Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550 lekë për të shpenzuar në ditë, depozitat në banak kanë arritur në nivelet më të larta që prej viteve ‘90.
Në fund të qershorit, paratë e kursyera arritën në mbi 1.3 trilionë lekë, 57.7 miliardë lekë apo 4.6 për qind më tepër se qershorin e një vit më parë.
“Vitet e fundit kemi një rritje të pagave, por edhe remitancave. Kjo ka sjellë këtë situatë. Ndërkohë kemi edhe inflacionin. Kryesisht po zhvlerësohen të ardhurat e familjeve në veri të vendit, që presin më shumë dërgesa emigrantësh. Ndryshe ndodh në Korçë apo Durrës”, tha Leons Hasani, ekspert për ekonominë.
Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se me gjithë zhvlerësimin, euro është valuta kryesore në të cilën shqiptarët mbajnë kursimet e tyre. Në 11 bankat e nivelit të dytë në fund të qershorit pati mbi 7.5 miliardë euro të kursyera nga më pak se 6.7 miliardë qershorin e një viti më parë.
“Kjo pasi ka shumë të rinj veçanërisht që të ardhurat e tyre po i kanë në euro. Janë ata që kanë aftësinë më të madhe për të kursyer që punojnë në kompani të huaja.”
Por situata nuk përputhet tërësisht me atë që shqiptarët thonë.
“Unë punoj dhe ha, nuk kam kursime. Nuk na del për të kursyer. Kurse sot e kurse nesër, nuk kemi ça bëjmë. Në këtë vend jemi. Nuk del dot jashtë kornizës. Po jo. Ku ka. Nuk kemi ndonjë buxhet për të kursyer. Nuk na del.”
Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se në fund të qershorit stoku i depozitave në monedhën kombëtare ishte pak më shumë se 591 miliardë lekë. Në raport me qershorin e vitit 2023, kursimet në lekë rezultojnë të jenë zgjeruar me 7.8 për qind.
Deposita leshi, janë kursimet e cunave me drogë që dërgojnë në shpi.
Thjeshte, kush kishte kursyer me vite, dhe kish futur ne banke 30 mije €, osé 33 milione te vjeter para 2 vitesh(apo me shume) afersisht, sot ka me pak se 30 milione te vjeter... te mjeret shqiptare! Punojme per administratoret tane, guvernatoret, ata qe u besojme(!?) (HAJDUTE SPEKULLATORE, quajini si te doni) qe, rrijne rrijne dhe gjejne menyren per te futur duart e ndyra ne xhepat e shqiptareve. Dhe vazhdoni shqiptare, besojuani parate, djersen tuaj.. t'i rruajne keta!! Vetem Zoti na ka mbetur. Rrini te qete, edhe po te kishit kursyer me shume ne leke, keta mjeshtra, qe kontrollojne fluksin dhe gjendjen, do te kishin zhvleresuar lekun. Justifikimet dhe fjalet e bukura... le te fshijne b... uzet. Dikur do zhvleresojne edhe banesat, ndertimet... do ta bejne, sado qe sot duken ne rritje e solide.
42% jetojnë me 5.5$ në ditë???!! Zotërinj gazetarë 90% e bizneseve paguajnë punonjësit gjysëm në të zezë. Një inxh ndërtimi merr me bankë 600$ dhe 1000$ të tjera i merr në arkë. Nuk kërkon ndonjë hetim të madh kjo që po them, por ju as që merrni mundimin të hetoni. Edhe komshiun ku banon të kishe pyetur nuk do ta shkruaje këtë artikull o gazetar.
O Idiote mos u mundoni te krijoni perceptimin sikur njerezit qahen kot se ne fakt gjerat jane krejt ndryshe , KY ESHTE VEC NJE MASHTRIM I PASKRUPULLT GAZETARIE, nuk pasurohen njerezit se vene depozite ne banke, Shqiptaret me ato pare mundohen te blejne sadopak siguri per Jeten se mund te te vije e keqja shume shpejt ne nje vend te pasigurte , nga buka qe ha perdite , tek uji qe pi perdite, tek ajri qe thith perdite madje edhe edhe kur shkon me Pushime TA FUSIN ME ZOR NE MUSHKERI ate tymi i plehrave qe Digjen 1 jave resht aq sa ti ke vendosur te pushosh ne shpellen e hajduteve,dhe pastaj perfundon tek Gashet dhe Peret e ONkologjikut dhe befas e sheh vehten ne nje dhome te qelbur spitali ku temperatura shkon 45 grade dhe digjesh ngadale ne trup e ne shpirt bashke me depoziten qe ke hapur ne BANKEN E LESHIT
Po pse nuk na i tregoni kush i ka ato depozita ,a thua populli ? Boll na cate carin me keto shkrime skandaloze kur e dime shume mire qe nje pjeses e vogel qe merren me pislleqe dhe me veprime te paligjshme pasurohen dhe mbushin bankat.Te tjeret punojne per te ngrene ne Shqiperi se ne fund te muajit nuk ngelet gje ne xhep ku dora e monopolisteve ,pale me shtetin e hajduteve, te merr cdo qindarke.
Kjo zonja ngaterron depositat e Munikes e Argites, me ato te popullit qe nuk i dalin as per te kaluar muaj in.