Është hapur tenderi për fazën e dytë të ndërtimit të infrastrukturës publike brenda Unazës së Re së zonës Kombinat, sipas Planit të Detyruar Vendor, ku një total prej 480 milionë lekësh do të shpenzohen për realizimin e punimeve në rrugë dhe trotuare, në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimeve, për ndërtimin e rrjeteve inxhinierike dhe linjave elektrike, si dhe për realizmin e punimeve për sinjalistikë rrugore.
Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet gjelbërimit dhe mobilimit urban, ku në blloqe të caktuara do të shtohen sipërfaqet me gjelbërim dhe do të ndërtohen kënde lojërash ose hapësira rekreative për banorët e zonës.
Referuar situatës së krijuar nga tërmeti i vitit 2019, kryesisht në zonën e Kombinatit, Bashkia e Tiranës ka përgatitur për një sipërfaqe rreth 145 ha, Planin e Detyruar Vendor për shpalljen për zhvillim të njësisë administrative nr.6, zona “Kombinat”. Për ndërtesat shumëkatëshe që do ndërtohen në katër zonat e reja ku do të rindërtohen pallatet e dëmtuara nga tërmeti, janë parashikuar investime në shuma të konsiderueshme, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së komunitetit të zonës dhe banorëve, si dhe për krijimin e një zone të zhvilluar të qytetit të Tiranës.
Mbështetur në këtë plan të përcaktuar, i gjithë blloku është konceptuar i ndarë në katër zona. Rrugët në këto blloqe janë sekondare dhe terciare. Keto segmente rrugore do te ndriçohen në të gjithë gjatësinë e tyre dhe në të dy anët e rrugës do të ndërtohen trotuare për këmbësorët, duke konsideruar gjithashtu edhe një korsi biçikletash.
Sipas PDYV Kombinat dhe detyrës së projektimit, e gjithë qendra e kombinatit do të kthehet në një zone elitare banimi në të cilën qarkullimi automobilistik do të bëhet nëpërmjet unazës së re, rrugëve te brendshme, si dhe disa zonave të reja zhvillimore.(Ledina Elezi)
Kombinati ka shume pallate te vjetra e shume te amortizuara ,do ishte mire qe te gjitha ato pallate 2 a 3 kateshe te prishen e te behen pallate 8 a 10 kate ,shembullin ta shikojne ne Barcelone se si behet nje lagje .
po ku ka zone elitare ne Tirane o dhjaret e koheve te reja. Tirane eshte nje fshat i madh e asgje me shume
O Tosi , nga Malsi e Madhe flet per Tiranën ti ? Ke zbritur ndonjëherë nga malet për në kryeqytet , apo s'ke kujt ja le dhitë ?
ca thu mer, ja une ne tirane jetoj punoj.. DHE KAM LINDUR tirana eshte PIKA PO PIKA HALLIT, me keq se teherani dhe kabuli. ka te drejte ai ketu sjetohet me sidomos per ata qe duan te punojne e sjan nga tirana. kombinate eshte vend i harruar nga zoti, LITERALLY te vjedhin mes dites atje ske asgje. mos me lavderoni qytetin me ordiner ne shqiperi qe e ka dhjere kryetari idiot qe akoma se di se si fitoj kush dreqin e votoj
Kombinati, nuk ka qenë... Nuk është, dhe nuk ka për të qenë asnjëherë zonë elitare banimi! (Thjesht një lagje, dhe zonë e banuar, asgjë më shumë.
Asgje nuk na intereson vec te mbarojne ato pallate te lagjanere ne kombibat te futen banoret se jane 4 vjet qe.paguajne para shtese nga ato qe jep shteti u ka humbur durimi sidomos mosha e trete . Te fusin koken banore ne shtepite se po abuzojne qeramarrsit se pallatet e tyre janshembet dhe jan te detyruar te paguajn si tja kerkoj qeramarresi. Pastaj beni cte doni me rruget
Tos kosi ,kush ta mballosi o kar bosi ?