Turistët dorështrënguar nuk po i zëvendësojnë dot shqiptarët e ikur

1 Gusht 2024, 21:50Ekonomia TEMA
Turistët dorështrënguar nuk po i zëvendësojnë dot

Turistët, një pjesë e mirë e të cilëve dorështrënguar, nuk po i zëvendësojnë dot shqiptarët e ikur.

Në kulm të sezonit veror, tregtarët ankohen për më pak shitje. Në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, besimi i bizneseve në këtë sektor vijoi rënien edhe në korrik, me 3,1 pikë.

Eduart Gjokutaj, ekspert për ekonominë, shprehet: “Kjo ka lidhje më shumë me pritshmëritë e atyre tregtarëve të cilët prisnin të kishin një volum më të lartë dhe sidomos me atë që u pompua opinioni se do të kishim një konsum të shtuar si pasojë e turizmit. Mos të harrojmë gjithashtu se tkurrja e popullsisë në heshtje ndikon te konsumi pasi ne jemi ndjeshëm konsumatorë më të lartë se të huajt.”

Pas shenjave të forta të pesimizmit në qershor, muajin e shkuar bizneset në sektorin e shërbimeve ku përfshihen baret dhe restorantet raportuar rritje të besimit me 1,7 pikë. Për herë të parë pas disa muajsh në rënie, rritje të besimit në ekonomi në korrik shfaqën edhe bizneset në sektorin e industrisë dhe atë të turizmit.

“Turizmi dashur pa dashur ka ndodhur historikisht ka ndikuar te rritja e kërkesës për sektorin e turizmit dhe për mallra në sektorë të tjerë, përfshirë ato industrialë”, deklaroi Gjokutaj.

Me shpresën se çmimet nuk do të rritet më tej, rritje të lehtë të besimit se situata ekonomike do të vijë duke u përmirësuar shfaqën edhe konsumatorë: “Besimi konsumator është treguesi më i rëndësishëm dhe për momentin nuk jemi në nivelet e dëshiruara. Tregon që gjendja e përgjithshme ekonomike nuk është fort optimiste”.

Rikthimi i optimizmit në disa sektorë, bëri që në pyetësorin e përmuajshëm që Banka e Shqipërisë bën, treguesi i ndjesisë ekonomike që mat aftësinë e bizneseve për të kryer investime dhe konsumatorëve për të shpenzuar, të rritej lehtë, me 0,8 pikë.

 

11 Komente

  1. P
    Prishtine

    Si ka mundesi? Ata “biznismenet” thonin se tani po ju shkojne turistet e huaj dhe se nuk e rruajne per shqiptaret, as per “koqevaret”. Une dhe familja ime e gjere ka 2 vite qe nuk vijme me ne Shqiperi seose atje filluane te shfaqin urrejtje e banditizem ndaj, sic thone ata londinezet, “koqevarve”

    Përgjigjjuni
    1. k
      k

      Shqipëria eshte shtet I degjeneruar që ekziston vetëm ne funksion te krimit, korrupsionit, pastrimit te parave dhe strehimit te kriminelëve dhe trafikanteve te droges.

      Përgjigjjuni
    2. A
      Arlind

      Kam bërë gjithmonë dy herë pushime në vit në Himarë, një herë në qershor dhe një herë në shtator, me një kosto totale prej 3 milion lekë të vjetra. Vitin e kaluar kuptova se pushimet në Shqipëri nuk ia vlejnë më. Këtë qershor shkova në Itali dhe në shtator do të shkoj në Greqi, për të shijuar vërtet pushimet. Qeveria le të vazhdojë të numërojë turistët me pak buxhet që vijnë në Shqipëri. Tani që kanë humbur shqiptarët, do të kuptojnë vlerën e tyre të vërtetë.

      Përgjigjjuni
      1. E
        Evropa jeton me plan jo qiqra ne hell !

