Thatësira dhe temperaturat e larta që vendi ynë që po kalon kanë bërë që në gjysmën e parë të vitit të prodhohet më pak energji. Nga të gjitha burimet gjeneruese në vend, në periudhën janar-qershor u prodhuan rreth 4.3 mln MWh nga rreth 5 mln MWh në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu rënie.
Janë hidrocentralet private ato të cilat kontribuuan më shumë në prodhimin e energjisë totale. “Arsyeja kryesore që është ulur prodhimi janë reshjet e pakta është ulur niveli në kaskadë. Privati për herë të parë ka prodhuar energji më shumë sesa KESH. Jemi në kuotat 51 me 49% dhe normalisht kushtet atmosferike janë arsyet kryesore”, thotë për A2 CNN Azmer Duleviç, ekspert energjie.
Edhe fotovoltaikët po luajnë një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë. ERE bën të ditur se sasia e prodhuar nga këto struktura është rritur ndjeshëm. Centralet fotovoltaike prodhuan rreth 34 mijë MWh, impiantet në treg të lirë 21 mijë MWh. Është vënia në punë e centralit të Karavastasë që i ka dhënë hov prodhimit të kësaj energjie. 135 mijë MWh është energjia e prodhuar nga ky central diellor. “Karavastaja s’ka qenë në punë vjet ndërsa nga marsi ka filluar të prodhojë por janë dhe disa parqe të tjera të vogla që po japin kontributin e tyre në këtë energji totale”, thotë Duleviç.
Ndalur tek konsumi, në 6 muaj në këtë drejtim shkoi rreth 4 milionë MWh energji. Ndërsa niveli i humbjeve në rrjet u ul në 17.69%. “Arkëtimi është pothuajse 100% por humbjet mbeten për t’u parë. Se të kemi këto ulje të larta duhet të kemi investime nga OSHEE në rrjet por nga ana tjetër nuk është bërë ndonjë aksion i madh që të eliminojë këto vjedhje në rrjet. Por mbetet për t’u parë raporti në fund të vitit që nxjerrë humbjet totale”, thotë Duleviç.
Përballë një thatësire dhe vijimit të temperaturave të larta KESH vijon të importojë energji për të plotësuar nevojat në vend.
Mungesa e rreshjeve ndikon patjeter ne uljen e prodhimit te energjise elektrike, por ama temperatura e larte nuk e di se cfare lidhje mund te kete?. Pasi mesa di une temperatura e ujit nuk ndikon ne forcen e ujit ndja turbines. Por kushedi , "kohet kane ndryshuar" dhe duhet te pershtatemi.
Qeveria duhet te krijoje Nje Fond PUBLIK ENERGJIE, Ideja e sponsorizimit te paneleve per ngrohje eshte demoagogji dhe e papraktikueshme ne cdo familje sidomos neper qytete ku pjesa me e madhe jeton neper pallate te Komunizmit.Por paradoksalisht kjo Ide eshte e duhura kur vjen puna tek ceshtja e energjise.FONDI PUBLIK ENERGJITIK mund te perdore teritore djerre ne vend dhe te ndertoje centralet e enegjise diellore .FONDI PUBLIK SHTETEROR mund te shese kuota tek qytetari psh 1 kuote = vlera e 1 paneli solar ,dhe qytetaret nuk kane pse blejne Panele dhe ti montojne neper PALLATET e renuara te KOhes se xhaxhit , duke kaluar nga ERA e SACEVE, tek ajo e DEPOZITAVE TE UJIT e per te ARDHUR TEK ERA e PANELEVE, kjo shemti dhe bastardim urban duhet te nderpritet menjehere.PRA qytetarit i thuhet praktikish INVESTO NE ENERGJI madje edhe me politika subvencioni te tipit investo 10 panele 1 e ke Falas dhe i shpjegohet qe ne kete menyre MERR NJE NORME ME TE LARTE FITIMI reth 10 /12 % ne vit ndryshe nga BANKAT , kontribuon edhe me pak lek , ska nevoje me qen MILIARDER, nuk investon ne menyre idiote ne kafe dhe bare ngase tanime i kemi 1 miliard te tilla, kontribuon direkt ne ekonomine e vendit TEND dhe keshtu ndjehesh edhe patriot dhe ska nevoje me u LARGU PREJ VENDIT, e keshtu shpetojme edhe Hajduterite e tenderave te energjise me miliona euro