Rrugët prioritare që po financohen

6 Gusht 2024, 22:10Ekonomia TEMA
Rrugët prioritare që po financohen

Investimet në rrugë zënë peshën kryesore të shpenzimeve kapitale në buxhetin e Ministrisë së Infrastruktrës dhe Energjisë, me 37% të totalit. Ndërkohë që, raporti i monitorimit të buxhetit për 4-mujorin e parë të vitit, i publikuar vetëm pak ditë më parë, liston projektet proritare ku është përqëndruar shpenzimi i parave.

Referuar dokumentit, projektet prioritare me financim të brendshëm janë koncesionet e rrugës së Arbrit dhe rrugës Orikum – Dukat, si dhe Tuneli i Llogarasë. Ndërkohë që, projektet prioritare me financim të huaj janë: Përmirësimi dhe rehabilitimi i urave, rruga Qukës – Qafë Plloçë dhe ndërtimi i bypass-it të Tiranës.

Dokumenti liston edhe projektet kryesore rrugore që janë duke u zbatuar, sipas kategorisë së rrugës. Më konkretisht, disa nga projektet e rrugëve të tipit A, me 4 korsi janë: Unaza e Madhe e Tiranës, në të gjithë lotet e saj si dhe zgjerimi i superstradës Tiranë – Durrës Faza I dhe II. Ndёrtim rruge tip B, ku janё pёrfshirё kryesisht rrugë me dy korsi janë 2 objekte të financuara: Rruga Kardhiq – Delvinë Loti 8, që përfshin sistemimin dhe rivitalizimin e skarpatave, si dhe zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafë – Thanë, në 8 lote të ndryshme.

Dokumenti i ministrisë liston edhe disa nga projektet për ndërtim rruge të kategorisë B2, me 2 korsi por më të ngushta ku më kryesorët janë: Rruga Korçë – Ersekë, Palasë – Dhërmi, rrugët lidhëse me aeroportin e Kukësit dhe Vlorës, etj.

5 Komente

  1. p
    pjeter

    O shoqi,po ne shqip "prioritare" si shkruhet??!!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dytesore

      Paresore

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mesuesi

      @Pjeter, ta kuptoj merakun për pastërtinë e gjuhës shqipe, por ky është problem i madh që zor se mund të mbërrihet. Ka shumë faktorë këtu, por po mbetem vetëm tek pyetja jote: A ka fjalë në shqip për "prioriret"? Jo se ti nuk e di përgjigjen, por jam i bindur se nuk ka shqiptar që nuk e di kuptimin "përparësi" të saj në shqip. Kur thashë këtë, nënkuptoj se ka ca fjalë të huaja, që kanë hyrë në fondin e shqipes dhe përdorimi i tyre nuk mund të shmanget me lehtësi edhe pse e ka sinonimin e saj shqip, siç është dhe 'prioritet' . Diku nga vitet '70, u tentua të bëhej "pastrimi" i shqipes nga disa prej fjalëve të huaja (barbarizmave). Psh. 'fenomen', 'presion' etj, u zëvendësuan me 'dukuri', 'trysni' etj, dhe sot këto 'ngjitën' në përdorim pa vështirësi. Por pati fjalë që e patën të vështirë ta 'kalonin klasën'. Psh, fjalët 'dyqan', 'berber', 'kala' etj, me origjinë turke, nuk e patën kaq të lehtë për t'u zëvendësuar me 'shitore', 'floktore', 'kështjellë' etj. Mora si shembull fjalë me origjinë turke (thuhet se janë mbi 2500), po sa ka nga latinishtja, greqishtja, sllavishtja etj. Sot, vetë gjuha angleze ka në përdorim mbi 30% fjalë me origjinë latine, prej të cilave shumë janë në fjalorin e të përditshmes sonë. Atëhere si i bëhet?! Në kushtet e globalizmit kjo dukuri është e pashmangshme. Gjithsesi, Për sa thua ke të drejtë, por e keqja më e madhe është kur përdorimi i fjalës së huaj përsëritet pa qenë e nevojshme dhe në shqip si psh. ....Kemi të bëjmë një një "risi të re"-thotë kështu jo dikushi, por një gazetar, politikan etj që konsiderohen persona publikë. Meqë ra fjala edhe këto dy fjalët e fundit që përdora unë, pra 'person' dhe 'publik', nuk janë shqiptare, mund të jem gabim, po më duket se nuk ka që i zëvendësojnë ato. Siç thashë ky është problem i madh, dhe u kërkoj ndjesë specialistëve, pra gjuhëtarëve, që ndërhyra në fushën e tyre ku unë nuk jam tjetër përveçse një i dashuruar pas gjuhës së bukur por dhe unike, siç është gjuha shqipe.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dash

        Ja një koment , që duhet të merret si model , se si duhet komentuar , me kulturë , me fjale të zgjedhura , me gjuhë zurtare e letrare . Përshëndetje mësues .

        Përgjigjjuni
      2. A
        Arber

        Udhetimi Tirane deri Palase Sarande konkuron boten! Ne veri verilindje gjithashtu ne te gjith trevat shqiptare e me tutje! Zoti na ka dhene Ballkanin????

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje