“Të kualifikuarit nuk i përballojmë dot” – Nga paga, deri te standardet e punës: Arsyet pse largohen profesionistët

9 Qershor 2023, 22:00Ekonomia TEMA

“Të kualifikuarit nuk i përballojmë dot” – Nga

Profesionistë ka, por bizneset nuk mund t’i paguajnë në bazë të kualifikimeve që punonjësit meritojnë. Është kjo një nga situatat ku të kualifikuarit gjenden së fundmi. Eksperti i punës Erjon Muça liston arsyet se pse kompanitë dhe bizneset nuk pranojnë punonjës të kualifikuar.

“Shumë biznese dhe kompani preferojnë kandidatë me pak kualifikim sepse duan ta paguajnë më pak, duan ta shfrytëzojnë shumë me orar dhe pa orar dhe kërkojnë maksimumin e resurseve intelektuale, profesionale, dhe atyre sociale nga ky punonjës, duke rritur apo maksimizuar në këtë mënyrë dhe të ardhurat, fitimet, dhe zhvillimin e mëtejshëm të biznesit dhe sipërmarrjes. 

Kjo edhe për një arsye tjetër, arsyeja qëndron për shumë kompani dhe biznese nuk kanë standard të funksionalitetit të tyre të brendshme, nuk kanë një modernizim të organizimit të tyre, gjë që bën që një profesionist të mos e gjej veten dhe do të largohet shpejt nga një sipërmarrje kur nu ki ka të sistemura proceset e dhe procedurat e punës, kur nuk ka të përcaktuara detyrat dhe përgjegjësitë si duhet”, u shpreh Erion Muça.

Në një kohë kur bizneset janë në krizë për punonjës, nga ana tjetër nuk u ofrojnë atë pagë që meritojnë, zgjdhidhje për ta mbetet emigrimi. Por a mbetet paga kushti kryesor që punonjësit largohen nga Shqipëria?

“Kanë kufizime të mëdha për të vjelur investimin mbrapsht që kanë bërë për formimin e vetes. Profesionistët e kulaifikuar largohen nga vendi sepse mundësitë dhe hapësirat që i ofrohen në Shqipëri janë shumë të kufizuaraqë ata të kenë mundësinë të kthejnë mbrapsht investimin që kanë bërë të vetja e tyre duke u zhvilluar profesionalisht, duke u arsimuar, duke u kulaifikuar në mëbyrë të vazhdueshme dhe nuk e gjejnë mundësinë dhe hapësirën e tyre në tregun vendas. Kjo si rjedhojë e ccështjeve që kanë të bëjnë me modernizimin apo pritshmërinë e arsyeshme dhe objective që ata kanë me qëllim që gjithë këtë formim që kanë të mund ta vëjnë në zbatim në praktikë”, u shpreh Muça.

Sipas Muçës janë implementuar disa nisma për të mbajtur në Shqipëri të kualifikuarit apo ekselentët por rezultatet e tyre nuk janë bërë transparente.

“Të gjitha këto nisma nuk kanë qenë efikase sepse është tregu ai që duhet të modernizohet në vetvete, janë mekanizmat apo sistemet dhe procedurat burokratike të standartizuara që duhet të funksionojnë në kompani dhe biznese private”, tha Muça.(Diamila Leka)

3 Komente

  1. b
    beni

    Kjo dihet dhe nuk do ndonje zgjuaresi ta kuptosh.

    1. E
      Emisioni

      Shqiptari eshte paçavure qe ne djep e qe ne familje, si punedhesi e si punemarresi.... Pra rritet me paçavuresine ne koke .....ska shpetim. Shqiptari.... s'di shqip...... s'ka edukate.... s'ka miresi..... s'ka optimizem....... s'ka humanizëm..... s'ka pergjegjesi..... s'ka vullnet..... s'ka memorie Shqiptari lind per te shtyre kohen e ne pritje te ndonje kafshate.......te kafshoje e te ike. Ky "eksperti" i punes......pse s'merr iniciativë te beje nje konference ....simpozium....event.......e ca ti doje, ta ngrejë problemin ne nivel te larte, ti drejtoje thirrje zyrtare qeverisë.....parlamentit......gjykatave......per rrespektim te ligjit te punes si fillim ??????? Ik o trangull, merr ate rroge e bej xhiro ne tirane, e shif ndonje benc okazion, nese s'ke!!!!!

      1. D
        Detari

        ashtu jane sunitet

      Lini një Përgjigje