        Turistet dore shtrenguar ! hajde Teme hajde ! por ata qe vijne nga Evropa si Turiste secili ka nje plan per zhpenzimet qe do bejne ! nuk jane halla shqiptarce qe sote te behet nami neser syte nga dielli ! vetem shqiptaret harxojne pa plan... bile dhe borxh ajne ne gjendje te marin dhe te bejne pushime diku brenda apo jashte !

        Përgjigjjuni
        1. a
          american22al

          Keto jane artikuj qesharak, si mund te thuash "turist doreshtrenguar" kur nuk analizon shkakun dhe del tek pasoja, perse duhet te shpenzoje pushuesi kur malli apo sherbimi nuk i paraqet interes apo duhet tu japin para shqipetareve se u pelqejne, banalitet , deshtimet nuk duhen faturuar te tjereve por duhet te dalesh me analize serioze qe te permiresosh te ardhmen dhe jo te leshosh tullumbaca kot....

          Përgjigjjuni
          1. P
            Pirdhni se liroheni

            O shoku i vetequajtur ekspert ekonomie, shqiptaret nuk pyesin e nuk u dhimbsen parate e droges e te prostitucionit, ata qe e kene me pune dhe djerse dine te bejne llogari. Po cfare kujtoni se u be deti kos dhe hajde te fusim te gjithe lugen se keshtu thote 2 metroshi Rama qe nuk eshte "hajdut"

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sovrani

              Vazhdoni rrisni çmimet juve se shumë shpejt keni për t'a parë fundin. Nga 10€ një shishe ujë. 30€ parking nata dhe nëpër prona publike ose jo private. 200€ shezlong në plazhe të uzurpuara ku mungojnë totalisht shërbimet publike Toilets, mbeturina, dressing room etj. Nuk po i futem shërbimeve copë copë nëpër hoteleri-restoranteri. Lereni të gjatin ju, . I gjati jeton në një botë virtuale, iluzioniste jashtë realitetit ku veç substancat psikotropike t'a "dhurojnë" atë "kënaqësi". Sa të mbaj Saleh-un në majë ballkonit ai, veç broçkulla do të dëgjoni.

              Përgjigjjuni
              1. l
                labi

                Nuk do koment,vete i kam pare turistet si rrinin ne rradhe per te blere byrek,nga larg kur i pashe nuk kuptova,mendova ndonje i semure ose aksident,sic dihet ne Shqiperi ne raste te tilla behet grumbull njerezish,kur u afrova pashe rradhen per byrek te gjithe turiste te huaj.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Teo

                  Vleresoni perseri euron...leku I forte do shkaterroje eksportet dhe turizmin per ca pallate qe ngrihen.....

                  Përgjigjjuni
                  1. E
                    Eri

                    Shqiperia eshte vendi me i shtrejte ne Europe perfshi dhe Shba. Prandaj mos i bini ne qafe turistave.

                    Përgjigjjuni
                    1. S
                      Saint Tropez.

                      Klientela turistike fitohet duke ruajtur cmimet me te uleta se fqinjet qe kane nje jete te tere qe merren me turizem por Shqiptaret si te babezitur qe jane sidomos ketej nga Jugu ku ka dal dhe shprehja"po s'vodhe tek bacja e komshiut nuk ta jap vajzen per nuse"mendojne hajde t'ja fusim ketyre se keta s'marrin vesh gje se kane pare pa keshtu s'mbushin ic por harrojne qe arroganca,cmimet me produktet e detit qe shumica vjen nga Azia te ngrira dhe peshku eshte rezervati me te njejten shienjesoj si ne Vlore edhe Tirane dhe keta e servirin sikur Po serviret ndonje Salmon te eger ose ton pa llogaritur dhe ujin "kristal" I filtruat dhe pasuruar me perberes natural qe zakonisht derdhet ne darke vone te holluar me uje qe te tretet shpejt qe neser ne mengjes gjithcka te jete "kristal" ben qe ata qe e hengren kete vit nuk kthehen me derisa te mos kete me turiste te huaja por te ngelen vetem ata parelite shqiptare qe shkojne bashke me suiten e haremit nga pas duke u hapur bythesh.

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje