Rama: Brenda 2 javësh ngremë Task Forcën që t’ju bëjmë pronarë toke pa ligjin 7501

24 Maj 2023, 20:10Ekonomia TEMA

Rama: Brenda 2 javësh ngremë Task Forcën që t’ju

Çështja e pronave është një nga problematikat më të mëdha që përballet vendi ynë, e ku për fat të keq ka qenë edhe një shkak për vrasje, mirëpo, kryeministri Edi Rama tha se është drejt një zgjidhjeje. 

Në një takim në Kukës, kreu i qeverisë, sqaroi se brenda 2 javësh do të krijohet një Task Forcë në Kryeministri që do të merret me trajtimin e pronave, për të bërë pronarë me dokumente në bazë të dakordësisë që vetë qytetarët kanë me njëri-tjetrin.

Pra e thënë më thjeshtë, nëse ti ke në përdorim një tokë, e punon atë, e askush nuk pretendon se është e tija, atëherë do të mund që të shndërrohesh në pronar ligjor të saj. Në këtë mënyrë, thotë Rama, do të bëhet që ata të përfitojnë nga subvencionet, grantet apo edhe kreditë dhe të marrin frytet e saj.

“Po flisnim për një çështje të nxehtë që është kryesisht në zonat e veriut që ka të bëjë me pronën dhe tokën në fshat, ku njerëzit nuk kanë problem me njëri tjetrin dhe ku ligji 7501 i ka penguar që të jenë pronar, dhe i fuste në sherr. 

Njerëzit të bëhen pronarë me letra në bazë të dakordësisë që kanë me njëri tjetrin dhe ju e dini shumë mirë që ka zona ku nuk ka sherr, Tropoja një pjesë e madhe e territorit rural është kështu, Kukësi, nuk kanë sherr me njëri tjetrin, duhet që ne të rrisim kapacitete, sot kemi marrë  një hap të parë dhe brenda dy javësh do të marrim një vendim në qeveri dhe do krijojmë një task forcë për të ndihmuar Bashkitë e Kukësit, Tropojës, Malësisë së Madhe, për një pjesë të territorit dhe bashkitë e tjera që të ecim sa më shpejt me regjistrimin e këtyre tokave, se ata njerëz që i kanë tokat dhe i punojnë, për që në mungesë të pronësisë, nuk marrin dot një kredi, një subvencion, një grant, nuk bëjnë dot asnjë transaksion, as nuk e shesin dot, të kenë mundësi që të hyjnë në këtë dhe kjo do të bëjë të mundur që investime nga emigracioni të vijnë këtu”, u shpreh kryeministri.

Ai ishte në Kukës, në kuadër të turit të falënderimeve, në ato Bashki që ia doli të fitonte, më konkretisht 53 përkundrejt 7 bashkive të fituara nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe një nga partia MEGA.

23 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Legen i shtetit me legen ne bote..... bota ecen me ligje dhe jo deklarata nga byroja politike

    1. k
      k

      Në Evropën e qytetëruar, nuk ka nevojë që shteti ta “dhurojë” pronën tënde. Shoqëri dhe shtet hajdut dhe mashtrues. Jeni të denuar të jeni më mizerjet në kontinent.

      1. P
        Persa i perket pronave nuk eshte vetem veriu dje j

        Perse nuk nxirren dokumentet orgjinae te ish pronarve po dalin veten fleta tatmesh po ngelem nepr gjykata dhe nuk po gjejm zgjidhje sepse duhen me kufizime ato nuk kemi ku ti gjejm se i kan zhdukur ne hipoteken e dursit dhe nuk po na japin asnje pergjigje per zevensimin e tyre qe te gjejm dhe ne letrat orgjinale te tokes ne bregdet ne gjirin e lalzit ku tregtar ishin venalit nga Ishmi dhe te zot na dalin te tjer qe sjan te rrethit te Durresit jemi nga 20 vjet neper gjygje dhe spo gjejm zgjidhje

      2. P
        Phoenix

        Reforma Agrare numer 2. Do you bejne pronare, e pastaj do ju marrin dhe breket qe vishni nen mashtrimin e ndryshimeve klimaterike, identitetit dixhital, parase elektronike dhe taksave te Karbonit dhe emetimeve. Historia perseritet, por neokomunistet e kane rafinuar dhe perfeksionuar me tej me ndihmen e teknologjse, grabitjen dhe skllaverine qe kane ne plan.

