
Fitimi i sektorit bankar po rritet edhe në muajt e parë të vitit 2023. Vetëm në 2 muajt e parë ato kanë arkëtuar 5.3 mld lekë, të ardhura këto 128% më të mëdha se fillimi i vitit 2022.
Bankat po përjetojnë një periudhë të mirë, teksa shohin që fitimit e tyre po rriten me ritme të shpejta. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se në dy muajt e parë të vitit, fitimi neto i sistemit arriti në 5.3 miliardë lekë, me rritje 128% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ky është rezultati më i lartë për periudhën dymujore që nga viti 2015.
Shifrat e deritanishme tregojnë se fitimi i bankave po rritet duke ndjekur ecurinë e vitit të kaluar. Rritja e normave të interesit nga bankat qendrore në fazën e parë, ashtu siç pritej, ka pasur një ndikim pozitiv në performancën e bankave, duke zgjeruar rezultatin neto nga interesat.
Nga ana tjetër, edhe cilësia e portofolit të kredisë nuk po jep ndikim negativ mbi rezultatin financiar.
Kujtojmë se bankat tregtare arritën fitime rekord në vitin 2022, duke arkëtuar 23.8 mld lekë, ose 210 mln euro.
Sipas strukturës, 3 nga 11 banka kanë ndarë 70% të fitimeve vitin e kaluar, ndërsa vihet re se një grup bankash të përmasave të mesme kanë parë rritje të performancës në treg.
si i tha ai hajduti i famshem i bankave ne Frankfurt psikologes se burgut ,kur po i bente testin Hajdutit per ta len te lire dhe se ai ishte penduar e premtonte se nuk do vidhte me Banka ? - Nuk do vjedh me Banka tha - por do ndertoj nji Banke te vjedh gjitje qytetaret nen mbrojtjen e Shtetit e Policise . Lol !
Bankat do te mbyllen. Terhiqni asetet sa nuk eshte vone. Lereni propaganden dhe manipulimin se po ju genjejne. Jeni paralajmeruar disa here rreth ketij problemi. Kur te ndodhe do te jete teper vone.
Ca propagandë e ulët " banka fitime miliarda, banka e Shqipërisë me humbje 250 miliardë Çmimet në stratosferë rrogat e ulëta shqiptarët emigrojnë çdo ditë Kurse media e "pavarur" ben propagandë per rritje ekonomike per emigrantë që kthehen nga usa etj