“Scan Intel” nisur nga të dhënat mbi jetëgjatësinë e pritur në lindje, referuar “Agjencisë Europiane të Statistikave”, kryqëzuar me të dhënat e moshës së daljes në pension, ka përllogaritur se sa vite përfiton ose gëzon pension një qytetar i Shqipërisë, por edhe i Europës që nga momenti i daljes në pension e deri në fund të jetës së tij. Në studim janë marrë vendet e Europës, përfshirë vendet e rajonit, ndërkohë që të dhënat i referohen vitit 2020.
Siç e kemi theksuar edhe në analizat e mëparshme të “Scan Intel” Shqipëria për vitin 2020 ka regjistruar nivel të jetëgjatësisë poshtë mesatares së Bashkimit Europian. Referuar kësaj periudhe ky tregues në Shqipëri rezulton në 77.4 vite, ndërkohë mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2020 është 80.4 vite.
Referuar të dhënave nga “OECD” vendi i cili ka moshën më të lartë të daljes në pesion është Norvegjia dhe Islanda me një moshë rreth 67 vjeç secili, pasuar nga Holanda dhe Irlanda me 66.3 vjeç dhe 66 vjeç përkatësisht. Mesatarja e Bashkimit Europian llogaritet në 63.9 vjeç, ndërkohë që Shqipëria pozicionohet poshtë mesatares me moshë të daljes në pension, sipas INSTAT, deri në 63.1 vjeç, referuar vitit 2020.
Nëse do të flisnim për rajonin shifrat tregojnë se vendi me moshën më të lartë të daljes në pension është Bosnje Heregovina me 65 vjeç. I dyti në rajon renditet Mali i Zi me 64 vjeç, pasuar nga Shqipëria në vend të tretë. Ndjek Serbia dhe Maqedonia e Veriut me moshë deri në 63 vjeç secili. Ndër vendet me moshën me të ulët të daljes në pension mund të përmendim Greqinë dhe Italinë me 62 vjeç secili.
Nisur nga indikatorët e përmendur më sipër mund të llogarisim se sa është diferenca mes jetëgjatësisë mesatare dhe moshës së daljes në pension sipas vendeve të Europës. Nga shifrat dalim në përfundimin se në Shqipëri një person që nga dalja në pension e deri në fund te jetës së tij përfiton mesatarisht rreth 14,3 vite pension. Ky tregues na rendit poshtë mesatares së Bashkimit Europian e cila vlerësohet në 16.5 vite.
Vendi ku pesionistët përfitojnë më shumë vite pension është Italia, e cila ishte edhe ndër vendet me moshën më të ulët të daljes në pension. Një pensionist në Itali gëzon rreth 20.3 vite pension, pasuar nga Luksemburgu me 20.2 vite.
Nëse do të analzionim të dhënat vetëm për vendet e rajonit shohim se renditen ndër të fundit mes vendeve të Europës me më pak vite. Shqipëria renditet e para në rajon, ndërkohë një pensionit në Malin e Zi gëzon 11.9 vite pension, pasuar nga Serbia me 11.5 vite, Maqedonia e Veriut me 11.4 vite dhe Bosnje Hercegovina me 11.2 vite.(Xhorxhina Deda)
Sa mirë i ke llogarit mi motra, qoftë ti apo INSTAT, sepse moshën mesatare të daljes në pension e ul koha e diktaturës sipas jush dhe demokracisë sipas meje. Në atë kohë dilej në pension 55 për punonjësit e zyrave dhe 60 për punëtoret gra dhe 65 punëtorët meshkuj.këshuqë i bie një mesatare prej 58 vjetësh dhe jo 61 e diçka më shumë, por ju ngritët kohën e kontributit të një punëtori deri në 35 vjet ku shumica nuk e kapin atë kuotë për të gëzuar 100% të pesionit minimal sepse ju duhet të dalin në punë herët dhe të jenë atje gjithë jetën duke u shkërdhyer në ekonominë informale Shqiptare, ku 50% e popullsisë unë mendoj se nuk do gëzojnë dot as pension minimal dhe jo më pensionin e lartë.
Kaps ne kohen e diktatures nuk kisht profesione qe dilnin ne pension ne moshen 65 vjec .Mosha me e larte e dalle ne pension ne kohen e diktatures ishte 60 vjec .Specifikimet ishin ne favor te grave qe per profesione te barabarta dilnin ne pension 5 pese vjet me perpara PSH ansimare burre dilte ne pension 55 vjev gruaja dilte 50 vjec .Sot ne demokrac si burrat dhe grate dalin ne pension ne moshen 65 vjec burrat dhe 63 vjec grate te cilat ne vitin 2030 do te dalin ne pension ne moshen 65 vjec.
Ja ke fut kot o burre per Greqin,qe te dalesh ne pension ne Greqi nuk eshte ajo qe shkruan zotrote 62 vejc por mosha per pension ne Greqi eshte 67 vjec dhe nuk e di se ku i ke lexuar keto prralla me 62 vjec.