        1. A
          Avniu

          Po more “shalgjate”, po na thuaj nje here per keto 30 vjet qe keni bere poshtersine me te medhe me ligjin e tokes. Dhe tjetra, si ka mundesi qe ata qe kane marre sheshe ne menyre abuzive rreth qyteteve te medha ju’a keni lagalizuar ne te njejten kohe kane perfituar prej ligjit famekeq 7501 ne zonen prej nga kane ardhur. Pra abuzivet behen me dy prona dhe pronaret legjitime ngelen ne rruge me “gisht ne goje”.

          1. N
            Nik

            Kjo gje...eshte mire,por ka dhe rrezikun e vet manipulime... Te shohim rregullat e zbatimit....

            1. Q
              Qerimi

              Pse vetem ne veri ? Po ne nga jugu ? Ne qe tokat na i morri kooperativa dhe kur u ndane i morren te tjerre ? Nje shtet shume lloj ligjesh? Ceshte ky shtet qe baza e gjthckaje prona ka zgjidhje te ndryshme?

              1. S
                Shpresa vdes e fundit ,o Zot mos e kthefsh fjalën

                Zakonisht e ke mbajtur fjalën .në se nuk e dreth për këtë të heq kapelen ,por jo për Kukës e Tropojë por për gjithë Shqipërinë ,boll na e vutë në zverk 7501 .nuk është një fjalë goje ,është një zgjidhje e madhe ,ka toka që janë të pa përdorura që nga viti 1991 ,as pronarët e as përdoruesit sipas ligjit më famëkeq 7501,

                1. P
                  Pushtuesi nuk ja mori token te zotit. Po te tanet

                  Mbas reformes agrare e cila mori token te tjereve erdhi kafsha e eger Sali qe i shperndau tokat sipas qejfit dhe u be edhe per vete me saraje tani po flet Edi qe nuk di se kush eshte idioti i rashes qe e meson se cduhet te bej me token. Atje ne Kukes njerezit kane marre tokat qe kane pasur dhe zbriten poshte me token e xanun. Keshtu veproj gjithe veriu . Deri tani njerezit kane vrare njeri tjetrin per pronen dhe jane vrare me shume se ne lufte pra mendoj ferifiko pronen kush ka marre shume kush pak evkush fare pastaj vendos se do te haje koken o Edi piktori.

                  1. R
                    Real

                    Prap don me i ngaterru ma zi njerezit. Po nuk behen keshtu punet more hipokrit hajdut. Keto pune rregullohen me ligj nqfse mundesh ose mos krijo nje gjurulldi edhe me te madhe. Keto veprime do hidhen poshte automatikisht nga gjykata kushtetuese.

                    1. P
                      Pa emer

                      Rrumujen me token e krijoje Sali Berisha kryeministri po mundohet ta rregulloje ku ka mundesi pa 7501 bravo Edi Rama i meriton votat mundohu ta bash gjithkund ku Ke mundesi.

                    2. A
                      Alban Luma

                      Ky zoteria kryeminister erdhi per tu thene kuksianeve se u genjeva ne fushate kur premtoi investime. I tha fituesit Safet Gjici se programin e bere te mire po nuk do realizohet pasi nuk e dinim qe do fitonte Tropoja, Shkodra apo Kamza dhe te gjitha rruget te cojne ne Tropoje. Jo zoti KM nuk eshte ashtu!. Lereni simbolikat me Tropojen per shkak te Sali Berishes. Tropojanet jane perftuesit me te medhenj qe ne kohen e komunizmit ku kane qene te preferuarit e Enver Hoxhes e ne vijim.me Sali Berishen. Kukesi meriton vemendje per shkak te kontributit ne ekonomine kombetare ku kam parasysh HEC-in e Fierzes ku e kane pesuar tokat e kuksianeve. Kukesi meriton vemendje rdhe per shkak te kontributit te vitit 1999 qe e nderoi Shqiperine ne arenen nderkombetare dhe e nxori nga humnera ku kishte rene ne vitin 1997. Kukesi nuk ka nevoje per Tssk Force se aty i ka tokat dhe nuk i rrezikohen nga askush. Kukesi nuk ka nevoje per vajtojca qe tu qash hallin pa ja zgjidhur ate. Fjala jote ne Kukes ishte disfatiste por e sinqerte. U the atyre se nuk mund tju genjej si ne fushate se tani do merrem me Shkodren dhe Tropojen. Te pakten per kete duhesh pershendetur se nuk po vazhdon ti genjesh pasi u more votat.

