat...ne klane Borxhe diku...dhe e bejne me Qellim...Kredite qe jane marre ne Shqiperi jane VETEVRASJE dhe Shteti duhet te Nderhyje..keto Banka e nivelit te dyte po rjepin Popullin dhe Fukarenjte po HUmbasin gjithcka,,,,, Zoti na Ruajte nga Bastardet e Bankave Shqipetare.....lol