Aksi Thumanë-Kashar, ministria sqaron tarifën: Ja kur dhe sa duhet të paguani fiks

8 Korrik 2024, 21:31Ekonomia TEMA

Aksi Thumanë-Kashar, ministria sqaron tarifën: Ja kur dhe sa duhet

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se sistemi i pagesës për aksin rrugor Thumanë – Kashar do të nisë zyrtarisht në ditët në vazhdim, por publiku do të njoftohet paraprakisht për datën dhe orarin e fillimit të pagesës.

Deri në nisjen e këtij procesi, kompania do të kryejë në segmente të ndryshme kohore, testime të kufizuara të sistemit të pagesës, për të kolauduar sistemin dhe aftësinë përpunuese të stafit. Lidhur me orarin e këtyre testimeve publiku do të njoftohet 24 orë më përpara.

Pagesa për kalimin në këtë aks do të jetë 2.1 euro pa TVSH, ose ekuivalenca e saj në lekë sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, në datën e fillimit të operimit të sistemit të pagesës.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve gjatë fazës së kolaudimit, pasi ky aks rrugor u hap përpara afatit për t’i dhënë frymëmarrje qarkullimit dhe për të lehtësuar trafikun në akset e veriut si dhe për të ndihmuar qytetarët që qarkullojnë në këto akse.

10 Komente

  1. t
    troc

    Pagesat i marrin shpejt,por a u demshperblyen banoret per token e grabitur me dhune ?

    Përgjigjjuni
    1. D
      Doda

      Po pse me euro e jo me lek ku leku eshte para e shtetit tone.Ky veprim tregon se qeveria kenaq interesin e oligarkeve.sot ne kete rruge nje makine paguajne 270 l te reja dhe ato qe jepnin faturen thonin qe me kursin e euros pra per 2.1 e te konvertuar ne lek u be sot 270l pra sipas firmest 1e eshte 135l.Turp per kete poshterim qe u behet qytetareve nga kompania me ndihmen e pa kursyer te qeverise

      Përgjigjjuni
      1. Q
        Qytetari

        Kujdes se 2.1%€ është pa TVSH dhe me TVSH rezulton 2.52€.

        Përgjigjjuni
      2. L
        Leverkusen

        Po pra ju qr skishin as kusur kshu do e shkruni ju mos me pagujt taksat sikur po boni prova po lekt do i merni isoj hajdut tirone

        Përgjigjjuni
        1. E
          Erdogan

          hahahahahahhahha 2,1 euro pa TVSH-ne. Dmth me gjithe TVSh-ne prej 20% shkon ne 2.5 euro nga te cilat 2.1 i mer kocensionari dhe 0.4 euro shteti.

          Përgjigjjuni
          1. O
            Oligopoli i rregulluar!

            O të q.... ministrinë e infrsstrukturës ! Po pse flasin me Euro se kuptoj !!! A është zhfukur leku ?? Dhe pse ministria duhet ta japi çmimin pa TVSH. Përderisa jemi brenda teritorit dhe mallrat ose shërbimet janë subject TVSH nuk e kuptoj pse nuk thonë direkt 250 Lekë... App çdo gjë varet se si do shkoj kursi i euros?? Dmth një ditë çmimi 250lekë ditën tjetër 260... Po nuk është çudi nqs Euro shkon me 140leke të shkojnë dhe 350leke çmimi I kalesës. Si përmbledhje! 20Km rrugë 2.5Euro. Nqs këta do t'a bëjnë AL me autostradë të këtij standarti nga Hani I Hotit ose Muriqani në Konispol apo Kakavijë. I bie që më këtë me dje sot ... Dikujt do ti duhet 40-50 Euro me kalu Shqipërinë... Ore më falni ! Të gjithë me drogë punoni në AL??? A ka ndonjë që bën ndonjë punë tjetër aty ??? Se jo për gjë!!! Por se di se si mund të konsiderohet kjo për një vend me paga mesatare ende poshtë 500Euro/muaj. Jo për gjë se I fut një firmë dje Salehu, me Lulin e sot Edi me Belanë. Dhe do t'a paguaj një jetë populli Shqiptarë në jetën e përditshme dhe ndonjë kalimtar njëherë në vit... Se me sa shoh të fituar këtu dalin vetëm Kastrati, Ulaj, Mane e ndonjë bisht e për ndonjë Gjoka e Salillar. Vidheni dhe robërojeni atë popull. Me koncensione e veora publike në truall publik. Kjo të bën të kuptosh se pse me të vërtetë po tkuremi si komb dhe rrezikojmë seriozisht egzistencën pas 100 vjetëve. Të pasurit e AL vetëm me aktivitete monopol ose nga paratë publike pa prodhuar asnjëri absolutisht asgjë.... Këta janë strategët e kombit dhe politikan kurvat !

            Përgjigjjuni
            1. G
              Gabriel

              Ore na thuaj me TVSH, se ajo është pagesa reale. Pse gënjeni?

              Përgjigjjuni
              1. p
                pjeter

                Kjo puna e pageses duhet zgjidhur njehere e mire, te detyrohet kompania te instaloje paisje te tilla qe pagesat te jene automatikisht ne dy monedha,lek dhe euro ne fature,kush paguan ne leke,te marri kusurin ne leke,kush paguan euro ne euro,te jete automatike,pa bere polemika me punojsit,jo kam lek , skam euro, te jap reston ne leke,keto duhen eliminuar qe ne fillim,sepse perkthehen ne kohe te humbur e qe automatikisht dote thote ne radhe te gjata,sepse te jemi te sigurte,ate autostrade edhe pse me pagese,do e shfrytezojne te shumte,e mjafton pak per te krijuar radhe kilometrike!!

                Përgjigjjuni
                1. B
                  Burgu 313

                  O zot,cdo dite nga nje lajm i hidhur.Me raste 3 e me shume.Ministria e degjeneruar e Infrastruktures.Na keni bo me vjelle.E kuptoni apo jo?Vazhdoni se ja u kan rregullu apartamentet te 313.Me pamje nga lumi.Ndersa te burgu grave me pamje nga Dajti. Karma eshte me e forte se brekushi madh i Shqiptarve

                  Përgjigjjuni
                  1. l
                    lani...

                    shume shtrenjt moterqim shtetar hajduta

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje