Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka akuzuar qeverinë se nuk po zbaton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkrirjen e Bordit të Transparencës dhe atij të Ushqimeve.
Tabaku shprehet se dy bordet po dëmtojnë qytetarët, ndërsa dëmi përllogaritet deri në 600 milionë euro.
“Qeveria duhet të zbatojë vendimet e Gjykates Kushtetuese!
Gjykata kushtetuese ka vendosur që Bordi i Ushqimeve dhe Bordi i Karburanteve perveçse antikushtetuese i kanë kryer funksionet e tyre në kohë!
Në shkelje të plotë të konkurencës, me një rast të pashembullt në botë, bizneset e mëdha u ulën në tryezë me qeverinë e përcaktuan çmimet në dëm të xhepit të qytetarëve! Nga kjo shkelje e kushtetutës të paktën 600 mln Euro u paguan shtesë nga qytetarët në arkën e bizneseve që uleshin në tavolinë për të vendosur çmimin”, thotë ajo.
Ajo deklaron se situata nuk është më emergjente ndaj ekzistenca e dy bordeve dëmton xhepat e qytetarëve, duke shtuar se detyra e tyre ka përfunduar.
“Bordi i Ushqimeve ndonëse ligjërisht ende i pashkrirë de facto nuk po mblidhet më. Ndërkohë që Bordi i Karburanteve vazhdon avazin e vjetër duke vendosur çmime në kurriz të shqiptarëve për naftën.
E gjitha kjo kur ka një vendim të GJK që flet qartë, kur jemi përballë një situate që nuk është më emergjente dhe kur çmimet e naftës dhe gazit në tregun ndërkombëtar janë stabilizuar!
Vendimi i GJK është i qartë dhe në mbrojtje të xhepave të shqitparëve që paguajnë më shtrenjtë naftën prandaj nuk ka asnjë arsye logjike dhe ligjore që bordi oligarkëve të jetë në fuqi. I takon qeverisë që të veprojë, por e kuptoj dhe hezitimin e saj pasi është ortake në çmimet e larta që vendos bordi. Prandaj i bëj thirrje dhe parlamentit që të mblidhet për të kërkuar pezullimin e aktivitetit të këtij bordi”, shton Tabaku.
Nënkryetarja e PD nënvizon se Kuvendi duhet të shqyrtojë veprimtarinë e bordeve dhe të marrë një vendim në të mirë të qytetarëve.
Shko rreg Pd tij se merret qeveria me popullin
Ik moj shtremse,gjobvenese mashtruese. S'ke lene gje pa bere kur ishe nenkryetare e Bashkise ,te kishte lene dore te lire Luli dhe e braktiset. Skuthe,u fshehe gjate fushates, te paguan kundershtaret brenda sojit.
Kjo eshte e paguar nga bossat që të flase,se nje vile e mori ne Lalz dhe i duhet nje ne jug. Kjo duhet te zhduket nga PD _ ja……
Hipokrite! Delenxhie! Shurruthull!