                      1. A
                        Alban Luma

                        Ky zoteria kryeminister erdhi per tu thene kuksianeve se u genjeva ne fushate kur premtoi investime. I tha fituesit Safet Gjici se programin e bere te mire po nuk do realizohet pasi nuk e dinim qe do fitonte Tropoja, Shkodra apo Kamza dhe te gjitha rruget te cojne ne Tropoje. Jo zoti KM nuk eshte ashtu!. Lereni simbolikat me Tropojen per shkak te Sali Berishes. Tropojanet jane perftuesit me te medhenj qe ne kohen e komunizmit ku kane qene te preferuarit e Enver Hoxhes e ne vijim.me Sali Berishen. Kukesi meriton vemendje per shkak te kontributit ne ekonomine kombetare ku kam parasysh HEC-in e Fierzes ku e kane pesuar tokat e kuksianeve. Kukesi meriton vemendje rdhe per shkak te kontributit te vitit 1999 qe e nderoi Shqiperine ne arenen nderkombetare dhe e nxori nga humnera ku kishte rene ne vitin 1997. Kukesi nuk ka nevoje per Tssk Force se aty i ka tokat dhe nuk i rrezikohen nga askush. Kukesi nuk ka nevoje per vajtojca qe tu qash hallin pa ja zgjidhur ate. Fjala jote ne Kukes ishte disfatiste por e sinqerte. U the atyre se nuk mund tju genjej si ne fushate se tani do merrem me Shkodren dhe Tropojen. Te pakten per kete duhesh pershendetur se nuk po vazhdon ti genjesh pasi u more votat.

                        1. I
                          I papare i padegjuar

                          Toka ne perdorim,jo ne pronesi,sepse toka nuk prodhohet, ajo as nuk blihet as shitet por vetem taksohet kur paraqet interes perdorimi.Ligjet behen per te rregulluar maredheniet ne shoqeri jo per te spekulluar me to e te kafshezohet shoqeria.

                          1. A
                            Artur

                            Zoti kryeminister kjo eshte gjeja me e mire qe do te beje, kur cdo kush te kete pronen e vet, cdo njeri do investoje me i qete, ky po qe do ishte nje hap shume i rendesishem.

                            1. G
                              Gafuri

                              E moret vesh? Ky fare kryeministri mbasi e riti rrogen e vet me dyfishin dhe me shume ka dale dhe po tallet me fukarenjte. Mire na i ben haken na jep.

                              1. D
                                Demotakercita

                                Nje menyre e re per tjetersimin e prones.Ne keto 33-vite te post socializem,jane bere shume ligje per tjetersimin e pronave te ishpronareve,Nga ligji antikapitalist 7501 e deri tek kjo "taskforca e re".Ne keto ligje ben pjese dhe ligji per legalizimin e prones te grabitur.Kesaj i thone zbatim deri ne nje te Katovices.

                                1. E
                                  Edlira

                                  Delenxhinj ishit,delenxhinj mbetët....Vetem pronarit te vertete nuk ja ktheni token ju neokomunistet,ndersa cubave qe zaptojne pronat e te tjereve jua beni gati çertifikatat e pronesise me "llafe goje" dhe ujdi mejhanesh...Ne cilin shtet te Botes kalohet prona me "ujdi mejhanesh"?! Farë e keqe!! E masakruat Shqiperine duke e lene ne dore te cubave pronen e zaptuar!!! Drejtesi e munguar,shtet i rrënuar!!

                                  1. E
                                    ERTV

                                    Eh merr artist pikturist. Mbasi ju vratë të ardhmen Shqiptarëve dhe i detyruat të ikin nëpër botë (sot po njëlloj si 30 vjet më parë). Filloni reformën e plaçkitjes...

                                    1. s
                                      spata

                                      Doni qe shqiptaret te vrasin dhe urrejne njeri tjetrin? Beni ligje si ai i 7501!

                                      1. ?
                                        ????????????????????????

                                        Take forcst and tuja o zgjebe Jane te korrupruar deri ne palce o shtet I pa afte

                                        1. P
                                          PACAVURE

                                          A ka juriste kjo qeveri? Si mund te besh pronar nje posedues toke kur pretendon se nuk ka pronare? Ka ne Shqiperi nje pellembe toke pa pronar? A e dini se cmund te ndodhe? Atehere do te kete me shume ngateresa dhe vrasje. Nuk eshte aq e lehte te zbatohet ky mendim. Thellouni me shume.

                                          1. U
                                            Universi shpresa ime

                                            KY mashtrus e sharlatan kërkon ti fusi njerzit në sherr më keq se sa Jan e pastaj kërcet leu e koburja e ķy vjedh rehat rehat e akoma më keq.

                                            Lini një Përgjigje