Taksa e pronës dhe bashkitë, po mblidhen më shumë para se në 2023, por më pak nga ç'ishte planifikuar

5 Gusht 2024, 21:20Ekonomia TEMA
Taksa e pronës dhe bashkitë, po mblidhen më shumë para se

Bashkitë po mbledhin më shumë taksë prone se një vit më parë, por më pak se sa kishin planifikuar.

Të dhënat nga Ministria e Financave tregojnë se në gjysmën e parë të vitit u arkëtuan pak më shumë se 4.5 miliardë lekë taksa nga pasuritë e paluajtshme nga 3.3 miliardë në janar-qershor 2023.

Megjithatë, 61 njësitë e pushtetit vendor rezulton të kenë mbledhur vetëm 80 për qind të taksave të pronës që kishin planifikuar.

“Do të thoja që shifra është pozitive referuar trendit të ndjekur. Kjo tregon se po ka një vëmendje më të shtuar. Mendoj se asnjëherë kjo taksë nuk do të mblidhet në nivelin 100%,” shprehet Adelina Farrici, drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore.

Të dhënat nga “financat” tregojnë se Tirana sjell gati gjysmën e totalit të parave nga taksa e pronës. Lista pasohet nga Elbasani, Vlora, Fieri dhe Durrësi.

Po pse nuk arrijnë dot bashkitë të mbledhin të gjitha taksat e pronës?

“E para kemi shumë banesa që iu përkasin emigrantëve të cilët paguajnë me vonesë dhe përgjithësisht vetëm kur kanë nevojë për të marrë shërbime. E dyta kemi edhe shumë prona1 të paregjistruara."

Nga viti 2026, për taksën e  pronës e cila paguhet te fatura e ujit do të paguhet më shumë. Kjo për shkak të ndryshimeve ligjore. Taksa e pronës nuk do të llogaritet më mbi “çmimet referencë”, por në bazë të vlerës që ajo banese apo tokë ka. (Marjo Brakaj)

3 Komente

  1. R
    Republic banana......

    te qifsha robt me gjithe tax pasurie....cfare taxe do te paguaj refugjati kur nuk ka marre as letra apo pronesi akoma ne emrin e tij,edhe pse e ka ne token e vet nuk ka marre akoma deftese pronesie!!!??

    Përgjigjjuni
    1. M
      Mbidhen taksat e pasurohet Veliaj-Rama

      Dhe ku shkojne parate e taksave vendore te banoreve dhe bizneseve, qe jane taksat me te frikshme qe kur ka ardh Erion Veliaj ne krye BT. Taksat vendore kane shkuar ne skema 5D e tani jane spostuar ne skema 7S (kompanite we fshihet Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa). Ka shkaterruar bizneset, jane krize ekonomike. Ben presion me bllokime deri ne gjoba, nderkohe Veliaj ben feste me kompanite e tij, ku nuk e kontrollon askush duke vjedhur miliarda leke nga taksat e qytetareve dhe subjekteve.

      Përgjigjjuni
      1. b
        bedri

        tani nuk eshte e veshtire per te paguar taksa, as rradha nuk ka me....Pagesën e detyrimeve tatimore e bera te Posta Shqiptare! Komisionet janë më të ulëtat në treg Paguaj ose në zyrë postare ose online në aplikacionin #ePosta. https://www.postashqiptare.al/c/3/e-posta

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje