
Shqipëria ka ratifikuar 100 % marrëveshjen me Malin e Zi për ndërtimin e Urës mbi Lumin Buna që lidh Velipojën me Ulqinin. Marrëveshja ka klaur edhe hallkën e fundit proceduriale, duke iu publikuar në Fletoren Zyrtare, pas dekretimit nga Presidenti.
Objektivi i përgjithshëm i Projektit është ndërtimi i Urës që përmirëson lidhjet ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke krijuar kushte për shfrytëzimin maksimal të potencialeve natyrore dhe kulturore, si dhe forcimin e zhvillimit ekonomik dhe social në rajon.
Hartimi i projektit është përgatitur me burimet financiare të palës shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH).
Palët bien dakord të bashkëfinancojnë ndërtimin e Urës në masën 50% nga secila palë, duke përfshirë kostot totale të ndërtimit, mbikëqyrjes dhe shërbimeve të tjera që lidhen me realizimin e projektit.
Marrëveshja për ndërtimin e urës u nënshkrua në Podgoricë, më 27 shkurt 2023 nga kryeministrat e dy vendeve, Dritan Abazović dhe Edi Rama, raporton SCAN.
Referuar deklarimeve publike, punimet për këtë urë janë parashikuar të përfundojnë në gushtin e vitit të ardhshëm. Ura do të jetë e gjatë 380 metra me 3 harqe dhe do përdoret për makinat, kalimtarët e biçikletat. Kostoja e projektit llogaritet rreth 9 milionë euro.
Qysh kjo Ure 300 metra me te gjithe ate sasi betoni e hekurash kushtoka vetem 9 milion euro !???? Duhet te pakten me i shtu edhe nje zero zoni gazetaruc sepse nje vile po kushton 1-2 milion euro sot.
Po jo mor xha Jaho..... . Kjo urë në foto ndodhet në Kinë.......... . Ne kështu e kemi , postojmë foto për urë madhështore dhe na del pasarelë të cilën e mer lumi në vërshimin e parë.
Ura e paraqitur ne figure eshte ura e Kroacise. Xha Jaho ka te drejte nese i referohet figures, ajo ure ka kushtuar me shume se 1 miliard euro. Ndersa kosto e kesaj ne Bune, vetem 300 m eshte 9 mln euro. Bashke me rakordimet ne te dy anet dhe lidhjet me rruget egzistuese, exit-et ne te dy anet, kosto totale e projektit arrin 20 mln euro, qe do ndahet barabar ne te dy shtetet.
Foto ilustruese kineze.... hahaha!
Une per Ramen kam shume rezerva por por ate qe po ben Rama per integrimin e Shqiperise ne Ballkan e ne Europe eshte per ti hequr kapelen . Me kete ure lidhese me Malin e Zi qe do shkurtoje goxha rruge dhe do thjeshtoje kalimin per ne Mal te Zi e tutje Kroaci e me lart , tregon vertete largpamesin e Rames se integrim ne Europe pa u integruar me pare ne Ballkan me fqinjet nuk ka ........ nje falenderim nga zemra per Ramen qe ben gjerat qe te tjeret as nuk i mendonin .
Fiks
Thote kostoja e projektit , jo e ndertimit
Për t'u pershendetur ky projekt!