Nisur nga viti i ardhshëm, çdo trashëgimi apo dhurim edhe brenda lidhjes gjinore motër-vëlla përjashtohet nga tatimi prej 15 % e vlerës së pasurisë. Ligji për tatimin mbi të ardhurat këtë herë ka përcaktuar më qartë kategoritë që përjashtohen nga ky tatim, duke mos lënë më vend për abuzime.
“Ligji ka ndarë qartë kategoritë, janë marrëdhëniet brenda një familje, prindi me fëmijën, fëmijët me njëri-tjetrin”, tha Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.
Për herë të parë nga viti 2024 përjashtohen nga taksimi 15% edhe personat përtej brezit të parë dhe të dytë, kjo për dhurimet dhe trashëgimitë deri në vlerën e 5 milion Lekëve për pasuritë e paluajtshme dhe 1 milion Lekëve për pasuritë e luajtshme.
“Kuptohet, ligji ka vendosur edhe disa pragje të vlerave për qëllime të mosabuzimit”, tha Gjokutaj.
Gjatë vitit 2022 janë paguar gati tre herë më shumë tatime në vlerë nga trashëgimitë dhe dhurimet.
Kufi idiot...pasuri e paluajteshme 5 milion as nje dhome nuk I bie...
5 milion te reja
Po c'eshte kjo takse per "Dhurimin" e pasurise ?! Nuk duhet te kete fare takse per dhurimin e pasurise
Shumica e vendeve normale e kanë në sistem taksash. Heqja në Shqipëri i hap një derë tjetër korrupsionit. Do fillojnë dhuratat pa fund për "familjarët". Shteti mbijeton nga taksat. Edhe ai autobuzi pa para i Kerriçit ka nevojë për investim
Jane 50 Miljon te Vjetra shoku Analfabet.
Eshtë me te rejat o Eni .
Jane lek te reja, dmth 50meleon te vjetra. Pse ti Mendon qe te dhurosh nje keshtjelle e te Mos pagush asnje kacidhe, kjo nuk vete, shteti rri ne kembe nga taksat e jo nga deshira e tua è te mia te marra se bashku.
Bravo qeveria!
Ka 2 vjet qe eshte hequr o rikardonjo
Kur ka dy vjet që është hequr pse nuk është publikuar,por na e thotë Merua sot?????