Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Profesionet e Lira, drejtoria e Tatim Taksave ka vazhduar dërgimin e emaileve ndaj profesionistëve të lirë duke i kërcënuar me gjoba në rastin e mospagimit të taksave. Këtë shqetësim duket se e ka marrë dhe deputetja e PD, Jorida Tabaku, që ishte në krye të betejës për profesionet e lira në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale ajo i ka kërkuar Ministrisë së Financave që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi një demokraci e vërtetë respekton vendimet e gjykatave. Tabaku është shprehur në videon e postuar në rrjet e saj se i takon institucioneve shtetërore që të zbatojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese që nuk kanë asnjë diskutim dhe as në interpretim por vetëm në zbatim.
Më tej ajo është shprehur se personave që kanë paguar taksën për një ligj që është shpallur antikushtetues, qeveria socialiste duhet t’ia kthejë pagesën pas. Në rastin se kjo mazhorancë nuk do të veprojë kështu siç edhe logjika dëshiron atëherë deputetja e PD ka premtuar një propozim ligjor që i rikthen këstet e paguara për një ligj të shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetutese.
Fitorja e profesionistëve të lirë në Gjykatën Kushtetuese ka rihapur nëj debat në lidhje me formën e taksimit në Shqipëri. Gjykata vendosi në favorin e profesionistëve të lirë në fund të qershorit pak ditë përpara përfundimit të afatit kohor të pagimit të taksave. Beteja në Gjykatën Kushtetuese nga profesionistët e lirë është konsideruar e një rëndësie të veçantë.
"Komunikime dhe shqetësime pa fund nga profesionistët e lirë, të vetëpunësuarit dhe bizneset e vogla në lidhje me faktin që ndonëse ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që i ka dhënë të drejtë profesionistëve të lirë dhe ka rrëzuar taksën diskriminuese dhe të pabaratë të profesioneve të lira sot me kokëfortësi, me arrogancë institucionet shtetërore, ministria e financave vazhdon dhe nis njoftime për profesionistët e lirë. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që është atje për t’u zbatuar, jo për t’u interpretuar, as për tu pëlqyer, as për t’u komentuar.
Vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të formës përfundimtare. Ka 9 vendime që janë në radhë nga kuvendi dhe që nuk zbatohen por në këtë rast ky vendim prek 30 mijë profesionistë të lirë. Kështu që kushdo që e ka bërë këtë pagesë duhet t’i kthehet menjëherë, ministria e financave duhet të ndalojë nisjen e njoftimeve por njëkohësisht edhe kamat-vonesat që ia nisin përditë bizneseve. Unë e di që ndoshta nuk janë të kënaqur, ndoshta nuk i pëlqen por në këtë rast i bëj thirrje që të zbatojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, zbatojë vendimin që ka njohur gjykata si tatim të padrejtë dhe mos vazhdojnë me këtë sjellje uzurpuese.
Nëse kjo nuk ndodh, ne do të prezantojmë një projektligj që do të detyrojë institucionet të kthejnë pagesat e marra", shkruan ajo.
Po moj deputete, por pagen tende kush do ta paguaje, apo vari leshte, rip rrogetaret e shtetit.
Ka 10 vjet qe paguajme patronazhistet qe bejne pushimet neper Europe nderkohe qe nuk dine as ku e kane vendin e punes,thjesht terheqin rrogen ne banke dhe kujtohen cdo dy vjet per fushaten e rradhes.Megjithese shume sherbime jane digjitalizuar,parazitet jane dyfishuar ,ne vend qae te pergjysmoheshin.Kjo tregon se Ramuti eshte kujdesur dhe per te Medhenjte (qe te hane me luge floriri) por edhe per patronazhistet qe te lepijne edhe ata ndonje kocke.
Po sikur te shkoje ne GJK qe te ulen rrogat e deputeteve dhe kjo gjykate ta miratonte a do i kthente parate balonetabakja.Nuk la prapa veprim ne ceshtja financier z Tabake dhe eshte e sanksionuar ne kushtetute por raca e juaj nuk e njeh ate
Tabake je e peŕshtire pasibje pjese e zeze e Sali Kermes , ndaj mos na bej virgjereshen , nga dybkexhije e Tropojes ska vend ku te rrije je pa cipe , shtrige tipike me bishtin e fsheses mes shaleve te duket nga larg.. Duhen 400 vjet te zhduken metastazat e Sali NonGrate se Vicidolit mjere Shqiperia ce gjeti me kete Tribal shpellare , Neo Feudal Alpin ( Maloki )