Rënia e Euros nuk do të ndalet! Çfarë pritet në tre muajt që vijnë? Flet eksperti i ekonomisë

4 Qershor 2023, 19:10Ekonomia TEMA

Rënia e Euros nuk do të ndalet! Çfarë pritet në tre

Rënia e Euros vazhdon rrugëtimin e nisur paralelisht me krizën e çmime. Monedha e eurozonës shitet sot me 109.4 lekë kurse Dollari amerikan këmbehet me 101.6 lekë.

Eksperti i ekonomisë Bujar Bendo flet rreth një problemi që tashmë po i shqetëson të gjithë, rënien e euros.

Ai tha se pritet që kjo rënie e euros në tre muajt në vijim të vazhdojë po njësoj në rastin më të mirë, por ai tha se ajo edhe mund të zbresë ende më shumë, ndërsa paralajmëron një rritje të saj në shtator.

Eksperti tha gjithashtu se kjo është një periudhë e mirë për të blerë Euro, por ai shton se njerëzit janë bërë pesimist nga rënia e pazakontë e saj.

“Edhe tre muaj të tjerë euro do jetë në të njëjtat standarte, ose edhe më poshtë. Mund të shkojë deri 105, duke marrë parasysh trendin”.

“Nëse nuk do ketë ndërhyrje nga Banka e Shqipërisë do vazhdojë të cedojë. Momenti është shumë i mirë për të blerë Euro, por kush ka pasur pak lekë për të kursyer, deri më sot shumica i ka lënë 60% në Euro, ata e kanë humbur besimin,”- tha eksperti Bujar Bendo i fruar në Euronews Albania.

4 Komente

  1. V
    Veshgusi

    Vjedhe e hapur dhe pastrim parash

    Përgjigjjuni
    1. U
      Universi shpresa ime

      Absurditeti shqiptar. S'prodhon asgjë dhe leku forcohet. Kjo rënie ësht globale se benzina vazhdon e shitet 2.3

      Përgjigjjuni
      1. O
        On

        Kush iken nga Shqiperia blen Euro lire...shet me leke e blen Euro..

        Përgjigjjuni
        1. A
          Alfred

          Renia e Euros eshte abuzive

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje