Amnistia fiskale, qeveria ende nuk ka bindur ndërkombëtarët, KE sërish kundër nismës

24 Maj 2023, 21:40Ekonomia TEMA

Amnistia fiskale, qeveria ende nuk ka bindur ndërkombëtarët, KE

Shqipëria nuk ka bindur ende ndërkombëtarët për miratimin e Amnistisë Fiskale. Për muaj më radhë është pohuar se qeveria me ekspertët e BE-së do të hartojnë një nismë të pranueshme, por është Këshilli i Bashkimit Europian që bën kërkesën e radhës që Shqipëria të tërhiqet përfundimisht nga nisma.

“Shqipëria duhet të shmangë çdo skemë apo masë tjetër si ligji për amnistinë fiskale dhe kriminale, e cila do të komprometonte ose minonte rreshtimin me politikat e Bashkimit Europian, duke përfshirë procedurat dhe masat e BE që synojnë parandalimin e pastrimit të parave dhe evazionit fiskal”.

Në dokumentin e Këshillit, ku skanohet ecuria ekonomike e vendit, paralajmërohet se miratimi i amnistisë fiskale do të vuloste qëndrimin e Shqipërisë në “listën gri” të pastrimit të parave.

“Ligji për amnistinë do të minonte gjithashtu plotësimin e kritereve të nevojshme për të nxjerrë Shqipërinë nga lista gri e pastrimit të parave”.

Në dokument, Këshilli i sugjeron qeverisë që të rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit përmes masave fiskale që janë miqësore me rritjen ekonomike. 

Sipas raportit rritja e të ardhurave në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto është jetësore për të financuar rritjen e nevojshme të investimeve në drejtim të infrastrukturës dhe burimeve njerëzore.

2 Komente

  1. Z
    Zyko

    Jepi bablok, lufto qe te legalizosh parate e krimit e korrupsionit se vetem ato mund te te mbajne ne pushtet. Turp te kesh, ne vend qe ti denosh per parate e pista, ti kerkon ti legalizosh.

    1. k
      k

      Evropa ju a thotë troç që janë paratë e drogës dhe trafiqeve,kurse këta degjenerata sillen ashtu siç sillen me shqiptarët,dmth bëjnë sikur nuk kanë dëgjuar dhe shpresojnë të kalojë momenti.

      Lini një Përgjigje

      Blog Tema