Kategoritë që do preken nga rritja e pensioneve – Përfitojnë më shumë se 140 mijë të moshuar, pjesa më e madhe në fshat

29 Korrik 2024, 21:10Ekonomia TEMA
Kategoritë që do preken nga rritja e pensioneve –

Prej muajsh Qeveria ka nisur një proces vlerësimi për skemën aktuale të pensioneve, por ajo që mund të thuhet me siguri deri në këtë pikë të procesit, është që do të rishikohen pensionet e ulta, nën 150 euro. Por, cili është impakti që do të sjellin këto ndryshime dhe cilat janë kategoritë që do preken? Duke ju referuar të dhënave zyrtare të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, janë mbi 140 mijë persona, që aktualisht marrin një pension më pak se 150 euro në muaj. Këtu përfshihen pensionet në zonat rurale si edhe pensionet familjare në zonat urbane.

Konkretisht, deri në fund të vitit 2023 në skemën e pensioneve rezultonin rreth 705 mijë qytetarë, nga të cilët 608 581 pensione urbane dhe 96 418 pensione rurale.

Në mënyrë të detajuar, nga 608 581 pensione urbane: 503 747 janë pensione pleqërie duke përfshirë këtu pleqëri të plotë, të reduktuar dhe të pjesshme. Për këtë kategori masa e pensionit shkon mesatarisht 18 341 lekë dhe bashkë me kompensimet  që aplikohen, arrin në 19 922 lekë në muaj.

Ndërkohë, 60 956 janë pensione invaliditeti (nga sëmundje të përgjithshme, sëmundjet profesionale dhe aksidentet në punë) të cilët përfitojnë mesatarisht 18 851 lekë në muaj duke përfshirë këtu edhe kompensimet dhe pjesa tjetër, pra 43 878 persona trajtohen me pensione familjare. Për këta të fundit, pra për pensionet familjare në zonat urbane masa e përfitimit shkon në 8 558 lekë bashkë me kompensimet arrin 10 139 lekë. Është pikërisht kjo kategori, që do të preket nga rritja e pensionit dhe me ndryshimet që do të finalizohen vitin e ardhshëm, pensionet familjare në zonat urbane nuk do të jenë nën 150 euro, duke nënkuptuar këtu një rritje mesatare me rreth 5 mijë lekë.

Kategoria tjetër që preket në tërësinë e saj janë pensionet në zonat rurale. Janë 96 418 persona në skemë, nga të cilët 86 902 trajtohen me pensione pleqërie (pleqëri e plotë dhe e pjesshme), 5 636 me pensione invaliditeti dhe 3 880 me pensione familjare.

Referuar ISSH-së, për pensionet e pleqërisë në fshat masa e përfitimit bashkë me kompensimet arrin në 11 576 lekë. Për pensionet e invaliditetit, 9 201 lekë ndërsa për pensionet familjare, 2 408 lekë.  Në këto kushte, shtesa për këtë kategori pritet të variojë nga 4 mijë deri në rreth 13 mijë lekë në muaj.

Në total janë 140.296 pensionistë që do të përfitojnë nga shtesa e re, në përmbushje të angazhimit për të mos pasur më pensione nën 150 euro deri në vitin 2030. Por ky është vetëm një prej aspekteve që do të rishikohet e që padiskutim përbën thelbin e kësaj reformë të re që do ndërmerret. Ndër ndryshimet e projektuara janë edhe ato që kanë të bëjnë me periudhën kontributive, që duhet të plotësohet për të marrë pension të plotë, skemën e kontributeve për të vetëpunësuarit në zonat rurale si edhe trajtimet suplementare. (Ada Hazizolli)

5 Komente

  1. R
    Rrok NDOCI

    Me sa lexova , skllevërit që punuan 50 vjet në veriZëm dhe saliZëm....do vazhdojnë të ngordhin,,,,,kurse parazitët dhe ,falsifikatorët, që s'kanë dhenë asnjë kontribut,....do përfitojnë.....ju rroftë berishqiZma....dhe i zënë mallkimi të gjithë ata që marrin pensionin e ne skllevërve të ver-saliZmës.....

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vigjilenca

      Në shumë raste disa pensionistëve(këtu kam parasysh shumë mikesha të mia) si dhe mua na kanë hequr disa vite pune. Si ti kërkojmë këto vite kur në librezë pune ato figurojnë dhe janë të rregullta. Boll na gënjeni dhe mashtroni jo sot por mot. Nuk ju besojmë, jeni bërë të neveritshëm.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Ramadan hasanaj

        Te punosh 45vjet dhe te mos rritet pensioni se medemek na qenka I larte ky qe marrim sot kesaj I thonë punosh qorri e ha morri

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lina...

          Nuk e kuptoj përse rritje pensioni në Zonat Rurale ..ndërkohë që shumica janë të vetëpunësuar...duke siguruar të ardhura nga pensioni dhe nga shishja e qumshtit!!! Pastaj ç'është ky kufizim Ju duhet të rrisni pensionet e të gjithë personave që e Kane pagën nën 300 mijë në muaj( të vjetra)... Është mëkat që personave që i dhanë këtij vendi aftësitë intelektuale të paguhen në pension me paga minimale

          Përgjigjjuni
          1. H
            Hajdari që ja fut Lines

            Ju doni ti vdisni fare pensionistët e fshatit ..? Tërë jetën në shi e diell dhe tani që kanë mbi 70 vite mbi shpinë, ju i tregoi qumështin..? Po kush e prodhon qumështin, pensionisti ? O tru tharë, cinizmi e rracizmi juaj është hesterik ..

            Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje