Euro po humbet sërish pikë me ritme të qëndrueshme në kursin e këmbimit me Lekun.
Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye të premten me 110.62 lekë, në rënie me pothuajse 3 pikësh nga niveli maksimal prej 113.43 lekësh që arriti më datë 17 maj.
Pas një rritjeje të shpejtë, por afatshkurtër, në ditët pas zgjedhjeve, euro tashmë po i drejtohet përsëri niveleve minimale historike, ndonese diten e sotme ka shfaqur nje tendece te lehte rritje. Euro preku vlerën më të ulët të të gjitha kohërave në kursin e këmbimit më datë 11 maj, kur u këmbye me 110.63 lekë.
Agjentët e tregut e shpjeguan pjesërisht rënien e fortë në pjesën e parë të muajit maj me flukset valutore të lidhura ndoshta me zhvillimin e zgjedhjeve vendore./abcnews.al
[email protected], kujtoni se do Xhvasni Emigrantet, Ata do prishin me pak Euro se perpara, dhe Kari prap Juve do ju metet. Ekonomista Kari. Gjermanija po shkon per lesh ,vetem se po ndjek kursin e Kursimit dhe rritjesse Çmimeve, Njerezitkonsumojne me pak o Karuca.
Guvernatori injorant i BSH,tha se ekonomia shqiptare eshte forcuar shume prandaj shvleftësohet euro.Ju i besoni një mizerabili mashtrues ? Unë jo. Lepuri fshihet tek eurot e ndyra të trafiqeve të gjithë evropës që gëlojnë në bankat shqiptare ,kasaforta të krimit.
Ka shume faktor; diferenciali i inflacionit midis Eurozones dhe Shqiperise, diferenca ne normat e interesit, permirsimi i bilancit tregtar, investimet e jashtme direkte, te ardhurat turistike etj. Euro brenda vjeshtes ka per te kapur kuoten 90