847 familje do të ndihmohen nga projekti i “Strehimit Social” – 490 milionë lekë investime në 22 bashki të vendit, cilat kategori përfitojnë?

4 Korrik 2024, 21:50Ekonomia TEMA
847 familje do të ndihmohen nga projekti i “Strehimit Social”

Ministri i Ekonomisë Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi se janë shpallur 22 bashki fituese për Projektin e Investimeve të Strehimit Social. Sipas tij ka një vlerë financimi prej 490 milionë lekësh nga buxheti i shtetit.

Këto projekte do të adresojnë nevojat për përmirësimin e kushteve të banimit për 847 familje në nevojë në të gjithë vendin.

Por cilat janë familjet përfituese nga ky projekt?

Familjet që përfitojnë janë 11% familje me ndihmë ekonomike, 21.6% të mëshuar por pa përkrahje, 13.2% persona me aftësi të kufizuar, 2.5% familje me një prind, 2% familje me gra kryefamiljare, 3.2% emigrantë të rikthyer, 2% viktima të trafikimit, 34.5 % kategori të tjera sipas ligjit nr. 22/2018 “Për strehimin social”.

Ndërsa shpërndarja e fondeve do të bëhet sipas planit ku, 57 milionë lekë janë për adaptimin e objektit dhe kthimin në banesë sociale për strehimin e 35 familjeve në kushte të vështira ekonomike, në Bashkinë Mat. Më tej, 335 milionë lekë për programin e “Përmirësimit të kushteve të banimit” për 547 familje në 19 bashki. Gjithashtu, 98 milionë lekë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat informale për 265 familje, që i përkasin kategorive të strehimit social.

2 Komente

  1. p
    pjeter

    Kujdes se mbas disa vitesh,na del ndonje nje tjeter si Muli Noka perfitues i strehimit social!!

    Përgjigjjuni
    1. P
      Pirdhni se liroheni

      Blendi Gonxhe kur ishte Z/Kryekar i bashkise se Tiranes ne kohen e vampirit Ed permbyti kryeqytetin dher iku ne arrati, pas parashtrimit te ketij krimi eshte kthyer nga ustai i tij dhe nashi i jane besusr mimilona e miliona si dikur Tigrit Ahmetaj qe ne "arrati" po ha me luge floriri. Vendin e Tigrit e ka zene ky qe ne pamje duket si palluqe por te grin me keq se Ahmetaj.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje