Baza detare e Sarandës mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e “Marina Bay Saranda”

15 Qershor 2023, 19:28Ekonomia TEMA

Baza detare e Sarandës mbetet nën sekuestro, Gjykata e Lartë

Baza detare e Sarandës do të mbetet nën sekuestro. Gjykata e Lartë ka rrëzuar sot rekursin e kompanisë “Marina Bay Saranda” për të shfuqizuar sekuestron e vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Krimit dhe Korrupsionit.

Baza detare e Sarandës u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të këtij viti, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i bazës kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.

Kompania koncesionare e apeloi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në 16 maj kompania e apeloi sërish vendimin, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por edhe kjo gjykatë ka vendosur ta lërë në sekuestro bazën detare.

Në 1 korrik të vitit 2020, Ministria e Financave nënshkroi me kompaninë Marina Bay Saranda një kontratë qiraje me vlerën 1 euro për dhënien e 265 mijë metër tokë publike në Gjirin e Limionit, në Sarandë. Sipas projektit, kompanitë do të ndërtonin aty një port jahtesh si dhe një resort turistik me vila, hotele dhe apartamente.

Por brenda sipërfaqes prej 265 mijë metrash, gjenden dhe 40 mijë metër tokë, pjesë e bazës detare të Sarandës, që është në pronësi të Flotës Detare. Për këtë shkak, kontrata u kallëzua në SPAK nga ish komandanti i Flotës Artur Meçollari, i cili pretendon se privatizimi i pronës së Flotës është bërë në kundërshtim me ligjin dhe cënon kapacitetet mbrojtëse të vendit.

Ndërkohë që gjatë kësaj kohe për këtë çështje është thirrur disa herë në SPAK ministrja Olta Xhaçka, por edhe funksionarë të lartë të forcave të armatosura, përfshirë ish-shefin e Shtabit, Bardhyl Kollçaku.

7 Komente

  1. H
    Hordhia e ndyre e Sali Rrumpallës

    Korrupsion ne mes të dites, por opozita nuk ka goje të flasë. Dhe kush? Xhaçka. Të ka faj lulka? Sali Berisha nuk flet, sepse i dalin horrlliqet me kompleksin Partizani. Andi Bushati, dhe gjithe shpura e gazetareve te Berishes nuk flasin. Kane urdher. "Rama të mos preket aty ku kemi rene dakord." Dhe njerezit pyesin se pse nuk kane rene ne burg Meta dhe Berisha. E kush ti fusë? Ne qe nuk kemi asgje ne dorë?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Taulant

      Booo cfare tmerr vetem beton ashtu si porti i Vlores e Durresit. Ku po e con vendin kerrici i Vucicit ??????????

      Përgjigjjuni
      1. G
        Glauk

        265000 metra katror me 1 euro qira? Albaniatan hesapi. Shitini te gjitha ministre plera

        Përgjigjjuni
        1. T
          Taulant

          Kete ligj e beri saliu per vehten e tij, por e gezoi shume pak.

          Përgjigjjuni
        2. s
          shqiptar i zakonshem

          qr ca behet

          Përgjigjjuni
          1. E
            Erdogan

            1 Evro! Shume 'Larte" Qeraja.

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlora.Vlora

              Qe do te thote qe Bundra xhacka duhet te meret nga spak

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje