
Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet në kontenierin e aksit Thumanë-Kashar, pjesë e Korridorit Blu, një ndër akset më të rëndësishme, që lidh veriun me jugun, ku janë realizuar deri më tani 40% e punimeve.
Ministrja Balluku në fjalën e saj është shprehur se ky është një kas rrugor që do të përbëhet nga 11 ura, 12 nënkalime e kryqëzime.
Ndër të tjera ajo është shprehur se brenda 12 muajsh kjo rrugë do të jetë e aksesueshme për qytetarët. “Punohet në të dy volumet, ndërkohë nuk kemi një autostradë që i përmbush të gjithë kushtet, është dy here dy korsi plus dy korsitë e emergjencës. Vetëm ky projekt do të ketë 11 ura 12 nënkalime dhe dy pjesë të lidhjes së nënkalimeve me disnivel. Të gjithë këto projekte te hapura së bashku kanë kompleksitetin e tyre që duhet të vendosen në mënyrë që të mos ketë mbivendosje. Nga Murriqani në Kakavijë është detyra e ARRSH që të merret me të gjithë këtë. Brenda këtij viti ne kemi në projekt mbarimin e trasesë dhe brenda 12 muajve mbarimin e të gjithë rrugës”, ka thënë Balluku.
E veshtire ta mbarosh veren tjeter.Ja ke fut kot.
Po me 10 milion euro km si mos mbaroje?! Kaq s'kushtojne as ne BE rruget fushore
Jo mire xhan se eshte me 27 milione kilometri
Po pse me pa tjeter duhet te mbaroje vitin tjeter, rendesi ka te behet me standartet e duhura.
Z Balluku a i ke pare gungat ne mbikalimin e Fushe Krujes ne krahun e majte kur shkon per Shkoder dhe tek nje ure nja 500 me larg.Rruga eshte shum e rrezikshme kur vjen nga Shkodra Si tek ura dhe mbikalimi. Besoj se jane ashtu prej shum kohesh. Duke ardhur nga Shkodra duhet shum kujdes kur kalon edhe tek ura dhe mbikalimi. Edhe rruget e reja na duhen por duhen shikuar edhe te tjerat.