Asambleja e PS/ Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ka ndikuar lufta në Iran! Po përgatitemi që të fusim risi me kapacitete teknologjike në treg (VIDEO)

28 Mars 2026, 19:20Ekonomia TEMA
Asambleja e PS/ Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ka ndikuar

Në mbledhjen e Asamblesë së PS në Njësinë 2, kryeministri Rama preku edhe çështje që prekin qytetarët, duke nisur me çmimin e naftës, planin për rritjen e pensioneve, por edhe pagat në sektorin publik.

Për naftën, ai tha se qeveria ka hyrë në veprim dhe me Bordin e Transparencës ka diktuar çmimin. “Na janë krijuar mundësitë dhe kjo do të thotë që ekonomia funksionon, por edhe e mësuam që ekonomia nuk është thjesht e lidhur me çfarë bëjmë ne këtu, por edhe me çfarë ndodh edhe larg nesh. E mësuam këtë me pandeminë, me luftën në Ukrainë, dhe po e shikojmë prapë me naftën që po ndikohet nga lufta në Iran. Nga ana tjetër, kemi mësuar se ne nuk rrimë më duarkryq. Sepse qoftë me pandeminë apo me tërmetin që ndodhi, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime që kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet. Jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë. Për naftën po përgatitemi për një ndryshim të madh. Shteti, duke u futur të garantojë rezervat, dhe të ndikojë në çmimin e naftës, duke e sjellë në parametra të arsyeshëm. Po përgatitemi që të fusim në tregun e naftës disa risi që kanë të bëjnë me kapacitete të reja teknologjike”, tha Rama.

Lidhur me planin 4-vjeçar për rritjen e pensioneve, Rama shpjegoi skemën: “Tani pensionet kanë hyrë në planin e rritjes, i cili është një plan 4 vjet rresht, ku çdo vit rritja do të dyfishohet. Nëse këtë vit pensioni në muaj është rritur X, vitin tjetër, nga janari do të jetë X herë 2, pastaj vitin tjetër do të jetë X herë 3 sepse na janë krijuar mundësitë dhe kjo do të thotë që funksionon ekonomia”. Ai tha se edhe pagat në sektorin publik janë rritur.

Nga ana tjetër, ai tha se do të fillojë një program i ri “Dyfisho ndërmarrjen tënde”, një nismë që do mbështesë çdo të ri që ka një plan apo projekt. Sa i përket Paketës së Maleve, Rama theksoi se ka shumë aplikime dhe është vendosur një normë për kryetarët e bashkive që duan të rikandidojnë, të cilët duhet të arrijnë minimumi 10 kontrata.

“Tani shumë gjëra nuk janë siç kanë qenë. Ne kemi kaluar nga të fundit në të parët për cilësinë e prokurimeve publike. E-Albania ka ndryshuar jetën e njerëzve dhe kemi më shumë gjëra për ta përmirësuar më shumë atë shërbim”, tha Rama.

 

2 Komente

  1. R
    Ramaduro = Ramaforti

    Ëuu! Nuk na kishte shkuar mëndja se për rritjen e çmimit të naftës, paska ndikuar lufta më Irak! Si e gjeti mor aman!?

    Përgjigjjuni
    1. z
      zz

      Po per Kosoven qe e ka 40% me lire pse es;ka ndikuar?

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje