Qytetarët dhe sipërmarrësit shqiptarë morën 181,7 miliardë lekë kredi në gjysmën e parë të vitit. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në raport me janar-qershorin e një viti më parë, huaja e re është zgjeruar me 41,2 miliardë lekë ose 30,2%.
Selim Blliku, ekspert për çështjet ekonomike, deklaroi: “Arsyeja kryesore, siç është shprehur edhe Banka e Shqipërisë, lidhet me kreditë hipotekore për blerje të pasurive të paluajtshme. Ky është sektori kryesor ku po investohet. Ka një rritje gati 7-fish në raport me periudhat e mëhershme”.
Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se për blerje banesash, në 6-mujorin janar-qershor, vetëm për blerje apartamentesh u morën nga bankat plot 53,2 miliardë lekë kredi. Kjo shumë është sa 29% e huasë së re të dhënë në gjysmën e parë të vitit.
“E gjithë kjo vjen pasi sektori bankar po e konsideron të sigurt kredi-dhënien për apartamente të reja. Gjithashtu ka ndikuar edhe fakti që sistemi bankar ka sot mjaftueshëm likuiditet”, u shpreh Blliku.
Me ritme edhe më të shpejta se qytetarët, për të hapur biznese të reja apo zgjeruar ato ekzistuese, sipërmarrësit morën gati 129 miliardë lekë kredi në 6 muaj: “Ritmet e kredisë së re te individët janë domethënëse, por është biznesi ai që mbart peshën kryesore në aktivitetin kreditues. Biznesi, veçanërisht ai i orientuar drejt turizmit, është shumë optimist”.
Duke ndjekur trajektore të ngjashme në thuajse të gjashtë muajt edhe në qershor me 31,2 miliardë lekë kredi e re e dhënë. Në krahasim me qershorin e një viti më parë huaja e re e dhënë muajin e shkuar u zgjerua me mbi 1,8 miliardë lekë apo 6,1%.
Qe te maresh Kredi nuk eshte mireqenje ! perjashtojme njerezit qe marin per Biznsese te pastra .... apo per blerje apartamente per te banuar....asnjehere nuk duhet te harojme qe nje pjese Kredi marin vetem per te pastruar dhe shumefishuar milionat qe kane bere ne kurriz te qytetareve ! ish njerez te afert me ish politikane te ndryshem.....
Qe te maresh Kredi nuk eshte mireqenje ! perjashtojme njerezit qe marin per Biznsese te pastra .... apo per blerje apartamente per te banuar....asnjehere nuk duhet te harojme qe nje pjese Kredi marin vetem per te pastruar dhe shumefishuar milionat qe kane bere ne kurriz te qytetareve ! ish njerez te afert me ish politikane te ndryshem.....
Hajde tallje hajde....kulmi I kulmit...