Përmasat e dramës së munges së fuqisë punëtore në Shqipëri

26 Maj 2023, 13:40Ekonomia TEMA

Përmasat e dramës së munges së fuqisë punëtore

Nga Ani Ruci DW

Mungesa e fuqisë punëtore mbetet shqetësim për biznesin në Shqipëri. Pasojat e nivelit të lartë të emigracionit vite e fundit po ndjehen gjithnjë e më shumë.

Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri, (DIHA-Deutsche Industrie und Handelsvereinigung in Albanien) publikoi të enjten, (25.05) rezultatet e anketimit vjetor për klimën e binesit dhe të investimeve në Shqipëri.

Drejtori Ekzekutiv i DIHA, Bledar Mankollari, që prezantoi rezultatet në një konferencë për shtyp, tha se "pritshmëritë për situatën ekonomike në Shqipëri sinjalizojnë një pëmirësim të ngadaltë ndërkohe që mungesa e fuqisë punëtore mbetet shqetësim për biznesin.” Pjesa më e madhe e 44 bizneseve, anëtare të DIHA-s në Shqipëri, që morën pjesë në anketimin e sivjetëm e shohin mungesën e fuqisë punëtore si "rrezikun më të madh  për biznesin”

Anketim i sivjetshëm  zbuloi edhe që " disponueshmëria e fuqisë punëtore të kualifikuar ka shënuar një rënie të dukshme gjate viteve të fundit në krahasim me vitet e kaluara kur ky faktor  renditej si më pozitivi në Shqipëri”. ”Kjo shpjegohet menivelin e lartë të emigracionit gjatë viteve të fundit, që duket se ende nuk po bie”, konstaton DIHA në anketimn e sivjetëm.

Por nga anketimi rezulton se 70 përqind e tyre iu përgjigjën pozitivisht pyetjes nëse do të zgjidhnin Shqipërinë përsëri për të investuar. Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, në fjalën e tij në prezantimin e gjetjeve të anketimit nga DIHA, vuri në dukje që "sipërmarrjet gjermanë vazhdojnë të tregojnë një interes të madh për rajonin. Sa më e mirë të jetë klima e investimeve, aq më shumë do të zgjedhin  Shqipërinë. Për këtë nevojitet veꞔanërisht siguri ligjore, konkurrencë e ndershme dhe rregulla transparente”, theksoi ai.


Shumë biznese e shohin mungesën e fuqisë punëtore si rrezikun më të madhFotografi: DIHA Press Office
Siguria ligjore? Ligjet janë, mungon zbatimi

Siguria ligjore rreshtohet tek faktorët negativë që ndikojnë në zgjedhjen e Shqipërisë si destinacion investimesh, Drejtori Ekzekutiv i DIHA, Bledar Mankollari tha për DW, se "siguria ligjore nënkupton që qytetarët/bizneset të ndihen të sigurtë që të drejtat e tyre sipas ligjeve në fuqi do të mbrohen nga shteti”.

"Nuk është ndonjë surprizë, nëse them që shpesh ky nuk është rasti në Shqipëri. Thuhet shpesh dhe fatkeqësisht vijon prej vitesh të jetë e vërtetë që në Shqipëri nuk mungon baza ligjore madje një pjesë e madhe e ligjeve janë shumë të mira. Problem është zbatimi. Për sa kohë ka dallime mes bizneseve, ku disa trajtohen si më të privilegjuar, siguria ligjore do të vijojë të jetë një ndër faktorët që i bën bizneset të stepen, kur mendojnë të investojnë në Shqipëri”, thekson Mankollari për DW.

Konkurrenca jo e ndershme - faktor tjetër negativ

"Ajo e dëmton shumë biznesin dhe demotivon investitorët potencialë. Bizneset kur konsiderojnë një vend për të investuar, bëjnë një analizë të anëve pozitive dhe negative, të mundësive dhe rreziqeve që ai vend paraqet. Konkurrenca jo e ndershme dhe rregullat jo transparente konsiderohen si risqe serioze të të bërit biznes, sepse janë kosto që nuk mund të parashikohen asnjëherë saktë, por që nëse ndodhin, mund të sjellin probleme shumë serioze. Nga ana tjetër, jam i sigurtë që çdo hap pozitiv për të përmirësuar këta 2 faktorë, do të mund të sjellë rritje të konsiderueshme të interesit të investitorëve të huaj për Shqipërinë", tha për DW , Bledar Mankollari.

Faktorë më negativë, sipas anketimit të sivjetëm, vijojnë të jenë  mungesa e transparencës së tenderave publikë, lufta kundër kriminalitetit  dhe korrupsionit dhe siguria ligjore.


Fotografi: Fotolia/Ralph Maats
Faktorë pozitivë për të investuar në Shqipëri

Sipas rezultateve të anketimit të DIHA-s të tillë faktorë janë „ produktiviteti dhe motivimi i punonjësve, kualifikimi  i tyre dhe kostoja e punës". Lidhur me situatën aktuale ekonomike në Shqipëri ajo vlerësohet „mirë" nga 18 përqind e të anketuarve, negativisht nga 45 përqind e tyre dhe  nga 36 përqind e kompanive vlerësohet „ e kënaqshme".

Pritshmëritë për situatën ekonomike në Shqipëri nuk kanë ndryshuar nga ato të vitit të kaluar: 45 përqind e kompanive e vlerësojnë „të panmdryshuar",  25 përqind kanë pritshmëri se do të jetë më mirë dhe dhe 30 përqind e vlerësojnë negativisht. DIHA dhe 16 Dhoma gjermane të Tregtisë me Jashtë në rajonin e Europës Qendrore dhe Jug-Lindore realizuan  me kompanitë anëtare, anketimin vjetor mbi klimën e biznesit dhe investimeve në Shqipëri.

 

 

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos se Orneles

    Me kete kryeminister idiot me keq do shkoje.

    1. k
      klinsman

      keto statistika nuk kane asnje vlere nese nuk jepet konteksti dhe pyetjet konkrte qe u jane bere ndermarrjeve. per kontekst, per cilen industri behet fjala? cfare lloj punetoresh kerkojne keto ndermarrje? mos ndoshta keta kerkojne krah te lire pune sepse nuk duan re investojne ne automatizim te procesit te punes?

      1. T
        Tni

        Po i paguat punetoret si skllever, normal qe do ikin te gjithe. Ketu do ngele vetem lideri suprem Rama, bashke me bangladeshasit e tij.

        Lini një Përgjigje