Rritja e pagave nuk do të aplikohet për muajin maj, ministrja e Financave tregon arsyet

1 Qershor 2023, 17:48Ekonomia TEMA

Rritja e pagave nuk do të aplikohet për muajin maj, ministrja e

Pavarësisht miratimit në Kuvend, rritja e pagave për të gjitha kategoritë në administratën shtetërore nuk do të aplikohet për muajin maj, por do të kalojnë siç kanë qenë, para se të miratohej ligji i ri.

Në një dalje për mediat, ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj sqaroi se kjo bëhet me qëllim deri në përgatitjen e plotë të dokumentacionit dhe për të mos shkaktuar vonesa në paga.

“Miratuam tetë vendime të Këshillit të Ministrave por patën diskutime. Do të marrim pak më shumë kohë, duke qenë se janë mbi 200 institucione të administratës që preken nga këto vendime dhe mbi 130 mijë të punësuar, pagat e të cilëve u miratuan që në prill, zbardhja dhe aplikimi i vendimeve merr një kohë më të gjatë.

Kjo është dhe arsyeja pse për të qenë më koherentë dhe për të shkaktuar sa më pak vonesa në marrjen e pagave ne u kemi kërkuar të gjitha institucioneve buxhetore të përgatisin dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që pagat e muajit Maj në fazën e parë të kalojnë siç ishin para se të hynte në fuqi reforma.

Duke marrë në konsideratë këtu që disa prej institucioneve në fakt titullarët e institucioneve që preken nga ligji i cili kaloi në Parlament mund të aplikoheshin pagat, ne vendosëm që pagat në tërësi të kalojnë siç kanë qenë në muajin Maj dhe ndërkohë ne me zbardhjen e vendimeve do instruktojmë për dokumentacionin e nevojshëm me qëllim që shtesat mbi pagë të aplikohen qoftë për muajin Prill qoftë për muajin maj”, deklaroi Ibrahimaj.

7 Komente

  1. J
    Jari

    Pirth moj pirth, se ke kohën të pjerdhësh. Si s' ju vjen zor, populli mezi pret rrogën e ju tallni trapin, ah mos u zëntë Sabahu ishalla.

    Përgjigjjuni
    1. H
      Hahahahahahaaaaaz

      Deputetet dhe misnistrat rrisi rrogat qe nga prilli qe praktikisht eshte e paligjshme sepse sherbimi i kryer nuk mund ti ndryshoje cmimi pas ofri it te sherbim8t sic eshte puna. Ndersa punetoret e thjeshte votuesit e deputeteve dhe bashkiakeve nuk ja rriten as ne maj sipas premtimit elektoral. Bar do hani akoma o popull!? Do vije koha kur do hani k drejt per drejt ndaj thirrini mendjes.

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xhota ka ken skeptik

        Ahahahaha sa për të qeshun. E bane dhe i kët moj ministre e dinastis bahollëve. Qyre, i ksaj ta po i thon me taman mashtruse, a ishtu ke dhe stafin si po tnjek, te tan nga byroja politike i ke zgjedh, e manej ça me prit pri jush moj ministruce.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Juli

          Per mos te shkaktuar vonesa ne paga nuk do ju japim pagat e reja,thote kjo,do merrni pagat siç kane qene.Jeni ne rregull tani?

          Përgjigjjuni
          1. E
            Ea

            Per zotin, keshtu kur keto plehrat qe dhe te mirat materiale ua plotesojne vjerrat si kesaj, ose te dashurit, nuk e dine se cfar gatuhet, se si shlyhen detyrimet, se cfar kalojne neper spitale, se cfar halli kan me femijet, se din keto plehrat se cfare kalojme ne.po perfundimisht ska zot,Po si mi ministre e ke nxjerr koston e ritjes se pagave pa ellogaritur? Qe na del aty thua se ka perllogaritje te madhe, une qe aty te shkarkoja ne vend

            Përgjigjjuni
            1. V
              Vlora.Vlora

              Po kjo eshte nga me injorantet ,gagace as dy llafe s di te lidhe

              Përgjigjjuni
              1. B
                Bylykbashi

                Çfarë surrat i neveritshëm kjo bibë!

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje