Mospërfshirja e deputetëve në rritjen e pagës, Shehaj debat me Ibrahimajn: Si të vjen që drejtori ka rrogë më të madhe se ti? Po na ofendoni

23 Maj 2023, 11:41Ekonomia TEMA

Mospërfshirja e deputetëve në rritjen e pagës, Shehaj debat

Në komisionin për Financat dhe Ekonominë po diskutohet projektligji për rritjen e pagave. Projektligji i sjellë nga qeveria nxiti debat, pasi deputetët kërkojnë rritje pagës së tyre. Sipas parashikimit të qeverisë, në këtë fazë rritja e pagave nuk prek politikanët, pra ministrat, kryeministrin dhe deputetët.

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka kërkuar që edhe deptuetët të përfshihen në skemën e rritjes së pagës, ndërsa është kundërshtuar nga minsitrja Delina Ibrahimaj, e cila tha se rritje e pagave për deputetët dhe ministrat do të bëhet në një moment të dytë.

Debati i plotë:

Ibrahimaj: Paga në administratën publike do të shkojë në 900 euro në dy hapa. Hapi i parë sapo ka filluar dhe hapi i dytë do të jetë gjatë vitit të ardhshëm. Me përcaktimin e pagës së Presidentit si paga më e lartë, janë të lidhura edhe disa funksione të krijuara në kuadër të reformës në drejtësi.

Praktikisht përfitojnë. Përsa i përket koeficentëve të pagës për pozicionet që kanë të bëjnë  me institucionet e Kuvendit dhe Ekzekutivit janë përshtatur pa ndryshuar nivelin aktual të pagave për ta rikonsideruar në një moment të dytë kjo për shkak se kemi pasur për qëllim të përqendrohemi fillimisht tek finalizimi i kësaj politike të re të rritjes së pagave për një kategori më të madhe përfituesish sikundër janë të gjithë punonjësit e administratës publike qendrore dhe vendore.

Shehaj: Ju keni përjashtuar ministrat dhe deputetët nga propozimi për rritjen e pagave. Me këtë që keni bërë, nëse nuk gaboj, drejtorja e Përgjithshme, zonja Dhëmbi, do të ketë një rrogë më të lartë se tuajën.

Ibrahimaj: Në fakt po. Propozimi që kemi sjellë në Kuvend, nuk parashikon rritje të pagave për ministrat dhe deputetët. Ne donim që të gjithë kategoritë e tjera të përfitonin nga rritja e pagave dhe në përfundim të kësaj, do të sillnim një nisëm për rishikimin e koeficentëve për anëtarët e kabinetit dhe deputetët. Do ta sjellim më pas si propozim.

Shehaj: Ju po thoni që rrogat e deputetëve dhe ministrave janë më pak të rëndësishme sesa rrogat e punonjësve të tjerë të administratës. Ju duket normale që drejtorët që u shoqërojnë sot e kanë rrogën më të lartë se?

Ibrahimaj: Qëllimi ka qenë që reforma të përfundonte dhe më pak të përcaktohej paga e ministrit dhe deputetit.

Shehaj: Ju po vini këtu dhe po na ofendoni të gjithë.

Gjylameti: Po bëni të njëjtën pyetje 3 herë.

Shehaj: Mos është një tallje, një farsë e kryeministrit? Ju vetë keni nevojë për rritje rroge, apo do ta sakrifikoni atë për të mirën e popullit?

 

 

 

7 Komente

  1. K
    Komunist me Rolex

    Ça rroge flet o Gone me 2 mije euro rroge ministrat e rilindjes kane vila 1 milion euro më e pakta

    Përgjigjjuni
    1. k
      kacidhja

      Pse nuk e lini te gjithe sebashku per bamiresi. Nuk u mjaftojne ato qe merrni ne te zeze apo keni hall se dilni zbuluar .U shofshi si lloj hajdutesh.

      Përgjigjjuni
      1. f
        fteri

        Sa paguhet pensionisti 100, dollar merr në muaj në muaj,sa dy kg qershi ?....Horrëllëk .shfrytëzim maksimal ,masakrim ,skllavri .Harram u qoftë ,Harram u qoftë ,kjo na qënka rregullorja mbi të "DREJTAT E PENISONISTIT NË SHOOQËRINË KAPITALISTE !".Turp ,turp kjo e drejtë sanksionohet me ligj .Në rast se 50 mij pensionistë mbeten pa buk ,në botën e skllerve kapitalist .për këta shtim rrogash për deputet e ministra duhet kuptuar sI një shenjë barazie ,apo si shenjë skllavrie.,apo kapitalizëm i mirqenjes .Durim tërë pensionistve me 100 $ se sot e dinë se nuk jemi më të rrezikshëm si dikur që zgjidhnim problemet me grykën e pushkës..Entuziazmi i komisionit parlamentit ka ra në pikën e fundit të kuqe ,një ditë do rrethojmë do marrim në dorë atdheun tonë duke shkatrruar kukullat e parlamentit. !?......

        Përgjigjjuni
        1. f
          fteri

          Të lutem Zotni Mero Baze,BOTOJE KOMENTIN që entuziazmi i ekspertve të shfrytësimit e masakrimit të pensionistve të frenohen !

          Përgjigjjuni
          1. h
            hyseni

            Aman more kur degjon te tille deputete te japin mend te vjen per te vjelle.

            Përgjigjjuni
            1. I
              I ofenduari Gone .

              Ofendohet Goneja se e ka rrogën më të ulët se drejtorët , gjynah i shkreti , s’i dalin lekët për bukë , po pensionistët me 10000 lek në muaj ç’duhet t’ë thonë o Gone , a duhet t’ë ndjehen të ofenduar , të përbuzur , po jo vetëm ti o Gone por të gjithë Gonet e ç’do krahu , se të 140 -të në atë sallë GONERA jeni .

              Përgjigjjuni
              1. m
                mirel

                Tere qelbesirat jane ne gare per te vjedhur. Majtas e djathtas. Ofendohet ky se e ka rrogen 2000 euro. Po populli shqiptar qe mezi nxjerr muajin, cduhet te beje

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje